25.5 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025
Home Blog Page 5389

Sali Berisha ngre Kuvendin në 1 minutë heshtje për Helmut Kohl

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në këmbë për të nderuar me 1 minutë heshtje, ish-kancelarin e Gjermanisë Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë dje.

Berisha e mori fjalën sot në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit duke vlerësuar maksimalisht figurën e Kohl dhe sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai ka i dhënë Shqipërisë.

“Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl – tha Berisha. –  Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë.

Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci.

Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar. Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje.”

I gjithi Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje pas kësaj ftese.

Romain Gary – apartamenti i vetvrasjes

0

Nê Ru du Bac kaloj shpesh. Dikur merrja mbesën time nga çerdhja dhe jo rrallë kur kaloja në nr.XXXX ngreja kokên sikur tê doja tê shikoja dikê. Sigurisht, banorin e dikurshëm Romain Gary, edhe pse ai nuk jetonte mê. Dhe atêherê, për pak çaste rijetoja diçka tê kêndshme me jetên e tij të çuditshme dhe gjeniale njëkohêsisht: pilot lufte, shkrimtar, diplomat dhe dashnor i madh… Vetêm kur ai e ndjeu veten tê pafuqishêm tê përballonte nê shtrat dashurinê e njê femre, ai i tha vetes se s’duhej tê jetonte mê. Majt më! E ç’vlerê kishte jeta?! Dhe ai ishte njê nga ata njerêz që kur thoshhte njê fjalê nuk luante nga e tija: quhej Romain Gary!

Ishte prag Krishtlindjesh atë ditë të 2 dhjetorit 1980. Rrugët ishin mbushur me drita, lule dhe kurora të argjenda. Shoferit të botuesit të tij, ClaudeGallimard, me të cilin  sapo kishte kaluar drekën në restorantin « Recamier » dhe që e kishte sjellë deri në shtëpi, ai vetëm i ngriti dorën duke e përshëndetur thjeshtë: «Mirupafshim!», « Au-revoir ! »… Por tjetri s’do ta shikonte më. Gjithçka ishte përgatitur.

Ai ishte ngjitur ngadalë, duke rrokur brenda një minute në imazhe të copëzuara tërë jetën e tij dhe ato ditë të fundme, të zbrazta, të trishta, ku tashmë nuk e ndjente më veten burrë. Një mikeshë pak kohë më parë e kishte pyetur sesi po e përballonte plakjen. Ndërsa ai i ishte përgjigjur : « Një katastrofë ! Por kjo s’do të më ndodhë kurrë ! E imagjinoj se ndryshe do të ishte nje jetë e tmerrshme. Por unë kam bërë një pakt me atë që është lart në qiell. Një pakt ku unë më së fundi nuk do të plakem !… »

I biri, Aleksandri, nuk ishte në shtëpi. Ai u xhvesh, veshi këmishën e tij blu, la një letër të shkurtër lamtumire, mbylli perdet e dhomës, hoqi hoqi xhaketën, pantallonat, çorape, këmishën ngjyrë blu, shkoi dhe tërhoqi nga një kuti ngjyrë blu revolverin e tij «Smith&Weston» dhe u shtri ngadalë në shtrat, duke u mbuluar me kuvertë deri në grykë. Pastaj kishte ngritur dorën, kishte futur grykën e revolverit në gojë dhe e kishte shkrehur!… Kështu ikte nga kjo botë shkrimtari Gary, siç kishin shkuar të vetëvrarë plot shkrimtarë të tjerë parizianë si poeti Nerval, Chamfort, Montherlant, La Rochelle, Debord apo siç kishte ikur një mëngjes të ftohtë përtej oqeanit i madhi Hemingway, pasi kishte shkruar Parisi, një festë e pambarimtë. Gary shkonte kështu të takonte nënën e tij, të cilën akoma e kërkonte në gjumë. Shkonte duke lënë pas një vepër të pasur dhe në veçanti një emër që do të shkruhej në historinë e letërsisë franceze.

