25.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 5757

I mbijetuari kujton maturantët e ndjerë të Malishevës (VIDEO)

0

Janë bërë pothuajse 12 vite prej kur 15 maturantë të gjimnazit “Abdyl Frashëri”, humbën jetën.

Shkëlzen Bytyçi i cili ishte në autobusin i cili u aksidentua në Fusharrëz, në prag të përvjetorit të humbjes së 15 shoqeve dhe shokëve të klasës ndërmori një iniciativë për rregullimin e varrezave të tyre, që sipas tij nuk janë mirëmbajtur sa duhet.

15 maturantë të Malishevës humbën jetën më 14 tetor të 2004-ës në Fusharrëz, duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri.

Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç vizitoi Prizrenin

0

Kryetari i komunës se Prizrenit, Ramadan Muja, i shoqëruar edhe nga Kujtim Gashi, kryesues, Zahadin Shemsedini drejtor i arsimit dhe Ymer Berisha, shef i zyrës për informim, priten në vizitë zyrtare me ambasadoren e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kiliç, dhe një delegacion nga Ministria e Arsimit.

Arsimi publik në nivelin fillor dhe të mesëm ishin temë e bisedimeve dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunës së Prizrenit dhe shtetit të Turqisë në këtë sektor me interes të veçanet u analizuan si aktivitete të mundshme në të ardhmen.

Ramadan Muja falënderoi ambasadoren turke Kivilcim Kiliç për vizitën dhe në detaje elaboroi resurset e përgjithshme të arsimit në komunë.

“Komuniteti turk në Prizren gëzon të gjitha të drejtat e shkollimit në sektorin publik, kemi kuadër të mjaftuar të kualifikuar për mbajtjen e mësimit në gjuhen turke dhe boshnjake. Në komunën tonë rreth 1500 nxënës vijojnë mësimet në gjuhen turke, në shkollat fillore dhe të mesme të larta”, thuhet në kumtesën e Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Zhur të Prizrenit

0

Në fshatin Zhur të Prizrenit është arrestuar një person, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

I vjedhin celularin një femrës, arrestohen dy meshkuj në Malishevë

0

Në Malishevë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit ia kanë vjedhur një telefon celular një femre.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Malishevasi bie nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë

0

Në Malishevë një mashkull aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. /PrizrenPress.com/

Rexhaj: Pse AAK-ja në Prizren nuk del nga koalicioni me PDK-në?

0

Deklarata e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, që njëherësh drejton edhe degën e AAK-së, se nuk ka bashkëpunim të duhur me kryetarin Ramadan Muja për zbatimin e politikave publike është cilësuar si hipokrizi nga këshilltarët e opozitës.

Sipas tyre, AAK-së në Prizren nuk i shkon përshtati tani që të luajë rolin e opozitarit, ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e koalicionit bashkëqeverisës në nivel komunal.

“Hipokrizia nuk ka fund. AAK-ja në Prizren edhe është në bashkëqeverisje, edhe thotë se Prizreni nuk e meriton një qeverisje të tillë. Atëherë shtrohet pyetja, pse kanë bashkëqeverisur prej 3 vjetësh? Pse tashti, në vitin e fundit e luan rolin e opozitarizmit, duke qenë ende në pozitë? Hajde, po bëhemi edhe ne hipokritë, atëherë shtrohet pyetja, pse nuk del nga koalicioni, pavarësisht që ka bashkëqeverisur Prizrenin së bashku me PDK-në, 3 vjet. Pse tashti nuk del nga koalicioni?”, shkruan në Facebook, Arbër Rexhaj, këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit.

Sipas tij, nënkryetari i komunës është kujtuar vonë për faktin se kjo pozitë i ka kompetencat e kufizuara ekzekutive.

“Kryetari i kësaj partie ankohet se nuk ka pasur kompetenca ekzekutive. Hajde, edhe një pyetje, a tani ju ka kujtuar atij, se pozita e nënkryetarit nuk na paskësha këso kompetenecash? Gjithmonë, përherë, ka pasur gatishmëri nga VV-ja në Prizren për bashkëpunim politik me AAK-në, dhe jo vetëm me të, por edhe me disa subjekte të tjera politike, ndërsa në anën tjetër përherë kanë mbretëruar interesat e tyre klanore, jo vetëm të AAK-së, duke mos menduar për një veprim teë përbashkët në dobi të qytetarëve, për një bashkë-qeverisje në nivel më të gjërë. Prandaj, dilni nga koalicioni e pastaj na flitni e na mësoni keq-qeverisjen e PDK-së dhe të Ramadan Mujës! Pastaj bëheni opozitar!” shkruan Rexhaj./PrizrenPress.com/

Prizren: Tre të arrestuar për prostitucion

0

Në Prizren janë arrestuar tre persona – 2 femra dhe një mashkull – nën dyshimin se janë marrë me prostitucion, shkruan PrizrenPress.

