29.3 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 5753

20 shprehje të thella nga Carl Jungu

0

Carl Gustav Jung ishte një psikolog dhe filozof. Ai ishte një impuls për të zgjeruar ndërgjegjen e njeriut, në pothuaj çdo manifestim të neurozës apo depresionit.

Ja 20 prej thënieve më të rëndësishme të këtij dishepulli të Sigmund Freudit, që na ndihmojnë të njohim më mirë vetveten.

  1. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.
  2. Çdo gjë që na irriton në lidhje me të tjerët, mund të na shpjerë drejt një njohjeje më të mirë të vetvetes.
  3. Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.
  4. Takimi mes dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: të dy elementët transformohen edhe nga reaksioni më i vogël.
  5. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pajetuara të prindërve.
  6. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë.
  7. Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet.
  8. Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.
  9. Tregomëni një njeri normal, dhe unë do ta shëroj atë për ju.
  10. Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.
  11. Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.
  12. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.
  13. Shpesh, duart do të zgjidhin një mister, për të cilin intelekti është munduar më kot.
  14. Një ëndërr, është një derë e vogël dhe e fshehur, në strehën më të thellë dhe intime të shpirtit, e cila i hapet asaj nate të qëmotshme kozmike që ishte shpirti, shumë kohë përpara se të ekzistonte egoja e të ndërgjegjshmes.
  15. Një njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer ato.
  16. Perceptimi juaj do të bëhet i qartë, vetëm kur të mund të shihni në shpirtin tuaj.
  17. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem.
  18. Ne mund të mendojmë se e kontrollojmë plotësisht vetveten. Megjithatë, një mik mund të zbulojë kollaj dicka për ne, për të cilën as nuk e kishim idenë.
  19. “Magji” është thjeshtë një tjetër fjalë për të përshkruar një përcaktim psikologjik.
  20. Personalitetet tona janë pjesë e botës që na rrethon, dhe misteri i tyre është gjithashtu i pakufi. /bota.al

Fatmir Limaj në Prizren

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, viziton sot Prizrenin.

Ai bashkë me deputetin, Zafir Berisha, do të qëndrojnë  në Shoqatën e Zejtarëve “ESNAF”.

Vizita realizohet në ora 18:00/PrizrenPress.com/

Kënga e Nadias ukrainase për Mitrush Kutelin

0

Alda Bardhyli
-Ti që ku e di këtë këngë? Mitrush Kuteli do,t’ia bënte këtë pyetje Nadias, atje në Ukrahinë, ku në qëndrimet e shkurtra të marshimeve kishte nisur të mblidhte fije këngësh popullore moldave, të cilat e kishin tërhequr me njomësinë e tyre dhe më fort me dhembjen që përmbanin. Nadia Verzar, quhej zonja e re, baloshe me sy të kaltër, ashtu siç e përshkruan Kuteli, që dinte të përdorte mirë fort pushkën edhe mitralozin. Pasi mori frymë ngadalë, pasi nuk kishte shumë ditë që ishte ngritur nga lëngata e tifos, ajo do ti përgjigjej duke i thënë: Të të them të vërtetën, kjo këngë nuk është nga vendi im, por nga Basarabija. “Unë në Basarabi nuk kam qenë se na ndante Nistri dhe kufija. Më patnë nisur, si ushtar, në fillimin e luftës po më lanë përsëri, se kisha djalën e vogël. Këngën e kam dëgjuar një verë se e këndonin ndajnatave vashat “përtej”, kur ktheheshin nga shata e mistrit. Dëgjohej sikur ish aty pranë se e sillte era e ndajnatës edhe unë e mësova fort e shpejt, sepse këngët i mbaj mënd mirë. Edhe këngët tona gjithë era i shpinte përtej, kështu që ata të Basarabisë këndonin shpesh herë këngët tona dhe ne këngët e tyre, se një gjuhë janë të gjitha. Këtë punë kaq të thjeshtë, po të vërtetë: se era shpje e sjell këngët dhe përtej kufireve politike e mbase edhe përtej ujërave, Mitrush Kuteli do ta dëgjonte prej Nadias. Kënga gjithnjë do të prekte thellë zemrën e shkrimtarit që kur ishte i ri. I mahnitur shpesh prej vargjeve, ai kërkonte me ngulm të gjente të plotë tekstet e këngëve që i kishin mbetur në mëndje, që mund ti kishte dëgjuar rastësisht diku. Këngë që në një minutë kishin zgjuar tek ai, histori, ngjarje, dëshira apo kishin grishur përfytyrime.