Në letrën që kishte lënë sipër këmbëve, në cepin e krevatit kishte shkruar: «Jour J… Dita e fundit. Asnjë lidhje me vetëvrasjen e Jeane Serberg. Atyre që ju vjen keq janë të lutur të shohin gjetkë. Sigurisht, mund të thuhet se është si shkak i një depresioni. Por atëherë duhet pranuar se kjo ndodh që kur jam rritur, çka më lejoi të shkruaj veprën time letrare…»

Mungesa më e madhe në jetën e Gary-së ishte nëna e tij, pasi ajo i kishte dhënë atij dashurinë më sublime që mund të jepte një nënë, dashuri të cilën ai s’mund ta gjente diku tjetër. Dhe kështu, hija e saj, drama dhe vdekja e saj, do ta ndiqte pas gjithë jetën, edhe pse ai do të bëhej njeri i famshëm, siç kishte thënë profecinë ajo.

Në Rue du Bac, siç shkruan dhe në biografinë për të Myriam Anissimov, e cila kishte rrëmuar gjer në detaje në jetën e tij afektive, në dashuritë e rastësishme dhe dëshirat e tij, ajo tregon se vitet e fundit ai shëtiste gjithnjë në kërkim të ndonjë vështrimi ndjellës, të ndonjë vajze të re që përgjërohej për romanet e tij. «Sa herë që përkëdhelja ndonjë femër, – shkruante Gary, – sytë e saj kërkonin të gjenin në sytë e mi vështrimin e dashurisë. Dhe ajo i ndjente përbetimet e zemrës time në gjoksin e saj, në krahët e mia që e qarkonin dhe e shtrëngonin fort. Atëherë, ajo më merrte për një të dashuruar: ndërsa unë isha veçse në një lloj ëndrre. Shumë gra kanë pandehur kështu se ishin të dashuruara nga unë, ndërkohë që te unë, ato ishin veçse mungesa e dikujt. Kur unë rifilloja të bëja seks, e shikonin qartë provën e pasionit tim për to, frymëzimin tim, ndërkohë që unë luftoja me ato kohëra të shkuara, ku ndjesitë e mia të ngopura më privonin nga imagjinata dhe më kthenin në atë realitet ku ato gra të huaja më dukeshin tepër të bezdisshme. Ato mendonin të afroheshin më shumë dhe të plekseshin në mënyrë intime përmes shtrëngimeve tona, por pikërisht ato çaste, unë i braktisja ato për tu bashkuar me një tjetër…»

Pas ndarjes me aktoren amerikane Jean Seberg, jeta e tij shkonte nëpër mjegull. Rue du Bac, Rue de Rennes, restoranti «Recamier», «Lipp», «La Coupole»… Boulevard de Montparnasse… «Kohë me kohë ndonjë grua lidhte marrëdhënie me mua dhe pastaj ajo më linte, pasi femrat nuk i duan adoleshentët. Ka disa nga ato që qendrojnë diçka më gjatë, pasi ato janë të martuara dhe kanë familje. Dhe meqë unë u harxhoj jo shumë kohë, ato mendojnë se jam burri i jetës së tyre… Kam përshtypjen se ato e kuptojnë pastaj se jam një trap, por megjithatë unë vuaj, se më pëlqejnë vajzat e reja. Ndonjëherë, burrat e tyre vijnë të kërkojnë ndonjë shpjegim për veprimet e grave të tyre, por unë jam i pazoti tu them ndonjë gjë. Në fakt gjërat shkojnë jo keq, pasi ata e dinë se jam 60 vjeçar dhe në këtë moshë është më shumë miqësi. Por unë ëndërroj të bëj dashuri si gjithë djemtë adoleshentë…»

Në këto çaste kritike të jetës së tij, kur në një intervistë, një gazetar e kishte pyetur për kohën që kalon, plakjen dhe jetën, Gary i ishte përgjigjur: «Ah, plakja është një katastrofë! Por kjo s’do të ndodhë kurrë. E imagjinoj se duhet të jetë diçka e tmerrshme, por unë nuk mund të plakem, pasi kam bërë një pakt me atë që është lart në qiell, a e dini? Kam bërë një pakt me të që unë të mos plakem kurrë!... »

