21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5552

Shënohet përvjetori i 27-të i LDK-së në Dragash

0

Dega e LDK-së në Dragash, ka shënuar 27- vjetorin e themelimit të saj.

Pjesë e shënimit të këtij përvjetori ishin drejtuesit më të lartë të LDK-së, në krye me numrin një të saj, Isa Mustafa.

Kryetari i Degës në Dragash, Selim Kryeziu, falënderoi të gjithë anëtarët , që në kohëra të ndryshme kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në këtë subjekt politik.

Ai tha se dega e LDK-së në këtë komunë po përgatitet që të dal fituese në zgjedhjet e sivjetme, dhe të rimarr pushtetin, sepse sipas tij, Dragashi ka nevojë për LDK-në, duke e pasur si model të qeverisjes drejtimin e ekzekutivit vendor nga Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati fjalë miradie për anagzhimet e Degës së partisë së tij në Dragash, dhe tha se “LDK ka ide se si ta zhvillojë Kosovën, dhe duke i’a shtuar edhe trashëgiminë e pastër të liderit të saj historik, Ibrahim Rugova, mund të ndërtojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendin tonë”.

Në këtë manifestim, është organizuar edhe ceremonia e aderimit të dhjetëra të rinjve të kësaj komune në këtë subjekt politik/TV Prizreni/

Nait Hasani: Do përkrah çdo marrëveshje për prishje të koalicionit PDK-LDK

0

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë po gjen mbështetje dhe nga disa deputetë të partive në pushtet përfshirë partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Të martën, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja deklaroi për lajmi.net, se koalicioni qeverisës duhet të prishet në mënyrë që tu hapet rruga zgjedhjeve dhe proceseve të domosdoshme për Kosovën.

Sipas tij, demarkacioni do të përdoret vetëm si shkas për të shkuar në zgjedhje, pasi ka shumë arsye tjera.

“Realisht demarkacioni do të jetë një nga shkaqet që do ta çojë vendin në zgjedhje, pasi zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për shumë arsye tjera. Por kjo do të përdoret si shkas”, ka thënë deputeti Buja.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, në një prononcim për lajmi.net, tha se ai do ta përkrah çdo marrëveshje që vije në Kuvend për prishje të koalicionit.

“Kush do që e bie ndonjë marrëveshje për prishje të koalicionit do e mbështes për të prishë koalicionin”, ka thënë Hasani. /Lajmi.net/

Më në fund dikush nga udhëheqja e PDK’së takon të dënuarin Ramadan Muja (FOTO)

0

Ramadan Muja, vazhdimisht, është injoruar prej udhëheqjes së PDK’së, pasi është përballur me akuza se ka keqpërdorur pozitën sa është në pozitën e Kryetarit të Prizrenit.

Por, Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, megjithatë, ka vendosur të takohet me Kryetarin e dënuar të Prizrenit.

Takimi, sipas fotos, shihet se është bërë diku në ndonjë prej restauranteve të Prizrenit./Gazeta Express/

Autobusi përplaset me një veturë në Prizren (Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në dalje të Arbanës së Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një autobusi.

Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vend të ngjarjes./PrizrenPress.com/

Espanyol tallet me Messin

0

Espanyol ka shfrytëzuar rastin për t’u tallur me asin e Barcelona, Lionel Messi, para përballjes së të shtunës.

Fqinjët nga Katalonia do të ndeshen në RCDE Stadium, me Barcelona që rrugëton drejt një tjetër titulli të La Liga.

Messi shënoi golin e fitores në përballjen me Real Madrid, në minutat e fundit të ndeshjes, të cilin e festoi me shfaqjen e fanellës para tifozëve.

Dhe rivalët nuk kanë humbur mundësinë për t’u tallur me këtë festim, duke shpërndarë në Tëitter një fotografi, ku në qendër është fanella e Espanyol – për të theksuar shpirtin e ekipit.

Demà, recordin allò que importa. ???

Mañana, recuerden lo importante.

Tomorrow, remember what is important.

Mourinho kërkon tre futbollistë

0

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë gati 72 milionë funte për të transferuar treshen e Monaco – Tiemoue Bakayoko, Djibril Sidibe dhe Benjamin Mendy.

Shefi i Djajve të Kuq shpreson të ketë në dispozicion 250 milionë funte për transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Tekniku portugez është duke bërë gati ndryshime rrënjësore në Old Trafford, pasi edicioni i parë nuk i ka ecur siç e ka pritur.

Ziadin Sela transferohet në Spitalin e Tetovës

0

Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela pas qlndrimit në Spitalin e Shkupit sot rreth orës 10,30 është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës

Pas arritjes së tij në spitalin e Tetovës në fillim ka bërë disa inçizime e më pastaj është shtrirë në dhomë ku vazhdon të kujdeset nga mjekët specialist, njofton TetovaSot.

Drejtori i Spitalit të Tetvoës Florin Besimi ka pohuar se Ziadin Sela do të qëndrojë disa ditë, do të jetë në kujdesin e mjekëve sepcialist ku edhe kushtet janë më të mira dhe ka hapsirë më të madhe.

Tyson parashikon duelin Joshua-Klitschko

0

Mike Tyson ka parashikuar edhe duelin e madh mes Anthony Joshua dhe Vladimir Klitschko.

Ai mbështet Anthony Joshuan në duelin e madh që do të zhvillohet sonte.

Tyson pret që britaniku të fitojë duelin që në raundet e para. Ai thotë se nëse ballafaqimi shkon me të gjitha raundet, ukrainasi ka shanset e tij.

