16.2 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 5589

Me armë në shkollë, arrestohet 15-vjeçari

0

Një 15-vjeçar është arrestuar në oborrin e shkollës ku mëson pasi kishte me vete një pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesmë të Shkodrës, ku R. N, 15 vjeç, nxënës i klasës së 10-të, kishte me vete një armë “Zastava”.

Sipas burimeve zyrtare, arma ishte pa fishekë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale duke iu nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

Plas sherri mes lesbikeve në “Big Brother”

0

Kei dhe Vivi janë dy vajzat lesbike pjesë e “Big Brother”, të cilat në ndryshim nga gjithë çiftet e tjera, kanë një diferencë të madhe sa i takon sjelljes dhe të qenurit aktive apo jo brenda shtëpisë.

Ndërsa Kei është mjaft energjike dhe ka krijuar edhe debate të shumta me banorë të ndryshëm, duke u vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes, Vivi është përherë e fjetur, nuk i dëgjohet zëri e madje duket sikur nuk komunikon as me të dashurën e saj. Kjo gjë duket se e ka acaruar tej mase Kein, e cila e ka thirrur dhe bashkë kanë bërë një debat të gjatë.

“Kam menduar ta çosh mikrofonin. Se nuk flet fare. Çfarë ke do të ikim fare? Ke humb fare. Mire me tjerët, po me mua? E ke kap lojën që bëhet këtu? Edhe unë do të bëj të njëjtën gjë, kur të më flasësh nuk do të flas. Hajde bëjmë sikur jemi të huaj. Unë si harroj kurrë gjerat. Mos harro se jemi edhe jashtë, ti e di. Më duket jashtë konceptit njerëzor që po e bëjë këtë muhabet. S’kam ardhur vetëm. Sikur të kam marrë për fëmijë, sikur je fëmija im. Se kuptoj dot. Nëse ti do të funksionosh kështu funksiono. Unë s’të imponoj gjera. Po mos u habit për asgjë më vonë, do të bëj të njëjtën gjë. Se kuptoj si ke ndryshuar kështu. Po behet muaji. S’mjafton dashuria Viv. Më ke ulur mua” thotë Kei.

Ndërhyrjet e Vivit në biseda kanë qenë shumë të rralla. “Kam thënë nuk flas”, ka qenë një prej ndërhyrjeve të Vivit, që nuk e kthyer tërësisht në një monolog këtë debat.

Françesk Radi e humbi pranverën

0

Vdekja e kantautorit të mirënjohur shqiptar, Françesk Radi, në këtë fillim pranvere ka pikëlluar gjithë komunitetin artistik të shqiptarëve. Radi, siç thotë edhe kënga e tij “Humba pranverën”, vdiq në fillim të kësaj stine.

Shkak për vdekjen u bë një hemorragji cerebrale pas të cilës u shtri për disa ditë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Kantautori u largua nga kjo jetë në moshën 67-vjeçare.

Radio Televizioni Shqiptar, ku Radi kishte punuar për disa vite, gjatë ditës së marte hapi dyert për homazhe para varrimit. Ai u përcoll me duartrokitje.

Françesk Radin para se ta përcillnin për në banesën e fundit e nderuan familjarët, kolegët, miqtë e dashamirët.

Publiku e ka në kujtesë interpretimin e këngës “Telefonatë zemrash” të muzikantit Radi me një vajzë të vogël, e që në fakt ishte këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila në këtë ikje e kujton me dhembshuri profesorin e saj.

“Eh profesor i dashur… Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në Pallat të Pionierit dhe kërkoje një vajzë të vockël për të kënduar këngën ‘Telefonatë zemrash’. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua.

Vërtet më zgjodhe mua por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një artist të madh më një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo e një fëmije, ashtu siç isha edhe unë.

Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ia shuajmë diellit atë zjarr, a mund ta shterim një oqean? Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia par ty, le të jemi sado larg profesor, mik i dashur”, ka shkruar Ikonomi.

