23.4 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 5570

Nagib Mahfuz, shkrimtari që sfidoi vdekjen

0

Konica.al i mëshon misionit të së dielës. Të zgjojë sensin e dëshirës dhe bërë sa më të lehtë rrugën e lëxuesit për te libri, përmes shkarkimit falas të klasikëve dhe nobelistëve tashmë të dixhitalizuar në ueb.

‘’Mbrëmje e bekuar’’ është në bërthamë të vëmendjes dhe pasionit, sot, marrë nga vëllimi me tregime dhe novela ‘’Mëngjes trëndafilash’’ i një prej shkrimtarëve të parë të letërsisë bashkëkohore arabe Nagib Mahfuz. Laureat i çmimit Nobel në letërsi më 1988, ai atë mbrëmje shprehet: ‘’ Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjecar është qytetërimi faranoik; i dyti, një mijë e katërqind vjecar është ai islamik. Ishte fati im zonja dhe zotërinj, të lindja në prehërin e këtyre qytetërimeve dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre. Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj, si dhe ankthet e mija personale, fjalët rrodhën prej meje.’’

Lindur më 1911, ai mbetet një nga romancierët më të shquar të shkeullit XX duke vazhduar të botohet në mbarë botën në mbi tridhjetë gjuhë. Në Egjipt cdo publikim i veprave të tij, kthehej menjëherë në ngjarje kulturore për botën arabe. Dhe ashtu zëdhënëse e një islami të moderuar, ajo mbërriti në botën perëndimore thellësisht e ndryshme kundër itegralizimit. Për këtë arsye shkrimtari urrehej dhe akuzohej për blasfemi , sa disa nga veprat e tij , autoritetet e vendit i ndaluan. ‘’ Unë jam në anën e ndërgjegjes – arsyetonte ai – rruga e vetme e shëndetshme në këtë oqean të stuhishëm injorance në të cilin jetojmë’’.

Ndaj në ambjentet e Xhihadit u dënua me vdekje. Por asgjë nuk e ndali dhe vijoi me librin ‘’Krahina e të rinjëve’’ nga më të kontestuarit. Kjo bëri që policia t’i ofrojë mbrojtjë gjë të cilën e refuzoi. Por Xhihadi, përgjatë përvjetorit të gjashtë të cmimit Nobel, e sulmon nëpërmjet një atentati duke e goditur me thikë dy herë në fyt. Ishte tetor i vitit 1994. Për këtë shtatë ekstremistë islamikë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje. Nagib shpëtoi. Për gati një shekull ai rrëfeu Egjiptin duke ndërruar jetë në moshën 94 vjecare.

Por ajo çka e përqas jetën e Mahfuzit, me novelën ‘’ Mbrëmje e bekuar’’ është dashuria me apo pa martesë në një sens. Ai qëndroi beqar deri në moshën 43 vjecare, pasi besonte se martesa me kufizimet e saj klasike do të pengonte të ardhmen e tij letrare dhe se liria nuk do të ekzistonte. Ndërsa këtu inversi është i pranishëm në gjithë novelën. Flasim për një dashuri, që protagonisti arrin në përfundim, se vëtëm ajo të bën të lumtur. Flasim për një dashuri që rikthehet nga stacioni i rinisë, në atë të pleqërisë me të njëjtën dëshirë. Nga ato që nuk e humb rrugën viteve dhe kur gjen një shteg kthimi në fund të jetës, përfundon në ikje prapë.

‘’Ëndërrat e mija qenë modeste, ashtu siç mund të jenë ato të një djaloshi të rëndomtë. Unë s’doja gjë tjetër vec të martohesha e ta coja jetën i qetë në gjirin e familjes. Përse vallë m’u shembën shpresat dhe përse gjithcka më shkoi së prapthi? Përse mbeta unë ashtu, një pensionist qyq i vetëm që përveç radios e televizorit dhe kujtimeve që më torturojnë, s’kam me kë bisedoj? Fajin ma ka fati dhe ai duhet nëmur.’’

Këto dridhma të imta na i rrëfen personazhi i shkrimtarit qysh në fillim. Dridhma që vijnë prej nënvetëdijes, e , që regjistrohen në kujtesën e njeriut. Një instikt që zgjohet mes pendesës dhe një arsye në moshë të rritur që nuk di ta shpjegojë këtë, e prapë se prapë rreket të marrë përgjigje.

‘’Telashet e përditshme t’i largojnë ndjenjat romantike’’.