Këngët e para që mban mënd nga fëmijëria ishin ato që i këndonte nëna (Polja e Pandi Paskos e bija e Ndini Dhamit e Cevo Gushos nga Rrëmënji). Në vogëli ai pat qënë shpesh i sëmurë dhe për shumë kohë sdo të dilte jashtë odës së madhe shtruar me dhe të kuq, me rrogoza ku mëma bënte punët e shtëpisë. Atje do të mësonte për herë të parë brothmat Tu-tu-tu-lëgëza-Vajta për purtegëza; Ariushkë, ariushkë dhe këngët e Kapedan o Kajo, Malit -o përpjetë; Mun de Papa Pavleja, të cilat mëma e tij i kishte dëgjuar nga i ati. E gjithë fëmijëria do ti kujtohej shpesh përmes vargjeve të këngëve që i dëgjonte lehtë sipas gjendjes së mëmës. Kënga që ajo këndonte ndër dasma ish “S’ka më kë t’a lozë zonja (hankua) vallenë” së cilës shoqet e saj do ti thonë më vonë “Kënga e Poles” si edhe “Shkuan djemtë shkuan,Shkuan në kurbet”. Pashkëve këndonte e lonte valle me shami në dorë, si gjithë grarija, Këngën e Ristozit…”Gjithë vogëlija mbaj mënt edhe disa britma të tjera si dhe disa këngë kolendrash, rusicash, këngë dasme , trimërije, dashurije”, kujton Kuteli. “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, është libri më i ri i Mitrush Kutelit, i sapo nxjerrë nga botimet “MK”, për Panairin e 19-të të Librit. Një libër që Atalanta, e bija e shkrimtarit e tregon ashtu natyrshëm, bri librave të tjerë të shkrimtarit që këto vite janë ribotuar nën kujdesin e saj dhe familjes. Duke e shfletuar ajo kërkon të tregojë këngë, apo vargje që i kanë mbetur në mëndje. Libri shoqërohet me një parathënie të vetë Kutelit, i cili tregon pasionin e përhershëm ndaj mbledhjes së këngëve. Vetë ai tregon se këngët e gjendura në këtë libër janë mbledhur në Pogradec, midis datës 26 gusht deri më 7 shtator 1943. “Nuk më shkonte asohere asfare nër mënt se do t’i shtyp. Duke i mbledhur mendohesha të kaloj kohën, mbasi qyteti im, për arsye të nalta të strategjis italiane, ish rrethuar me tel me gjemba sa s’kisha mundësi të shoh as varrin e Nënës, sepse varrezat binin përtej telave me gjemba, domethënë dyqind metra më tej se shtëpija e fundit. Njëkohësisht, duke mbledhur këto këngë, ndiqnja qëllimin e plotësimit të frazologjisë që duhej për shkrimet e mija letrare”, shkruan Kuteli. Pasioni i tij si mbledhës i folklorit pat tërhequr atëkohë dhe autoriteteve italiane, të cilat e kishin ndjekur përmes karabineris.

