21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5553

Ditari i së dashurës së një prej diktatorëve më të mëdhenj të historisë

0

“Këta çifutë të mallkuar, duhet t’i shkatërroj që të gjithë”… shumëkush nga kjo fjali do të gjykonte se është Adolf Hitler, diktatori për të cilin po flasim, por realisht nuk është kështu. Këtë gjë e ka thënë miku i tij më i mirë italian, diktatori fashist Benito Musolini i cili njihet si një nga njerëzit më anti-semitikë të historisë.

Këto, shprehje dhe momente të tjera nga jeta e tij zbulon ditari që e dashura e tij Clara Petacci ka mbajtur gjatë kohës së sundimit të Duçes në Itali. Të dy vuajtën të njëjtën fund tragjik.. ata u varën nga partizanët dhe trupi i tyre u dhunua nga masa njerëzish.

“Ditari i Klaritës” është publikuar si libër në 18 Nëntor të viti të shkuar pasi kaloi më shumë se 50 vjet në arkivat e shtetit italian. Ky ditar ka sfiduar shumë historianë dhe vetë opinionin publik, për shkak se për shumë kohë Musolini perceptohej si një kukull e komanduar nga Hitleri, pa personalitetin dhe autoritetin e tij.

Më parë në vitin 2004 djali i tij Romano kishte publikuar një libër të titulluar “Babai im, Duçja”, libër ky i cili e portretizonte diktatorin si një njeri të kujdesur, familjar duke injoruar së tepërmi pjesën e errët të njeriut i cili pushtoi Etiopinë në vitin 1935-1836 dhe gjatë viteve të fundit të jetës së tij, duke u komanduar nga Hitleri dërgoi me mijëra hebrenj në kampe vdekjeje.

Shumë polemika janë ngritur në Itali në lidhje me figurën e Musolinit dhe mbështetësit e tij nuk mungojnë as në rradhët e njerëzve që mbajnë pushtet. Berluskoni në vitin 2003 ka deklaruar se “Musolini nuk ka vrarë ndonjë njeri kurrë”. Një pjesë e madhe e publikut ja ve fajin për diskriminimin dhe persekutimet imponimit të Hitlerit dhe jo vullnetit të lirë të Duçes.

Por, ditari më i fundit që tashmë është publikuar, shuan çdo hije dyshimi. Brenda faqeve të tij gjenden rrëfime të pakontestueshme, si p.sh “Ka qënë racist që në moshën 21-vjeçare”; ose “dua të bëj një masakër të stërmadhe ashtu siç e kanë bërë turqit”, duke iu referuar gjenocidit turk përmbi armenët.

Tashmë është formësuar një imazh që vështirë se mund të debatohet se Musolini ishte realisht një njeri në thelb i etur për dhunë dhe vrasje, pa asnjë shenjë humanizmi apo parimi altruist brenda tij.

Big Brother /Damiano feston ditëlindjen, Kei i bën një dhuratë modeste

0

Damiaono ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht që brenda mureve të shtëpisë së Big Brother nuk kanë munguar as dhuratat modeste.

E tillë ishte dhe ajo që Kei i ka bërë. Është pikërisht portreti i tij dhe i Armelës të pikturuar në një letër, me numrat e mikrofonave të banorëve nga pas.

Ajo i jep dhuratën Damianos dhe ai i thotë se ajo nuk e ka idenë se sa ndikim ka te personat që ka afër dhe se ai ka arritur të shohë të mirën brenda Keit dhe Vivit dhe se ka shpresë për gjithçka.

Huliganët maqedonas: Shpërndani armët, shqiptarët po mblidhen tek Ura e Gurit

0

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka treguar në Clik Plus, se ndër të tjera, meritë që asnjë deputet nuk e humbi jetën ka qenë pikërisht truproja e anëtarit të kryesisë së LSDM-së, Oliver Sapasovskit.

“Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima”, tha Muhamed Zekiri. Ai gjithashtu deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit.

Madje ai, gjithashtu ka thënë se një deputetët i VMRO-së, ju ka thënë që t’i ndalin shqiptarët që janë mbledhur gjoja në Bit Pazar.
Në ato momente ai tregon se, Ejup Halimi i ka rënë tavolinës fortë duke bërtitur se nuk do i ndalim po do t’i ftojmë të na mbrojnë.

Sipas tij, huliganët ishin të përgatitur për skenarë të përgjakur dhe se ai dyshon se këtu rol ka edhe ish-ministri Çavkov, të cilin Zeqiri e quan Sorra.

