24.5 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 5752

Hoxha: Të gjitha provat tregojnë se Astriti është vetëvrarë

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se të gjitha provat tregojnë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

“Ekspert të forenzikës, dhe ekspert vendor kanë filluar ekzaminimin nga vendi i ngjarjes, pas këtyre ekzaminimeve është mbyllur dhoma dhe ka filluar një ekzaminim tjetër. Nuk ka ndërhyrje në videoincizimet. 17 persona janë marrë në pyetje dhe janë sekuestraur të gjitha dëshmitë dhe së shpejti do t’i marrin edhe përfaqësuesit e familjes Dehari. Deri tani nuk është hasur asnjë dëshmi për përleshje ndërmjet të paraburgosurve dhe oficerëve. Në dhomën A3 nuk ka pasur asnjë lëvizje nga jashtë në intervalin kohor nga ora 14-15. Në pjesën e jashtme çdo herë është një kujdestar, i cili është larg dhomës 10 metra. Kështu që kjo eliminon çdo mundësi që të ketë ndërhyrje nga pjesa e jashtme e dhomës, nuk është gjet asnjë provë që mund ta ketë shkaktuar vdekjen e tij nga jashtë. Të gjitha provat thonë se ky rast ishte vetëvrasje”, ka thënë Hoxha.

Sylë Hoxha del në konferencë për media për rastin Dehari

Pas disa minutash një konferencë për media për rastin e Astrit Deharit do të mbajë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Konferenca është thirrur për në orën 16 e 30 në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Begaj: Ndodh për herë të parë që kemi një mesimdhënëse të mbuluar në Malishevë

0

Në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, disa prindër kanë kërkuar përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës, Fatmire Bujupit për shkak se kjo e fundit bartë shami.

Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta pasi që prindërit nuk kanë asnjë ankesë në lidhje me anën profesionale të arsimtares por vetëm me mbulesën.

Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve.

“Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla”, ka thënë Begaj për lajmi.net.

Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje.

“Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht”, ka theksuar Begaj./Lajmi.net

Prokuroria e Prizrenit ka pranuar raportin e autopsisë për Astrit Deharin

0

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari.

Menjëherë pas pranimit të këtij raporti, thuhet në një njoftim, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të vijnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë.

“Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari ndërkohë do ta informoj opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

Begaj nderohet me mirënjohje për çështjen kombëtare

0

Në prag të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, organizata Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës (RKSHK) “Enver Hadri”, me seli në Bruksel, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Komunës së Malishevës, për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare.

Mirënjohjen zyrtarisht, të premten ia ka dhënë kryetari i kësaj organizate Riza Kadriaj-Budakova dhe anëtari i RKSHK-së, i cili punon në territorin e Kosovës, Musli Kabashi.

Kryetari Begaj i ka falënderuar për këtë nderim që i bëhet, ndërsa i ka dhënë mbështetje RKSHK-së për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare.

Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë

0

Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia me një mjet të fortë. Kështu tha avokati i familjes Dehari Tomë Gashi pasi që ka marrë raportin e Mjekësisë Ligjore.

“Në raport thuhet se Astriti ka vdekur nga asfiksia i shkaktuar nga një mjet i fortë. Ne do ta studiojmë këtë raport dhe do të dalim me një komunikatë”, tha Gashi.

Avokati i Deharëve ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me atë që Prokuroria nuk ka lejuar që provat dhe fotografitë nga qelia ku ishte Astrit Dehari t’i ketë në dispozicion.

I pyetur nëse në raport të autopsisë ceket edhe se kush e ka shkaktuar asfiksinë Gashi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore jep vetëm shkakun e vdekjes ndërsa me provat tjera do të merret Prokuroria.

Gashi edhe njëherë ka kërkuar nga prokurori i çështjes që të gjithë materialin që posedojnë ta kenë edhe ekspertët e angazhuar nga familja e Astrit Deharit.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit.

Ai dyshohej për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht. /Telegrafi/

Gashi flet për raportin e autopsisë së Astrit Deharit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, pas pranimit të raportit të autopsisë nga Prokuroria e Shtetit ka thënë se në raport thuhet vetëm se Astrit Dehari ka vdekur nga frymënxënja nga një mjet i fortë.

Ai ka shtuar se nuk kanë arritur që akoma ta studiojnë raportin, njofton Klan Kosova.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana akoma të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 05 nëntor.

Gashi: Prokurori Biraj nuk po lejon që provat t’i shohin ekspertët që ka angazhuar familja Dehari

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të vdekur të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Astrit Dehari, ka thënë se si avokat i familjes ka bërë disa kërkesa në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha që në këtë hetim të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur.

Gashi komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media nga VV-ja.

Ai tha se eksperti nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj – shqiptar që jeton prej vitesh në Londër, e kanë përcjellë obduksionin e trupit të Astrit.