Një rrëfim psiko-analitik nën një frazë refleksioni:

‘’Nuk ishte fjala këtu për një dashuri të jashtëzakonshme së cilës vitet nuk i bëjnë dot gjë. Dashuri s’kishte më, ajo kishte vdekur. Unë isha në dasmën e Meleqes dhe u ngopa me sehir tamam si një i huaj. Po a s’më thoni si ta mposht vetminë e si ta shuaj unë urinë e këtij epshi të shfrenuar ? Mallkoj e mallkoj prapësitë e fatit mizor që u derdhën mbi vendin tim dhe mbi tërë botën si dhe mbi mua dhe tërë shtëpinë. Mallkoj vendin ku më ra koka.

Gjithashtu pa harruar të pasqyrojë dhe ngjarjet e bashkëkohësisë të Egjiptit:

Nuk ma ha mendja që vendi ynë ta kalojë kaq lehtë këtë krizë.
Do bëje mirë të merakoseshe për krizën që na ka mbërthyer ne të dy ! – e kundërshtova me inat.
Mos harro se vitet ne i kemi të numëruara, ndërsa vendi mund të rrojë dhe me shekuj.
E më pas zgjidhjen ja lyp dashurisë:

‘’Një parandjenjë më cyt e më thotë se ti je nga ato lloj grash që ende mund të bësh dashuri. Përse most a bëjmë tani atë që fati nuk na la ta bënim më parë?’’

‘’ M’u tipos se lumturinë s’do e gjeja as tek gota e verës, as tek këto gra. C’u bë vallë ai zjarr që më digjte dhe përvëlonte në prani të Meleqes?’’

Një model romani nga ku lexojmë vetëdijen dhe nënvetëdijen e personazheve, gjë e cila i ballafaqon të vërteta lexuesit.

‘’Ç’mendonte ajo vallë? A thua asnjë nga ato kujtime shpirt robëruese të së kaluarës sonë të bukur nuk poi ringjallej në kujtesë, nuk poi thoshte gjë, nuk po i pëshpëriste gjë? A i frenonte dot vallë ajo mendimet, ashtu sikundër frenoi dhe sjelljen? ‘’

Nagim Mahfus, vdiq në moshën 94 vjeçare. Ky mjeshtër i madhi fjalës së shkruar arabe në kohët moderne u ngjall së bashku me Krishtin, sot, duke na dhuruar magji nga përshkrimet e tij madhështore. /Konica.al

Artisti Ahmet Ögüt me ligjëratë në Kino Lumbardhi

0

Kino Lumbardhi të hënën më 17 prill do të mirëpresë artistin bashkëkohor Ahmet Ö?üt. Kështu ai para të pranishmëve do të flasë për rolin e angazhimeve afatgjatë në praktikën e tij: The Silent University (vazhdon), The School of Urgency (i mbyllur) dhe The Day After Debt (një strategji afatgjate kundër-financiare për lirim nga borxhi studentor), Intern VIP Lounge (2013-2016) dhe Unconditional Basic Income Lounge (2017), përcjell KultPlus.

I lindur në vitin 1981 në Diyarbakir, Ö?üt është një artist që jeton dhe punon mes Berlinit dhe Amsterdamit. Ai është iniciator i The Silent University, e cila është një platformë autonome e këmbimit të dijes e udhëhequr nga refugjatët dhe azilkërkuesit. Të realizuara në mediume të ndryshme, ekspozitat personale të Ö?üt në institucione rreth botës përfshijnë Galerie Wedding (Berlin); ALT Art Space (Istanbul) (2016); Forward!, Van Abbemuseum, Eindhoven (2015); Happy Together: Collaborators Collaborating, Chisenhale Gallery, London (2015); Apparatuses of Subversion, Horst-Janssen-Museum, Oldenburg (2014); Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (2013); Künstlerhaus Stuttgart (2012); SALT Beyoglu, Istanbul (2011); Programi MATRIX te Muzeu i Artit në UC Berkeley (2010); Künstlerhaus Bremen (2009); dhe Kunsthalle Basel (2008).

Ai po ashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore duke përfshirë the British Art Show 8 (2015-2017); Museum On/OFF, Centre Pompidou, Paris, FR (2016), Bienalen e 13-të të Lyon-it (2015); Bienalja e 8-të e Skulpturës në Shenzhen Sculpture (2014); Bienalen e Pestë të Performancës se Artit Pamor, New York (2013); Bienalja e 7-të e Liverpoolit (2012); Bienalja e 12-të e Stambollit (2011); Trickster Makes This World, Nam June Paik Art Center (2010); Trienalja e New Museum , New York (2009); dhe Bienalen e 5-të të Artit Bashkëkohor në Berlin (2008).