Ai thotë se ky i fundit është pjesë e skenarit të dhunshëm për mosreagimin e policisë dhe jo rastësisht 80 për qind e policëve ishin shqiptarë.
Fotografi të tjera vazhdojnë të dalin brenda Parlamentit të Maqedonisë atje ku protestues kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit që është i pari shqiptar në këtë pozitë Talat Xhaferi.

Ky është njëri nga truprojat më i përfolur i cili mbrojti të gjithë deputetët që të mos sulmohen deri sa edhe nxori revolen dhe largoi protestuesit./Gazeta Express/

Dy skuadra të mëdha në garë për Turanin

0

Arda Turan ka dy oferta interesante nga Serie A dhe Premierliga. Barcelona dhe Arda Turan pritet të ndahen në fund të këtij sezoni. Mesfushori turk pritet të gjej një skuadër të re pasi nuk po luan rregullisht me ekipin nga Camp Nou.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi dhe Arsenali janë të gatshëm ta transferojnë ish anëtarin e Atletico Madridit, përcjell Express.

Thuhet se ekipi nga të dy skuadrat janë të gatshme t’i ofrojnë Barcelonës 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Turqisë.

Por, përveç Interit dhe Arsenalit, ish ylli i Galatasarayt ka oferta të majme edhe nga Kina.

“Arnautët, pinjollë të serbëve nga mesjeta”

0

Branislav Nushiqi në përshkrimin e Liqenit të Ohrit, me të cilin e hap udhëpërshkrimin e vet, ka zhvilluar një alegori më të gjetur, në të cilën liqeni i trazuar bëhet metaforë e kombit serb: “Por sa madhështor dhe i mnershëm duket ky liqen i butë në çastin e stuhisë!

Si një div i mbërthyer, ai me përpjekje të çmendura godet muret e ftohta të burgut, i hedh prangat, reziston dhe me ulërimën e vet ua fut mnerën rojave të veta, shkruan Sërgjan Atanasovski, në pjesën e dytë të serisë “Në hapa të udhëtarëve, pas gjurmëve të folklorit”, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Qielli mbi të shtanget dhe i zbret retë poshtë, ndërsa liqeni lëviz nga thellësia dhe i ngre valët e tij të hatashme që përshëndeten me ulërimën trimërore e dhe merren ngrykë me përqafimin burrëror.

Vallë, mos qielli e ngre te vetja robin dhe e ledhaton me ngushëllim, ose robi thyhet dhe lufton t’i shkëpusë prangat dhe të shqitet qiellit, lirisë së përjetshme?!” (Nushiq, 1984).

Udhëpërshkruesit nga Serbia e Vjetër dëshirojnë posaçërisht të tregojnë sheshit për pakuptimësinë e kufirit ndërshtetëror që i ndan Mbretërinë e Serbisë dhe Perandorinë Osmane dhe këtë e bëjnë, nga njëra anë, duke theksuar “padukshmërinë” e vetë kufirit, e nga ana tjetër, duke i krahasuar gjuhën, zakonet dhe rrethanat nga Serbia e Vjetër dhe Mbretëria e Serbisë, si dhe duke pohuar homogjenitetin e tyre thelbësor, me gjithë dallimet e dukshme.

Ndërkohë që kjo e fundit presupozonte reflektim shkencor, para së gjithash, në fushën e filologjisë dhe etnologjisë, mënyra e parë zbatohej me përdorimin e figurave poetike dhe përshkrimeve, prandaj kryesisht mbështetej te frymëzimi dhe dhuntia letrare e rrëfimtarit.

Djali i ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit kapet me 100 kg drogë

0

Familjarë të ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Islam Gashi, kanë rënë në pranga të Policisë në aksionin e fundit të antidrogës, ku u kapën mbi 300 kilogram[ drogë.

KALLXO.com mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë.

Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.

“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.

Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

KALLXO.com raportoi edhe para dy dite për këtë aksion të Policisë.

4 ekipe në garë për Hysaj

0

Tabloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.
Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.abloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.
Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.

Arrestohen një ish-polic dhe një ushtar, shpërndanin narkotik

0

Një ish-punonjës policie dhe një komandant skuadre në repartin ushtarak të Pezë Helmësit janë arrestuar nga policia për posedimin e 301 gram kokainë.

Në saje të operacionit të koduar “Last Service” u vunë në pranga Drilon Shqau, 31 vjeç, komandant skuadre në repartin ushtarak dhe ish-polici Vehbi Teqja, 48 vjeç.

Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”. Atyre iu sekuestrua sasia e drogës, një mjet tip Benz dhe 4 aparate celularë./TCh/

Rahovec: Largohet nga puna zyrtari i dënuar për keqpërdorim të pozitës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka marrë vendim mbi përfundimin e marrëdhënies së punës të zyrtarit komunal H.H., për shkak se ky i fundit është dënuar nga gjyqësori me 8 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dënimi ndaj zyrtarit në fjalë fillimisht ishte shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndërkohë që ka marrë formën e prerë pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfundimeve të gjyqësorit, H.H. me mjetet e buxhetit të Komunës së Rahovecit kishte paguar faturat e rrymës së dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij, ndërkohë që tjetrën e ka pasur në shfrytëzim.

Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të konfirmuar edhe nga Apeli, kryetari Vehapi ka nxjerrë vendimin për largimin nga puna të zyrtarit të dënuar.

Bie numri i përdoruesve të heroinës

0

Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Sipas studiuesve në Universitetin Kolumbia të SHBA-së, numri i amerikanëve që përdorë heroinë është pesëfishuar në dekadën e fundit dhe mosha e përdoruesve është ndërmjet 18 deri në 44 vjeç.

Por, në Kosovë në tre vjetët e fundit nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës, ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.

Megjithatë, thotë ai, substancat e tjera narkotike kanë shënuar rritje në përdorim dhe marihuana tashmë përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare.

“Sa i përket drogës së llojit heroinë, në Kosovë ka rënë dukshëm trendi i përdorimit. Sipas të dhënave tona, tre vjetët e fundit nuk e kemi asnjë rast të përdoruesve të heroinës. Janë shkëputur gjeneratat e vjetra, që kanë përdorur heroinë, nga këto të rejat. Kjo është interesante te ne, pasi heroina është trend në rritje në botë, derisa te ne ka shënuar rënie. Mirëpo duhet pasur kujdes në programe parandaluese që të mos na rikthehet”, thotë Blakaj.

Sipas tij, rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës.

“Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marshuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla. Derisa kalojnë me droga tjera në moshën 21 vjeçare”, shton Blakaj.

Autoritetet e rendit thonë se për dukurinë e luftimit të trafikimit me narkotikë kanë zhvilluar plane strategjike, të cilat siç thonë janë treguar të suksesshme.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se policia ka shtuar aktivitetet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.

“Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë ku bën pjesë edhe heroina. Policia ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të vitit 2017 të realizojë një sërë planesh konkrete, ku nga janari deri në prill të konfiskojë mbi 28 kilogramë heroinë. Kjo tregon se rezultatet janë të larta, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër dhe sasinë e konfiskuar”, shpjegon Kelani.

Kosova ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe për shkak të pozitës gjeostrategjike, sipas ekspertëve të fushës, bën pjesë në rrugën ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.

Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike. (REL)Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Sipas studiuesve në Universitetin Kolumbia të SHBA-së, numri i amerikanëve që përdorë heroinë është pesëfishuar në dekadën e fundit dhe mosha e përdoruesve është ndërmjet 18 deri në 44 vjeç.

Por, në Kosovë në tre vjetët e fundit nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës, ka deklaruar Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.

Megjithatë, thotë ai, substancat e tjera narkotike kanë shënuar rritje në përdorim dhe marihuana tashmë përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare.

“Sa i përket drogës së llojit heroinë, në Kosovë ka rënë dukshëm trendi i përdorimit. Sipas të dhënave tona, tre vjetët e fundit nuk e kemi asnjë rast të përdoruesve të heroinës. Janë shkëputur gjeneratat e vjetra, që kanë përdorur heroinë, nga këto të rejat. Kjo është interesante te ne, pasi heroina është trend në rritje në botë, derisa te ne ka shënuar rënie. Mirëpo duhet pasur kujdes në programe parandaluese që të mos na rikthehet”, thotë Blakaj.

Sipas tij, rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës.

“Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marshuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla. Derisa kalojnë me droga tjera në moshën 21 vjeçare”, shton Blakaj.

Autoritetet e rendit thonë se për dukurinë e luftimit të trafikimit me narkotikë kanë zhvilluar plane strategjike, të cilat siç thonë janë treguar të suksesshme.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se policia ka shtuar aktivitetet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.

“Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë ku bën pjesë edhe heroina. Policia ka arritur që brenda kësaj periudhe kohore të vitit 2017 të realizojë një sërë planesh konkrete, ku nga janari deri në prill të konfiskojë mbi 28 kilogramë heroinë. Kjo tregon se rezultatet janë të larta, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër dhe sasinë e konfiskuar”, shpjegon Kelani.

Kosova ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe për shkak të pozitës gjeostrategjike, sipas ekspertëve të fushës, bën pjesë në rrugën ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.

Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike. (REL)