19 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 5378

Kurti: Pushteti në Kosovë ka përçarë popullin, kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët.

 

“Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Ata që pushtetin e kanë qëllim vetjak dhe ne që e kemi mjet politik

Fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale. Lëvizja nuk duhet (vetëm) ta marrë pushtetin, por (njëkohësisht) ta zëvendësojë atë me një lloj të ri të pushtetit. Dhe, është pikërisht VETËVENDOSJE! dhe vetëm ajo që don ta marrë pushtetin. Partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato duan të jenë pushteti. Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë. Ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim.

Por cilat janë synimet tona, për ç’arsye duam ne ta marrim pushtetin? Arsyet janë të shumta, e njërën prej tyre e keni të gjithë me vete, të nderuar lexues. Ajo është kuleta juaj. Kuleta e njerëzve të Kosovës së varfëruar është bërë si qepa: kur e hap të detyron të qash.

Si u bë e mundur që kuletat e njerëzve të thjeshtë janë zbrazur, ndërsa kontot e pushtetarëve, privatizuesve e haraçxhinjve janë stërfryrë me miliona e miliarda?

 

Kjo ka ndodhur sepse këta pushtetarë të partive të vjetra e kanë dashur buxhetin dhe i kanë përdorur qytetarët. Ndërsa ne kudo që do të qeverisim, udhëhiqemi nga parimet tona: ne qytetarët i duam, ndërsa buxhetin e përdorim.

Pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët.

Gënjeshtrat kanë ardhur dhe ende vijnë prej lart. E vërteta vjen prej poshtë, prej popullit, siç erdhi në 11 qershor.

Dhe kjo e vërtetë bën të mundur që ne të marrim pushtetin e ta transformojmë atë, të vijë zhvillimi e drejtësia. Për ata që sollën prapambetje dhe padrejtësi, fitorja jonë sjell mundësinë që të shfryhen duke ofenduar, deri sa t’iu vijë thirrja prej gjykatave

Ramadan Muja viziton kuzhinën popullore

0

Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtoresha e DPMS-s, si dhe zyrtarëve tjerë komunal, sot viziton kuzhinën popullore, ku do të njoftohet me kushtet që janë në këtë kuzhinë.

Gjatë kësaj vizite do të shtrohet edhe një drekë me familjet skamnore.

“LDK-ja do t’i bashkohet PAN-it”

0

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj është shprehur i vendosur se koalicioni PAN i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë, ndonëse nuk ka bërë të ditur se sa vota i ka gjithsej. Ai me këtë rast ka thënë se ekziston mundësia që Qeveria të votohet në seancën e 3 gushtit ose një ditë pas saj, transmeton zeri.info.

“Ekziston mundësia, por të shohim si do të zhvillohet situata më 3 gusht. Nëse jo më 3 gusht, atëherë një ditë më vonë gjithsesi”, ka deklaruar ai.

Selmanaj më tutje ka folur edhe për një qeveri të gjerë, me ç’rast ka thënë se PAN-it ende beson se do t’i bashkohet LDK-ja, transmeton zeri.info.

“Por ne ende po besojmë që të na bashkohet edhe LDK-ja. Ne jemi të hapur dhe mendoj se bashkimi i LDK-së, i LAA-së në një qeveri me Haradinajn do të ishte bukur i natyrshëm”, ka shtuar ai.

Por analisti politik Dimal Basha ka vlerësuar se kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, nuk e ka përkrahjen e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë.

“Nuk besoj se z. Haradinaj e ka përkrahjen e deputetëve të mjaftueshëm për ta marrë aprovimin në Kuvend, për shkak të qëndrimeve kundërshtuese nga i gjithë spektri politik”, ka thënë ai./Zeri/

Burri rrah gruan në Suharekë

0

Një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj në Suharekë, shkruan PrizrenPress.

Policia  ka bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Pas tre vjetësh pauzë, “Lumbardhi” në Prizren rindez ekranin e kinemasë

0

Kinemaja e qytetit të Prizrenit, që për tre vjet ka qenë jashtë funksionit, do ta rindezë ekranin në kuadër të festivalit më të madh të filmit në vend.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” më 5 gusht do ta bëjë inaugurim e kinemasë së brendshme të “Lumbardhit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë ditëve të festivalit kjo kinema do të shërbejë për shfaqjen e filmave, ndërsa pas “DokuFestit” do të vihet në shërbim të komunitetit. Përveç për shfaqjen e filmave, do të shërbejë edhe si hapësirë për aktivitete të tjera kulturore, varësisht prej kërkesave të komunitetit artistik.

Muajin e kaluar drejtuesit e fondacionit “Lumbardhi” kishin njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChWB) për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të “Lumbardhit” dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor.