Policia si provë materiale ka konfiskuar 290 euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizreni ndërton shtigje të reja për biçiklistë

0

Në mbledhjen konsultative të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me drejtorët e drejtorive komunale që është mbajtur dje janë miratuar disa vendime.

Në mesin e vendimeve të miratuara është edhe projekti i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit për ndërtimin e shtigjeve të reja për biçiklistë në relacionin lagjja “Bajram Curr” – Vlashnje. /PrizrenPress.com/

Limaj: Të gjendet konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar koalicionin qeverisës ta pranojë se demarkacioni me Malin e Zi është gabim dhe të mundësojë që kjo çështje të kthehet në pikën zero.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Limaj ka thënë se ekspertët pro këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë kundër duhet të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi. Limaj ka theksuar se për këtë çështje, fillimisht duhet të ketë një pajtim të brendshëm, pastaj të kërkohet nga Mali i Zi rishikimi i kësaj marrëveshje.

“Ajo çfarë ne po kërkojmë është të bisedohet për pikat kontestuese të demarkacionit, që janë ofruar argumente të mjaftueshme nga ekspertët e pavarur, të cilat pika nuk janë në rregull. Pra, të ulen ekspertët për dhe kundër këtij varianti të demarkacionit, ta bëjnë një analizë të mirëfilltë dhe t’i nxjerrin përfundimet e sakta, që pastaj kur të vijë kjo çështje në Kuvend, deputetët të mos kenë asnjë dilemë për demarkacionin”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës nuk e sheh problem rinegocimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ky shtet tashmë e ka ratifikuar në Kuvend këtë marrëveshje.

“Nuk besoj se paraqet ndonjë problem. Nëse ky proces ka pasur gabime, ato duhet të korrigjohen. Por, fillimisht debatin për këtë çështje duhet të mbyllim brenda nesh, pastaj të kërkojmë nga Mali i Zi që të ulemi dhe ta rishikojmë këtë marrëveshje dhe t’i përmirësojmë ato gabime që janë bërë. Nuk e shoh këtë si problem, sepse as Mali i Zi nuk është i interesuar për asnjë centimetër të Kosovës. Pra, ky shtet nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, sikurse askush në Kosovë nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Malit të Zi”, ka thënë Limaj.

Limaj nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse do t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Mustafa, i cili ka paralajmëruar se do të ndodhë një takim me liderët e të gjitha subjekteve politike për çështjen e demarkacionit.

“Ka një muaj kur është paralajmëruar një takim i tillë, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje, as nga kryeministri e as nga askush prej koalicionit qeverisës. As unë tani nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj, derisa nga koalicioni qeverisës nuk ka pasur asnjë hap në këtë drejtim”, ka thënë Limaj, i cili e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është thjesht riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje. Kjo është ajo çfarë po presim ne. Çdo gjë tjetër është shprehje e arrogancës, shprehje e gatishmërisë për ta trazuar vendin pa pasur nevojë. Për çfarëdo trazimi përgjegjësia i bie këtij koalicioni qeverisës në qoftë se insiston në variantin e njëjtë të demarkacionit”, ka deklaruar Limaj, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme gjithmonë kanë qenë të nevojshme.

“Edhe pa këtë çështje Kosova ka pasur nevojë për zgjedhje të lira. Sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për të dalë nga kjo krizë”, ka thënë Limaj. /Epoka e Re/

Fundviti, i vështirë për Thaçin

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të këtij viti pritet të rikthehet përsëri në Kuvend, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kreu i shtetit i cili mori votat e deputetëve të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre opozitarë, pas rreth një viti do t’i ketë përballë përsëri aty ku këta të fundit kundërshtuan ashpër zgjedhjen e tij në postin e presidentit.

Mirëpo, presidenti Thaçi nuk do të mundë të zgjedhë ndryshe, meqë Kushtetuta e Kosovës ia obligon adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit. Presidenti i Kosovës në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Neni 84, që ka të bëjë me Kompetencat e Presidentit, obligohet që t’i adresohet deputetëve një herë në vit. “Së paku një herë në vit presidenti i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij”, thuhet në Nenin 84, pika 30.

Por, kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga deputetët e opozitës, të cilët, edhe pse ende të pavendosur, nuk do ta dëgjojnë fjalimin vjetor të Thaçit. /Zëri/