24.9 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Home Blog Page 5751

Arrestohen dy persona në Prizren për vjedhje të rëndë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy të dyshuar për vjedhje të rëndë më 14.10.2016.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve policore raportohet se më 18.11.2016 15:00 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Vjedhje”, njofton PK-ja, përcjell PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit në prani të avokatit kanë pranuar veprën dhe në konsultim me prokurorin, të njëjtit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Limaj: U hetova 4 herë për vrasjen e Ramiz Hoxhës

0

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi pjesën e dytë të emisionit për krimet e luftës në Bellanicë të Malishevës. Emisioni solli fakte të reja për personat që morën peng Ramiz Hoxhën, detaje të cilat nuk janë përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Deputeti Fatmir Limaj, ish komandant i brigadës 121 që përfshinte këtë rajon, tash ka një aktakuzë për këtë rast. Ai ka treguar se disa herë hetimet për të ishin nisur dhe ishin mbyllur për mungesë të fakteve.

“Nja katër herë UNMIK-u e ka hetuar dhe në mungesë të provave e ka mbyllë rastin. Edhe EULEX-i njëjtë, në Hagë jam pyetë për këtë çështje, sepse UNMIK-u pastaj këtë lëndë komplet e ka pru në Hagë edhe ata e kanë mbyllë në mungesë të provave. Por këta nuk po e kuptojnë një gjë, se rasti nuk mbyllet kurrë për pa u zbulu njerëzit të cilët e kanë bërë atë veprim”, tha Limaj për “Drejtësia në Kosovë”. /Kallxo.com/

Fatmir Limaj rrëfen rolin e Shtabit të UÇK-së dhe komunikatat e shtabit

0

Ish komandanti i Brigadës 121 të Zonës Operative të Pshtrikut të UÇK-së, Fatmir Limaj, gjatë intervistës për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka folur për Shtabin e Sërgjithshëm të UÇK-së dhe detyrat e shtabit.

Emisioni i sontëm solli fakte të reja për personat që morën peng Ramiz Hoxhën, detaje të cilat nuk janë përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Shtabi i Përgjithshëm ka qenë Hashimi (Thaçi), Kadria (Veseli), Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Sokol Bashota dhe ata bile janë njohur si përfaqësues të shtabit”, theksoi Limaj.

Ai tha se kur ka dalë komunikata e shtabit e cila i mori përsipër vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit nga rrethina e Malishevës “ne kemi heshtur”.

“Këtu është ajo, kur ka dalë komunikata ne kemi heshtë dhe më nuk kemi folë për atë komunikatë, nuk kemi folë për këtë rast. Në të kaluarën kur komunikatat e U?K-së kanë marrë përgjegjësi për një rast nuk është diskutuar më për atë rast nga të tjerët, e ka marrë organi ma i lartë”, theksoi Limaj.

Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka për obligim ta sqarojë këtë komunikatë.

“Duke e parë këtë, ne kemi mendu që kjo është marrë nga organi ma i lartë i shtabit të përgjithshëm me vetë faktin seqashtu kaqenë komunikata. E tash a ka qenë e shtabit të përgjithshëm a nuk ka qenë, duhet të pyeten anëtarët e shtabit të përgjithshëm”, tha Limaj. /Kallxo.com/

Jakup Kastrati rrëfen burgosjen nga UÇK-ja

0

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” për vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica e Malishevës në tetor të vitit 1998, versionin e tij e ka thënë edhe njëri nga të ndaluarit e UÇK-së në atë kohë Jakup Kastrati i cili ka rrëfyer për burgosjen dhe lirimin e tij nga burgu.

“Në komunikatë i kemi tri shpifje, tri gënjeshtra të tyre, gjoja se kemi propaganduar për dorëzimin e armëve, gjoja se në bashkëpunim me Agim Krasniqin, anëtar i kryesisë së LDK-së në bashkëpunim e kemi formuar Policinë Speciale dhe gjoja se kemi qenë në lidhje me kolaboracionistë, të cilët ditë më parë u ekzekutuan nga UÇK-ja”, theksoi Kastrati për “Drejtësia në Kosovë”.

Kastrati, i cili ka qenë drejtues lokal i LDK-së në Malishevë, ka shtuar së nuk di detajet për të ekzekutimin e Ramiz hoxhës dhe Selman Binishit vetëm tha se ka dëgjuar fjalë të mira për ta.

