33.5 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 5606

Begaj: Do t’i përkrahim organizimet sportive në shkolla

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit Avdi Morina dhe drejtoresha për sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur sot në një takim pune, kryetarin e Federatës së Sportit Shkollorë të Kosovës, Adrian Telaku dhe udhëheqësin e dvizionit të sportit shkollor të kësaj federate, Fikret Shatrin, me të cilët kanë biseduar për organizimin e garave sportive shkollore në Komunën e Malishevës. Me këtë rast, kryetari Begaj, ka premtuar përkrahjen e komunës, për organizimin e këtyre garave.

“Ne si komunë, mundohemi ti përkrahim këto aktivitete, brenda mundësive buxhetore të komunës, sikur edhe aktivitetet tjera sportive, si dhe investimet në sportin e Malishevës, me qëllim të zhvillimit të sportit dhe edukimit të të rinjve. Dëshiroj të kemi bashkëpunim të mirë me federatën tuaj, në të mirë të zhvillimit të sportit shkollorë”, ka thënë Begaj, duke premtuar vazhdimin e përkrahjes së komunës, në organizimin e këtyre garave.

Drejtori i arsimit, Avdi Morina, tha se “drejtoria që drejton, do të përkrahë këto aktivitete sportive, të cilat janë edhe edukative dhe i mbajnë të rinjtë larg dukurive negative”. Edhe drejtoresha e sportit, Blerta Krasniqi, tha se “ do ta kenë në dispozicion tërë infrastrukturën sportive në Malishevë, për organizimin e këtyre aktiviteteve”. “Në tri vitet e fundit, i kemi përkrahur këto aktivitete sportive, prej ku edhe kanë dalë talent në sportet e ndryshme, dhe jemi shumë të kënaqur me sukseset e treguara nga nxënësit dhe shkollat tona”, tha drejtoresha Krasniqi.

Se nga organizimi i këtyre garave, kanë dalë talent nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar edhe vet kryetari i kësaj federate, Adrian Telaku. “Malisheva gjithmonë i ka përkrahur këto gara, dhe rezultatet kanë qenë të mira, pasi kanë shumë talent, të cilët përfaqësojnë denjësisht klubet ku janë angazhuar”, tha Telaku.

Ndërsa, Fikret Shatri, ka sqaruar mënyrën e organizimit të këtyre garave, ku sipas tij, garat në nivelin komunal, duhet të përkrahen nga vet komunat, kurse ato në niveleve regjionale dhe nivelit shtetërorë, organizohen dhe mbulohen nga federata.

Nisma organizon tubim në Atmaxhë

0

Nisma në Prizren organizon nesër një tubim në fshatin Atmaxhë.

Tubimi mbahet në objektin e shkollës në ora 19;00 h.

Kryetari i Nismës Zafir Berisha tha se ky subjekt politik po fuqizohet në të gjitha fshatrat e Prizrenit./PrizrenPress.com/

LDK-ja në Prizren, nesër feston 27- vjetorin e saj

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, nesër feston 27- vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i Degës, Haxhi Avdyli , njofton se organizimi mbahet në ora 13: 00 në restorant “Oferta”.

Ai fton të gjithë anëtarët e LDK-së, që të marrin pjesë në këtë manifestim./PrizrenPress.com/

Kur kryetari i shtetit sulmon poetin!

0

Agim Vinca
Edhe pse nuk kam pasur ndonjë konsideratë të lartë për presidentin e Shqipërisë, zotin Bujar Nishani, nuk ma ka marrë mendja se mund të binte kaq poshtë, siç ra me sulmin e paprecedent që i bëri poetit Visar Zhiti!

Askund në botë (pos mbase në ndonjë vend të qelbur diktatorial në Amerikën Latine, në Azi a në Afrikë) nuk ndodh që kryetari i shtetit të polemizojë publikisht me një shtetas të tij, qoftë ky edhe njëfarë diplomati. Kjo është e paparë!Kryetari i shtetit është, siç dihet, edhe komandant i forcave të armatosura të vendit, prandaj nuk i ka hije të hyjë në luftë me një shtetas të tij, qoftë ky edhe “i ngarkuari me punë i një ambasade”.