Vallë ç’donte të thoshte Gary me këto fjalë? Cili ishte pakti i tij? Ai i vetvrasjes, vet-asgjësimit?… Nxitonte të shkruante akoma dhe një roman, edhe një… Meqë s’kishte shumë kohë, ai i thërriste në shtëpi prostitutat “chic”, siç ishin Madame Claude, Madame Billy, të cilat i njihte prej kohësh, kur ishte diplomat dhe thërrisnin prostituta për liderët e vendeve afrikane që zbarkonin në Paris.

Një nga tekstet e fundit që kishte shkruar Gary ishte dhe një tekst i shkurtër për katalogun e një ekspozite që do të hapej në Paris mbi rezistencën franceze ku nën titullinSikur ferri të kishte mure… ndër të tjera ai do të shkruante: «… Ata që u shfarosën shkruanin. Dy muaj pas pushtimit të Polonisë, Emmanuel Ringelblum, kishte detyrën e arkivistit në Geton e Varshavës. Para se të pushkatohej, pas kryengritjes së getos më 1943, Ringelblum i kishte groposur kronikat e tij në një bidon qumështi të ngjitur. Autori – kurrë kjo fjalë nuk ka tingëlluar kaq shumë, – shënon në kronikën e tij: «Të gjithë shkruanin, madje dhe fëmijët…» Askush nuk do t’i njihte emrat e atyre që ngjiznin në vetvete një vepër të ardhme dhe që u vranë para se këto vepra të krijoheshin. Duke shkruar këto rreshta unë mendoj në veçanti për ata. Sa poetë, autorë dramatikë, romancierë? Atë çka ne quajmë në këtë apo atë vend të Europës një «rënie kulturore a nuk i detyrohet një breshërie mitrolozi, një plumbi pas zverkut, një dhome gazi? Një Shekspir i vrarë në moshën njëzet vjeçare, një Rimbaud i internuar në moshën gjashtë vjeçare pas arrestimeve në Vel’d’Hiv me yllin e verdhë; një Balzak i ardhshëm që nuk pati kohë të ndjejë kuptimin e komedisë njerëzore veç përballë skuadrës së pushkatimit… Po i ndaloj tani këto rreshta… Një turp i tillë, një tërbim i tillë, më kapin zemrën aq sa humbet dhe nocioni zemër; po, ju kap një ndjenjë kundër atyre, kundër jush, kundër nesh, kundër vetes time. Bombat që hodha mbi Gjermani nga viti 1940 deri në vitin 1944 ndoshta kanë vrarë në djep një Rilke, një Gëte, një Holderlin! Dhe sigurisht, nëse do duhej ribërë kjo gjë, do ta bëja sërrish. Hitleri na kishte dënuar të vrisnim. Kauzat më të drejta nuk janë asnjëherë të pafajshme. Duhet që njerëzorja dhe ç’njerëzorja ta ndërpresin luftën e tyre infernale!…”

Ajo që kishte menduar kaq herë Gary, ndodhi…. Ndodhi një ditë të muajit … të vitit 1980, në shtratin e tij, me revolverin Smith&Wesson, kaliber 38mm. Në këmbët e tij ai kishte lënë të shkruar dhe letrën e tij të fundit. Një kopje të letrës ia kishte dërguar me postë dhe botuesit të tij, ndërsa një tjetër, Leila-s, me të cilën bashkëjetonte vitet e fundit, të cilës ia kishte lënë në dollapin e saj të rrobave. Mund të shkonte i qetë…

Me vetvrasjen e tij, letërsia franceze ra në zi”… do të shkruante kritiku i njohur Jean Daniel.