“Këngët e kësaj përmbledhjeje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec. Po unë aty i pata gjetur, ashtu sikundër se shumë të tjerë kanë për të gjetur në të tjera vise këngët e lindura në fshatin tim”, shkruan Kuteli. Ata që ia dhanë këngët, ishin kryesisht far e fis apo miq. Rrethi i tyre sipas shkrimtarit është shumë i ngushtë, megjithëse numri i këngëve nuk është i vogël.

“Përmbledhja ime nuk duhet quajtur si një vepër folkloristike e plotë, por vetëm një kontribut në arkivin e madh të folklorit shqiptar. Për ti dhënë një ngjyrë pak a shumë shkencore kësaj përmbledhjeje, këngët i shoqërova me emrin e atyre që mi patnë thënë si edhe, me disa raste me ndonjë shënim shpjegonjës. Si karakteristikë kryesore e këngëve të Pogradecit janë grupet e këngëve pleqërishte, e këngëve të Pashkëve dhe ato të Llazoreve”, shkruan Kuteli. Ai veçon mes tyre këngë si “Fryn veriu në Mal të Thatë” edhe “Ç’u nis plaka edhe djali”. “Nuk e di në do më lejojë fati t’i plotësoj do një herë, sepse pas ngjarjeve të shtatorit dyzet e tre ky vendi im lindor mu bë si vend i huaj…”, shkruan Kuteli. Ai tregon se titullin e këtij libri e zgjodhi për kujtimin e çasteve tragjike nëpër të cilat ka shkuar e po shkonte vendi pas vitit 1940-të. Kjo është arsyeja pse përmbledhja nis me këngët e vajit. Libri është i mbushur dhe me personazhe, të cilët shkrimtari i ka njohur teksa mblidhte këngët. I tillë është dhe Xha Mihua, ashtu si i thërret fshati i Mihos së Postoles ose të Postolit, ose ahstu si ai vetë thotë nga Potkozhani i Mokrës. “Është plak 80-të e ca vjet. Xha Mihua më rrëfeu vetëm këngë të lashta , të shoqëruara me shpjegime ; të rejat as që do t’i dëgjojë”,shkruan Kuteli. Përveç këngëve ai ka shënuar në fletore prej xha Mihuas dhe një numër shprehjesh dhe ngjarjesh të lashta… Një tjetër personazh që i ka treguar këngë ka qënë Tasiku i Ndoni Çomos, tregtar , 60 vjeç.

“Mi ka kënduar me një zë zvarrë-zvarrë, duke shkuar tespijet nëpër duar, këngët që kam shënuar me emrin e tij. Ay vetë ka “ç’pifur” si thotë vetë këngë të rastit , veçanërisht këngë me ngjyra ironije e mbase edhe satirë ose ka adaptuar këngë pas rrethanave të dasmës a të tjatër gazi”, shkruan Kuteli. Historitë e personazheve që ai zgjedh për të përshkruar janë po aq interesante sa këngët që ata thonë…”Mjaft këngë dasme më pat dhënë Vangjelija e Llazi Thimi Gushos, e bija e Koci Pojanakut së bashku më çupat e saj Viktorija (20 vjeç), Dhorka (18 vjeç), Kristina (12 vjeç)edhe djali i saj Stavri (10 vjeç). Një pjesë të madhe të këtyre këngëve Vangjelja i pat dëgjuar prej së gjyshes dhe ja u pat mësuar edhe çupave të tjerat i kanë dëgjuar në fshat…”, shkruan shkrimtari. Ai është treguar i kujdesshëm të shkruaj emrat e të gjithëve që dilnin nga kujtesa bashkë me historitë që ndanë me të. Ky dorëshkrim i cili tashmë është libër, është shenja e parë e një shkrimtari të së ardhmes, i cili shfaq me këtë pasion të tij, dëshirën për të depërtuar në brendësinë njerëzore, duke dashur të zbulojë historitë që gjenden në vargje këngësh që era vijon ti çojë nga një vend në tjetrin. Një libër që sot vjen dhe si një kontribut i çmuar për folklorin tonë.