“Mezi pres ta shoh këtë duel”, deklaroi Tyson për “Sky Sports”.

“Dua ta shoh Joshuan, ai është një bishë. Një bishë e madhe”, u shpreh Tyson.

“Shpresoj që Joshua ta përfundoj punën në raundet e para sepse nëse shkon më vonë Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai.

Aktorja e famshme shfaqet lakuriq në filmin e ri (Foto)

0

Në filmin e ri ku interpreton aktorja Lily James do të keni mundësi të shikoni disa sekuenca tmerrësisht të nxehta të aktores.

28-vjeçarja e luan rolin kryesor së bashku më Jai Courtney, dhe filmi mban titullin “The Exception”. Filmi ka të bëjë me një ngjarje të Luftës së Dytë Botërore.

Magjia e ringut dhe fabula njerëzore pas tij!

0

Stadiumi i Wembley-it sonte do të kthehet në një arenë dyluftimi. Prej një viti janë në përgatitje të ndeshjes Joshua vs Klitscho. Një përballje e vështirë e një ylli në ngjitje siç është Joshua dhe një profesori në boks si Vladimir Klitscho. Të cilësuar si dy mbretërit e Knock out-it, ata sot do të masin forcat.

Çfarë ka të veçantë kjo përballje nga aspekti teknik?

Në një analizë historike, kjo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe në reputacionin e boksit. Mbase deri diku është edhe një lëvizje fondamentaliste që kërkon të rikthejë boksin në origjinën e tij popullore, te përplasjet e peshave të rënda.

Një aspekt, i pakapshëm për syrin, por shumë i rëndësishëm për ata që hartojnë politikat e boksit. Prej shumë vitesh, që pas Mike Tyson, ndeshjet e boksit profesionist kanë pësuar një zhvendosje të vëmendjes nga përballjet e peshave të rënda, ku grushti ishte i thatë i dukshëm për syrin, te boksi teknik i dominuar nga shpejtësia, teknika e strategjia, që kulmon me boksierë si Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.

Kjo lëvizje në dukje rastësore, ka qenë për shumë arsye. E para, që pas Tajsonit nuk kishte më yje në peshat e rënda që mund të mbanin këtë shtyllë të rëndësishme. E dyta, Federata Botërore e Boksit Olimpik, u bë më e hapur ndaj boksit profesionist, duke lejuar që të kishte programe të veçanta brenda saj që të bënin kalimin nga boksi olimpik te boksi profesionist. Është e provuar që eksperienca e boksit olimpik është një armë e fortë ata që duan të kalojnë në profesionizëm. Kjo pasi boksi olimpik ose siç njihet rëndom me termin boksi amator, ka një përqëndrim më të lartë të fuqisë dhe shpejtësisë, një orientim më të lartë drejt teknikës në shpërndarjes së goditjeve. Pra, 3 në raunde prodhon me rendiment më të lartë atë për të cilën mund të jesh stërvitur një vit të tërë. Boksi profesionist nuk e ka këtë aspekt. Prandaj, prej vitesh përballjet e mëdha të boksit profesionist kanë qenë të dominuara nga peshat e lehta dhe nga boksierë teknikë.

Çfarë ka ndryshuar?

Orientimi që ka pasur boksi në rang botëror ka bërë që boksi profesionist të furnizohet në nivele më larta nga boksierë që vinin nga boksi amator, e kjo padyshim e ka bërë boksin profesionist më teknik. Nga ana tjetër, kjo ka ndikuar në programet stërvitore dhe në rimodelim të akademive të boksit. Ky orientim ka pasur edhe një efekt negativ në marketing-un e përgjithshëm të këtij sporti. Boksi profesionist dhe aspekti teknik nuk është gjithnjë i kuptueshëm për publikun e thjesht, e kjo në një farë mënyre ka larguar audiencën, duke e mbajtur larg masave.

Me përballjen në ring Joshua vs Klitscho, synohet që të bëhet një rikthim i fuqishëm në këtë drejtim. Të dy kanë parametra të jashtëzakonshëm fizikë, i përkasin peshave të rënda, çka nënkupton një duel fizik i ashpër. Me këtë ndeshje pritet që boksi profesionist të riorientohet drejt të qënit sërish një sport popullor.

Fabula e përballjes

Nga ky aspekt, sonte pritet betejë dhe padyshim që kjo ndeshje do mbyllet me KO. Bastet janë për fitoren e Joshua, duke qenë se është më i ri, me një performancë më të lartë fizike, pra është drejt kulmit, kjjo kundrejt eksperiencës së Klitscho, i cili tashmë është në prag të mbylljes së karrierës, në moshë të madhe. Pra, në këtë kontekst, nuk është thjesht një ndeshje boksi por dhe një fabul humane. Një përballje klasike, një përballje brezash. E reja kundër të vjetrës, e shkuara me të ardhmen, eksperienca kundrejt moshës. Një filozofi mendësish, që nis dhe ndërton të gjithë qytetërimin modern. Rezistenca ndaj ndryshimit dhe përparimit.

Në kushte të tilla është e vështira të parashikosh fitues. Boksi nuk vetëm përplasje grushtash apo rezistence, boksi është inteligjencë dhe ego. Nëse do kishte një ekuacion për fituesin linear nisur nga parametrat fizikë dhe cilësor padyshim që fituesi do të ishte Joshua. Por, morali njerëzor na mëson që përballjet e mëdha fituesit përcaktohen nga ekuacione jolineare, me element të paparashikueshëm. E sonte, në fitore ky element është egoja. Sonte, fiton ai që ka egon më të madhe.