Ö?üt i ka përfunduar disa programe të rezidencave artistike duke përfshirë programe në Fondacionin Delfina dhe Tate Modern (2012); IASPIS, Suedi(2011); dhe Rijksakademie van Beeldende Kunsten, Amsterdam (2007–2008). Ai ka ligjëruar në Institutin Holandez të Artit, Holandë (2012); Akademinë Finlandeze të Arteve të Bukura, Finlandë (2011– ); dhe Universitetin Teknik Yildiz, Turqi (2004–2006), ndër tjera. /KultPlus.com

Luajti bastore me 50 cent, ja sa mijë euro fitoi (Foto)

0

Një kosovar ka qenë shumë fatlum, pasi ka fituar 5.000 mijë euro me vetëm 50 cent në bastore

Ai ka qëlluar 12 ndeshje të ligave të ndryshme evropiane me kuotë 10.000 mijë euro, por fitimi ra në 5.000 mijë për shkak se e luajti më 50 cent. /Express/

Qeveria Turke: Nuk i kemi pritur këto rezultate të referendumit

0

Qeveria Turke ka reaguar për herë të par pas votimit të referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese. Referendum ky nga i cili Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan , ka pësuar humbje në tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë, transmeton Gazeta Express.

Zëvendës kryeministri Veysi Kaynak ka thënë se rezultatet e referendumit të sotëm janë befasuese.

“…rezultatet nuk janë ato qe kemi pritur. Por pavarësisht kësaj janë duke kryesuar”, ka thënë zëvendës kryeministri turk.

Ndërkohë që Erdogan ka pësuar humbje në Ismir, Ankara, Stamboll e Çanakkale.

Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë fuqizojnë tërësisht presidentin.

Me ndryshimin e saj presidenti i Turqisë do të ketë autoritetin që të shkarkojë ministrat, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, të nxjerrë dekrete dhe të emërojë njerëzit në pozita kyçe./GazetaExpress/

Femrat e jetës sime

0

Një film i Hitchcock, sjellë në Shqipëri për herë të parë, në skenën e teatrit. Rikard Han është personazhi kryesor , rreth të cilit zhvillohet ngjarja dramaturgjike. E realizuar nga aktori Neritan Liçaj, drama flet për një njeri të demoralizuar nga jeta që tërhiqet në një rrjetë spiunazhi. E vënë në skenë nga regjisori Qëndrim Rihani, drama ka pasur premierën e saj në teatrin “Metropol”. Përfituam nga rasti për ta shkëputur aktorin kryesor, Neritanin, dhe për të zhvilluar një bisedë me të për rolin e ri, por dhe për jetën e tij profesionale me 60 role, planet për të ardhmen, marrëdhënien me Elvira Dones dhe pasionin për Holtën, gruan e tij.

Neritan sa ka ndryshuar gjendja emocionale nga fillimet e tua? Si ndjeheshe atëherë dhe si ndjehesh tani në një premierë?

-Besoj se tani hyn përvoja. Në fillim nuk ke përvojë dhe emocionet janë më të forta.

Si e përshkruan veten tënde në fillim dhe tani?

-Kam qenë çamarrok, impulsiv. Nganjëherë dhe kalë i hazdisur, në kuptimin figurativ. Tani pjekuria dhe përvoja janë elemente që e ndihmojnë dhe e rrisin një  artist në karrierën e vet. Tani jam më i matur, më i pjekur. Jam solid në atë që them, dhe kur e them.

Çfarë moshe e ke filluar karrierën tënde?

– Unë pata fatin e madh që sapo dola nga shkolla të më jepeshin mundësitë. Më kërkuan regjisorë. M’u dha mundësia në teatro dhe trupa të ndryshme. Kur e fillon karrierën që i ri është një domethënie e madhe, sepse trajnohesh më mirë, krijon eksperienca, bën praktikën tënde.

Në karrierën tënde cilat kanë qenë rolet më të spikatura?

– Besoj se ka qenë Bartolo te “Berberi i Seviljes” dhe Kllouni tek monodrama “Klloun”.

Shfaqja jote e fundit u prit me shumë duatrokitje nga publiku. Me sa di unë, një eksperimentim nga një film i Hitckokut?

