33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 5379

Këtë javë pritet formimi i institucioneve të reja

0

Ndonëse ende nuk është qartësuar shumica parlamentare, seanca konstituive e legjislaturës së gjashtë do të mbahet këtë të enjte, në të cilën pritet të zgjedhen kryetari, kryesia dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Këshilli Drejtues i PDK-së tashmë zyrtarisht ka nominuar liderin e vet, Kadri Veselin, kandidat për kryetar të Kuvendit.

Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë paralajmëruar se më 3 gusht mund të votohet edhe Qeveria Haradinaj, shkruan “Epoka e re”.

Mjekët amerikanë ndihmuan 93 fëmijë për shërim

0

Mjekët amerikanë që kryejnë kontroll në Kosovë, po bëjnë një punë shumë të mirë dhe që po u ndihmojnë qytetarëve që kanë nevojë për trajtim shëndetësor.

Mazllum Belegu kryetar i ‘Gift of life Kosova’, tha se vitn tjeter do të kontrollohen të gjithë fëmijët që kanë pasur rast për shërim nga ky projekt. Sipas tij nuk ka qenë punë e lehët që do të zgjidhen fëmijët për të kontrolluar dhe të dërgohen për shërbim.

“Deri më tani kanë shkuar 93 raste që kanë shkuar për shërim”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se të gjithë këta në vitin e ardhshme do të kontrollohen dhe se asnjë prej tyre nuk kanë ankesa.

Kurse Albana Krasniqi drejtoresh e ‘Gift of life Internacional’, tregoi se si ka filluar me këtë projekt për shërim. Ajo është përgjegjëse për rritjen e fondeve për fëmijët e Kosovës.

“Në fillim ka qenë pak vështirë, por me kalimin e kohës dhe ardhjen e fëmijëve për tu shëruar në Nju Jork, u rrit vetëdija e komuniteti për këtë ide’, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Krasniqi tha se nuk do të ndalen për të ndihmuar fëmijët kosovar, pasi që ata janë ardhmëria e vendit. “Amerikanët vullnetarizmin e kanë gjak”, tha ai.

Rrugët e vdekjes në Kosovë: 2201 të vdekur, 100000 të lënduar

0

Rrugët e Kosovës janë shndërruar në rrugë të vdekjes. Në këto 15 vjetët e fundit pothuajse cdo të tretën ditë një person humb jetën në aksident trafiku.

Nga rreth 2 mijë aksidente me fatalitet, 2201 persona kanë humbur jetën që nga viti 2002 deri në qershor të këtij viti, të lënduar kanë mbetur rreth 100.000 persona, kurse janë shkaktuar mbi 200 mijë aksidente.

Këto janë të dhënat zyrtare që gazeta “Zëri” ka siguruar nga Policia e Kosovës. Vitet me numrin më të madh të të vdekurve rezultojnë të jenë 2006-a me 178 të vdekur, 2009-a me 176 të vdekur dhe 2010 me 175 të vdekur.

Ndërkohë, vetëm deri në qershor të këtij viti të vdekur kanë mbetur 51 persona.

Lezi i Prizrenit – fshati ku jeton vetëm një çift i moshuar (Video)

0

Në fshatin Lez të Prizrenit, jeton vetëm një çift i moshuar, njofton Klan Kosova.

Çifti Bahtjar e Gjylnaze Berisha janë të vetmi që qëndruan në fshat nga 200 banorë sa kishte ky vend në vitin 2000.

Ata thonë se janë të izoluar në këtë vend, pasi nuk kanë kurrfarë mjeti të komunikimit, ndërsa që kanë mbetur edhe pa të vetmen mundësi të lëvizjes, që e kishin deri tash.

Në pamundësi për të shkuar në Prizren, afro 15 kilometra larg, ushqimin e vetëm që e kanë janë të mirat që i marrin nga bagëtia.

Dragash: Policia konfiskon veturën e cila iu shmang detyrimeve doganore

0

Njësiti policor ka ndaluar veturën Ford Maverick me targa të huaja në fshatin Krushevc të komunës së Dragashit.
Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari i është shmangur pagesave dhe tarifave të detyrueshme doganore.

Vetura është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë: Djemtë rrahin babanë e tyre, dhe e largojnë me forcë nga shtëpia

0

Janë arrestuar dy burra pasi kanë rrahur babanë e tyre dhe me forcë e kanë qitur jashtë shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 20:50 në Malishevë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia thotë se, “viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre dhe me forcë e kanë larguar nga shtëpia e tij”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Albumi

0

Enver Sulaj

Kur u nisëm
Regëtinte vetëm shi

Rrebeshi erdhi pastaj
Për të ma vënë malin mbi kokë

Edhe kur flet
Edhe kur hesht
Përflaket horizonti
Ethet ma dridhin ashtin

Edhe një herë po të bëhesha fëmijë
Prapë s’do të ngopesha
Duke parë albumin që u dogj
Bashkë me shtëpinë
Atë ditë kur gjysmën tënde
E mbaja në shpinë

Korrik, 2015

NISMA tregon se kur do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave

0

Kanë mbetur më pak se 3 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë të cilat presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka caktuar që të mbahen me 22 tetor. Lidhur me këtë përfaqësues të NISMA-s kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim që të dalin sa më shumë fitues nëpër komunat e vendit.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, anëtarja e Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami ka konfirmuar edhe njëherë se Nisma për Kosovën do të jetë pjesë e kuvendit edhe në legjislaturën e Vl.

Sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur fal punës dhe angazhimit të gjithë strukturave të tyre dhe besimit të qytetarëve që ua japën me 11 qershor.

Ajo më tej ka thënë se ende nuk janë të përcaktuar zyrtarisht se cilët janë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave. Mirëpo të njëjtit shumë shpejt pritet të bëhen public.

“Nuk e kemi ndalur aktivitetin tonë, çdo dite jemi në takime me degët, nëndegët tona me qëllim të vetëm që edhe në zgjedhjet lokale të dalim me rezultatet sa më të mira nëpër të gjitha komunat. Vendimi i kryesisë së Nismës për Kosovën është që secila degë të dal me kandidatë për kryetarë se bashku me listën e kandidatëve për asamble komunale. Ndërsa, sa i përket çështjes së emrave shumë shpejtë të gjitha degët do t’i sjellin emrat e kandidatëve për asamble por edhe të kandidatëve për kryetar”, ka thënë Dushica- Bajrami.

 

Më tutje ajo ka informuar qytetarët se me qeverisjen e NISMA-s në nivel lokal, do ta kenë mundësi ta shohin përmisimin e vendit. Ajo ka treguar shembullin siç është komuna e Malishevës.

“Jemi duke punuar pa ndalur me qëllimin e vetëm që qytetarëve tanë anë e kënd Kosovës t’i ofrojmë një qeverisje ndryshe nga ato që i kishim, sepse këtë tash më e kemi dëshmuar se qeverisja e Nismës në nivel lokal dallon nga të tjerat për këtë e keni shembullin e komunës së Malishevës”, ka thënë më tej ajo

Mërgimtarët ankohen për vonesa për pajisje me dokumente

0

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po përballet me fluks të madh të kërkesave për pajisje me dokumente.

Kjo ka bërë që të ketë vonesa në lëshimin e dokumenteve dhe tollovi nëpër sportele.

Mërgimtarët po ankohen se po ballafaqohen me probleme që po u shkaktojnë vonesa për pajisjen e dokumenteve.

 

Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave.

Disa prej tyre ankohen për shërbime jo efikase që po u sjellin probleme të shumta. Selime Gashi i ka thënë Radio Kosovës se sa herë që vjen në Kosovë ka probleme në marrjen e dokumenteve.

“Sikur t’i kryenin për një ditë, ne nuk kishim mbet çdo ditë nëpër komunë. Neve pushimi po na shkon kot. Prej që kam ardhur në Kosovë, që kam filluar me dokument ka një gabim na është bërë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Izet Leci që jeton në Gjermani, tha së gabimet dhe vonesat e shkaktuar nga administrata në Kosovë vitin e kaluar kanë bërë që djali i tij të humbë vendin e punës.

“Djali e ka humbur një muaj ditë pune vitin e kaluar, për me ia ndërruar numrin personal dhe prapë ia kanë lënë të njëjtin, një muaj ditë pune edhe prapë njëjtë, i njëjti problem, problemi krejt një numër personal”, ka thënë Leci.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Radio Kosovës se disa nga procedurat e nxjerrjes së dokumenteve janë ndryshuar, por ka mohuar se kjo përbën problem për pajisjen e qytetarëve me dokumente.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë bërë të gjitha përgatitjet që mërgimtarëve t’u ofrohen shërbimet e nevojshme.

Dy deputetë nga Prizreni, kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Berisha thotë se në zgjedhjet e 11 qershorit, aksidentalisht janë bërë deputetë, siç i quan ai, “legenë”.

“Prandaj, Kosova është mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, thotë Berisha, shkruan PrizrenPress.
Sipas tij, këta deputetë janë bërë mendjemëdhenj ende pa filluar punën.

“Shumë legeni është bërë deputetë aksidentalisht dhe ju ka rritur mendja deri atje ku i japin të drejtë vetes me shitë mend deri në atë shkallë, sa që bllokimin e bërjes së qeverisë e shohin si vlerë dhe objektivë politike, ndërsa harrojnë se gjatë fushatës e kanë kërkuar votën prej sovranit për interes të Kosovës”, shprehet ai.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë se nëse Vetëvendosje nuk e formon qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Dy rrugë kanë mbetur, ose Vetëvendosje! në qeveri ose sërish në zgjedhje”, thotë Rexhaj.
“Jo pse këtë e duam ne por PAN-i, i cili po këmbëngul pa pasur deputetët e nevojshëm të krijoj një qeveri ” të lodhtë” nuk do të krijoj stabilitet afatgjatë në vend”.

“Në zgjedhjet e reja Vetëvendosje! pa asnjë problem në koalicion me qytetarët, do të fitonte mjaftueshëm për ta krijuar qeverinë”./PrizrenPress.com/