23.9 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5554

Ja pse prizrenasit e duan për kryeqytet të Kosovës, qytetin e tyre (Video)

0

Në rubrikën ‘Vox Pop’, të emisionit Express Rozë, këtë javë janë përgjigjur qytetarët e Prizrenit, duke na treguar se pse e dëshirojnë qytetin e tyre kryeqytet të Kosovës.

Për t’i dëgjuar përgjigjet interesante të tyre, klikoni në videon e mëposhtme.

De Gea arrin marrëveshje me Realin

0

Portieri spanjoll pritet të largohet nga Manchester United në verë.

David De Gea ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për t’u transferuar në Spanjë gjatë verës shkruajnë mediat e këtij vendi.Sipas së përditshmes Marca, vetë De Gea u ka kërkuar drejtuesve të United që ta lejojnë të largohet për t’iu bashkuar Realit.

Në raportimin e kësaj gazete citohet se edhe Jose Mourinho është pajtuar me kërkesën e portierit, pasi që trajneri portugez kërkon t’i transferojë nga Reali, dyshen Alvaro Morata dhe James Rodriguez dhe me shitjen e De Geas do ta kishte më të lehtë rrugën për të arritur te këta dy futbollistë. Reali është i gatshëm t’i paguajë Unitedit 75 milionë euro për De Gean, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ e shohin Joe Hartin si zëvendësues të spanjollit.

Lorik Cana zbulon arsyen: Ja çfarë më detyroi të largohem nga futbolli

0

Për herë të parë Lorik Cana zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të varë këpucët në gozhdë.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë.

Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.

“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, tha ai për Jonida Shehun në “Pasdite në Top Channel”.

Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij.

Por angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin “Lorik Cana”, teknologjia është një tjetër fushë ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.

Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë.

Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.

Ai tregoi përmes një videoje të martesës e cila u publikua për herë të parë në Pasdite në Top Channel, ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana.

Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare.

Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak. “E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, tregoi ai në “Pasdite në Top Channel”. /albeu.com/

E dyshuara provon t’i ikë Policisë gjatë intervistimit, hidhet nga kati i tretë i stacionit në Prizren

0

Dy ditë më parë është raportuar për shantazhimin e një vajze në Prizren, e cila përmes disa fotografive dhe video-incizimeve kishte shantazhuar viktimën duke i marrë asaj para të gatshme mbi tri herë. Por e gjithë kjo nuk përfundoi me keq.

Indeksonline ka mësuar se e dyshimta e këtij rasti në kohën kur ishte duke dhënë intërvistë në Polici në një nga stacionet në Prizren, ka tentuar vetvrasjen.

“Kemi pasur një rast që ka tentuar të ik. Rasti ka të bëjë me një shantazh një femër e ka shantazhuar një tjetër duke i kërkuar shuma të konsiderueshme të parash për të mos publikuar disa video-incizime komprometuese për viktimën ku i ka marrë dy-tri herë para s’ka arrit më t’i japë pare dhe më pas ka paraqitur rastin në Polici”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha për Indeksonline.

Gjithashtu Berisha ka shtuar se e dyshuara S.LL, gjatë intervistimit të saj në stacionin policor ka tentuar që të ik, duke dalur nga dritarja e zyrës që sipas burimeve të Indeksonline, gjendej në katin e tretë.

“Policia në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën ka rritur të identifikojë dhe ta kapë në flagrancë të dyshuarën duke i marrë paratë nga viktima dhe pas arritjes së të dyshuarës në Drejtorin Rajonale të Policisë gjatë intervistimit, ka arritur në një moment të caktuar të hapë dritaren dhe të provoje që të arratiset nga policia ku për fat të keq është lënduar dhe me autoambulancën e policisë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka shtuar Berisha.

Gjithashtu duke u referuar në burime të Indeksonline, viktima e këtij rasti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ilir Meta – President i Shqipërisë

0

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 86 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71.

Për kandidaturën e Metës kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU.

Mbrëmjen e djeshme, Kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.

Fshatrat e organizuara kërkojnë ndihmën e Komunës së Prizrenit

0

Përfaqësues të fshatrave të Komunës së Prizrenit kërkojnë më shumë bashkëpunim me Komunën për projektet e ndryshme. Në një debat të organizuar në Prizren me temën “Qytetaria aktive në lokalitetet e ndryshme të Kosovës”, diskutuan për një raport nga Instituti GAP, ku flitet për lokalitetet e ndryshme në Kosovë ku komuniteti është i organizuar në kryerjen e punëve vullnetare në interes të përgjithshëm. Jeton Mehmeti, ka veçuar dy fshatra Korishën dhe Lubinjë, të angazhuar për punë vullnetare. Mehmeti ka thënë për “Kosova Sot” se janë katër punë- torë të angazhuar, në këtë fshat, të cilët përkujdesen për mirëqenien e banorëve të këtij fshati.