Në kishën Saint Louis të “Hôtel des Invalides” në Paris nuk u dha meshë për të, pasi ai ishte hebre. Ishte thjesht një çast përkujtimi, heshtjeje, në kujtim të luftëtarit dhe romancierit. Fjala e kancelarit të Madh të «Compagnon de la Libérartion» i bënte lavde rrugës heroike të këtij njeriu. Dhe ja, në fund, një zë buçiti nga salla. Ishte zëri i një këngëtareje polake që kishte ardhur t’i këndonte këngën e vjetër  Le negre violet që dikur, kur ishte fëmijë, ia këndonte nëna e tij: «Ku je tani? Kush do tu puthë gishtërinjtë…?»

Roman Gary u varros dhe më vonë, më 15 mars 1981, trupi i tij u dogj në krematoriumin e «Père Lachaise» në Paris, sipas dëshirës së tij.

Në vitin 1949, kur Romain Gary kishte blerë një shtëpi në brigjet franceze të Mesdheut, në fshatin Roquebrune, ai i kishte thënë gruas së tij të parë, anglezes Lesly Blanch, se nëse vdiste, hiri i tij të hidhej pikërisht në ujrat e atij deti para syve të tyre. Dhe Lesley do ta mbante fjalën. E dashura e fundit e Gary-së, Leila Chellabi, që kujdesej gjithashtu dhe për djalin e tij, Diego, nga Parisi erdhi me një urnë hiri në Roquebrune, ku i priste Lesly. Ajo i kishte përgatitur të gjitha, madje kishte marrë me qera dhe një barkë, por meqë ishte sëmurë, ajo qëndroi në breg bashkë me Diegon, ndërkohë që Leila, me hirin e Gary-së, hipur në barkë, shkiste mbi ato ujra të qeta drejt banesës së fundit të Romain Gary, për të shpëndrarë atje, atë ç’kishte mbetur prej tij. Shkrimtari e donte shumë Mesdheun, për të cilin vite më parë kishte shkruar: «I shtrenjti Mesdhe! Paqja tënde latine aq e ëmbël për jetën, më qoftë falë, mëshirëmadh e miqësor. Me çfarë kujdesi vështrimi yt i lashtë e gazdhënës puthi dikur ballin tim adoleshent. Vij gjithnjë në bregun tënd me barkat që perëndimin sjellin në rrjetat e tyre. Gjithnjë kam qënë i lumtur në gurët e bregut tënd…”  /gazeta-Shqip.com/

A u zgjodh me short Noli kryeministër?

0

Si sot 93 vite më parë Fan.S.Noli u zgjodh kryeministër i Shqipërisë përballë Sami Bej Vrionit. Janë të shumtë ata që thonë se kjo ndodhi nga një short prej nga ku fati zgjodhi që letra me vrimë t’i qëllonte atij.

Duke qenë se data 16 qershor në kalendarin e politikës dhe kujtesës emocionale të popullit shqiptar mbetet e nënvizuar, një pikëpyetje e madhe orvatet, numri 16.

Si u zgjodh kryeministër Noli?

Mjafton të kërkojmë si e kanë trajtuar gazetarët shqiptarë në media dhe padashur ti e beson atë çka serviret në pjatën klasike që për dreq nuk ngrohet kurrë.

Në studiot televizive ku është trajtuar kjo pikëpyetje, ku kanë qenë të ftuar dhe historianë e publicistë, është shqiptuar pikërisht kjo e dhënë lidhur me zgjedhjen e Fan Nolit, në qershor të 1924-s.

Doemos lind pyetja: Ku janë bazuar? Tek Sejfi Vllamasi ( 1883-1975).

Po kush është Sejfi Vllamasi?

Një veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare e politike shqiptare, që boton një libër me kujtime “Ballafaqime politike në Shqipëri”, ku krahas shumë çështjeve të tjera, i referohet dhe çështjes së formimit të qeverisë.