“Vallahin kurrgjë përveç që kemi dëgju fjalë të mira”, theksoi Kastrati.

Në detaje të tjera DNK sjell rrëfimin e Jakup Kastratit dhe burgosjen e tij nga UÇK.

Prova të reja për vrasjen e Bellanicës në vitin 1998

0

Hajriz Hoxha nga Bellanica, në emisionin Drejtësia në Kosovë përmendi një nofkë të cilën deri më tani në asnjë rast nuk e kishte përmendur e cila deri më tani nuk është trajtuar as nga prokuroria.

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar të dhëna për nofkën e njërit prej pjesëmarrësve të mundshëm në krimin në Bellanicë. Dëshmitari i rastit Hajriz Hoxha, vëllai i viktimës Ramizit, ka përmendur se ka dëgjuar nofkën e njërit prej njerëzve të maskuar.

“Më doket kanë qenë do djem, njani ka qenë fort i shkurtë. Njani erdh prej atje, tu ardhë knej ky tjetri i bërtiti, ‘ftyrë’ dil në vend tondin. Veç kaq, ma tutje s’i njoh kush janë kon”, tha Hajriz Hoxha

Hajriz Hoxha në emisionin Drejtësia në Kosovë përmendi një nofkë të cilën deri më tani në asnjë rast nuk e kishte përmendur e cila deri më tani nuk është trajtuar as nga prokuroria.

Këtë rrëfim të Hajrizit nuk e ka nxjerrë askush deri më tani, as prokurorët e EULEX-it as ata të UNMIK-ut e as prokurorët e Kosovës pavarësisht se plaku është intervistuar disa herë deri më tani.

Nuk ka të dhëna se sa persona e kanë mbajtur këtë nofkë në UÇK e as të dhëna se sa njerëz mund të jenë thirrur me këtë emër në mes vetes. Ajo çfarë ka siguruar DnK është se gjatë gjykimit në rastin Kleçka është përmendur se nofka “Ftyra” i ka takuar njërit prej pjesëtarëve të UÇK-së me inicialet N.Sh.

Ekipi i emisionit e kishte takuar këtë person por ai përpos se nuk pranoi të flasë para kamerës, mohoi të ketë lidhje me këtë rast duke thënë se çdokush ka mundur të përdorë nofka të tilla gjatë luftës.

”Unë kam vendosur mos të deklarohem rreth këtë rast’, tha ai.

Dekriminalizimi i politikës, vështirë i realizueshëm

0

Ideja e presidentit, Hashim Thaçi, për ta formuar një kod për dekriminalizimin e politikës në Kosovë shihet si e pamundur për t’u realizuar, sado që cilësohet si pozitive. Derisa deputetë nga PDK-ja vlerësojnë se një hap i tillë është i qëlluar, ata të LDK-së konsiderojnë se kjo iniciativë nuk paraqet zgjidhjen e plotë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se presidenti Thaçi fillimisht duhet ta dekriminalizojë veten dhe ish-partinë e tij e më pas skenën tjetër politike. Sipas tyre, dekriminalizimi duhet të ndodhë pas zgjedhjeve të reja dhe vetëm pasi në Kosovës të formohet një qeverisje e re.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i të parit të shtetit nuk është i konkretizuar. Kjo pasi, sipas tyre, krimet e rënda nuk mund të barazohen me ato më të lehta. E sipas analistëve politikë, propozimi në fjalë është ideal po që se mund të realizohet. /Zeri/

Nxënësit në Suharekë, presin e palojnë drutë e shkollës (Video)

0

Janë gjithsej 120 metra dru. Me to do të ngrohen nxënësit e stafi i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë. Por, kësaj pune u desh që t’ia bëjnë hyzmetin vetë nxënësit.

Sipas një videoje amatore, gjatë orës se Edukatës Fizike ata u morën me prerjen dhe palimin e druve, ani pse përmasat e tyre duken të mos jenë fort të vogla.

Megjithatë, sipas drejtorit, rreth 30 nxënës e kërkuan vetë një gjë të tillë, ndërsa mohon ta ketë obliguar dikë për këtë punë.

Të të njëjtit mendim janë edhe në komunën e Suharekës, që pohuan fjalët e drejtorit.

Meqë punën me drutë e kryen nxënësit e paradites, atyre të pasdites u ngeli të luajnë gjatë orës së Edukatës Fizike.