Për këngëtaren Rozana Radi vdekja e kantautorit paraqet një dhimbje të veçantë. Përveç se ishte xhaxhai i saj, ajo e përshkruan edhe si një baba të dytë.

“Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duhej të ishte kështu për ty”, -ka shkruar Rozana në profilin e saj në Facebook.

Me admirim Radin e kujton edhe kantautori Elton Deda, i cili shkruan se Radi ka lënë gjurmë të madhe mbrapa vetës.

“Një artist më pak, një mik më pak. Vërtet që e humbe pranverën Franko, por ke lënë gjurmë të madhe mbrapa. Je i dënuar të kujtohesh përjetësisht. Lamtumirë mik i dashur, lamtumirë artist!”, ka shkruar Elton Deda, i cili ditë më parë kishte bërë thirrje që të ndihmohet ky artist.

Për aktorin Julian Deda, Françesk Radi është shembull i artistit të pa përulur.

“Lamtumirë Franko. Françesk Radi, artisti që vuajti pafund, por kurrë nuk u përul, duke i dhuruar publikut të vendit të tij kënaqësinë e të pasurit në fondin e artë një qenie të lirë artistike. Franko, faleminderit për çdo notë dhe emocion që na dhurove. U prehsh në paqe mjeshtër”, ka shkruar Julian Deda.

I diplomuar në akademinë e arteve, Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptar jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist. Ai i përket brezit të artistëve të viteve ’70, të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut.

Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçantë Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”.

I goditur nga regjimi, Radi punoi për një periudhë kohe si mësues në Pukë, instrumentist dhe këngëtar në estradën e shtetit.

Në fillim të viteve 90-të, ai u angazhua si redaktor muzike pranë redaksisë së krijimtarisë muzikore në Radio Tirana. Po në këtë kohë Radi iu rikthye festivalit të këngës, duke dominuar skenën e tij nga viti 93 deri në 2010-ën. Françesk Radi spikati për ritmet e veçanta që solli, sikundër për interpretimin karakteristik të tij. “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, janë disa nga hitet e e Françesk Radit të cilat kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare.

Françesk Radi ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të Televizionit Shqiptar Tefta Radi.

UEFA shpërblen Kosovën dhe Shqipërinë me nga 1 milion euro

0

UEFA do të ndihmojë Federatat e Futbollit në Europa me ndihmë financiare. Kështu, Kosova dhe Shqipëria do të përfitojnë nga 1 milion euro.

Aleksander ?eferin, presidenti i UEFA-së, gjatë një fjalimi hapës të Kongresit të Zakonshëm të kësaj organizate që po mbahet në Helsinki, ka njoftuar se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare.

Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh ?eferin.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Zakonshëm që po mbahet në Helsinki të Finlandës, do të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej kandidatëve që pretendon një vend në qeverinë e futbollit europian.

Shefi e rreh punëtoren në Prizren

0

Gjatë ditës së martë është sulmuar fizikisht një femër në Prizren.

Viktima pas një mosmarrëveshje në lokalin ku ajo punon është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi i saj.

Policia njofton se sulmuesi nuk është arrestuar.

Prizren: I akuzuari i parë për vjedhje kërkon marrëveshje, i dyti deklarohet i pafajshëm

0

Avokati Bestar Kolgeci, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarin për vjedhje të rëndë, M. K. në seancën e së martës tha se kanë paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prizren kërkesën për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Për këtë kërkoi që seanca të shtyhet, pasi i duhet afat i mjaftueshëm për një negocim të tillë.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë në këtë rast, A. G. u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet.

Lidhur me kërkesën e avokatit Kolgeci, prokurorja Mehreme Hoxha deklaroi se njëjtën, do ta shqyrtojë në afat sa më të shkurtër.