Ai shkruan (fq.261)

“Filluan bisedimet për zgjedhjen e kryetarit të qeverisë. U paraqitën si kandidatë : Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina, e me eliminimin e këtij të fundit, mbetën këta dy të parët. Tërë një natë kanë vazhduar bisedimet, por qe e pamundur të mbeteshin dakord mbi personin që do të kryesonte qeverinë. Më në fund vendosën të zgjidhej me llotari Kryeministri. Por në letrat që përmbanin emrat e llotarisë është shkruar 90% emri i Fan NoliT”

Mirëpo, nëse e shohim se si trajtohet kjo çështje në literaturën historike duke iu referuar burimeve relevante shkencore: “Autobiografia”, “Historia e popullit Shqiptar” apo ” Histori e Shqipnis”, diçka çalon në kujtimet e Selfiut.

Në veprën “Autobiografia”, shkruar dhe botuar në Boston më 1960, Noli e kalon drejt e në datën 17 qershor, duke u shprehur:

Ndërsa në “Historinë e popullit shqiptar” (vëll.II nga autorë të shumtë me në krye Aleks Budën), thuhet:

“Më 16 qershor, F.Noli formoi qeverinë e re”.

“Histori e Shqipnis/ 1998 : Imzot Fan Noli u ba kryetar i qeverisë kryengritëse.”

Nuk është bera e parë që për Nolin aludohet lloj e sorrolloj, jo vetëm si politikan pa vizion, por edhe me poezi si “bejte humoristike”.

E megjithatë zgjedhja e Nolit në krye të qeverisë së Shqipërisë, na vlen të themi se është një prej figurave që më shumë se vlerësuar, duhet rivlerësuar, duke mos u kujtuar vetëm këtë 16, sesa 25 qershor. /Konica.al/

Helmut Kohl – biri dhe babai i Gjermanisë së re

0

Çdo gjë ishte “e përgatitur”, kur ai ishte i ri, për ta bërë Helmut Kohlin një profesionist të mirë të provincës gjermane. Në vend të kësaj, ai u bë një nga gjigandët e politikës botërore. Një histori e normalitetit të angazhimit qytetar, në një vend që zbuloi demokracinë pas katastrofës së luftës, e cila transformohet në një pjesë të jashtëzakonshme të historisë. Helmut Josef Michael Kohl, i lindur në 23 prill, 1930 në Ludvigshafen dhe i cili ndërroi jetë dje, është historia e Gjermanisë së pasluftës – një komb i dobësuar dhe poshtëruar nga vetvetja – që fillon me gjëra të vogla, dhe mbërrin deri në triumfin e ribashkimit të madh në vitin 1990. Më pas, do të niste një tjetër epokë, që do të marrë fytyrën e Angela Merkelit dhe Gjermanisë të shndërruar sërish në një fuqi botërore.

Helmut, me prindër katolikë, kish lindur në Perëndim, dhe ky ishte fat. Fat edhe që nuk kishte luftuar luftën e Hitlerit: i thirrur në armë në moshën 15 vjeç, në dëshpërimin katastrofik të ditëve të fundit të Rajhut të dërrmuar, nuk u angazhua asnjëherë. Vëllai i tij më i madh, Valter, vdiq në luftime. Kjo ishte një Gjermani, ajo që përqafoi në vitin 1946 kur u bashkua me partinë e kristiandemokratëve (CDU), e copëtuar, ende jo plotësisht e vetëdijshme që, me Holokaustin, kishte zhytur në kënetë të gjithë njerëzimin. Studioi juridik në Frankfurt dhe pastaj Shkenca Politike në Heildelberg, dukej se fati i tij ishte ai i një borgjezi të qetë të provincës së Rheinland-Pfalzit, e angazhuar për të ringritur industrinë e çelikut dhe atë kimike, e në të njëjtën kohë të hidhte themelet lokale per një mjedis demokratik. Teza e tij e doktoraturës në vitin 1958 ishte: “Zhvillimet politike në Pfalz dhe rindërtimi i partive politike pas vitit 1945”.