Ceremonia pa Dylan

0

Akademia Suedeze ka bërë të ditur se këngëtari amerikan dhe kantautori Bob Dylan, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2016, nuk do të marrë pjesë në cermoninë e ndarjes së Çmimit më 10 dhjetor në Stockholm, për shkak të angazhimeve të planifikuara më parë.

Njoftimi u bë një muaj pasi Akademia Suedeze pati deklaruar se Dylan ka fituar çmimin prestigjioz – me arsyetimin se “ka kijuar shprehje të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”

Ai njoftohet të ketë refuzuar që të flas në telefon për javë të tëra me përfaqësuesit e Komitetit Nobel.

Përgjigja e parë e Dylanit erdhi përmes një interviste në gazetën britanike The Telegraph në të cilën tha: “A nuk është diçka kjo”. Ai i tha gazetës se “absolutisht” planifikon që të marrë pjesë në ceremoni nëse “kjo është e mundshme”, me qëllim që të marrë personalisht çmimin prej 900 mijë dollarësh nga Mbreti Carl Gustaf.

Serwer: Kosova nuk është më prioritet në agjendën amerikane

0

Demarkacioni nuk është temë, ajo po shfrytëzohet për të emocionuar njerëzit. Kurse Asociacioni është kërkesa më e keqe e Planit të Ahtisaarit, por që duhet zbatuar meqë Kosova ka edhe një mori përfitimesh nga zbatimi i atij Plani. Për politikanët e korruptuar analisti amerikan Daniell Serwer thotë se vetëm me votë mund “të hiqen qafe”.

Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, paralajmëron se Kosova nuk është aktualisht më prioritet në agjendën amerikane.

Ai numëron problemet e Kosovës, duke vlerësuar se ky shtet i ri po vuan një moment të vështirë e të mësuarit për të jetuar me demokracinë.

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri”, bëri me dije se presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, nuk e njeh Ballkanin sikurse kundërkandidatja e tij Hillary Clinton, e cila e dinte se çfarë kanë bërë amerikanët në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës si një arritje e madhe.

Serwer tha se Rusia vazhdon të mbetet kërcënuesi më i madh për SHBA-në dhe se kjo mbetet problem edhe për Ballkanin dhe shumë vende të tjera të botës. Ndërkohë që temat me të cilat aktualisht po merret skena politike. /Zëri/

Shqyrtohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit

0

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.

Zyra për informim e Kuvendit bënë të ditur se mbledhja e Kryesisë, e cila do të fillojë në orën 9: 30, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deha, është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Çfarë drejtësie, 400 mijë lëndë të pazgjidhura!

0

Turp për drejtësinë e kapur, që po i shkel qytetarët, shkruan gazeta Kosova Sot.