Këshillat e fshatrave rritën bashkëpunimin me komunën

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi, është shprehur se janë zgjedhur përfaqë- suesit e Këshillave të Fshatrave dhe Bashkësive Lokale, duke shtuar se kjo ka rritur bashkëpunimin me Komunën për interesin e qytetarëve. “Komuna e Prizrenit kujdes të veçantë i ka kushtuar zhvillimit dhe mirëqenies së banorëve në fshatra”. Njëri ndër fshatrat që i merr lakmi edhe vetë qytetit është Korisha e Prizrenit, e cila, sipas Lulzim Kabashit, pret të shtojë furnizim me ujë të pijes, ngase atje kërkohet të bëhet edhe një bazen uji për të pasur mundësi të furnizimit me ujë më shumë dhe për të gjithë.

“Për këto punë, fshati paguan rregullisht katër punëtorë. Pastrimi i rrugëve, reduktimi i ujit, rregullimi i lapidarit, mirëmbajtja e varrezave, hapja e varreve të reja, mirëmbajtja e xhamisë, rregullimi i shkollës, shtrimi i ndonjë rruge dhe nevoja të tjera që paraqiten në fshat, realizohen përmes organizimit shumëvjeçar të kryesisë së fshatarëve. Shumica e shtëpive të fshatit janë të lyera nga jashtë duke dhënë përshtypjen për gjendjen kryesisht të mirë materiale të të zotërve të tyre”, tregon Kabashi, raporton gazeta Kosova Sot

Banorët participojnë për rregullimin e rrugëve

Kurse Abaz Bobaj, kryetar i fshatit Korishë, në anën tjetër tregon se fshati ka shumë lagje dhe secila lagje të katundit me 750 shtëpi mirëmbahen ato nga banorët. “Rreth 750 shtëpi që janë në këtë katund participojnë me mjete të caktuara, ndërsa fshati bën një buxhet vjetor pastaj me të edhe ia arrin të mbajë mirëmbajtjen dhe ndonjë nevojë tjetër. Në lagjen e Zekëve, janë të shtruara 1 mijë metra asfalt, kurse 148 mijë eurot për të, i ka siguruar vetë lagjja. Në total janë asfaltuar 5 mijë e 250 metra, kurse 7 mijë e 800 metra të tjera të rrugëve, janë rregulluar me kubëza. Por, meqë fshati është shumë i madh ende ka nevoja sa i përket shtrimit të rrugëve dhe ndonjë rruge të re si dhe për përfundime e kanalizmit”, tregon ai.

Pjesëmarrës nga Këshillat e Fshatrave dhe Bashkësive Lokale diskutuan për format e punës si dhe për sfidat dhe sukseset. Fadil Berisha, nga fshati Landovicë, theksoi se rregullime të shumta të ambientit kanë ndodhur në këtë fshat me punë vullnetari duke mbjellë mbi 100 fidanë. Ai ka shtuar se kanë bërë presion edhe në komunë për këtë çështje. Behar Begaj, kryetar i fshatit Zhur, ka thënë se investimet po vonohen në këtë fshat. Ai ka përmendur vonesat në shtëpinë e kulturës, ku ka thënë se atje tash e dhjetë vite ka nisur ai ndërtim, por nuk ka përfunduar. Kurse Lulzim Kabashi ka apeluar te përfaqësuesit e fshatrave duke thënë se nuk duhet që njëri-tjetrin ta kopjojnë, siç ka ndodhë me ndërtim të ambulancave të fshatrave, disa nga të cilat nuk janë hapur kurrë. Bile ai ka thënë se janë disa fshatra që nuk u duhen shkolla tjera për shkak të reduktimit të nxënësve. Nënkryetari i Komunës së Therandës, Rexhep Kuçi, ai i Komunës së Sharrit, Avni Nebiu, kanë folur për organizimet e komunave, të cilat deri më tani nuk kanë arritur të formojnë Këshillat e fshatrave.

(Kosova Sot)

Shani Berisha jep dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit

0

Kuvendari Shani Berisha, ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.

Ai tha se arsye e dorëheqjes është personale.

“Për shkak të arsyeve personale, që nga ky moment jap dorëheqje të parevokueshme nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, anëtar i të cilit organ isha që nga fillimi i këtij mandati në emër të Bashkimit Demokratik!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Votuesve të mi u kërkoj falje të sinqerta!”