Edhe sot, karriera politike në Gjermani është e filtruar nga organizatat partiake lokale, nga struktura federale e vendit, nga eksperienca e lodhshme në qytete dhe në fshatra. Për të mësuar demokracinë. Vështirë të kërcesh – përjashto Frau Merkelin – nga eksperienca zero, drejt pushtetit. Udhëtimi i Kohlit ishte pikërisht ai tradicional: nga periferia në qendër. Së pari, baza mbi të cilën të ndërtonte karrierën: martesa me Hannelore Renner, në vitin 1959, ishin njohur kur ai ishte 18 dhe ajo 15 vjeç. Do të lindnin dy fëmijë. Në vitin 1973, u zgjodh president federal i CDU, Partia Konservatore, gur-themeli i Gjermanisë demokratike: do të mbetej deri në vitin 1998.

Dhjetë vitet e ardhshme i kaloi duke u përpjekur për të dëmtuar aleancën midis Social Demokratëve (SPD) dhe liberalëve që qeverisnin. Presioni pati sukses në vitin 1982, kur Kohli u bë kancelar, pasi bindi Liberalët për të prishur aleancën me SPD. U konfirmua në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai qëndroi në detyrë për 16 vjet, kancelari më jetëgjatë në detyrë pas Otto von Bismarckut. Në janar 1984, ai ishte i pari kryetar i qeverisë gjermane që foli në Knesset, parlamentin Izraelit. Në të njëjtin vit u takua me François Mitterrand në Verdun, fusha e betejës dhe e urrejtjes franko-gjermane. Kancelari i një epoke të re, me pak fjalë: pajtimi historik, detyrim për një Gjermani që tashmë kishte filluar të pyeste veten, institucionet e saj, kulturën e saj dhe të përpiqej të kuptonte, ose të paktën të mos harronte, Holokaustin. Një kancelar i mirë, deri në atë kohë.

Pika e kthesës e historisë erdhi papritur për Helmut Kohlin, në verën e vitit 1989, kur blloku sovjetik i Evropës Lindore filloi të shkërmoqet në nëntor, gjë që përfundoi me rënien e Murit të Berlinit. Pikërisht në atë moment, djali nga Ludvigshafeni provoi se ç’do të thotë të jesh një udhëheqës. Gjermania Lindore ishte në agoni, blloku sovjetik i shpërbërë, gjysma e Perëndimit, e frikësuar nga ideja e një Gjermanie të bashkuar. Në qendër të arenës së botës, merr kontrollin e Kushtetutës së Gjermanisë Perëndimore, që përcakton qëllimin e bashkimit, takohet me liderin sovjetik Michail Gorbaçov, merr miratimin e Presidentit Xhorxh Bush (i madhi), eleminon pengesat burokratike dhe hedh poshtë dyshimet e intelektualëve dhe opozitës së majtë, ndihmon fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë lindore të një partie të re të lidhur me CDU-në, e thotë qartë se ribashkimi do të bëhet dhe që banorët e pjesës lindore do të ketë monedhën e atre të pjesës perëndimore, me një normë këmbimi një me një. Çdo gjë me një frymë: kur historia rend, edhe politikanët rendin.

Më 31 gusht, 1990, të dy Gjermanitë firmosën traktatin e ribashkimit. Ai hyri në fuqi më 3 tetor. Gjermania ishte përsëri një e bashkuar. Kohli mbyllte kështu kapitullin që ishte hapur me një humbje katastrofike në Luftën e Dytë Botërore, duke sjellë një epokë të re për vendin e tij dhe për Evropën. Kritikat ishin të ashpra, nga disa anë. Edhe brenda vendit: u fol për aneksim të Lindjes nga Perëndimi, anulim të një historie, për një bast. Kohle e vendos dhe nuk pa kurk prapa. Në atë moment provinciali, dashnori i kuzhinës, u bë ai që ish-presidentët amerikanë Bush Sr dhe Bill Clinton e quajtën shtetari më i madh i pasluftës.