-Luaj rolin e Rikard Hanit në dramën “39 hapat”. Është personazhi kryesor mbi të cilin zhvillohet ngjarja dramaturgjike. Është një histori e thjeshtë spiunazhi. Flitet për një njeri të demoralizuar nga jeta, të cilit, një ngjarje spiunazhi i ringjall dëshirën dhe dashurinë për jetën. Rigjen veten. Vënia që ka vënë regjisori Qëndrim Rihani me të vërtet ishte një përshtatje gjeniale.

A ishte e vështirë të përshtatej Hitchkok në dramaturgji?

-Për t’u përshtatur në skenë ishte e vështirë, ndaj e vlerësoj shumë punën e regjisorit. Se është shumë e vështirë të kthesh filmin në teatër. Ai gjeti një gjuhë shumë domethënëse.

Personazhi është i zhgënjyer nga jeta…

-Po. Siç ndodh shpesh në jetën e njeriut. I ndodh diçka pa dashur, dhe rrëmbehet në një histori të çuditshme nga ku del i ridimensionuar.

E ke gjetur veten në këtë personazh?

-Them se po. Roli më përshtatet.

Njerëzit e zhgënjyer i përshtaten gjithmonë figurës tënde…

-Po më vishen mirë. Është një personazh shumë elegant, dhe unë fizikisht jam elegant. Kolegët më kanë komplimentuar, duke më konfiduar se roli më është qepur pas lëkurës. Shpresoj që ta pëlqejë dhe publiku.

Mendoni se jeni një brez që po lini gjurmë në artin shqiptar?

-Jemi një brez i fortë. Po lëmë gjurmën tonë modeste në teatrin shqiptar.

Në kohën e diktaturës në teatër lindën figura të papërsëritshme. A është një pengesë kjo për ju më të rinjtë? A mendoni se ka cilësi në teatrin shqiptar?

– Edhe bota nuk i ka të gjitha shfaqjet të mrekullueshme. Ka shfaqje të mira, mesatare ka dhe shumë të mirë. Rëndësi ka që punohet.

Mendoni se ka figura?

-Sigurisht. Me gjithë respektin për ikonat e teatrit të dikurshëm që janë vlera të padiskutueshme, figura të dashura, profesionale, aktorë të mëdhenj dhe tani ka. Secili ka rrugëtimin e vet dhe lë gjurmën e tij. Ndaj mendoj se dhe ne, brezi ynë, kemi hyrë në një hulli rrugëtimi ku po lëmë gjurmën tonë me dinjitet. Sigurisht  nuk mund të bësh krahasime mes Helidon Finos dhe Kadri Roshit. Secili ka shkëlqimin e vet. Ne jemi brez produktiv. Dhe ne do lëmë gjurmë të rëndësishme si paraardhësit tanë.

Cilat janë problemet që ka teatri shqiptar sot?

-Ne kemi goxha probleme. Kemi probleme ligjore, probleme ambientesh, probleme financimi. Ka një sërë problemesh që po kërkohen të gjehen rrugëzgjidhje. Mendoj se komuniteti i artistëve duhet të jetë më këmbëngulës. Ne artistët kemi qenë të mefshtë. Se kemi pritur ta bëjë politika. Duhet të jemi dhe ne.

Ke një shembull që kërkon ta imitosh?

-Jo. Ka shumë aktorë që i pëlqej, por jo ti imitoj.

Cilat janë projektet e tua të ardhshme?

-Kam në plan për të ardhmen realizimin e një filmi me metrazh të gjatë, një skenar shumë i mirë, me regjisor Besnik Bishën dhe në rolet kryesore do jem unë dhe Anila Bisha. Filmi flet për një histori dashurie. Kaq mund të them. Jemi në fazën përgatitore. Kam dhe projekte të tjera. Për fat të mirë kam pasur, dhe kam oferta.

Si është Neritani në jetën e përditshme?

-Një njeri i qetë, i qeshur. Me një familje të mrekullueshme dhe miq të paparë. Jam djalë me fat. Kam një punë që e dua, një familje që e dashuroj dhe një motër që e adhuroj.

Motra jote është një prej shkrimtareve më të famshme shqiptare…

-Elvira më do pafund. “Do vras veten që nuk jam në premierën tënde”, më tha me shaka. Ajo po nxjerr një roman në italisht dhe është në kohën e promovimit të librit dhe nuk mund të lëvizë. Është hera e are që ajo shkruan në italisht dhe është në atë suazë.

Familje Vipash ju…

-Jemi njerëz që merremi me art, dhe na pëlqen të dyve kjo gjë.