“Kolegve Kuvendar u uroj suksese në angazhimet e mëtejshme!”/PrizrePress.com/

Për vrasje në Sopi, dorasit 23 vjet e gjashtë muaj burgim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale XH.H. nga Lipjani, njofton kumtesa nga Gjykata.

Gjykata e ka shpallur atë fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpara.1.6 dhe 1.5. të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Gjykata për secilën vepër ka shqiptuar dënim me burgim veç e veç dhe me zbatim të dispozitave mbi shqiptimin e dënimit UNIK të akuzuarin e gjykoi me njëzetetre (23) vjet e gjashtë (6) muaj burgim efektiv, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.02.2016 e gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

XH.H., më datën 27.01.2016 rreth orës 19:00 në fshatin Sopi, Komuna e Suharekës, me dashje privon nga jeta tani të ndjerin me iniciale E.M. dhe e vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit me iniciale N.M. me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari me iniciale N.M. me automjetin e tipit ”Shkoda Fabia” të cilën e merr me rent nga firma “Roberti” me seli në Prishtinë së bashku me të akuzuarin me iniciale XH.H. shkojnë në fshatin Sopi në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.M. me qëllim për të vjedhur, me ç’rast i akuzuari me iniciale N.M. pret në automjet duke bërë roje ndërsa i akuzuari me iniciale XH.H. hyn në shtëpi dhe pasi hetohet nga pronari me inicialet N.M. nxjerr pistoletën dhe nga një afërsi shtënë dhe plagos në të dy këmbët të dëmtuarin me iniciale N.M. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me një predhë e qëllon në pjesën e gjoksit në anën e majtë djalin e të dëmtuarit me iniciale E.M. i cili nga plagët që i janë shkaktuar nga arma e zjarrit ndërron jetë si rrjedhojë e gjakderdhjes së brendshme, dhe pas veprës së kryer të akuzuarit me automjetin i cili drejtohet nga i akuzuari me iniciale N.M. arratisen në drejtim të fshatit Magurë të Komunës së Lipjanit.

Lista e të burgosurve të cilëve Presidenti Thaçi ua fali dënimet [dokument]

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar Dekretin për Shpallje të Faljes për 12 persona që vuanin dënime me burg në Kosovë.

Sipas Dekretit për Shpallje të Faljes, të cilin e ka siguruar Insajderi, presidenti Thaçi ka zgjedhur që katër personave t’i falet e gjithë pjesa e mbetur e dënimeve, ndërsa tetë të tjerve t’i falen pjesërisht dënimet.

Zyrës së Presidencës i kishin shkuar vetëm këtë vit 694 kërkesa nga të burgosurit për faljen e dënimit të tyre.
Siç kishte njoftuar Zyra për Informim në Ministrinë e Drejtësisë, 694 të burgosur kanë kërkuar sivjet që t’u falen dënimet nga Presidenti Thaçi.

Presidenti i vendit sipas kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.

Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti-dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga nuk fali asnjë të burgosur në vitet 2015 dhe 2016. Faljen e fundit të të burgosurve ajo e bëri në vitin 2014.

Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Bellanica e Malishevës kërkon kthimin e pronave të privatizuara të “Dubravës”

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbledhjen e filluar sot do ta vazhdojë në javën e ardhshme, pasi nuk kanë mundur t’i përfundojë pikat e parapara për diskutim. Shkak ishte debati lidhur me kërkesat e Komisionit komunal për shqyrtimin e kërkesave të fshatit Bellanicë për kthimin e pronave të privatizuara të “Dubravës”.

Pas debat të gjatë, gati pesorësh, dhe trajtimit të këtyre kërkesave, anëtarët e KK të Malishevës kanë nxjerrë një kërkesë, drejtuar institucioneve shtetërore, përmes se cilës kërkohet ndërprerja e privatizimit të pronave të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe hetimin e procesit të privatizimit të deritanishëm.

Pas konsultimeve të shefave të grupe të subjekteve që përfaqësohen në KK Malishevës, është nxjerrë një kërkesë, të cilën e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi.

Kërkesë:

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.04.2017, pas debatit në seancën e katërt nxori këtë kërkesë, me të cilën kërkon nga organet e poshtëshënuara, që:

Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Gjykatës Supreme-dhomës së posaçme, Prokurorisë së shtetit, Kryeprokurorit të shtetit, MAPL-së, që të merren të gjitha masat për ndërprerjen e të gjitha privatizimeve të pronës, se OPB “Mirusha”, si dhe ndërmarrjeve tjera në Komunën e Malishevës. Prokuroria e shtetit të inicioj hetime për procesin e privatizimit që ka nxitur debate deri në ditën kur parashtrohet kjo kërkesë, për privatizimet që kanë të bëjnë me pronat bujqësore në Komunën e Malishevës.