8 shprehjet e filozofisë Zen, që janë më sarkastiket

0

Zen është produkt i praktikimit të vazhdueshëm të vetëdijshmërisë. Eshtë një mënyrë për të ndjerë, përjetuar, shprehur dhe kuptuar realitetin në tërësinë e tij. Eshtë një filozofi japoneze, që bazohet në mësimet e Budës. Në fakt, sarkazma dhe Zeni do të shkonin shumë mirë sëbashku.

Në fakt nuk ka asnjë kontradiktë. Që të jesh sarkastik, duhet të kuptosh temën në tërësi, për ta shprehur aspekte të ndryshme të saj. Zeni ka të bëjë me shprehjen e anëve të shumta të një koncepti, në të njëjtën kohë.

  1. Udhëtimi i një mijë kilometrave fillon me një rrip motori të prishur dhe me një gomë të shpuar.

Kjo është e vërtetë, në rrugën tënde, kudo ku je nisur, do të ketë ngecje dhe probleme. Në fakt, sa më i vështirë udhëtimi, aq më shumë do e vlerësosh pamjen në fund. Udhëtimi është një seri momentesh që pasojnë njëri-tjetrin, ku secili ka shumë pamje të ndryshme. Sigurohu që t’i shijosh të gjitha.

2. Kurrë mos të të shpëtojë shansi për të mbyllur gojën

Heshtja është mungesa e bukur e tingullit. Në filozofinë Zen, hapësira është e mbushur me zbrazëti, dhe zbrazëtia është një substancë. Eshtë si të thuash që zeroja është përfaqësuesja e hicit, por që gjithësesi është numër. Heshtja është një tingull që mund të mësosh ta shijosh dhe ta perceptosh heshtjen me të njëjtin ritëm unik, sa edhe muzikën.

3. Të gjithë të duken normalë, deri kur i njeh

Sa më shumë i afrohemi njëri-tjetrit, aq më qartë e shohim personin tjetër, si një individ unik. Duhet kohë për të shkuar përtej sistemeve të tyre mbrojtës dhe për të eleminuar projeksionet dhe pritshmëritë tona. Fillimisht ne shohim atë që jemi të gatshëm të shohim, pastaj teksa përftojmë më shumë informacion dhe perspektivë për personin, mund të lexojmë mes reshtave.

4. Mos ec prapa meje, sepse mund të mos udhëheq. Mos ec përpara meje, sepse mund të mos të të ndjek. Mos ec as në krahun tim. Thjeshtë më ler rehat.

Kjo është mënyra më poetike për t’i thënë dikujt: “Unë jam një njeri. Unë bëj gjëra. Më lër rehat dhe lërmë te jem njeri”. Eshtë e kollajtë për ne të projektojmë nevojat tona tek një tjetër, ndonjëherë edhe kur i mbajmë qëllimet dhe shprehjet tona thjeshtë, të tjerët mund të na keqinterpretojnë. Në fakt edhe ajo që është e dukshme duhet shprehur në një mënyrë që është e qartë dhe respektuese.

5. Kurrë mos e testo thellësinë e ujit me të dyja këmbët

Do ta marrësh përgjigjen, por do të lagesh më shumë nga sa kishe menduar të provoje. Ose angazhohu të përqafosh të panjohurën dhe të hidhesh, ose përgatitu të eksplorosh thellësinë. Fut vetëm njërën këmbë ndërkohë që pjesa tjetër e trupit është e thatë dhe e sigurtë. Mendo për përpjekjet në jetën tënde, të cilave nuk u përkushtohesh tërësisht. Ti nuk je i qëndrueshëm në zbatimin e vullnetit dhe vetëdijësimit tënd. Po përdor arsyen. A ka gjëra në jetë që të bëjnë panevojshmërisht të lagur? Më mirë të rimendosh teknikën.

6. Nëse thua të vërtetën, nuk ke pse kujton asnjëherë, asgjë

E vërteta nuk kërkon shumë përpjekje për t’u shprehur. Sapo përmendet, ajo del në majë të vetëdijes tënde. Gënjeshtrat dhe të vërtetat e deformuara nuk jaë shprehje të vërteta, ato janë thjeshtë rreze mbështetëse për egon dhe dëshirën tënde. Këto formacione janë në fluks të vazhdueshëm, kështu që të duhet të mbahsh mend informacionin e vjetëruar dhe ta përshtatësh me situatën aktuale.

7. Nëse ndonjëherë mendon se je i pavlerë, mos harro që je plot me organe të kushtueshëm

Ajo që ti e sheh si problem peshe dhe pengesë, një tregtar i tregut të zi mund ta shohë si një minierë floriri. Zeni ka të bëjë me perspektivën, kur ti zgjedh një këndvështrim, je duke kufizuar opsionet e tua. Duhet të mos shqetësohesh për problemet e trupit tënd, është e vetmja mënyrë që mund t’iadresosh. Ndërkohë që e pranon këtë aspekt, pyet veten: “A është kjo vërtetë e vetmja mënyrë si ndihem për trupin tim?” Vërtetë nuk ndien vlerësim, krenari apo respekt? Gërrmo përreth dhe përjeto sa më shumë këndvështrime që të mundesh.