Në shtetet dhe shoqëritë normale kjo gjë nuk ndodh, nuk ka shans të ndodhë, por edhe nëse bën vaki të ndodhë, si në këtë rast, nuk mund të kalojë pa reagime përkatëse nga opinioni publik dhe veçanërisht nga intelektualët.

Në reagimin e tij me shkrim, Bujar Nishani e akuzon Visar Zhitin se gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Burgun e Spaçit, në vitet 1982-1983, paskësh qenë “bashkëpunëtor i administratës në procese të ridënimit të të burgosurve në atë burg”, kurse akuzën e tij e bazon në mesazhin që paska marrë nga një ish-i përndjekur politik!

E çfarë dëshmie është kjo? Si ka mundësi që shefi i shtetit ta marrë si të mirëqenë deklaratën e një njeriu anonim, madje pa e verifikuar fare në mënyrë institucionale? A s’i shkon mendja se kjo mund të jetë një shpifje? Njerëz që shpifin për t’ua bërë qejfin presidentëve ka plot ndër shqiptarë, e nuk mungojnë as ata që këtë e bëjnë për ndonjë inat personal apo edhe për pikë të qejfit.

Gjatë takimit që paskësh pasur me Visar Zhitin rreth dy vjet më parë, zoti Nishani si të ishte farë mjeku a psikiatri me nam, paskësh konstatuar tek ai “paqëndrueshmëri psikike” (!), prandaj edhe nuk e paskësh akredituar, duke shtuar se edhe procedura paskësh qenë “e parregullt”, ndonëse propozimi ka ardhur prej aty prej nga duhet të vijë: nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ka edhe shumë arsye të tjera, morale, politike e shoqërore, që e bëjnë tejet problematik reagimin e zotit Nishani, por në fund po ndalemi edhe te një arsye thjesht njerëzore.

Si nuk ka pak ndjeshmëri njerëzore ky njeri, i cili duke qenë në krye të vendit do të duhej t’i bashkëndiente vuajtjet dhe pësimet e njerëzve e jo të sillet ndaj tyre me shpërfillje e brutalitet?! Nuk u mjaftua me faktin që nuk e akreditoi Visar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, por edhe e sulmon nga pozita që mban, edhe pas tragjedisë që pësuan ai dhe bashkëshortja e tij (humbja tragjike e djalit të vetëm në moshën 19-vjeçare), tragjedi kjo që u përjetua rëndë edhe nga miqtë e tyre të shumtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Maqedoni e gjetkë, kudo ku jetojnë shqiptarë që ende nuk janë zhveshur nga ndjenjat njerëzore!
Ne që e njohim Visar Zhitin si njeri dhe krijues, që e njohim mirë karakterin e tij tejet njerëzor, por edhe atdhetarizmin e tij të dëshmuar, pa harruar as krijimtarinë e tij të gjerë letrare e artistike, para së cilës Bujar Nishani dhe Bujarët e tjerë do të duhej ta ndienin veten si buburrecë, nuk na mëdyshin fare sulmet dhe akuzat që i bëhen atij, por nuk mund të mos e ndiejmë veten të fyer e të mos revoltohemi nga ky veprim i paparë i Kryetarit të shtetit shqiptar, që s’mund të quhet ndryshe pos një skandal politik dhe bankrot moral.

Njeriu që sillet kësisoj (dhe kjo nuk ndodh për herë të parë), nuk meriton të qëndrojë as edhe një ditë të vetme në postin në të cilin është, tek e ka vënë ai që e dirigjon si një marionetë dhe që po e mban peng plot një çerek shekulli Shqipërinë e shkretë, njeriu për të cilin dikur mbase edhe vetë miku im Visar Zhiti ka pasur iluzionin se është shpëtimtar i Shqipërisë: Sali Berisha.

De anima, mbi shpirtin…

0

Të flasësh mbi shpirtin sot të duket diçka sa anakronike e jashtëtokësore në këtë botë të mbërthyer nga luftrat, krimet, persekutimet, por aq dhe moderne dhe e nevojshme. Anakronike gjithashtu për ata që rendin pas pushtetit e parasë si një qëllim më vete dhe e nevojshme për ata që gjejnë prehje dhe entusiazëm jetësor veç tek shpirti.