Ashtu si të gjitha karrierat politike, edhe ato të shtetarëve të mëdhenj përfundojnë. Jo gjithmonë mirë. Kohli humbi zgjedhjet e vitit 1998 përballë Social Demokratëve të Gerhard Schröderit. Ai u përfshi në fund të viteve nëntëdhjetë në një skandal fondesh të fushatës. “Vajza” që ai kishte zgjedhur në Evropën Lindore pas rënies së Murit, Angela Merkel, shkroi një artikull që shkaktoi rënien politike të mentorit të saj. Në vitin 2001, u bë dëshmitar i vetëvrasjes së gruas së tij Hannelore, e shkatërruar nga vite të tëra sëmundjeje dhe vetmi. Vuajti kritikat publike të djalit, i cili u ndje i braktisur nga një baba i rrëmbyer pre detyrës, por base ede neë egoja të mirë. Në vitin 2008, erdhi martesa me Maike Richter. Ndërkohë, në disa intervista kritikoi Angela Merkelin. Por tashmë ishte një zë nga e kaluara.

Djali nga Ludvigshafeni nuk ishte i përsosur në të gjitha, sidomos pas humbjes së pushtetit. Dhe ndoshta nuk ka qenë një politikan vizionesh. Ishte një burrë shteti i jashtëzakonshëm, atëherë kur duhej të ishte. Në traditën e liderëve të fuqishëm gjermane, por me diçka më themelore: provincial dhe prandaj demokrat, e ka dashur gjithmonë qilarin, asnjëherë Poloninë. Helmut Kohl, biri dhe babai i Gjermanisë së re. / La Repubblica – Bota.al

KQZ publikon format e rezultateve të kandidatëve për deputetë

0

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe formularëve të rezultateve të kandidatëve (FRK).

Kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës.

Publikimet e deritanishme mund t’i gjeni këtu:

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/324

Vdes regjisori i filmit “Rocky”, John Avildsen

0

John G. Avildsen, regjisori i filmit “Rocky” dhe “The Karate Kid” njëkohësisht edhe fitues i çmimit Oscar, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

I biri i Avildsen ka thënë për mediat amerikane që babai i tij kishte vdekur pas sëmundjes së kancerit, një Qendrën Mjekësore në Los Angeles.

Filmi “Rocky”, në të cilin luan Sylvester Stallone, ishte filmi më fitimprurës i vitit 1976, edhe pse ishte realizuar me një buxhet mjaft të vogël.

Ai fitoi një Oscar për filmin më të mirë, si dhe Avildsen fitoi një Oscar për regjinë më të mirë.

Avildsen gjithashtu ishte regjisor edhe i “The Karate Kid”, dhe dy pjesëve pasuese të këtij filmi.

Këto janë votat e Drita Millakut në Prizren

0

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku, në zgjedhjet e 11 qershorit, në Prizren ka mbledhur 4305 vota.

Millaku thotë se në këto zgjedhje ka qenë femra më e votuar në këtë qytet.

“Informata me e sigurt është se e kam siguruar mandatin e deputetes”, tha Millaku/PrizrenPress.com/

Në Tiranë 4 të arrestuar për prostitucion, mes tyre një 52-vjeçar nga Prishtina

0

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka arrestuar katër persona, mes tyre një 52-vjeçar nga Prishtina dhe dy prej tyre femra.

Të katër personat në bashkëpunim me njeri-tjetrin shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion me klientë mbi 50 vjeç nga Shqipëria e Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe të goditet kjo veprimtari kriminale.

Në pranga ranë shtetasit: P.J., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe T.Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 114/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe B.D., 52 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë dhe E.P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 113 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 aparate telefonike dhe 2 automjete.

Presidenca: Njëherë certifikimi i rezultateve, pastaj mandatari

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e pritur certifikimin e rezultateve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe pastaj do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese për mandatimin e Qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zeri.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarët e Presidencës, ndonëse nuk kanë dhënë më shumë detaje se a do ta mandatojë i pari i shtetit edhe partinë e dytë për ta formuar Qeverinë nëse koalicioni më i madh nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, ai do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e shkurt nga Presidenca për gazetën “Zëri”.
Reka: Zgjedhjet e reja forcojnë “Vetëvendosjen”

Në anën tjetër njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë për “Zërin” se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake..

Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK-në

0

Behgjet Pacolli nuk do të joshet nga pozitat institucionale për t’ia siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).

Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët.
Zëri: Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës?

Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit..