27 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 5394

A u zgjodh me short Noli kryeministër?

0

Si sot 93 vite më parë Fan.S.Noli u zgjodh kryeministër i Shqipërisë përballë Sami Bej Vrionit. Janë të shumtë ata që thonë se kjo ndodhi nga një short prej nga ku fati zgjodhi që letra me vrimë t’i qëllonte atij.

Duke qenë se data 16 qershor në kalendarin e politikës dhe kujtesës emocionale të popullit shqiptar mbetet e nënvizuar, një pikëpyetje e madhe orvatet, numri 16.

Si u zgjodh kryeministër Noli?

Mjafton të kërkojmë si e kanë trajtuar gazetarët shqiptarë në media dhe padashur ti e beson atë çka serviret në pjatën klasike që për dreq nuk ngrohet kurrë.

Në studiot televizive ku është trajtuar kjo pikëpyetje, ku kanë qenë të ftuar dhe historianë e publicistë, është shqiptuar pikërisht kjo e dhënë lidhur me zgjedhjen e Fan Nolit, në qershor të 1924-s.

Doemos lind pyetja: Ku janë bazuar? Tek Sejfi Vllamasi ( 1883-1975).

Po kush është Sejfi Vllamasi?

Një veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare e politike shqiptare, që boton një libër me kujtime “Ballafaqime politike në Shqipëri”, ku krahas shumë çështjeve të tjera, i referohet dhe çështjes së formimit të qeverisë.

Ai shkruan (fq.261)

“Filluan bisedimet për zgjedhjen e kryetarit të qeverisë. U paraqitën si kandidatë : Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina, e me eliminimin e këtij të fundit, mbetën këta dy të parët. Tërë një natë kanë vazhduar bisedimet, por qe e pamundur të mbeteshin dakord mbi personin që do të kryesonte qeverinë. Më në fund vendosën të zgjidhej me llotari Kryeministri. Por në letrat që përmbanin emrat e llotarisë është shkruar 90% emri i Fan NoliT”

Mirëpo, nëse e shohim se si trajtohet kjo çështje në literaturën historike duke iu referuar burimeve relevante shkencore: “Autobiografia”, “Historia e popullit Shqiptar” apo ” Histori e Shqipnis”, diçka çalon në kujtimet e Selfiut.

Në veprën “Autobiografia”, shkruar dhe botuar në Boston më 1960, Noli e kalon drejt e në datën 17 qershor, duke u shprehur:

Ndërsa në “Historinë e popullit shqiptar” (vëll.II nga autorë të shumtë me në krye Aleks Budën), thuhet:

“Më 16 qershor, F.Noli formoi qeverinë e re”.

“Histori e Shqipnis/ 1998 : Imzot Fan Noli u ba kryetar i qeverisë kryengritëse.”

Nuk është bera e parë që për Nolin aludohet lloj e sorrolloj, jo vetëm si politikan pa vizion, por edhe me poezi si “bejte humoristike”.

E megjithatë zgjedhja e Nolit në krye të qeverisë së Shqipërisë, na vlen të themi se është një prej figurave që më shumë se vlerësuar, duhet rivlerësuar, duke mos u kujtuar vetëm këtë 16, sesa 25 qershor. /Konica.al/

Helmut Kohl – biri dhe babai i Gjermanisë së re

0

Çdo gjë ishte “e përgatitur”, kur ai ishte i ri, për ta bërë Helmut Kohlin një profesionist të mirë të provincës gjermane. Në vend të kësaj, ai u bë një nga gjigandët e politikës botërore. Një histori e normalitetit të angazhimit qytetar, në një vend që zbuloi demokracinë pas katastrofës së luftës, e cila transformohet në një pjesë të jashtëzakonshme të historisë. Helmut Josef Michael Kohl, i lindur në 23 prill, 1930 në Ludvigshafen dhe i cili ndërroi jetë dje, është historia e Gjermanisë së pasluftës – një komb i dobësuar dhe poshtëruar nga vetvetja – që fillon me gjëra të vogla, dhe mbërrin deri në triumfin e ribashkimit të madh në vitin 1990. Më pas, do të niste një tjetër epokë, që do të marrë fytyrën e Angela Merkelit dhe Gjermanisë të shndërruar sërish në një fuqi botërore.

Helmut, me prindër katolikë, kish lindur në Perëndim, dhe ky ishte fat. Fat edhe që nuk kishte luftuar luftën e Hitlerit: i thirrur në armë në moshën 15 vjeç, në dëshpërimin katastrofik të ditëve të fundit të Rajhut të dërrmuar, nuk u angazhua asnjëherë. Vëllai i tij më i madh, Valter, vdiq në luftime. Kjo ishte një Gjermani, ajo që përqafoi në vitin 1946 kur u bashkua me partinë e kristiandemokratëve (CDU), e copëtuar, ende jo plotësisht e vetëdijshme që, me Holokaustin, kishte zhytur në kënetë të gjithë njerëzimin. Studioi juridik në Frankfurt dhe pastaj Shkenca Politike në Heildelberg, dukej se fati i tij ishte ai i një borgjezi të qetë të provincës së Rheinland-Pfalzit, e angazhuar për të ringritur industrinë e çelikut dhe atë kimike, e në të njëjtën kohë të hidhte themelet lokale per një mjedis demokratik. Teza e tij e doktoraturës në vitin 1958 ishte: “Zhvillimet politike në Pfalz dhe rindërtimi i partive politike pas vitit 1945”.

Edhe sot, karriera politike në Gjermani është e filtruar nga organizatat partiake lokale, nga struktura federale e vendit, nga eksperienca e lodhshme në qytete dhe në fshatra. Për të mësuar demokracinë. Vështirë të kërcesh – përjashto Frau Merkelin – nga eksperienca zero, drejt pushtetit. Udhëtimi i Kohlit ishte pikërisht ai tradicional: nga periferia në qendër. Së pari, baza mbi të cilën të ndërtonte karrierën: martesa me Hannelore Renner, në vitin 1959, ishin njohur kur ai ishte 18 dhe ajo 15 vjeç. Do të lindnin dy fëmijë. Në vitin 1973, u zgjodh president federal i CDU, Partia Konservatore, gur-themeli i Gjermanisë demokratike: do të mbetej deri në vitin 1998.

Dhjetë vitet e ardhshme i kaloi duke u përpjekur për të dëmtuar aleancën midis Social Demokratëve (SPD) dhe liberalëve që qeverisnin. Presioni pati sukses në vitin 1982, kur Kohli u bë kancelar, pasi bindi Liberalët për të prishur aleancën me SPD. U konfirmua në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai qëndroi në detyrë për 16 vjet, kancelari më jetëgjatë në detyrë pas Otto von Bismarckut. Në janar 1984, ai ishte i pari kryetar i qeverisë gjermane që foli në Knesset, parlamentin Izraelit. Në të njëjtin vit u takua me François Mitterrand në Verdun, fusha e betejës dhe e urrejtjes franko-gjermane. Kancelari i një epoke të re, me pak fjalë: pajtimi historik, detyrim për një Gjermani që tashmë kishte filluar të pyeste veten, institucionet e saj, kulturën e saj dhe të përpiqej të kuptonte, ose të paktën të mos harronte, Holokaustin. Një kancelar i mirë, deri në atë kohë.

Pika e kthesës e historisë erdhi papritur për Helmut Kohlin, në verën e vitit 1989, kur blloku sovjetik i Evropës Lindore filloi të shkërmoqet në nëntor, gjë që përfundoi me rënien e Murit të Berlinit. Pikërisht në atë moment, djali nga Ludvigshafeni provoi se ç’do të thotë të jesh një udhëheqës. Gjermania Lindore ishte në agoni, blloku sovjetik i shpërbërë, gjysma e Perëndimit, e frikësuar nga ideja e një Gjermanie të bashkuar. Në qendër të arenës së botës, merr kontrollin e Kushtetutës së Gjermanisë Perëndimore, që përcakton qëllimin e bashkimit, takohet me liderin sovjetik Michail Gorbaçov, merr miratimin e Presidentit Xhorxh Bush (i madhi), eleminon pengesat burokratike dhe hedh poshtë dyshimet e intelektualëve dhe opozitës së majtë, ndihmon fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë lindore të një partie të re të lidhur me CDU-në, e thotë qartë se ribashkimi do të bëhet dhe që banorët e pjesës lindore do të ketë monedhën e atre të pjesës perëndimore, me një normë këmbimi një me një. Çdo gjë me një frymë: kur historia rend, edhe politikanët rendin.

Më 31 gusht, 1990, të dy Gjermanitë firmosën traktatin e ribashkimit. Ai hyri në fuqi më 3 tetor. Gjermania ishte përsëri një e bashkuar. Kohli mbyllte kështu kapitullin që ishte hapur me një humbje katastrofike në Luftën e Dytë Botërore, duke sjellë një epokë të re për vendin e tij dhe për Evropën. Kritikat ishin të ashpra, nga disa anë. Edhe brenda vendit: u fol për aneksim të Lindjes nga Perëndimi, anulim të një historie, për një bast. Kohle e vendos dhe nuk pa kurk prapa. Në atë moment provinciali, dashnori i kuzhinës, u bë ai që ish-presidentët amerikanë Bush Sr dhe Bill Clinton e quajtën shtetari më i madh i pasluftës.

Ashtu si të gjitha karrierat politike, edhe ato të shtetarëve të mëdhenj përfundojnë. Jo gjithmonë mirë. Kohli humbi zgjedhjet e vitit 1998 përballë Social Demokratëve të Gerhard Schröderit. Ai u përfshi në fund të viteve nëntëdhjetë në një skandal fondesh të fushatës. “Vajza” që ai kishte zgjedhur në Evropën Lindore pas rënies së Murit, Angela Merkel, shkroi një artikull që shkaktoi rënien politike të mentorit të saj. Në vitin 2001, u bë dëshmitar i vetëvrasjes së gruas së tij Hannelore, e shkatërruar nga vite të tëra sëmundjeje dhe vetmi. Vuajti kritikat publike të djalit, i cili u ndje i braktisur nga një baba i rrëmbyer pre detyrës, por base ede neë egoja të mirë. Në vitin 2008, erdhi martesa me Maike Richter. Ndërkohë, në disa intervista kritikoi Angela Merkelin. Por tashmë ishte një zë nga e kaluara.

Djali nga Ludvigshafeni nuk ishte i përsosur në të gjitha, sidomos pas humbjes së pushtetit. Dhe ndoshta nuk ka qenë një politikan vizionesh. Ishte një burrë shteti i jashtëzakonshëm, atëherë kur duhej të ishte. Në traditën e liderëve të fuqishëm gjermane, por me diçka më themelore: provincial dhe prandaj demokrat, e ka dashur gjithmonë qilarin, asnjëherë Poloninë. Helmut Kohl, biri dhe babai i Gjermanisë së re. / La Repubblica – Bota.al

KQZ publikon format e rezultateve të kandidatëve për deputetë

0

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe formularëve të rezultateve të kandidatëve (FRK).

Kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës.

Publikimet e deritanishme mund t’i gjeni këtu:

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/324

Vdes regjisori i filmit “Rocky”, John Avildsen

0

John G. Avildsen, regjisori i filmit “Rocky” dhe “The Karate Kid” njëkohësisht edhe fitues i çmimit Oscar, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

I biri i Avildsen ka thënë për mediat amerikane që babai i tij kishte vdekur pas sëmundjes së kancerit, një Qendrën Mjekësore në Los Angeles.

Filmi “Rocky”, në të cilin luan Sylvester Stallone, ishte filmi më fitimprurës i vitit 1976, edhe pse ishte realizuar me një buxhet mjaft të vogël.

Ai fitoi një Oscar për filmin më të mirë, si dhe Avildsen fitoi një Oscar për regjinë më të mirë.

Avildsen gjithashtu ishte regjisor edhe i “The Karate Kid”, dhe dy pjesëve pasuese të këtij filmi.

Këto janë votat e Drita Millakut në Prizren

0

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku, në zgjedhjet e 11 qershorit, në Prizren ka mbledhur 4305 vota.

Millaku thotë se në këto zgjedhje ka qenë femra më e votuar në këtë qytet.

“Informata me e sigurt është se e kam siguruar mandatin e deputetes”, tha Millaku/PrizrenPress.com/

Në Tiranë 4 të arrestuar për prostitucion, mes tyre një 52-vjeçar nga Prishtina

0

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka arrestuar katër persona, mes tyre një 52-vjeçar nga Prishtina dhe dy prej tyre femra.

Të katër personat në bashkëpunim me njeri-tjetrin shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion me klientë mbi 50 vjeç nga Shqipëria e Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe të goditet kjo veprimtari kriminale.

Në pranga ranë shtetasit: P.J., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe T.Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 114/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe B.D., 52 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë dhe E.P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, të akuzuar në bazë të nenit 113 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 aparate telefonike dhe 2 automjete.

Presidenca: Njëherë certifikimi i rezultateve, pastaj mandatari

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e pritur certifikimin e rezultateve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe pastaj do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese për mandatimin e Qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zeri.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarët e Presidencës, ndonëse nuk kanë dhënë më shumë detaje se a do ta mandatojë i pari i shtetit edhe partinë e dytë për ta formuar Qeverinë nëse koalicioni më i madh nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë certifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas certifikimit, brenda afateve të përcaktuara, ai do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e shkurt nga Presidenca për gazetën “Zëri”.
Reka: Zgjedhjet e reja forcojnë “Vetëvendosjen”

Në anën tjetër njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë për “Zërin” se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake..

Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK-në

0

Behgjet Pacolli nuk do të joshet nga pozitat institucionale për t’ia siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).

Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët.
Zëri: Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës?

Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit..

Fahri Musliu largohet nga Alternativa

0

Gazetari Fahri Musli, i cili pak përpara zgjedhjeve iu bashkua partisë më të re “Alternativa”, të themeluar nga Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka treguar përfundimisht në Facebook se tërhiqet nga kjo parti.

Musliu, me një shkrim sqarues e kërkimfalës, ka thënë se është mashtruar nga Deda e Kusari-Lila, të cilët siç ai shpjegon, hyrën në listën e LDK-së, sa për ta siguruar vende në Kuvend për vete, derisa ai ka kundërshtuar shkuarjen në zgjedhje të “Alternativa”-s, meqenëse ka konsideruar se është parti e pakonsoliduar ende.

Musliu thotë se fjalët e tij kanë dalë të vërteta, sepse partia ka marrë një, eventualisht dy deputetë nga gara së bashku me LDK-në e Alternativën.

Shkrimi i plotë i  Musliut:

SQARIM DHE KËRKIMFALJE!

Të dashur prizrenas, miq anembanë Kosovës, farefis dhe familjar,

tash kur ka përfunduar procesi zgjedhor dhe përafërsisht dihen rezultatet, e ndiej obligim njerëzor, moral e profesional që t’ju drejtohem me këtë SQARIM dhe KËRKIMFALJE publike për shkak të mashtrimit që ua kam bërë, si anëtar i Këshillit Inicues të IQ ALTERNATIVA, dega në Prizren:

Në tetor të vitit të kaluar në një takim me nismëtarët e IQ Alternativa, Mimoza Kusari -Lila dhe Ilir Deda kam pas një BISEDË disaorëshe në Prizren, ku ma prezantuan idenë, vizionin dhe orientimin politik me karakter qytetar dhe ideologji majtiste – socialdemokrate, të Alternativa dhe i paraqita qëndrimet e mia. Pas kësaj, pa hamendje pranova tu bashkohem duke u thënë se nuk kam kurrfarë ambicie politike, pra as pretendime për postin e kryetarit të degës në PZ, por vetëm dua të angazhohem me sinqeritet dhe gjithë potencialin tim njerëzor, politik, profesional, moral e intelektual për ndryshime rrënjësore dhe stopimin e zhvillimeve që vendin dhe shoqërinë kosovare po e çojnë drejtë humnerës. Pra ishte fjala për formimin e një SUBJEKTI TË RI POLITIK QË NDRYSHON NË ÇDO ASPEKT NGA SUBJEKTET TJERA POLITIKE NË KOSOVË.

Në takimin e ardhshëm me disa mbështetës të kësaj ideje, ku ishin të pranishëm edhe zonja Mimoza dhe Z. Deda kur edhe u formua Këshilli iniciues për Prizrenin, pas një diskutimi të shkurtër e të qartë, prapë refuzova propozimin që të vihem në krye të KI të degës në PZ.
Pas kësaj bashkë me tjerët e vazhduam aktivitetet dhe përgatitjet për organizimin e përurimit të degës. Më 7 Prill, në emër të KI e mbajta një konferencë për shtyp në të cilën paralajmërova tubimin e përurimit të Alternatives më 8 prill kur edhe thash se “Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit”. Ditën e përurimit, me vendimit të KI e mbajta fjalën e rastit, e cila bërë jehonë në opinionin e Prizrenit por edhe më gjerë. Gati të gjithë qytetarët e PZ, por edhe të Kosovës, si për shkak të konferencës por edhe të fjalës në përurim kanë fituar përshtypjen se unë jam drejtues i kësaj dege edhe pse tërë kohën jam prezantuar vetëm si anëtar i KI.

Para dhe pas këtyre ngjarjeve, me vullnet dhe sinqeritetin më të madh fillova të përhapi vizionin e Alternatives dhe gjatë takimeve të shumta i bindja njerëzit për ta përkrahur dhe ti bashkohen këtij subjekti si parti qytetare me përbërje shumetnike në Prizren, që ishte edhe hera parë që në Kosovës të kemi një subjekt të tillë.