Nga dolët ju të dy?

-E diskutojmë shpesh këtë gjë. Babain ne e kemi pasur ushtarak, i lexuar shumë, por strikt. Mamaja ekonomiste. Gjithë jetën është marrë me numra. Ne dolëm me kahje ndryshe.

Çfarë raporti ke pasur me Elvirën?

-Gjithnjë shumë të mirë. Unë jetën e kam prej saj. Prindërit e mi, të zënë me karrierën e tyre donin ta mbyllnin jetën me një vajzë. Ishte këmbëngulja e saj, që të kishte dikë me të cilën të kalonte jetën. Dhe prindërit nuk ia prishën.

Ka kaluar ca momente të vështira Elvira në jetën e saj. Si i ke përjetuar ti?

-Vëllai jep jetën për motrën. Por Elvira është femër e fortë. Është një femër kurajoze. Ajo nuk ndalet asnjëherë, kërkon të eksplorojë, kërkon gjitmonë të bëjë gjëra. Është një njeri me energji të jashtëzakonshme, dashuri pa fund. Është në paqe me veten dhe me botën.

Çfarë do dalloje nga krijimtaria e saj?

-Unë e adhuroj. E pëlqej jashtëzakonisht shumë. Unë mendoj që ajo është një nga shkrimtaret shqiptare dhe evropiane që dallon. Mund ta ekzagjeroj, po unë e shoh kështu. Elvira ka pushtuar tregjet europiane dhe botërore. Bota e ka cilësuar si Kadareja femër e Shqipërisë. Jo se është motra ime, por është talent.

Libri i saj që të pëlqen më shumë?

-E kam të vështirë. “Dashuri e huaj” është kryevepër. Është shumë njerëzor dhe shumë i brishtë si Elvira. “Yjet nuk zhvishen kështu” është shumë i rëndë, por një mrekulli.

Neritan si ka qenë historia jote e dashurisë?

-Njohja me Holtën ka qenë tipike colpo di fulmine. Unë atëherë isha asistent pedagog i të ndjerit Agim Qirjaqi. Kur isha me studentët, aty vjen për herë të parë Holta. Më goditi menjëherë energjia dhe pozitiviteti i saj. Të injekton poezi qenia e saj. Më pas u sajua një takim për të pirë kafe. Dhe triumfoi dashuria.  Në maj bëjmë 20 vjet që jemi njohur.

Lumturia është rritur… apo…

Është ridimensionuar, sepse kanë ardhur në jetë dhe fëmijët. Jeta  ka  probleme dhe halle që të bashkojnë. Nuk do doja një jetë më të mirë se kaq. Do ishte mirë që pjesa e financave të përmirësohej, por jemi rehat. Jemi shkëlqyer në mikrobotën tonë. /Konica.al

Haxhi Krasniqi synon të bëhet kampion bote

0

Haxhi Krasniqi është duke i bërë përgatitjet e fundit para meçit të rëndësishëm dhe jetësor që do ta zhvillojë më 22 prill ndaj Arthur Abraham, raporton zeri.info.

30 vjeçari synon ta mposht ish-kampionin e botës pasi i ka synimet e qarta: boksieri kosovar nuk dëshiron t’ia lë më rastit dhe pas dy dështimeve në të kaluarën, me punën që po e bën me trajnerin Magomed Schaburow, dëshiron të shpallet kampion i botës, një synim jetësor ky i boksierit junikas. /Zëri/

Vëllai rreh motrën në Rahovec

0

Një femër nga Rahoveci ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren – i konfiskohet revolja dhe vetura

0

Policia njofton se në rrugën “Ilaz Kuka” në Prizren, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me shtatë fishek.

Po ashtu, sipas policisë, ëshë konfiskuar edhe vetura “Audi” me të cilën ishte duke lëvizur i dyshuari, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Rrahje në Zhur

0

Të shtunën në mbremje ka ndodhur një rrahje në fshatin Zhur të Prizrenit.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka goditur fizikisht një mashkull  të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Fatmir Limaj takoi të rinjtë e Malishevës (Foto)

0

Lideri i NISMA-s Fatmir Limaj është takuar të shtunën në mbrëmje me qindra të rinjë me rastin e anëtarsimit të tyre në degën e NISMA-s në Malishevë.

Limaj u ka kërkuar të rinjve angazhim dhe u ka premtuar hapësirë për veprim nëse NISMA hyn si pjesë e koalicionit në Qeverinë e Kosovës.