31.4 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025
Home Blog Page 5603

Masakra në Krushë të Madhe të njihet si gjenocid nga bashkësia ndërkombëtare

0

Në Krushë të Madhe në Rahovec është mbajtur një ceremoni përkujtimor për shënimin e 18 vjetorit të masakrës, të bërë nga forcat serbe me 26 mars 1999, njofton Klan Kosova.

Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se shembulli i grave të Krushës është shembulli më i mirë që dëshmon mbijetesën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

Në këtë tubim përkujtimor u vendosën edhe kurora lulesh nga përfaqësues institucionalë, si të nivelit qendrorë ashtu dhe lokalë tek lapidari i dëshmorëve.

Krusha përkujton 241 të masakruarit, 64 ende të pagjetur

0

Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit sot u mbajt tubim përkujtimor për përkujtimin e 241 martirëve të vrarë dhe të masakruar me datë 25,26,27 mars të vitit 1999.

Në tubimin përkujtimor të organizuar nga këshilli i fshatit Krushë e Madhe morën pjesë Idriz Vehapi, me bashkëpunëtor, Preng Gjetaj nga Komisioni i të Pagjeturve, Avdullah Hoti Ministër i Financave dhe banor Krushjan dhe të fshatrave përreth.

Selami Hoti kryetar i fshatit Krushë e Madhe, në fjalën e tij tha se sot jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë dhe historik, për të kujtuar rrugën e gjatë të lirisë, jemi këtu për të kujtuar luftën dhe sakrificën sublime të martirëve Krushjan të cilët para 18-vjetve ranë në altarin e lirisë. Nuk ka vend në Kosovë që nuk është derdh gjak për liri, nuk ka pëllëmbë toke që nuk është larë me gjak të bijave dhe bijve tanë, por Krusha e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë sepse për dekda të tëra nuk kishte rreshtur së vepruari. Me 25,26 dhe 27 mars të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 241 qytetar 206 dhe 35 të tjerë të fshatrave Xërxe, Retijë, Opterushë, Zoqisht, Carralevë dhe nga Komuna e Prizrenit.

Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili para të pranishmëve ka thënë se ne paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekjet dëshpëruese për pushtimin e tokave tona. Kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte, ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë ti kërkojmë më të dashurit tanë që ti kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë.

Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh Krushjan ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë , për fëmijët tanë dhe për tu ndjerë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi i falën jetën.

Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.

Krusha përkujton 241 të masakruarit, 64 ende të pagjetur

18 vite më parë konkretisht më 25, 26, 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmije, 5 femra, derisa ende janë 64 të pagjetur.

Po ashtu, Krushës i mungon edhe ideologu Ukshin Hoti.

Në tubimin përkujtimor që po mbahet në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, po marrin pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, zëvendësministër i Kulturës, Rexhep Hoti, Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit për të pagjetur, Nait Elshani, kryesues i Kuvendit Komunal, Smajl Latifi, ish kryetar i komunes, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe familja Demiri nga Prespa, Kanada.

Javën e ardhshme vendoset për fatin e Wengerit

0

Sipas tabloidit britanik, Mirror, drejtuesit e Arsenalit dhe Arsen Wenger do të takohen javën e ardhshme.

Mirror shkruan se në këtë takim do të vendose nëse strategu francez do të vazhdoj ta drejtoj Arsenali, apo do të largohet në fund të sezonit.

Wenger është në presion nga tifozët që të largohet nga Arsenali pas dëshmimit në Ligën e Kampioneve dhe Premierligë këtë sezon.

Arda në Arsenal? Flet menaxheri i lojtarit

0

Arda Turan nuk ka asnjë ofertë nga Arsenali. Mesfushori turk do t’i mbetet besnik Barcelonës. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Ahmet Bulut

“Unë nuk kam qenë i kontaktuar nga Arsenal. Arda Turan është i lumtur në Barcelonë dhe ka tre vjet të mbetur në kontratë”, ka deklaruar Ahmet Bulut.

Vettel rikthen Ferrarin te fitorja

0

Një fitore e madhe, një fitore e merituar dhe një rikthim i Vettelit e Ferrarit në majën e podiumit të një Çmimi të Madh të Formulës 1, e këtë e kanë bërë që në garën e parë të Australisë në Melbourne.

Gjermani 4 herë kampion i botës i “kokëkuqes” ka mposhtur skuderinë gjermane të Mercedesit dhe pilotët Hamilton e Bottas, respektivisht i dyti dhe i treti, falë shpejtësisë dhe strategjisë. Raikkonen, shoku i skuadrës te Ferrari ka përfunduar vetëm i katërti, përpara Max Verstappenit.