Të gjeturat që i thekson edhe Raporti i sivjetmë i Progresit për drejtësinë në Kosovë, duke shënjuar kësisoj në gjetjen e tij se janë deri në 400 mijë lëndë që presin me vite nëpër gjykata pa iu dhënë drejtësi, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, tregojnë gjendjen dëshpëruese të sistemit të drejtë- sisë në Kosovë. Ndaj çështja në fjalë ka ngjallur dilemën se a mund të marrin ndonjëherë qytetarët drejtësinë me tërë këto lëndë të pazgjidhura dhe me një gjyqësor në këtë gjendje kolapsi? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se të gjeturat dhe të theksuarat e Raportit të Progresit për drejtësinë në Kosovë, sikur është pra sistemi i drejtësisë, duke shënjuar në gjetjen e tij se janë deri në 400 mijë lëndë që presin me vite nëpër gjykata pa iu dhënë drejtësi, sipas Kelmendit, është tregues dhe faktografi dëshpëruese për gjendjen e gjykatave dhe prokurorive, apo përgjithësisht sistemit të drejtësisë në Kosovë. Tutje, ai shton se këto fakte dhe të dhëna të Raportit të Progresit jo vetëm se tregojnë mosefikasitetin e kësaj drejtësie në shtjellimin, vendimin dhe ndarjen e drejtësisë së këtyre lëndëve, por, siç tha, tregon dhe një anë shumë kaotike të mospunës dhe moskryerjes së detyrave dhe përgjegjësive institucionale të drejtësisë që u takojnë. Sipas tij, atëherë vjen edhe pyetja se kujt i shërbejnë kjo drejtësi e këto institucione të drejtësisë, sikur janë gjyqësori, prokuroritë etj., ani pse ato janë themeluar për të ngritur shtetin juridik, ku ndahet drejtësia për qytetarët dhe njëherësh edhe mbrohet e drejta e qytetarëve para këtyre organeve të drejtësisë dhe sigurisht se jo për të bërë sehir mbi të drejtat dhe ndarjen e drejtësisë për qytetarët. “Kësisoj, lëndët që presin me vite pa u gjykuar dikur edhe vjetrohen dhe sikur është edhe e sanksionuar me ligj, disave edhe u kalojnë afatet ligjore të ndarjes së drejtësisë dhe mbetet pa u ndarë drejtësia. Kështu pra shkelen drejtpërdrejt edhe të drejtat e qytetarit për të marrë drejtësinë në këtë vend nga institucionet e drejtësisë, në rend të parë nga gjykatat, pra nga këto institucione ku buron e drejta dhe shteti ligjor i së drejtës”, theksoi Kelmendi

Mungojnë gjyqtarët

Sipas Kelmendit, kjo gjendje e këtij gjyqësori dhe përgjithësisht e sistemit të drejtësisë është për t’u rishikuar se ku duhet shëruar lëngatën e tij, sigurisht duke u reformuar me njerëz e kuadro të afta e të përgjegjshme dhe me integritet moral e profesional, duke hequr nga këto institucione ata gjyqtarë e prokurorë sikur janë kyçur prej 10 vjetësh e më shumë nëpër sektorë të sistemit të drejtësisë, e që asnjë lëndë nuk e zgjidhin apo nuk i japin kujt llogaridhënie për mospërgjegjësitë e për mospunën e tyre, duke e sjellë gjendjen thuaja kolapsike të mosgjykimit të lëndëve. Avokati Isa Salihi fillimisht ka konsideruar se Raporti i Progresit për Kosovën paraqet gjendjen reale sa i përket çështjes së moszgjidhjes të kontesteve ndërmjet palëve në çështjet civile dhe përmbarimore, e që është në kompetenca të gjykatave themelore.”Por, konsideroj se në këtë problematikë kanë ndikuar disa faktorë, qoftë të natyrës objektive, por edhe të asaj subjektive. Kur them të natyrës objektive, këtu më tepër kemi të bëjmë me çështjet civile në Gjykatën Themelore në Mitrovicë për shkak të pengesave që paraqiten në qasjen e objektit të Gjykatës në Mitrovicë, derisa lëndët procedohen në ndërtesën e Gjykatës së Vushtrrisë. Ndërsa sa i përket faktorit subjektiv kjo çështje ndërlidhet me mungesë të gjykatësve, të cilët me gjithë punën dhe konsideratën për punën e tyre janë në numër të pamjaftueshëm në raport me lëndët që procedohen. Ndërsa çështje e grumbullimit dhe zvarritjes së lëndëve është më tepër e theksuar në gjykatën themelore në Prishtine dhe degën e saj në Podujevë si dhe në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, po ashtu në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme”, ka deklaruar për gazetën “Kosova Sot” avokati Isa Salihi. (Kosova Sot)

Tensione në seancë në gjyqin për kontest pune në Suharekë

0

Refuzimi i gjykatësit për ta ftuar dëshmitar drejtorin e Arsimit të Suharekës e tensionoi seancën. Për thirrjen e Sherif Berishës insistoi avokati i paditëses, Adelina Berisha, sidomos pasi që Gjykata në seancën e kaluar kishte vendosur ta ftonte atë.

