19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 5563

Luan Krasniqi flet për meçin e mbrëmshëm Krasniqi – Abraham

0

Ish-boksieri, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbrëmë u pa një meç shumë cilësor ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abrahamit, të cilin e fitoi ky i fundit.

Mbrëmë në Erfurt të Gjermanisë në kategorinë super të mesme në versionin WBO u përballën Haxhi Krasniqi e Arthur Abraham, meç ky që i siguroi fituesit të drejtën për të luftuar për titull të botës në këtë kategori.

Luan Krasniqi i ka dhënë respekt Robinit për përkushtimin e tij në ring.

“Për sportin e boksit dje ishte një rast tejet i mirë, mbase u zhvillua një meç interesant dhe cilësor, me angazhim të suksesshëm të akterëve në ring. Respekt për Robinin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë duelit. Por, sporti e ka një fitues dhe kësaj here ky ishte Arthuri”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook

Rrahje për pronë në Zhur të Prizrenit

0

Policia raporton se dje në fshatin Zhur të Prizrenit, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti si pasojë e një kontesti pronësor, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, shkruan PrizrenPress.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Prizren: Pronari kthehet në banesë, hajni kërcën nga kati i 4-të

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Xhavit Bajraktari”, gjatë mbrëmjes së djeshme, dy të dyshuar të gjinisë meshkullore kanë hyrë me qëllim për të vjedhur në një banesë.

“Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV i banesës, me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Klopp vjen me një deklaratë interesante

0

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vjen me një deklaratë interesante.

Tekniku gjerman thotë se i pëlqen që është në ‘Anfield’, por ai thotë se nuk dëshiron t’i mërzis njerëzit nëse nuk do të jetë i suksesshëm.

“Më pëlqen të jem këtu, por nuk dua t’i mërzis njerëzit më prezencën time këtu nëse nuk jemi të suksesshëm”, tha Klopp.

“Do të ishte nder i madh të qëndroja këtu për një kohë të gjatë. Nëse është një periudhë e gjatë e qëndrimit këtu do të jemi të suksesshëm”, deklaroi ai.

‘The Reds’ janë në rrugë të mirë që të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi që aktualisht ndodhen në pozitën e tretë me 66 pikë të tubuara

Katy Perry apo Katy Kardashian?!

0

Katy Perry është transformuar si Kim Kardashian në postimin e saj të fundit dhe Kim e pëlqen shumë këtë gjë.

Duket se këngëtarja është frymëzuar nga “look-u” i Kim, duke bërë dy gërsheta tek flokët e saj, një stil ky i bërë më parë nga ylli televiziv.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Katy ka treguar se është frymëzuar nga Kim. “Katy Kardashian”, ka shkruar 32-vjeçarja bashkangjitur postimi të bërë në Instagram.

Katy ka eksperimentuar tepër me “look-un” e saj së fundmi, ku në fillim të muajit u shfaq me flokë të shkurtra, ku shumë fansa e krahasuan me Justin Bieber.

Me laborator droge në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë

0

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Savio të Italisë. Arrestimet janë bërë gjatë pasdites së djeshme. Siç edhe shkruan media italiane, dy të rinjtë janë kapur në befasi nga policia.

Gjatë aksionit, policia u gjeti atyre një laborator të vogël të përpunimi dhe përgatitjes së drogës. Në pranga janë vendosur shqiptarët me inicialet X. L., 22 vjeç dhe B. R., 29 vjeç.

Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 gramësh kokainë e pastër, e prerë dhe e bërë gati për tu përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta.

Gjithashtu atyre u janë gjetur edhe 1500 euro. Pas arrestimit janë dërguar në burgun e Ravenas.

Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit

0

Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Derisa kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, Ministria e Kulturës, edhe në këtë vit ka injoruar këtë ditë, duke mos shënuar me ndonjë aktivitet.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, dhe Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, para një viti organizon aktivitet për këtë ditë. Kurse, Ministria e Kulturës, as vitin që shkoi, por as këtë vit nuk ka organizuar ndonjë aktivitet lidhur me këtë ditë.

Njihuni me vëllain e Britney Spears (Foto)

0

Ai mund të jetë larg vëmendjes, por vëllai i Britney Spears, Bryan, është e qartë se është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së këngëtares.

Britney ka postuar të premten në Instagram një foto të ëmbël familjare të Bryan me dy djemtë e saj, gjatë festimeve të 40-vjetorit të tij.