Por, ajo që ka kërkuar avokat Gashi, e që deri më tani nuk ka ndodhur, është që ekspertët e pavarur t’i kenë të gjitha provat, të cilat sipas tij, i kanë ekspertët e mjekësisë ligjore.

“Kundërshtimi për t’i dhënë provat vjen nga prokurori i rastit, Metush Biraj. Unë kam bërë kërkesë që të na sigurohen kopjet e fotografive kolor dhe të na sigurohet një kopje e cd-ve. Prokurori Biraj ka thënë se këto prova nuk mund të na jap, dhe se këta prova as ai vet nuk i posedon. Ai duhet të na mundësoi që t’i marrim ato. Lejimi i ekspertëve të pavarur, që kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit është lejuar sa për sy e faqe, sepse nuk ju është mundësuar të kenë të gjitha provat që i kanë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Kjo është arsyeja se pse ende nuk mund të angazhojmë ekspertë të pavarur të të gjitha lëmive, sepse na pamundësohet marrja e materialeve”, ka shtuar Gashi.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka theksuar se prokurori i rastit të ish–aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, është i dyshuar për konflikt të interesit.

Ajo në konferencë të organizuar për media nga VV-ja, ka theksuar se prokurori Metush Biraj, është duke u hetuar edhe nga Agjencioni Kundër Korrupsionit për veprën e konfliktit të interesit.

“Ky prokuror nuk ka kredibilitet as moral dhe as profesional. Ky prokuror i shërben Sylë Hoxhës (kryeprokurori të Prizrenit) dhe jo drejtësisë. Ky njeri nuk mund të sjellë drejtësi, dhe për këtë ne kërkojmë një hetim të pavarur”, ka shtuar Haxhiu. /Telegrafi/

Metush Biraj : Sot pritet të dalin rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit

0

Prokurori Metush Biraj ka thënë për Gazetën Express se sot pritet të dalin rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit

“Rezultatet e autopsisë presim me i marrë sot gjatë ditës”, ka thënë Prokurori Metush Biraj për Express.

Ndërsa, sa i përket akuzave të avokatit Tomë Gashi se nuk po i mundësohet qasje ekspertëve, Biraj tha se “dihet publikisht që ekspertet e propozuar nga familja Dehari kanë marrë pjesë që nga fillimi i procesit të autopsisë, siç edhe është kërkuar”.

Policia në Prizren gjen kanabis në saksi të luleve

0

Policia e Kosovës të enjten pasdite ka arrestuar në Prizren dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë, në një vazo u janë gjetur të mbjella katër bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit

0

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, u ka bërë thirrje palëve t’i ulin tensionet në mënyrë që t’u lejohet organeve të hetuesisë ta zbardhin të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai ka thënë se në qoftë se nuk ndriçohet rasti nga kjo ekspertizë, atëherë duhet të bëhet një ekspertizë tjetër.

Shala ka thënë për “Epoka e re” se shteti ka përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit meqë, sipas tij, është bërë një lëshim i madh kur Astriti është lënë i vetëm në dhomë, përderisa të tjerët kanë dalë në shëtitje.

Sipas Shalës, është dashur të mos lejohet një gjë e tillë apo të ketë një mbikëqyrje në mënyrë që të evitohet çdo situatë e cila mund ta rrezikojë jetën e tij.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pas vdekjes së Deharit, zyrtarët e burgut, rojtarët në atë pavijon, mbikëqyrësi dhe drejtori i burgut, është dashur të japin dorëheqje.

Hapja e dosjeve “djeg” plot fytyra publike

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe pas lirimit nga tutela e UNMIK-ut, tani në prag të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, nuk po arrin të mobilizohet si spektër gjithëpërfshirës i përfaqësimit politik, që me një konsensus të gjerë të hapë debatin për çështjen e spiunëve të UDB-së, për aprovimin e Ligjit të lustracionit dhe lirimin e të gjitha institucioneve të shtetit nga mbeturinat e kaluara të atij regjimi. Mosgatishmëria e subjekteve politike deri tani më e paarsyetuar pse nuk niset një debat i tillë lë të pa përgjigje pyetjen që mund të shtrohet se deri kur do të vazhdojmë të kemi në institucionet e shtetit, në të gjitha nivelet, njerëz të UDB-së, të cilët mbahen në mend për një të kaluar shumë të dëmshme të veprimin në shërbim të regjimit serbosllav. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, këtë mosgatishmëri të Kuvendit për ta bërë temë debati çështjen e spiunëve të UDB-së dhe hapjen e dosjeve e sheh tek e gjithë klasa politike e Kosovës, që sipas tij nuk është e interesuar që të diskutohet dhe të iniciohet hapja e dosjeve, pikërisht nga fakti që akoma mund të ketë individë të tillë që nuk e kanë një të kaluar të pastër, madje duke marrë parasysh se mund të kenë qenë edhe bashkëpunëtorë të dikurshëm, e që të tillë janë edhe sot, pavarësisht se janë aktivë në politikë dhe në punën e institucioneve.