Një sukses i Vettelit që rikthen Ferrarin te fitorja pas më shumë se një viti e gjysmë mungesë, e që shkëndijën e parë e dha pikërisht në momentin kur Hamilton vendosi të kryente “pit stop”-in e parë, kohë kur nga skuderia iu tha gjermanit të vijonte edhe disa xhiro me gomat super të buta, në mënyrë që të përfitonte falë strategjisë në momentin që do të dilte nga ndalesa e tij e parë.

Pas një viti 2016 për t’u harruar, Ferrari arrin më në fund që të zbresë nga froni një skuadër që kishte monopolizuar jo vetëm titullin, por dy vendet më të larta të podiumeve në shumicën e garave. Një fitore grinte dhe taktike kjo e Sebastian, i cili duket se po i lëshon sfidën kampionëve të botës Mercedes, që në fakt këtë vit si rrallëherë janë pa kampionin e tyre në pistë, me Rosberg tashmë të tërhequr nga F1, shkruan TCH.

Shënohet 18-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe

0

Sot shënohet 18-vjetori i masakrës së fshatit Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, do të organizohet tubim përkujtimor në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, për të kujtuar masakrën e kryer nga forcat serbe më 26 mars 1999.

Mblidhet sot Këshilli i Vetëvendosjes në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren mban sot mbledhjen e  Këshillit të Qendrës.

Mbledhja fillon në orën 12:00, në restorantin “Grand Efesus”.

Sekserët po e vrasin drejtësinë

0

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit, thonë se në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetë- suesve, derisa, sipas tyre, sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit, që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., dhe se kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ndaj, është shtruar edhe çështja se çka po pret dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale (PSRK), për çka edhe është formuar dhe financohet nga shteti.

Po ashtu, përse KPK-ja nuk merr masa kundër PSRK-së, që vetëm thuajse sodit ose mbyll sytë para korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit!? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka rikujtuar në këtë drejtim një anekdotë, e cila thotë se ” Poçari ia ka maru vegën poçit”, derisa, sipas tij, kjo anekdotë na shpjegon se ata që janë zhytur në krim dhe korrupsion i kanë studiuar mënyrat e fshehjes së krimit, duke ndërtuar infrastrukturën e veprimit, e cila përmes ndërmjetë- suesve dyshohet se janë bërë pazare të mëdha, duke marrë e duke dhënë paratë për një pjesë të stafit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët mirëqenien e tyre sociale nuk e kanë ndryshuar me rrugë ligjore, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndalja e skemës mafioze

Sipas Dibranit, skema mafioze në drejtësi mund të ndalet vetëm me një presion të jashtëm, veçmas nga presioni amerikan, përndryshe nuk ka mundësi, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar është zgjeruar shumë, ndërsa sipas gjendjes së tanishme mund të thuhet se edhe vetë PSRK-ja është krijuar nga strukturat politike të involvuara në krim dhe kriminalitet. “Pastaj dyshohet se i kanë korruptuar ose i kanë shantazhuar zyrtarët e kësaj Prokurorie, të cilët tashmë luajnë rolin e statistave që kanë për detyrë vetëm t’i nënshkruajnë dokumentet që iu ofrohen, përndryshe kjo Prokurori është dashur të reagojë dhe të veprojë. Ndërkaq, nëse zyrtarët e PSRK-së nuk janë pjesë e korrupsionit dhe nuk janë të shantazhuar ata pengohen për të vepruar, e madje mund të jenë kërcënuar nëse ndërmarrin hapa të guximshëm, derisa kjo gjendje kontrollohet nga struktura politike e parapolitike dhe nga grupet mafioze të nëntokës”, është shprehur ai. “Juridikisht, Prokuroria Speciale ka mision luftën kundër krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore dhe kudo ku preken interesat e vendit, por praktikisht po shihet se misioni i saj është heshtja dhe mosveprimi. Përndryshe, kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm kur të nisë verifikimi i mandateve të zyrtarëve ligjorë, vetëm kur do të bëhet pastrimi i listave dhe vetëm kur zyrtarisht në Kosovë do të votohet ligji për t’u aplikuar ‘Vettingu’ edhe tek ne”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Prokuroria Speciale nuk është në nivelin e detyrës

Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., derisa, sipas tij, kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ai thotë se këtë dukuri të kundërligjshme dhe mjaft të dëmshme për drejtësinë kosovare, do të duhej ta sfidonte Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për edhe çka është formuar dhe financohet nga shteti kjo Prokurori. ” Por, duket se ajo është inerte dhe për të mos thënë e papërgjegjshme në luftën ndaj kësaj dukurie, ngase nuk ka rezultate në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, KPK-ja po ashtu e ka për detyrim ligjor që të marrë masa kundër PSRK-së për neglizhencën e saj dhe moszbatimin ligjor në luftën ndaj kësaj dukurie antiligjore dhe të dëmshme për drejtësinë, por dhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit, që nga njerëzit e pozitave të larta dhe të lidhur e të inkriminuar. Pra, në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka kapur thellë edhe institucionet, por njëkohësisht edhe institucionet e drejtësisë, ku bartësit janë njerëzit e pozitave të larta të shtetit, Prokuroria do të duhej të ishte e pakompromis për ta fituar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duket se kjo Prokurori po sfidohet në funksionin e saj ndaj këtyre dukurive antiligjore, që po cenojnë jo vetëm institucionet e drejtësisë, por përgjithësisht institucionet e shtetit dhe shoqërinë në tërësi”, ka vijuar më tej ai. Kelmendi ka shtuar se PSRK-ja do të duhej të jetë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të ndjekë e të hetojë krimin dhe të korruptuarit që nga institucionet e shtetit, e jo të mbyllë njërin sy, thënë figurativisht, para abuzuesve të drejtësisë apo para atyre që bartin pozita të larta.

Akuza të rënda për mitomani

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se vetë fakti që situata është e tillë në drejtësi tregon se edhe dukuritë negative janë të shprehura. ” Por, sistemi i drejtësisë atakohet nga shumë drejtime, ndërsa drejtimi i korrupsionit është veç një prej atyre, ndërsa joprofesionalizmi, padituria është mbase e meta më e madhe e sistemit të drejtësisë. Pra, mosdija e mjaftueshme juridike e gjyqtarëve dhe prokurorëve natyrisht se rrit mundësitë pastaj që korrupsioni, ryshfeti si dhe sekserët të gjejnë punë në këtë mes”, ka spikatur për Gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka nënvizuar se kjo dukuri e sekserëve vepron në të gjitha sferat e korrupsionit, derisa nuk është imun dhe nuk përjashtohet që përmes sekserëve edhe korrupsioni në organet e drejtësisë funksionon kësisoj “Ne kemi edhe zyrtarë të lartë të organeve të drejtësisë, të cilët përmes sekserëve kanë marrë mitë nga personat e caktuar. Ndërsa kjo dukuri, për fatin e keq të Kosovës, është krijuar si “kulturë”, e cila duhet të çrrënjoset përfundimisht, përndryshe forma e korrupsionit nuk është e panjohur se si ndodh, pasi në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetë- suesve”, ka potencuar për Gazetën “Kosova Sot” deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha.

Atmaxha përkrah Zafir Berishën

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Atmaxhë.

“Krimi i organizuar dhe klani “Pronto”,mund të luftohet vetëm nga NISMA”, tha Berisha.

Banorët e fshatit Atmaxhë, ndërkaq janë shprehur të zhgënyer me PDK-në dhe LDK-në.

Nisma në këtë fshat ka formuar edhe nëndegën e saj. Kryetar i nëndegës është zgjedhur Shpejtim Gashi, ndërsa sekretar Setmir Gashi.

“NISMA për Kosoven gjithnjë e më shumë po shihet si alternativa e vetme për Kosovën në përgjithësi dhe për qytetin e Prizrenit në veçanti dhe për këtë çdokënd po merr mbështetje të fuqishme”, thanë ata./PrizrenPress.com/

Isco jep përgjigjen për kalimin te Barcelona

0

Mesfushori i Real Madrid, Isco ka thënë se spekulimet që e lidhin atë me një kalim te rivali i përbetuar Barcelona, kanë dalë për të mbushur boshllëkun në kohën e ndeshje të kombëtareve.

Organizatori kreativ ka qenë i lidhur me disa klube në muajt e fundit, pasi ditët e tij në Santiago Bernabeu është raportuar se janë të numëruara për shkak të hapësirës së vogël.

Por ai ka mohuar një kalim në Camp Nou.

“Tash në futboll njerëzit kanë për të bërë thashetheme, nuk e di pse”.

“Unë flas vetëm në fushë dhe do të provoj të jap më të mirën për Real Madrid”, ka thënë Isco.