Kam në duar librin «Sur l’âme» (Mbi shpirtin) të akademikut francez François Cheng, librin e mikut tim të Këshillit të Lartë të Frankofonisë me të cilin mblidheshim vite më parë në sallat e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në Paris për një politikë të re mbi gjuhën, komunikimin dhe shkëmbimet mes kulturave jo vetëm në botën frankofone por dhe jashtë saj. François Chang është nga ata njerëz të paqtë që mund t’i ngatërrosh lehtë me pinjollët e shenjtët, pasi ai flet shtruar, ngadalë, si një filozof i moçëm.

Dhe eksperiencën jetësore, dijen, talentin dhe moshën i ka të tilla për të gjykuar për shpirtin. Pas libri të tij «Mbi vdekjen» dhe «Mbi të bukurën», tashmë ky libër sikur plotëson këtë triptik dhe jep domethënien e gjithçkaje, sepse ky libër të bën të meditosh, sepse në lexim e sipër, ky traktat letrar i ngjizur me filozofinë të bën të mendosh për qenien.

Shtatë letra për të folur për shpirtin përbëjnë stukturën e këtij libri. Duke filluar me letrën e parë ai i shkruan një gruaje të pikëtakuar mbi tridhjetë e pesë vjet më parë dhe mbase ky është thjesht veçse një shkak për të nisur këtë ligjëratë mbi shpirtin. Ai shkruan: «Kur mora letrën tuaj u përgjigja menjëherë. Të rejat që lexova nga ju 35 vjet më vonë më emocionuan shumë dhe reagimi im ishte një klithmë e çastit. Letrën tuaj të dytë e kam para sysh dhe e kam mbajtur një kohë të gjatë me vete, dhe vetëm sot po tentoj të përgjigjem. Arësyen e kësaj vonese ju me siguri e keni imagjinuar, pasi letra juaj ka një kërkesë të veçantë. Ju më shkruani: «Më flisni për shpirtin…» Frazën tuaj «Vonë kam zbuluar një shpirt» më duket se ia kam thënë shumë herë vetes time.

Por unë e mbaja atë perbrenda, nga frika se mos dukesha qesharak.Pak a shumë, në disa nga tekstet e mia dhe poemat që kam shkruar, kisha guxuar ta përdorja këtë fjalë të harruar, për çka sigurisht, ju më ngacmuat ta kujtoja. Nën nxitjen tuaj, e kuptoj se ka ardhur koha të përballoj këtë sfidë…»

Dikujt mund t’i duket disi i çuditshëm ky emër: François Cheng. C’lidhje ka ky bashkim i emri latin, francez me një mbiemër kinez? Zao Wu Ki, piktori i madh kinez që jetoi një jetë në Paris dhe që vdiq në atelierin e tij njëqind metra larg shtëpisë time, mjeshtri i madh i ngjyrave dhe i pikturës abstrakte, nuk e kishte ndryshuar emrin e tij pasi zbarkoi në Francë. Përse François Cheng kishte bërë këtë zgjedhje? Në mbledhjet tona të Këshillit të Lartë të Frankofonisë nuk kisha guxuar t’i bëja një pyetje të tillë. Diskutimet tona ishin gjuha frënge, letërsia, Verbi, madje unë shumë pak dija nga historia familjare e tij, ku fëmijëria dhe rinia e tij ishin trazuar me bredhjet e tij boheme larg familjes. Vetëm librat e tij të fundit më bënë t’i rikthehem jetës së mikut franko-kinez, i cili 15 më parë ishte bërë anëtar i Akademisë Franceze dhe kishte marrë çmimin «Femina» në letërsi.

François Cheng është një njeri shtatvogël, 88 vjeçar, njeri i brishtë dhe me një mirësjellje proverbiale, por ai është një mendimtar i jashtëzakonshëm. «Eshtë koha për të folur për shpirtin dhe frymën», – thekson ai, – për «l’âme e l’esprit», pasi siç thotë ai «shpirti është ajo çka më lejon të prekem, të ndjej dhe të ruaj në kujtesë eksperiencën jetësore, ndërsa fryma është e arësyeshmja. Fryma është «Ying» ndërsa shprti është «Yin»…»

Në traditën e tij familjare dhe formimin e vet ai është një taoist. Në shtëpinë e tij nderohej Konfuci, një idhull i mënçurisë dhe mendimit kinez, por jeta e tij do të merrte një drejtim tjetër. Pikërisht gjatë kohës së luftës civile në Kinë më 1949, i ati që e solli të shikonte Europën e la të vizitonte Parisin dhe ata ranë dakort që ai të kthehej disa muaj më pas në Kinë. E megjithatë, ai nuk u kthye më në shtëpinë e tij. Sigurisht, takimi vendimtar në jetën e tij ishte ai me shenjtin François d’Asisse, apo Francesco d’Asissi, françeskani i shekullit XIII që i zbuloi një mendim të ri mbi njeriun dhe botën, mbi Krishterimin dhe filozofinë e shenjtëve.