Serbia shantazhon bashkëpunëtorët në Kosovë

Salihaj thotë se edhe po u mor kurajë nga politika dhe të hapet një debat i tillë është e pabesueshme që pala serbe do të bindet për t’i dorëzuar shtetit të Kosovës dosjet besnike të njerëzve të UDB-së dhe faktet për të bërat e tyre. “Unë e kam thënë edhe në raste të tjera dhe prapë qëndroj në atë bindjen time, që do të thotë se nuk besoj aspak që edheUDB-ja serbe do pajtohet që t’ia dorë- zojë Kosovës këto dosje, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që do t’i diskreditonte bashkëpunëtorët e saj, por përtej këtij veprimi shteti serb dhe UDB-ja do t’i dëmtonte edhe interesat e saj në Kosovë”, theksoi ai.”Tani është shumë e ditur që Serbia përmes këtyre dosjeve akoma i shantazhon ish-spiunët e saj në Kosovë, i mban aktiv dhe i realizon akoma disa interesa të saj. Sikur të hapej debati në Kuvend dhe të ishte e sigurt edhe mundësia e realizimit të qëllimit për hapjen e dosjeve të UDB-së, do të ishte veprim tepër i mirë për Kosovën, sepse kjo do ta pastronte politikën kosovare nga fundërrinat që kanë qenë, e me siguri janë edhe sot, bashkëpunëtorë të Serbisë dhe që vazhdojnë t’i shesin interesat e mëdha kombëtare të Kosovës për interesin e Serbisë. Por, nuk e di sa është kjo sot e realizueshme, duke marrë parasysh se kjo dosje ndoshta i ka marrë me vete Serbia. Por, edhe nëse si ka marrë, atëherë i kanë marrë komandantët e ndryshëm, për ta fshehur faktin se kanë qenë spiunë të Serbisë. Gjetja e këtij “thesari” do t’i demaskonte shumë fytyra publike, të cilat rrahin gjoks për luftë e për patriotizëm, e në fakt janë vetëm tradhtarë të kombit, të cilët për çdo ditë ia shesin interesat e Kosovës Serbisë”, theksoi më tutje ai.

Disa figura politike, me të kaluar të dyshimtë

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha për “Kosova Sot” se derisa nuk ndërrohet në substancë kjo klasë politike qeverisëse, nuk është aspak e pritshme që të diskutohet në Kuvend as që të merret seriozisht çështja e spiunëve të UDB-së dhe zbardhja e dosjeve të tyre – lustracioni. “Ky proces deri më tani është neglizhuar dhe prolonguar pikërisht nga fakti se shumë nga figurat të cilat janë në politikë, por edhe në pushtet, e kanë të kaluarën e tyre të dyshimtë, prandaj dhe është bllokuar çështja e lustracionit. Tani me këtë nomenklaturë politike është e vështirë që të hapet një debat dhe të bëhet një gjë e tillë, për shkak se që në fillim të pavarësimit të vendit kjo ka mundur të bëhet, por tani gjendja është komplikuar akoma më shumë, prandaj nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, megjithatë Kosova ka shumë nevojë që ta kryejë edhe këtë proces”, theksoi Isufi. Ish-ministri i mandatit të dytë në Qeverinë e Kosovës së pasluftës, ishdeputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Shatri, thotë se debati për ish-spiunët e UDB-së dhe lustracioni mbeten një proces i bllokuar nga shumica e subjekteve ekzistuese politike, pasi që pothuajse të gjitha këto subjekte në radhët e tyre kanë të integruar individë të tillë dhe tani janë pajtuar që të bashkëjetojnë me ta, qoftë edhe duke u dhënë privilegje të larta në institucionet e shtetit.

Rexhaj-Mujës: Tregoni emrat e përfituesve të banesave !

0

Kuvendari i VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj ka komentuar “amanetin” e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Ai thotë se Muja asnjëherë nuk ka treguar se kush ka përfituar banesa në Prizren.

“Ramadan Muja paska menduar për amanetet që do t’ia lë pasardhësit të tij, për ndërtimin e 30 banesave për çdo vit. Në këtë mënyrë po na del si një soj social-demokrati”,shkruan Rexhaj në Faceook.

“Ai kurrë nuk na ka raportuar në vendin ku duhet, institucionin adekuat se kush janë përfitues të banesave për 92 banesa për familjet e dëshmorëve, invalidë të luftës dhe familjet skamnore. Kurrë, asnjë emër e mbiemër”.

“Në këtë Prizren, të cilët kanë bërë dëshmorë të paqenë për efekte elektorale, e mos të flasim për veteranë të cilët i kanë shumëzuar konstant numrit të votave, të cilët i shohin në llupën e votës, sesa si vlerë ndaj së cilës do të ndienim respekt si shoqëri e tërë!”/PrizrenPress.com/