7. Ndonjëherë ti je miza, dhe herë të tjera je fshirësja e xhamave

Jeta është plot ulje dhe ngritje, një seri fitoresh dhe humbjesh. Jeta duhet parë vetëm si një karusel. Sot duhet të kuptosh se si është të ndiesh i madh, i fortë e i shpejtë. Nesër mund të kuptosh si është të ndihesh i dobët, i vogël dhe i ngadaltë, krahasuar me sot. Vetëm duke shtuar emocione, këto ngjarje duken shumëngjyrëshe. Në të dy rastet je po ti, thjeshtë i ke kushtuar më shumë vëmendje njërit këndvështrim.

8. Gjithmonë mbaj mend se je unik, ashtu si gjithë të tjerët

Ne jemi të ngjashëm në dallimet tona, të bashkuar përmes individualitetit tonë, dhe të përsosur në mospërsosmëritë tona. Të gjithë kemi potencial të pafundëm, këndvështrime të pakufishme dhe imagjinatë pa kufi. Të gjithë shprehim pjesë të strukturës së pafundësisë, në kohë të ndryshme. Kjo është mënyra si jemi të gjithë të ndryshëm, e të njëjtë njëkohësisht./bota.al

Këtë javë pritet formimi i institucioneve të reja

0

Ndonëse ende nuk është qartësuar shumica parlamentare, seanca konstituive e legjislaturës së gjashtë do të mbahet këtë të enjte, në të cilën pritet të zgjedhen kryetari, kryesia dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Këshilli Drejtues i PDK-së tashmë zyrtarisht ka nominuar liderin e vet, Kadri Veselin, kandidat për kryetar të Kuvendit.

Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë paralajmëruar se më 3 gusht mund të votohet edhe Qeveria Haradinaj, shkruan “Epoka e re”.

Mjekët amerikanë ndihmuan 93 fëmijë për shërim

0

Mjekët amerikanë që kryejnë kontroll në Kosovë, po bëjnë një punë shumë të mirë dhe që po u ndihmojnë qytetarëve që kanë nevojë për trajtim shëndetësor.

Mazllum Belegu kryetar i ‘Gift of life Kosova’, tha se vitn tjeter do të kontrollohen të gjithë fëmijët që kanë pasur rast për shërim nga ky projekt. Sipas tij nuk ka qenë punë e lehët që do të zgjidhen fëmijët për të kontrolluar dhe të dërgohen për shërbim.

“Deri më tani kanë shkuar 93 raste që kanë shkuar për shërim”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se të gjithë këta në vitin e ardhshme do të kontrollohen dhe se asnjë prej tyre nuk kanë ankesa.

Kurse Albana Krasniqi drejtoresh e ‘Gift of life Internacional’, tregoi se si ka filluar me këtë projekt për shërim. Ajo është përgjegjëse për rritjen e fondeve për fëmijët e Kosovës.

“Në fillim ka qenë pak vështirë, por me kalimin e kohës dhe ardhjen e fëmijëve për tu shëruar në Nju Jork, u rrit vetëdija e komuniteti për këtë ide’, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Krasniqi tha se nuk do të ndalen për të ndihmuar fëmijët kosovar, pasi që ata janë ardhmëria e vendit. “Amerikanët vullnetarizmin e kanë gjak”, tha ai.

Rrugët e vdekjes në Kosovë: 2201 të vdekur, 100000 të lënduar

0

Rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të vdekjes. Në këto 15 vjetët e fundit pothuajse cdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku.

Nga rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti, të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente.

Këto janë të dhënat zyrtare që gazeta “Zëri” ka siguruar nga Policia e Kosovës. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006-a me 178 të vdekur, 2009-a me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur.

Ndërkohë, vetëm deri në qershor të këtij viti të vdekur kanë mbetur 51 persona.

Lezi i Prizrenit – fshati ku jeton vetëm një çift i moshuar (Video)

0

Në fshatin Lez të Prizrenit, jeton vetëm një çift i moshuar, njofton Klan Kosova.

Çifti Bahtjar e Gjylnaze Berisha janë të vetmi që qëndruan në fshat nga 200 banorë sa kishte ky vend në vitin 2000.

Ata thonë se janë të izoluar në këtë vend, pasi nuk kanë kurrfarë mjeti të komunikimit, ndërsa që kanë mbetur edhe pa të vetmen mundësi të lëvizjes, që e kishin deri tash.

Në pamundësi për të shkuar në Prizren, afro 15 kilometra larg, ushqimin e vetëm që e kanë janë të mirat që i marrin nga bagëtia.