«Atëherë isha një i ri i shqetësuar dhe i humbur. Me disa miq shkuam ne Itali, më shumë i tërhequrn ga dielli i Italisë dhe ndoshta nga një ide e vagët për të njohur një shenjt. Por duke dale nga stacioni i trenit, kur statuja e shenjtit françeskan mu shfaq atë çast me krahët e tij të hapura me xhestin e një mikpritjeje, e ndjava se ishte em undur që të jetoja në këte tokë të Europës e te mos kthehesha në Kinë. Pasi vizitova vendet ku kishte ecur dhe jetuar shenjti, kuptova se shenjtët janë atje për të na treguar udhën dhe se ç’mund të bëjë njeriu për të Mirën, ndërkohë që shumë kriminelë na dëshmojnë se sa të aftë janë për të keqen.

Vepra e tij “Kënga e krijesave” u hapi një udhë të madhe poetëve lirike duke filluar me Danten e shumë të tjerë më pas. I frymëzuar nga shenjti françeskan, Dante shkroi se “na ka lindur një diell». Në «Komedinë Hyjnore» ai mbaron me fjalët për «forcën e dashurisë që lëviz diellin dhe yjet e tjerë…»

Kështu, i frymëzuar nga ky pikëtakim historik, kur ai u bë francez, si emër zgjodhi emrin e shejtit “François”, pra François Cheng. Dhe ai nisi t’i këndojë dashurisë njerëzore ashtu si Dante, duke e ditur se dashuria njerëzore bën të lëvizë dielli e yjet, se dashuria njerëzore gjallon jetën dhe i jep asaj një kuptim. Përse vallë François Cheng i rikthehet shpirtit? Vallë pse në vitet e rinisë së tij përjetoi katastrofën njerëzore, masakrën e madhe të japonezëve në qytetin e tij, Nankin? Vallë pse ndjeu peshën e madhe të krimit dhe të së keqes absolute?

Sigurisht… ai vinte nga rrugët e masakrës dhe kërkonte të gjente dritën e së Mirës, për të shkruar më vonë për rëndësinë e De anima, si dhe rrjedh fjala indiane «aum», apo në frëngjisht «aimer», «të duash», sepse ndër gjërat e para që fliste Platoni dhe Aristoti ishin fjalët për «shpirtin e botës» e po kështu, po shpirti është në themel të judaizmit, sufizmit apo kristianizmit.

«Pavarësisht nga fatkeqësitë e shkaktuara nga ekzistenca e së keqes në të gjitha aspektet, ka ndodhur shfaqja e në dhuratë të madhe. Gjithë qielli i yllëzuar, gjithë toka që na ushqen, gjithë mrekullia e agut dhe e mbrëmjes, gjithë lavdia e pranverës dhe e vjeshtës, gjithë Fryma që i jep jetë universit nga zogjtë që emigrojnë, të gjitha këngët njerëzore ngritur në luginën e lotëve, pra e tërë kjo, këtu dhe tani, ku gjithë përjetësia bashkohet. Kjo këtu e tani nuk mund të rrezatojë dhe të bëjë që të lulëzohet dhe të krijohen frutat, të krijohet eho dhe rezonanca e si rrjedhojë të mbartë gjithë kuptimin nëse nuk jetohet nga një shpirt. Kështu, një eksperiencë e jashtëzakonshme e jetës mbartet aty, në atë ansambël shpirtrash që nuk janë aspak entitete të vagta, neutrale e boshe nga përmbajtja.

Përkundrazi, duke absorbuar në vetvete gjeninë e trupit njerëzor dhe të Frymës, duke përballaur kushtet tragjike të ekzistencës tokësore, ato janë bërë entitete të mishëruara mrekullueshëm dhe të gëzueshme. E megjithatë ato janë kandidate për një jetë tjetër…». E megjithatë, Cheng shton se vetë jeta, praktika jetësore duket se është mbi të gjitha filozofitë. Pra jeta e jetuar me shpirt.