“Kaluam për mrekulli në festimin e ditëlindjes së vëllait tim dje!”, shkruan Britney në diçiturën e fotos së postuar.

Duke folur për revistën “People” dy vite më parë, Britney ka thënë se familja është gjithçka për të. “Fëmijët e mi janë të parët, dhe të fundit”, ka thënë ajo për djemtë me ish bashkëshortin Kevin Federline.

“Detyrat e shtëpisë janë prioritet. Kemi krijuar një sistem çmimesh për ti motivuar. Nëse marrin A në shkollë, ata kanë një lodër në muaj”, ka rrëfyer ajo.

NATO në gjendje alarmi

0

Në NATO është rritur numri i fluturimeve për shkak të sinjaleve të alarmit vitin e kaluar, si kurrë më parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. 780 fluturime të tilla kanë qenë të lidhura me avionët rusë.

Avionët luftarakë të NATO-s kanë kryer në vitin 2016 një numër të madh fluturimesh të shkaktuar nga sinjale alarmi si kurrë më parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Në vitin 2015 janë kryer vetëm 410 fluturime të tilla, gati sa gjysma e vitit që kaluar, tha një zëdhënës i NATO-s në bazën ushtarake të aleancës, Ramshtajn.

Në të ashtuquajturit fluturime alarmi, pilotët duhet të jenë brenda pak minutash në ajër me avionët luftarakë, për të sqaruar përmes pamjeve, nëse ka rrezik nga një avion i caktuar që gjendet në fluturim. Në rast nevoje, avionë të tillë mund të ndalen me dhunë.

Rrallë ka pasur fluturime, që nuk kanë pasur të bëjnë me avionët rusë. Prej rreth 870 misioneve të fluturimeve të alarmit, 780 prej tyre kanë pasur të bëjnë me avionë rusë, pjesë tjetër me avionë të vendeve të tjera.

Arsyeja për rritjen e misioneve të alarmit është gjendja në Turqi dhe ndërhyrja ushtarake ruse në konfliktin e Sirisë. Aviacioni ushtarak turk i kryen fluturimet e alarmit që nga viti i shkuar nën komandën e NATO-s, pas një incidenti të përgjakshëm në kufirin turko-sirian.

Një avion luftarak turk goditi atëherë një avion rus, që me gjasë kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Në qarqet e nATO-s mendohet, se ky incident nuk do të kishte ndodhur, nëse aviacioni turk do të kishte qenë nën komandën e NATO-s.

Sipas të dhënave të NATO-s gjendja është qetësuar disi në Europën Lindore, ku edhe Bundeswehri kryen fluturimet për mbikëqyrjen e avionëve rusë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes të Lituanisë, numri i fluturimeve të gjendjes së alarmit ka rënë në 110 në vitin 2016, nga 150 fluturime në vitin 2015. /DW

Prizreni – qyteti i konsullatave

0

Në fundjavën e shkuar, shtetasit e Turqisë, të regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit, kanë ushtruar të drejtën e votës në Kosovë në referendumin për ndryshimet kushtetuese të shtetit euroaziatik.

Me këtë rast procesi i votimit, pos në Ambasadën turke në Prishtinë, është realizuar për herë të parë edhe në Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo e fundit është hapur një vit më parë dhe vazhdon veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve konsullore për shtetasit e Turqisë, sikurse që realizon edhe aktivitete sociale e kulturore për pjesëtarët e komunitetit turk në rajonin e Prizrenit.

“Me popullatën vendëse kemi një histori dhe kulturë të përbashkët”, ka deklaruar konsullja e përgjithshme e Turqisë, Selen Evcit, në disa raste, teksa vazhdimisht ka vënë në spikamë edhe marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet shtetit të saj dhe Kosovës.

Aktualisht, Turqia është shteti i vetëm që ka Konsullatë të Përgjithshme në këtë qytet. Sipas autoriteteve komunale, kjo prani diplomatike, determinohet edhe nga fakti se në Prizren ka numër më të madh të pjesëtarëve të komunitetit turk të Kosovës dhe se shteti i Turqisë dëshiron që të jetë më afër tyre.

Mirëpo, në të kaluarën, në qytetin e Lidhjes, disa shtete kishin hapur konsullatat e tyre, të cilat pas zhvillimeve të caktuara në rrjedhën e historisë janë mbyllur.