Seanca gjyqësore në rastin ku ish-mësimdhënësja e gjuhës shqipe, Adelina Berisha ka paditur Drejtorinë e Arsimit të Suharekës, ishte goxha e tensionuar.

Tensionet u ngritën pasi që gjykatësi i çështjes, Shaban Zeqiraj, e refuzoi propozimin që si dëshmitar të thirrej drejtori i Arsimit, Sherif Berisha, edhe pse Gjykata në shqyrtimin e kaluar kishte vendosur që i njëjti të dëgjohej.

Fatbardh Makolli, avokatit i paditëses, insistoi që me çdo kusht të ftohet drejtori i Arsimit, pasi që ky nuk kishte vepruar konform shkresës së drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi”, që përpos për pozitën e paditëses konkurs të hapej edhe për mësimdhënësit e tjerë, të cilët ishin të pakualifikuar dhe të pranuar pa konkurs.

“Në rastin konkret, Adelina Berishës, klientes time, iu ka hapur konkursi në mënyrë të padrejtë, me element diskriminues, derisa kolegët e saj, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet, përkatësisht, nuk kanë pasur kualifikim dhe janë pranuar pa konkurs, kanë pasur kualifikim më të dobët, të njëjtët ende punojnë, ndërsa vetëm kësaj i hapet konkursi. Në këtë drejtim ne kemi propozuar drejtorin e Arsimit që të jetë në cilësinë e dëshmitarit. Arsyet e propozimit qëndrojnë në faktin se drejtori i Arsimit, përkatësisht DKA-ja, është punëdhënës i të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, prandaj ai i din më së miri arsyet e hapjes së vendit të punës vetëm Adelinës dhe jo edhe për mësimdhënës tjerë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet”, tha avokati.

Ndonëse i ftuar të marrë pjesë në seancë, drejtori i Arsimit, Sherif Berisha, nuk i është përgjigjur ftesës.

Përmes një shkrese dërguar Gjykatës, ai thotë se për arsye objektive nuk mund të marrë pjesë. Në këtë shkresë ai u është përgjigjur edhe pretendimeve të paditëses.

Ndërsa, gjykatësi Zeqiraj tha se rrethanat në të cilat avokati ka propozuar që drejtori Berisha të thirret për të dëshmuar nuk janë bindëse për Gjykatën.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Prizrenit, dega në Suharekë, ka dëshmuar drejtori i shkollës “Skender Luarasi”, Gëzim Sopa.

Ai tha se nuk i dinte arsyet pse Drejtoria e Arsimit nuk kishte vepruar sipas kërkesës së tij për hapjen e vendeve të lira të punës edhe për personat e tjerë, të pakualifikuar dhe të pranuar pa konkurs.

Dëshmitari Sopa tha se këta persona, përpos paditëses, edhe sot vazhdojnë të punojnë në këtë shkollë.

Në këtë rast gjyqësor, Adelina Berisha po përpiqet ta detyrojë Komunën e Suharekës që të anulojë konkursin për vendin e punës të cilin ajo e ka mbajtur mbi dy vjet.

KALLXO.com raportoi edhe nga seanca e kaluar e këtij rasti gjyqësor.

Gjakmarrja po zhduket në Prizren

0

“Të drejtat e njeriut në Prizren mund të maten me shtetet e rajonit, bile ndoshta si shembulli më mirë i një tolerance fetare,ndërnjerëzore, ndërfetare. Prizreni është shembull se ka liri të lëvizjes më të lirë se në çdo qytet tjetër”, është shprehur Bashkim Gashi, nga KMDLNJ-ja në Prizren

E drejta e njeriut nuk nënkupton vetëm të drejtat për minoritete, por për të gjithë. Barazia e përgjithshme njerëzore dhe liria e mirëkuptimit së pari ndërnjerëzor pastaj ndërfetar dhe po kështu në nivele të tjera, është themelore, shprehet Bashkim Gashi,nga KMDLNJ-ja në Prizren. Ai bën të ditur se të drejtat e njeriut në Prizren mund të maten me shtetet e rajonit, bile ndoshta si shembulli më mirë i një tolerance fetare, ndërnjerëzore, ndërfetare. “Prizreni është shembull se ka liri të lëvizjes më të lirë se në çdo qytet tjetër”.

Tradita e mirëkuptimit

Ai është shprehur se ka një traditë mirëkuptimi në këtë qytet sa i përket barazisë ndërnjerëzore. Ai shton se Prizreni duhet të merret shembull për të tjerët. “Këto të drejta natyrisht se zbatohen në jetën e përditshme, por edhe në fushën shëndetësore. Si rast duhet të veçohet, ai i një të sëmuri që ka përkujdesje në maksimum dhe që është i pakicës serbe. Tani, më shumë se tri javë janë bërë që një pacienti të komunitetit serb i ka kaluar koha e hospitalizimit dhe ai tani e plot tri javë, për shkak të mosmundësisë së lëvizjes dhe mospasjes së strehës mbi kokë, ka mbetur banor i Repartit të Neurokirurgjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me këtë rast, shefi i repartit, Dr.Mejdi Shehu shprehet se, edhe pse i kanë lajmëruar në organet kompetente, ai ende është në këtë repart dhe përkujdesja nuk ka munguar, porse atij i duhet një trajtim shtëpiak.

“Ne i kemi kushtuar kujdes të shtuar. Por, gjithashtu edhe i kemi kërkuar të gjitha të drejtat njerëzore e shëndetësore për pacientin”, tregon Dr. Shehu për “Kosova Sot”.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, tha se pas konsultës që ka pasur me Zyrën për komunitete, ka arritur të mësojë se kjo zyrë ka bërë angazhim maksimal lidhur me rastin konkret, dhe së shpejti do t’i bëhet zgjidhje këtij rasti qoftë nga organet e tjera, por edhe ato komunale.

Të drejtat e njeriut gjithmonë duhet përmirësuar

Bashkim Gashi është shprehur se në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit është miratuar edhe një strategji për të drejta të njeriut, për të pasur mundësi të barabarta dhe mos-diskriminim edhe ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Kjo strategji përqendrohet në katër fusha kryesore, arsim, punësim dhe mirëqenie sociale,shëndetësi dhe banim, ku zbatimi i saj do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes sociale-ekonomike të këtyre komuniteteve të cenueshme”. Ai tregon se të drejtat e njeriut gjithmonë kanë vend për përmasimin.

“Ajo që dua të them është fakti se niveli i këtyre të drejtave është në nivel me shtete të tjera të rajonit e ka edhe ndonjë privilegj edhe më shumë ndoshta”. Gashi shprehet se e drejta e njeriut shënon edhe përmirësime të tjera. “Vitet e fundit, derisa në qytete të tjera apo në vetë shtetet e rajonit ka rritje të ndarjes e të vrasjeve, në Prizren ndarjet e çifteve kanë shënuar rënie. Ajo që duhet të veçohet tanimë është se gati në tërësi është zhdukur gjakmarrja në këtë komunë. Kurse vetë mirëkuptimi së pari brenda shumicës dhe pastaj ndaj pakicave po shënon rezultate të mira”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Tërnava përkrahë rindërtimin e xhamisë në Kala të Prizrenit

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, thotë se Bashkësia Islame do të komunikojë ngushtë me institucionet përgjegjëse që të gjejnë mundësinë e përbashkët për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

Tërnava, vizitoi të mërkurën Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

“Iniciativa e ka përkrahjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe timën për ndërtimin e Xhamisë në Kala”, tha ai./PrizrenPress.com/