Ja pse ai është aq pasionant pas Gëtes, Proust-it, Victor Hugo, pas të bukurës në përgjithësi. Ky libër na vjen pas librit të tij mbi të bukurën ku e bukura është padyshim pjesë e shpirtit. «E bukura, – thotë Cheng, – i lejon njeriut që të ruajë dinjitetin, bujarinë, fisnikërinë e shpirtit. Këto cilësi na lejojnë të kapërcejmë vuajtjet gjatë jetës dhe të arrijmë harmoninë.

E bukura na bën të jemi dikush tjetër, sepse ajo na nxjerr nga e zakonshmja dhe t’i shohim gjërat sikur po i shohim për herë të parë. Duke dalë në rrugë, ju shikoni një pemë plot me lule, në shpërthim, si të shikoni universin në agun e botës. Ashtu si poeti Prevert, i cili në një poemë tregon se si shikon nga larg në autobus figurën e gruas së tij pa e njohur fillimthi, sikur ta shihte për herë të parë. Dhe ai pa të bukurën. Vetëm e bukura është e aftë të na japë këtë habi, këtë mrekullim të herës së parë…»

Shkruajmë për shpirtin, të bukurën, nevojën e fisnikërimit të njeriut, dhe duke kthyer kokën nga realiteti i sotëm shqiptar, e ndjen menjëherë shijen e baltës, e baltosjes së njëri-tjetrit, ku fjala kriminel, shpifës, mashtrues, i korruptuar, vrasës, mosmirënjohës për njeri-tjetrin përdoret pa pushim gjatë 24 orëve, madje dhe në ëndërr çka është shkalla superiore e një përjetimi, dhe ku qytetari i mjerë e ndjen veten aq të largët nga llumi që i përplaset fytyrës.

A mund ta fisnikërojmë shqiptarin e sotëm? Ja një pyetje e madhe, për të cilën dhe një libër i thjeshtë i Cheng, apo një Platon, Aristot (traktati i tij «Mbi shpirtin»), Sokrat e të tjerë, na ndihmojnë për ta parë shoqërinë ndryshe…

24 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Informacionet e fundit që vijnë nga Italia për dëmtimin e Ajetit

0

Arlind Ajeti dje në fushë “Renzo Barberas” pësoi një dëmtim, duke lënë në mes seancën stërvitore duke shqetësuar kuqezinjtë.

Gjithsesi nga informacionet e fundit nga Italia duket se nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar në lidhje me këtë dëmtim. Ajeti do të jetë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Italisë.

Stafi mjekësor ka qetësuar De Biazin, teksa dëmtimi i mbrojtësit ka qenë tepër i lehtë dhe se stërvitja u la në mes për të mos rrezikuar që lojtari të lëndohej akoma më tepër.

Arlind Ajeti do të formojë treshen e qendrës në mbrojtje së bashku me Kukelin dhe Veselin, ndërsa Hysaj dhe Agolli do të mbulojnë krahët në prapavijë.

Ditë e madhe për shqiptarët

0

Kosova dhe Shqipëria sot do të luajnë ndeshjet e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës ndaj Islandës përkatësisht Italisë

Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e pestë në kualifikimet për Kupën e Botës, kur në Shkodër do të pres vikingët e Islandës.
Futbollistët tanë do të synojnë tre pikët e para në këto kualifikime, pas një barazimi dhe tre humbjeve.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki për këtë ndeshje do të ketë mundësi më shumë, kur dihet se Kosovës i janë bashkuar edhe Besart Berisha, Dnis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.

Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë punë shumë më të vështirë, pasi në Palermo do të luaj ndaj katër herë kampionit të botës, Italisë.

Gianni de Biassi për këtë ndeshje ka shumë mungesa, pasi nuk luajnë portieri Etrit Berisha për shkak të suspendimit dhe Mërgim Mavraj dhe Berat Gjimshiti të lënduar.