Kjo nuk është hera e pare që televizioni ka raportuar për angazhim të fëmijëve në punët që u takojnë punëtorëve teknikë. Një rast i ngjashëm, me filloristët, kishte ndodhur tek shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren. /Klan Kosova/

Fatmir Limaj: Kërkesës së opozitës për zgjedhje i është bashkuar edhe pozita

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se kërkesës së opozitës për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme i është bashkuar edhe pozita. Sipas tij, zërat për të shkuar në zgjedhje brenda koalicionet janë shtuar.

“Opozita moti ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak të krizës politike, por tash edhe koalicioni e ka parë që duhet të shkohet në zgjedhje, prandaj edhe brenda tyre kemi shumë zëra që dëshirojnë zgjedhje”, tha Limaj për RTV Besa, shkruan PrizrenPress.

Limaj tha se AAK-Nisma, do të jetë i hapur për të gjitha subjektet politike,që dëshirojnë të ndryshojnë gjendjen në vend.

“Synim i yni është që së pari t’i fitojmë zgjedhjet”, tha ai./PrizrenPress.com/

Yll Limani: “Shiu” kënga më e bukur që kam realizuar deri më tani

0

Sivjet edicioni i 55-të, i Festivalit të Këngës në RTSH, duket që ka sjellë një laramani të këngëtarëve. Këtë edicion pjesë e këtij festivali të madh do të jetë edhe këngëtari nga Kosova Yll Limani. Ylli, në RTSH, do të jetë në garë me këngën “Shiu”, një baladë që siç e tha edhe ai në një rrëfim për KultPlus, është sa e dhimbshme aq edhe e fuqishme.

“Këtë vit vendosa të jem pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, sepse kënga me të cilën do të marrë pjesë mendoj se i përshtatet shumë asaj skene dhe besoj që i përmbush të gjitha kriteret e një këngë dinjitoze, e cila më përfaqëson më së miri”, tha fillimisht Yll Limani, i cili vazhdoi tutje të tregoj për bashkëpunëtorët e tij në këtë këngë.

“Bashkëpunëtore e kësaj kënge është Iliriana Blakaj, një mikeshe e imja shumë e talentuar, që shkriu shpirtin e saj në realizimin e kësaj kënge. Ndërsa, shpresoj dhe kam besim që kënga do të pëlqehet nga njerëzit që më përkrahin tash e sa kohë, por edhe nga një publik tjetër, një publik më serioz, që e ndjej se do gjejë vetën në këtë këngë. Dua që kënga të ketë sukses, qoftë në festival, qoftë jashtë festivalit”, theksoi Ylli.

“Shiu”, është një baladë sa e dhimbshme, aq edhe e fuqishme. Teksti i këngës rrëfen historinë e një çifti, i cili i jep fund historisë së tyre të dashurisë, që nisi me diell, por që përfundoi me shi. “Në momentin që vendosa të marrë pjesë në festival, qëllimi final ishte Eurovisioni. Nëse ndodh që unë të fitoj festivalin dhe të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision, do ishte nder por edhe përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh këngëtari i cili tha se kjo është kënga më e bukur që e ka realizuar deri më tani, dhe ai është i bindur që kënga do të ketë sukses, sido që të shkojnë gjërat.

Ai krejt për fund, për KultPlus, tha se pjesëmarrjen në festival e sheh si një shansë për të marrë pjesë në Eurovision, por sipas tij, jo si një gjyqtar final se a është kënga e mirë apo jo. “Thjesht, dua që performanca të rrezatojë besimin që unë e kam në këtë këngë, dhe që kënga të arrije të emocionojë publikun, njësoj si me rrëqeth mua”, përfundoj Yll Limani./KultPlus.com

Armë në Skorobisht

0

Në fshatin Skorobisht janë sekuestruar armë dhe municion nga policia.

“Në orët e hershme të ditës së premte, policia e Prizrenit ka kontrolluar në shtatë vende në fshatin Skorobisht, me ç’ rast në tri të tilla ka zbuluar dhe sekuestruar lloje të ndryshme të armëve dhe municion të ndryshëm”, njoftoi rreshteri i policisë, Vesel Gashi.

Ai tha se janë shtatë armë të ndryshme të konfiskuara, 176 copë municion të kalibrave të ndryshëm.

“Ky aksion i policisë është realizuar fal informacioneve dhe bashkëpunimit me qytetarë”.
“Gjatë aksionit janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje”./PrizrenPress.com/