22.1 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025
Home Blog Page 5392

NISMA për Kosovën konfirmon se ka tetë deputetë

0

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur një mbledhje të kryesisë ku është analizuar procesi zgjedhor i 11 qershorit.

Sipas një komunikate nga kjo parti, aty është bërë e ditur se Nisma për Kosovën ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë, transmeton lajmi.net

“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.

“Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit”, bëhet e ditur në njoftimin e Nismës.

Komunikata e plotë:

NISMA mbledh kryesinë, falënderon strukturat e saja për suksesin në zgjedhjet e fundit

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve. Kjo mbledhje ishte e para pas zgjedhjeve të 11 Qershorit.

NISMA vlerëson se procesi zgjedhor ka arritur standardet e kërkuara me ligj dhe për këtë uron të qytetarët e Kosovës , institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe te të gjithë pjesëmarrësit tjerë që kanë ndikuar direkt ose indirekt që ky proces zgjedhor të përmbush standardet ligjore dhe demokratike dhe gjithashtu presim që edhe kjo fazë e fundit deri në certifikim të rezultateve të përmbyllet në përputhje të plotë me standardet ligjore.

Po ashtu kryesia e NISMA-së analizoi edhe rezultatet zgjedhore te deritanishme. Shumica e qytetarëve të Kosovës e nxori fitues dhe ja dha besimin koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe tani kandidati i koalicionit për kryeministër z.Haradinaj e ka edhe besimin qytetar dhe të drejtën kushtetuese për të formuar qeverinë.

Në këtë mbledhje të kryesisë së NISMA-s, në mënyre të veçante u vlerësua rezultati i shkëlqyeshëm i NISMA për Kosovën .

Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet. .

Kjo rritje e rezultatit të NISMA-s ka kontribuar në fitoren e koalicionit tonë, prandaj kryetari Limaj falënderoj anëtarët e kryesisë kryetarët e degëve, strukturat dhe të gjithë ata qindra e mijëra aktiviste e votues anë e kënd Kosovës dhe në diasporë të cilët nuk kursyen angazhimin e tyre për ti ja sjellë këtë rezultat të mirë NISMA-s.

Po ashtu në këtë mbledhje informoj anëtarët e kryesisë për hapat që po ndërrmirrën menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare për krijimin e qeverisë.

Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit.

Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve vlerësuan angazhimin vizionar të kryetarit Limaj dhe i dhanë mbështetje të fuqishme , për të vazhduar në këtë frymë në arritjen e objektivave tona.

Dështon Nait Hasani

0

Ish deputeti i PDK-së ka dështuar dhe nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për t`u bërë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky informacion ende është jozyrtare deri në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, raporton gazeta Kosova Sot.

 

Vettingu u kry! Votohet në bllok lista me 27 emrat

0

Parlamenti votoi në bllok listën me 27 emrat e komisioneve ku përfshihen edhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit me zëvendësuesit e tyre, të cilët u votuan në komisionin parlamentar pak ditë më parë.

Për të përfunduar procedurën e votimit në komision të ngritjes së organeve të vettingut, deputetët lanë fushatën elektorale, por tonet shumë të larta dhe kërcënuese, veçanërisht mes LSI-së dhe socialistëve, nuk u reflektuan tek deputetët e tyre.

Të vetmi që kundërshtuan këtë listë ishin dy deputetët e lënë jashtë liste nga Lulzim Basha; Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Ish kryetarja e Kuvendit e ndau listën me 27 emra në dy pjesë.

“Në këtë listë ka miq personalë të Kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para. Po fortifikoni korrupsionin në sistemin e drejtësisë”, tha Topalli.

Replikën zonjës Topalli ja dha Kryeministri Rama.

“Jozefinë, unë i hodha një sy listës dhe nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk e kuptoj se ku i gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shokë të mi. Ti përmende Ina Ramën dhe Ina Rama nuk është mikja ime, pavarësisht se Ina Rama është shembull i shkeljes së të drejtave të njeriut. Njoh Albana Shtyllën dhe jam shumë krenar që ajo është këtu. Njoh edhe Sokol Çobon në distancë, të tjerët nuk i njoh. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se unë jam i bindur që do të rikthehesh një ditë këtu. Ky Vettingu është gjëja e duhur, por është kaq e vonuar dhe kaq e domosdoshme saqë ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar, majtas dhe djathtas. Nëse është vonuar deri këtu, jeni ju në radhë të parë përgjegjës”, deklaroi ai.

Ai që i dha fund “me forcë” replikës ishte kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

“Të lutem, po të vazhdojmë kështu ai tjetri mund të bëjë replikë një orë dhe unë nuk e ndaloj dot me Kushtetutë”, tha ai duke kaluar direkt në votim pa ja dhënë fjalën Astrit Patozit.