Edhe kjo ndeshje zhvilloet nga ora 20:45. /Express/

E turpshme! Gjesti i Messit kundër gjyqtarit po bën xhiron e botës (Video)

0

Lionel Messi ishte heroi i Argjentinës pasi ai shënoi golin e vetëm në përballjen kundër Kilit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në fund të ndeshjes “ylli” i Barcelonës takon normalisht dy gjyqtarët, ndërsa njërit prej tyre nuk i jep as dorën që ta përshëndesë, por ndër dhëmbë artikulon një fjalë që ende nuk është zbuluar, transmeton SYRI.net.

Por sipas medieve të huaja, Messi shumë lehtë mund të marr një dënim të rëndë nga FIFA pasi pamjet më poshtë flasin qartë.

Këtë moment mund ta gjeni në minutën 00:40.

https://youtu.be/tC5qHOgmJK4

Koalicioni Nisma dhe AAK, i pazyrtarizuar për zgjedhjet lokale

0

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Enver Hoti, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është duke funksionuar shumë mirë.
Por Hoti ka thënë se ende nuk dihet nëse koalicioni i tillë do të jetë funksional edhe në komunat e Kosovës, në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Sipas tij, secila komunë i ka specifikat e veta. Ai shtoi se koalicioni në komunën e Drenasit mes Nismës dhe AAK ka shkuar shumë mirë.

Serbia sfidon sërish rendin kushtetues të Kosovës

0

Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, duket se po dështon edhe një herë duke mos arritur që ta ushtrojë të drejtën kushtetuese për mbrojtën e sovranitetit dhe integritetit të brendshëm, ngase edhe në këtë vit Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta në territorin tonë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do mbahen më 2 prill, duke përfshirë në këtë proces edhe lokalitetet e banuara me qytetarë serbë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar fillimisht aktivitetet politike në Kosovë të kandidatëve për këto zgjedhje, dhe ato tani do të mbahen pa asnjë pengesë edhe në ditën e caktuar, përfaqësues të partive politike, si nga pozita edhe nga opozita, e shohin këtë heshtje të Qeverisë si një dështim dhe nënshtrim tepër serioz që përcillet madje edhe me shkelje kushtetuese dhe cenim të sovranitetit të shtetit.

Deputeti Adem Salihaj nga LDK-ja thotë se në emër të një tolerance të tepruar politike dhe institucionale ndaj komunitetit serb në Kosovë, shteti po bën devijime dhe shkelje kushtetuese. “Kosova po mundohet të duket tolerante ndaj serbëve,duke i lejuar ata të mbajnë zgjedhje sikur të ishte këtu Serbi, duke cenuar kështu sovranitetin e saj, me shpresë se do t’u hyjë në qejf ndërkombëtarëve dhe ata do ta lavdërojnë Kosovën. Këto veprime të Kosovës janë shumë të dëmshme, nuk do t’i sjellin asgjë të mirë dhe vetëm se do ta inkurajojnë Serbinë që të përzihet edhe më shumë në punët e brendshme të saj”, është shprehur Salihaj.

Cenimi kushtetues për faj të Qeverisë

Edhe deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë se lejimi në heshtje i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve tregon më së miri se me sa papërgjegjësi sillen partnerët e koalicionit. “Është e papranueshme dhe nuk ka kurrfarë logjike që në një shtet të pavarur dhe sovran të zhvillohen aktivitete zgjedhore të një shteti tjetër dhe njëkohësisht të organizohen e zhvillohen, të mbahen zgjedhje të po atij shteti, sepse ne konsiderojnë që Kosova është shtet unik”, tha ajo. Sipas saj, nëse lejohet kjo praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, atëherë le të lejohet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanoc.

“Lejimi i këtyre zgjedhjeve është lejim i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në shtetin tonë dhe cenim i Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit”, tha deputetja Kadrijaj nga AAK-ja. Gjykime të ashpra kundër Ekzekutivit, që lejon këtë ndërhyrje nga shteti serb brenda Republikës së Kosovës, kanë adresuar edhe ekspertët e së drejtës dhe analistët politikë.” Po të ishte një Qeveri efikase dhe efiçiente, çfarë mjerisht nuk është Qeveria e vendit tonë, do të përfillte rendin juridik të shtetit me përkushtim dhe si e tillë ,ndër të tjera, nuk do të lejonte mbajtje të zgjedhjeve të shtetit tjetër, në këtë rast serb përbrenda shtetit tonë! Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhje është cenim i rëndë i Kushtetutës së shtetit të Kosovës”. tha prof. Riza Smaka./kosova sot/