Mirëpo gjërat shpejtë morën një kahe tjetër. Në një takim në javën e parë të majit në selinë e Alternativës në Prishtinë, me disa anëtarë nga KI të degëve, u debatua për mundësinë që Alternativa të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ende nuk ishin shpallur, por jo si subjekt i vetëm meqë nuk e ka certifikuar KQZ. E kundërshtova pjesëmarrjen në zgjedhje me argumentin se ende jemi në formim e sipër, nuk kemi mbajtur Kuvendin themelues, dhe kjo do të ishte e fatale për ne. E kundërshtova edhe koalicionin parazgjedhor për shkakun se nëse themi se jemi subjekt ndryshe nga tjerët, si mundemi me u bashkuar atyre me të cilët nuk po pajtohemi. Takimin e braktisa para mbarimit sepse e pash “çka po zihet”.

Meqë ato ditë udhëtova jashtë Kosovës, dhe sapo ishin shpallur zgjedhjet, nga KI në Pz, më njoftuan se njëfarë këshilli drejtues i Alternativës (që unë nuk e di kush e ka zgjedhur) ka vendosur të shkohet në zgjedhje në koalicion me LDK dhe AKR, dhe ishin caktuar 10 kandidatë për deputetë si edhe një nga Pz. Koordinatorit të KI i thash se nuk pajtohem me asnjërin nga këto vendime përfshirë si dhe me kandidatin për deputet nga Prizreni, dhe do të bisedojmë në mbledhje të KI.
Pas kthimit në Pz në një mbledhje të “jashtëzakonshme” (kështu veprohet kur duhet të mashtrohet dikush dhe nuk lejohet debati i shtruar) mbajtur më 16.05..serish i kundërshtova këto vendime dhe i vlerësova si mashtrim për qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës, dhe e NGRIRA AKTIVITETIN TIM NË ALTERNATIVË…

Dy ditë më vonë i telefonova Ilirit dhe kërkova një takim urgjent se nuk dua të marrë hapa pa sqarim të duhur. Pas dy dite në PZ u takova me z. Mimoza e cila mi dha arsyet për këto vendim duke më bindur se është në të mirë të partisë dhe Kosovës. Ia përsërita qëndrimet duke cekur se Alternativa është shndërruar në LDK, se nuk i pranoj lojërat politike pise, amorale dhe mashtruese dhe ky është mjerim, është makiavelizëm. U ndamë me premtimin se nuk do të prononcohem për media, të cilat ato ditë më kërkonin pareshtur për të sqaruar ngrirjen e aktivitetit meqë të gjithë e identifikonin degën në Pz me emrin tim, që kjo të mos konsiderohet si hakmarrje por këtë do ta bëj pas zgjedhjeve sepse e kam obligim ndaj atyre që na kanë mbështetur.

Tash kur përfundoi procesi zgjedhor u dëshmua se kam pas të drejtë, sepse Alternativa përjetoj fiasko, ndoshta me vetëm 1 a 2 deputet në listën e LDK, kështu kjo ide fisnike u flakë nga ambiciet politike të disa individëve e me këtë edhe zhdukjet e këtij subjekti nga skena politike ende pa u formuar. Dhe sa isha i dëshpëruar kur e mora vendimin për ngrirjen e aktivitetit, aq u bëra i lumtur që u vërtetuan qëndrimet e mia.

Pas gjithë kësaj po e KONFIRMOJ LARGIMIN TIM PËRFUNIDIMTAR nga ALTERNATIVA, sepse e kam rre dhe mashtruar vetveten, qytetarët e Prizrenit, miqtë nga mbarë Kosova, farefisin dhe familjarët që më kanë mbështetur, dhe të gjithëve u kërkoj TË MË FALIN.

Sepse kurrë në jetën dhe punën time profesionale (si gazetarë)
nuk e kam rre apo mashtruar opinionit kosovarë e shqiptar, por
as atë ballkanik, sepse një gjë të tillë nuk ma lejon KARAKTERI, DINJITETI, EDUKATA, MORALI DHE TRADITA FAMILJARE. NUK I KAM TRADHTUAR E SHKELUR KURRË PARIMET, INTEGRITETIN E KREDIBILITETIN TIM PERSONAL E PROFESIONAL të ndërtuar me dekada, DHE KËTË NUK DO TA BËJË ME KURRFARË ÇMIMI E KOMPROMISI.
Prandaj do t’u mbetem i përkushtuar ndryshimeve rrënjësore shoqërore e shtetërore në Kosovë, dhe do ta vazhdojë me ALETRANTIVA tjera, sepse ato kurrë nuk më kanë munguar.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Haradinaj: PAN i ka siguruar votat për krijimin e institucioneve të reja

0

Kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tashmë ky koalicion ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja.

Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Rmush Haradinaj.

Votat e nevojshme sipas tij tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga na e KQZ’së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për me fillu me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.