Tutje, avokati Kolgeci dhe mbrojtësi i të akuzuarit tjetër, avokati Dardan Morina, kërkuan nga gjykata që klientëve të tyre të ju ndërpritet masa e paraburgimit, pasi sipas tyre, kanë pushuar arsyet për një gjë të tillë.

“Pasi që kanë përfunduar hetimet nga ana e prokurorisë, dhe i mbrojturi im ka shprehur vullnetin të bashkëpunoj me organet e drejtësisë, propozoj që të mbrojturit tim masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak” deklaroi avokati Kolgeci.

Ndërkaq, avokati Morina tha se nëse gjykata ka ndonjë dyshim se i mbrojturi i tij mund të largohet nga vendi, të pranoj dokumentacionin personal të tij, me qëllim që i njëjti të mos ketë mundësi të kalimit në vendkalimet kufitare.

Një kërkesë të tillë, prokurorja Hoxha deklaroi se e len në vlerësim të gjykatës.

Gjykatësja e çështjes e caktoi seancën e radhës për 15 maj 2017, në ora 13:00. Gjatë kësaj seance, në cilësi të dëshmitarëve, pritet të dëgjohen të dëmtuarit Z. N. dhe M. N.

M.K. dhe A. G. akuzohen se me 14 tetor 2017, rreth orës 19:00 në Prizren, në shtëpinë  banuese të të dëmtuarve Z. dhe M.N. në bashkëveprim i’a marrin pasurinë e luajtshme me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Të njëjtit e shfrytëzojnë momentin kur tani të dëmtuarit nuk gjendeshin në shtëpi, dhe duke e përdorur forcën e hapin një dritare mbrapa shtëpisë, dhe hyjnë brenda. Nga aty marrin stoli ari dhe atë, 7 unaza, 5 putlia, 6 lira, 5 hallka dore, 4 zingjir të trashë, 1 zingjir të arit 2 metra të gjatë, 3 qafore, 2 zingjir të dorës, 2 unaza, 1 qafore, të gjitha këto me vlerë 17.000 euro, dhe 600 euro para të gatshme.

Për këto veprime, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë”, nga neni 327 paragrafi 1 i Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në shtatë vjet./betimiperdrejtesi/

 

Në Malishevë, fillon aksioni i trajtimit të qenve endacak

0

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, përkatësisht në qytetin e Malishevës, ka filluar aksioni për kapjen dhe trajtimin e qenve endacak. Ky aksion ka filluar nga ora katër e mëngjesit, e deri në ora 7:30 të mëngjesit. Aksioni është mbikëqyrur nga drejtoria komunale e bujqësisë dhe nga Policia e Kosovës.

Aksioni realizohet nga ekipi profesional, i caktuar nga fondacioni “Stray Coco”, e cila ka marrë përsipër trajtimin e qenve endacak. Sipas marrëveshjes, ky fondacion, do të bëjë kapjen, bartjen në klinikën veterinare, për sterilizimin dhe kastrimin e qenve.

Ky projekt, do të zgjasë, deri në kapjen e të gjithë qenve pa përkujdesje, në territorin e Komunës së Malishevës.

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se aksioni i ditës së sotme ishte i realizuar në mënyrë profesionale dhe nuk është shënuar asnjë incident gjatë kapjes së qenve.

Hoxha, ka bërë të ditur, se gjatë ditëve në vazhdim, qytetarët, do të njoftohen me orarin e aksionit, në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu, Hoxha, ka bërë thirrje, për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, si dhe ka përsëritur kërkesën, për pronarët e qenve shtëpiak, që të përkujdesen për qentë e tyre dhe ti mbajnë të lidhur ose t’iu vendosin shenjat identifikuese. /PrizrenPress.com/

Sot rrëfehen katër ministra kosovarë

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj do të raportojnë sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asociim do të mbajë edhe një takim pune me anëtarët e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci dhe Laszlo Juhasz, shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari.

Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje

0

Sipas përfaqësuesve të opozitës, edhe deklaratat e Hoyt Yee-s se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsion i duhur duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer “ngërçin politik” zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Mirëpo, me këtë mendim nuk po pajtohet opozita kosovare, madje as analistët politikë kosovarë. Sipas opozitës, edhe deklaratat e Hoyt Yee-s duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer “ngërçin politik” zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Ndërkohë edhe analistët kosovarë kanë thënë se nëse Kuvendi i adreson për t’u dhënë zgjidhje tri çështjeve tashmë madhore dhe të njohura, atëherë zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.(Zeri)

Mediat ruse: Sali Berisha armatosi UÇK-në, mund të përfundojë në Gjykatë Speciale

0

Gazeta ruse ‘Sputnik’ shkruan se ish-presidenti i Shqipërisë mund përgjigjet penalisht për shkak të deklaratave të tij se ka ndihmuar UÇK-në me armatim.

“Ish presidenti i Shqipërisë mund të jetë i akuzuar për shkak të një deklarate që ka pranuar se e ka ndihmuar UÇK-në me armatim gjatë luftës. Ai mund të del përpara një gjykate ndërkombëtare në Kosovë për hetime shtesë për lidhjet e tij me UÇK-në”, shkruan gazeta ruse, transmeton lajmi.net

Në shkrim përmendet koha kur Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë në vitin 1997, duke treguar se ai ka ndihmuar UÇK-në me armatim në luftën kundër Serbisë.

Avokati rus, Borivoje Boroviq ka thënë se ai mund të akuzohet si bashkëpuntor siç e ka quajtur ai për terrorizëm.

“Bazuar në këto deklarata Sali Berisha mund të cilësohet si nxitës dhe bashkëpuntor për terrorizëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Kosovë, ku do të mund të nisen hetime shtesë për këtë çështje”, ka thënë Boroviq.

Berisha thuhet se sa ka qenë president i Shqipërisë ka thyer depon e armatimit për ta ndihmuar Kosovën, duke veçuar se ka dhuruar mbi 600.00 armë Kallashnikov, pushka gjysmë-automatike, municion, e mina, transmeton lajmi.net

“Unë kam hapur depot ushtarake për ta armatosur UÇK-në” kishte thënë Sali Berisha para gazetarëve.

Zyrtari serb që drejtonte operacionet në Kosovë gjatë luftës, Stevan Gjuroviq ka thënë se Berisha ndikoi drejtpërdrejt në financimin dhe organizimin e UÇK-së.

“Nga viti 1990 deri në 1998 territori i Shqipërisë ishte qendra fillestare për trajnim. Berisha ka ndikuar në organizimin, përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Gjuroviq për Sputnik

Madje ai shkon aq larg sa thotë se kampe të tilla të trajnimit të ushtarëve ka pasur edhe në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

“Për të gjitha të dhënat unë kam botuar një libër që përmban dokumentet e KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut që flet se si janë përgaditur këta ‘terroristë’ dhe se si janë armatosur për të kryer sulme gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai.

Emri i Berishës për armët ishte përmendur edhe më herët në një dokumentacion nga Prokuroria serbe, e cila kishte thënë se qendra për blerjen e armëve ishte shtëpia e Berishës në Tropojë.

Sputnik vazhdon të citojë burime, duke shkruar se në fillimin e vitit 1999 UÇK-ja ka pasur një armatim dukshëm më të madh, armë të cilat kishin ardhur kryesisht nga Shqipëri. Ata citojnë edhe agjencinë e lajmeve DPA e cila kishte zbuluar një depo të armëve në Itali të destinuara për UÇK-në.

“Në depo janë gjetur raketa, anti-tanke, raketa-hedhës dhe municion. Çdo gjë duhej të transportohej për të ndihmuar organizatën humanitare Caritas në Kosovë”, përfundon shkrimi. /Lajmi.net/