Në fund të votimit të fshehtë, lista me 27 emra kaloi me 100 vota pro, dy kundër, me gjasë vota e Patozit dhe Topallit dhe pesë kundër. / Top Channel

Meta: Do të armatos popullin

0

“I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia ata”.

Kjo ka qenë deklarata e fortë e Presidentit te zgjedhur Ilir Meta teksa vizitoi paraditen e së shtunës banesën e kryeplakut të Rraboshtës në Rrethin e Lezhës, Gjovalin Mark Gjini, i zgjedhur nga LSI, cili u dhunua nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së premtes.

Por, sipas Metës, autorët jane pjesë e “bandës së rilindjes”, e cila ka në thelbin e saj pabesinë. Meta deklaroi se këto banda veprojnë në bashkëpunim me policinë dhe se ia kishte bërë të ditur edhe ministrit të Brendshëm se kush janë këta persona që janë shpallur në kërkim.

“Populli i Lezhës ka të drejtë t’u thotë banditëve, të cilët duan të dhunojnë dhe t’i thotë edhe Policisë së Shtetit nëse është Policia e Shtetit, që të veprojë. Të gjithë i dinë kush janë këta persona. Ja kam thënë ministrit, drejtorit të Policisë i di edhe shefi i komisaraiti që ka ardhur që t’i mbrojë, pasi një i afërm i tij kandidon për Rilindjen. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës që të dalë para komisariatit të Lezhës dhe të merret me shefin e policisë së Lezhës”, deklaroi Meta.

Ndërkohë, ka reaguar menjëherë edhe Policia e Shtetit, e cila shpreh keqardhje për sulmin e bërë ndaj Policisë Shtetit dhe garanton vijimin e hetimeve në lidhje me identifikimin e personave që dhunuan fizikisht kryeplakun e Rraboshtës.

Sipas Policisë, në deponimin e tij kryeplaku Gjini nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Gjithashtu, Policia u kërkon subjekteve dhe liderëve politikë që të mos e përfshijnë Policinë e Shtetit të retorika politike. / Top Channel

Rahovec: Gjen dy granata në oborr të shtëpisë

0

Një qytetar i Rahovecit ka raportuar në polici se në oborrin e tij ka gjetur dy mjete të pa shpërthyera të llojit A-4 (granata dore).

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara, shkruan PrizrenPress.

Aksident në Prizren

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Ukë Bytyqi”, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë involvuar dy vetura.

Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në të dy automjetet, shkruan PrizrenPress.

Dëmton pompën e benzinës në Rahovec, arrestohet nga policia

0

Policia ka bërë të ditur se në Rahovec është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti ka dëmtuar dy aparate për  furnizim me derivate në pompën e benzinës, pronë e viktimës, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Prizren: Ia vjedhin në shtëpi armën me leje

0

Një qytetar në Prizren ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur armën “HS” me dy karikatorë me 15 fishek, të cilën e kishte me leje, shkruan PrizrenPress.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur armë HS me dy karikator me 15 fishek të cilën e kishte me leje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

KQZ: Do rinumërohen 115 kuti votimi

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i rinumëroj 115 kutive të votimit, njofton Klan Kosova.

Shkak për këtë rinumërim është mospërputhje të votave të kandidatëve dhe subjekteve politike, njofton Klan Kosova.

Në mbledhjen e KQZ , koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se të premten pasdite është përmbyllur procesi i rinumërimit të 30 kutive të votimit.

Nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme në vendvotimet e rinumëruara, është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim.

Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik.

Po ashtu, janë shënuar edhe 62 raste kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim  dhe në 1 rast fletëvotimi nuk ka qenë i vulosur.

KQZ tashmë ka nisur t’i bëjë publike rezultatet e kandidatëve të plotësuara në vendvotim.

Ky është gabimi që e kanë bërë qytetarët gjatë votimit

0

Në zgjedhjet e 11 qershorit numri i fletëvotimeve ishte shumë i madh. Mbi 52 mijë vota sipas rezultateve preliminare janë shpallur të pavlefshme.

Ndërsa sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve nga 518 fletëvotime të pavlefshme në vendet e rinumëruara, del në 205 raste janë votuar më shumë se një parti.

Një numër i madh i qytetarëve kanë votuar vetëm kandidatët për deputetë, pa votuar subjektin politik, 250 raste.

62 raste janë ku fletëvotimi është bërë i pavlefshme më qëllim, ndërsa në një rast fletëvotimi s’ka qenë i vulosur.