33.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025
Home Blog Page 5572

Geti dhe Marina do të martohen këtë verë

0

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë padiskutim ndër personazhet më të ndjekur nga publiku.

Ata bën të ditur lidhjen e tyre dy vite më parë, ndërsa më pas u shpërngulën për të bashkëjetuar në Tiranë, qyteti ku Getoari ka blerë edhe shtëpinë e tij të re.

Këtë vit, ata duket se kanë menduar të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Kështu të paktën bëjnë me dije disa burime të emisionit “Prive”, sipas të cilave thuhet se çifti ka ndërmend të bëjë dasmë në verën e këtij viti.

Dosja K

0

Ismail Kadare ka kërkuar të hapet dosja e tij.

“Unë kërkoj të hapet dosja ime e kohës së komunizmit”, ka deklaruar autori shqiptar për AFP.

Autoritetet shqiptare së fundmi kanë pasur qasje në Dosjet e Sigurimit Shtetëror të kohës së Enver Hoxhës, ndërsa në debat është përfshirë edhe autori i cili gjithmonë është akuzuar se po fsheh diçka në këto dosje.

“Megjithatë, kërkesa ime nuk është aprovuar”.

“Ajo dosje gjithmonë ka shkaktuar tensione, për arsye tanimë të ditura”, është shprehur ai.

Ai ka pohuar se hapja e dosjeve të Sigurimit do të ishte edhe mënyrë e mirë që Shqipëria të mund të ndryshonte faqen e zhvillimit të tanishëm.

Ragip Begaj duke shuar zjarrin

0

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevas, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri.

Sipas një njoftimi, zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e saj.

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që kapluar këto male.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Zjarri është konfirmuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje.

“Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi. /Telegrafi/

Shpërthim i fuqishëm, dhjetëra persona të vdekur

0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme vendin ku qëndrojnë autobusët e evakuimit në Alepo të Sirisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare janë dhjetëra presona të vdekur si pasojë e këtij sulmi tragjik të ndodhur në Alepo të Sirisë.

Televizioni sirian ka bërë të ditur se janë shumë njerëz të vdekur, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Derbi ‘kinez’ i Milanos

0

Në “San Siro”, sfida përfundoi ashtu sikurse edhe në fazën e parë, me barazimin 2-2 në një ndeshje vërtet të çmendur ku ai që e vulosi rezultatin përfundimtar ishte Zapata në sekondën e fundit të shtesës prej 7 minutash.

Edhe pse si asnjëherë më parë derbi u luajt në mesditë, ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe me emocione të shumta. Milani e nisi ndeshjen më agresiv se Interi, duke krijuar disa raste për shënim, por për aftësi të Handanovic dhe si pasojë e gabimeve të lojtarëve kuqezi, porta e Interit nuk u prek në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Interi shfrytëzoi në maksimum kundërsulmin dhe në të 36-n, Candreva mposhti Donnarumma-n. Vetëm 8 minuta më pas ishin sërish zikaltrit, këtë herë me kapitenin Icardi që e pati mjaft të thjesht ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur, pas një aksioni të bukur dhe asisti perfekt të Perisic, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave për Interin.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit që do të ngushtonte diferencë, por e gjeti shumë vonë, vetëm në minutën e 83 me mbrojtësin Romagnoli.

Megjithatë, arbitri akordoi 5 minuta shtesë, madje pas tyre la të zhvillohet loja edhe për dy minuta të tjera, ku Zapata e shënoi edhe golin e barazimit.

Edhe pse pa fitues, derbi i Milanos dhuroi shumë emocione, ndoshta të shumta ishin edhe për tifozët në Kinën e largët, që në këtë derbi ishin më të shumtë se kurrë më parë.

Prizren: Nga pakujdesia e bën për spital këmbësorin me biçikletë

0

Një mashkull është arrestuar në Prizren, pasi nga pakujdesia e vozitjës kishte goditur një biçiklist, i cili është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Qytetarët e Prizrenit ankohen se punët e njëjta po kryhen nga dy herë në qytet (Foto)

0

Prizreni njihet si një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës dhe më i vizituari nga turistët.

Rrjedhimisht kjo ka bërë që edhe rrjeti i kanalizmit të jetë vjetruar dhe gypat duhet të ndërrohen.

E në kuadër të investimeve në infrastrukturë, në sheshin e Prizrenit kanë nisur punimet të ndërrimit të gypave të kanalizimeve.

Por, bizneset po ankohen se po dëmtohen vazhdimisht duke marrë parasysh se punimet në sezonin e pranverë/verë.

“Gjithmonë punimet kryhen në kohën më të keqe për ne. Ato zgjasin me muaj të tëra. Nuk kryhen punët me pesë gjashtë punëtorë. Për më e keqja që çdo vjet kryhet nga një punë edhe atë nga dy herë”, tha për Telegrafin një prej pronarëve të lokaleve në Shatërvan.

Kujtojmë se punimet kanë filluar tash mbi një muaj e gjysmë ndërsa nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese se kur do të përfundojnë ato. /Telegrafi/

Rama-Meta ftojnë PPE: Dialog pa kushte me opozitën

0

Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet. I pari ka qenë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi, transmeton tch.

Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demokratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të gjihtë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.

Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë.

“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta.

Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.

Prizren: Kanos me sëpatë gruan dhe vjehrrin

0

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren është arrestuar një burrë.

Sipas raportit policor, ai ka kanosur me sëpatë gruan e tij dhe babanë e saj.

Me të marrë informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast ka konfiskuar sëpatën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ramadan Muja: Urime Pashkës !

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik të komunës së Prizrenit, me rastin e Ditës së Pashkës.

“Kjo festë bashkë me urimet qe bartë brenda vetës, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”.

“Dita e Pashkës, uroj qe të na sjellë, shëndet dhe lumturi në familjet tona”./PrizrenPress.com/