25.5 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 5768

Fillon “Festari” në Suharekë

0

Sot ka filluar “Festari” në Suharekë dhe aktivitetet nuk kanë shkuar të gjitha sipas planifikimit.

Një ligjëratë për trashëgimi kulturore ka dështuar dhe pjesëmarrësit janë paralajmëruar paraprakisht, për të vazhduar nesër në ora 12:00 dhe ditët tjera, që kulmohet të shtunën me aksion nga Forumi i Trashëgimisë dhe Arkeologjisë në Kastërc.

Një artist me famë ndërkombëtare në fushën e animacionit, Joan Zhoga, shqiptar i cili aktivitetin e zhvillon në Greqi, transmeton TherandaPost.

Ai është duke asistuar në punën e të rinjëve suharekas për të nxjerr një produkt. Ndër të rinjtë që janë duke punuar me një projekt shumë interesant që lidhet me traditat shqiptare është Flamur Hasani.

TherandaPsot do të sjellë intervista ekskluzive me artistë me famë botërore që qëndrojnë këto ditë në Suharekë.

Zafir Berisha e quan “të gjorë” Haxhi Avdylin

0

Kryetari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, për Klanin “Pronto”. Ai, thotë se Avdyli është larg me realitetin politik. Nuk ka ngurruar të quan edhe “të gjorë”.

“Nuk ka faj ky i gjorë, sepse ky dhe politika reale janë larg sa dita me natën”, shkruan Berisha në Facebook..

“Hynë aty ku nuk di me dalë, ose se di i ngrati që partia e tij është në koalicion me ,,Pronton,, dhe është servis dhe ,,yzmetqar,, i kapjes së shtetit”.
Sido që të jetë, ky i gjorë me 2026 e mëson politikë se i ri është ka kohë!”/PrizrenPress.com/

Tollovi në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

0

Pas rifillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit të uëjrave të zeza në rrugën kryesore të Prizrenit atë “ Remzi Ademaj”, sërish po shfaqen tollovi në komunikacion.

Qytetarët po kanë mirëkuptim për zhvillimin e punimeve, por banorët e rrugës “ Sozi Çelebiu” ku po qarkullojnë këto automjete kanë shqetësimet e tyre.
Para disa ditesh, kanë rifilluar punimet në vendosjen e kolektorit në pjesën tjetër të rrugës “ Remzi Ademaj”, nga Gjimnazi “ Remzi Ademaj” deri tek objekti i administratës komunale të Prizrenit. Veturat tani po lëvizin në të djathtë të kësaj rruge nëpër Urën e Soziut, dhe po rikyçen në rrugën kryesore përmes rrugës “ Sozi Çelebiu”.

Kjo rrugë e ngushtë e kësaj zone të qytetit, e ngushtuar edhe më tepër me parkimin e shumë veturave po krijon telashe të mëdha për pjesëmarrësit në komunikacion. Gjithashtu problem të madh po paraqesin automjetët e rënda, të cilat mezi po e kalojnë këtë rrugë për shkak të hapësirave të vogla, dhe po krijohen kolona të gjata të veturave.

Taksisti Krenar Gashi, i cili po qarkullonte me veturën e tij gjatë dites së hënë ,tha se po has në probleme gjatë lëvizjes në këtë rrugë, pasi që ndalesat po janë të gjata si pasojë e rrugës së ngarkuar dhe kolonave të shpeshta që po krijohen.

Në anën tjetër, qytetarët Arlind Vërmica e Bashkim Gigollaj, thonë se përkundër vështirësive në lëvizje në këtë rrugë, ata kanë mirëkuptim për realizimin e projektit të kolektorit për derdhjen e ujërave të zeza në impiantin e Vlashnjes që pritet të ndërtohet.

Ndërkaq, banori i rrugës “ Sozi Çelebiu”, Enver Batiu, thotë se vendimi për qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë në kahjen e kundërt nga se ishte më herët për shkak të këtyre punimeve, ka bllokuar banorët që jetojnë në afërsi, ndërsa ai thotë se shqetësim tjetër është se nga lëvizja e veturave të shumta janë të rrezikuar fëmijët.

Ai në emër të banorëve kërkon që të gjendet një zgjidhje më e pranuueshme nga organet kompetente dhe policia.
Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar zyrtarin komunal për informim , Ymer Berisha, i cili përmes telefonit tha se jemi të njoftuar për gjendjen në komunikacion në këtë rrugë pas fillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit, dhe së bashku me organet tjera kompetente po mundohemi të marrim masa shtesë që mos të paraqiten vështirësi në këtë rrugë.

Ndërkaq, gjithashtu jemi në pritje edhe të përgjegjigjes nga ana e implementuesit të këtij projekti KRU “ Hidroregjioni jugor” dhe të policisë, e cila vetëm ditën e parë ka qenë e orinetuar për rregullimin e lëvizjes së automjeteve, ndërkaq probleme më të theksuara po paraqesin automjetët e rënda që po lëvziin në rrugën “ Sozi Çelebiu”, të cilat e kanë shumë të vështirë të lëvizin në këtë rrugë të ngushtë dhe të cunguar nga veturat e parkuara../TV Prizreni/

Zafir Berisha: Koalicioni po e ha vetveten

0

Përpjekjet për riformatim të qeverisës, sipas Zafir Berishes janë vetëm përpjekje për të mundur që të dalë zvarrë ky koalicion i dështuar deri në pranverën e vitit që vjen, përndryshe ai nuk pret që ky koalicion të shkojë deri në fund të mandatit.

“Me këtë qeverisje të keqe është duke e hëngër jo vetëm e ardhmja e vendit, shtetin brendapërbrenda, por ajo po e ha edhe vetveten. Prandaj do t’i vijë fundi kësaj qeverisjeje”, është shprehur ai.

Është vlerësim dhe pritje e tij që me thellimin e kësaj krize, në vend të krijimit të një qeverisjeje më të mirë me riformatim, pranvera e vitit që vjen të sjellë zgjedhje të reja për të dyja nivelet dhe kjo qeveri e dështuar ta marrë epilogun e vet të turpshëm, me gjykimin që do t’i japin qytetarët.

“Unë besoj që zgjedhjet lokale do të tërhiqen pak më herët, të mbahen më herët, dhe është një klimë politike që për shkak të dështimeve në politikat madhore të shtetit nga kjo qeverisje e tanishme, gjasat në të mëdha që zgjedhjet lokale të mbahen për 6-7 muaj më herët, dhe të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare të parakohshme, kjo është shumë e mundshme duke u bazuar në rrjedhat e tanishme politike, por edhe duke i bazuar në zhvillimet e tjera”, u shpreh Zafir Berisha për “Kosova Sot”.

Konfirmohet aktakuza ndaj prokurorit Bajram Hamitaga

0

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit kanë filluar menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin Hamitaga kishte akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po bënte hetimet.

Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër dy të pandehurve, Bajram Hamitaga dhe Luan Delili për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe frikësimit gjatë procedurës penale.

Prokuroria konfirmoi se sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, Luan Delili, më 08.04.2016, me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit kanë filluar menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin Hamitaga kishte akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po bënte hetimet./Kallxo.com/

Haxhi Avdyli: Klani ”Pronto” ka uzurpuar Kosovën

0

Koalicioni PDK- LDK, duket se nuk është duke funksionuar aq mirë, saqë proklamohet nga drejtuesit e dy partive.

Është kreu i LDK-së, në Prizren, Haxhi Avdyli, ai i cili ka thënë se edhe klani i Veselit, janë ata që e kanë uzurpuar Kosovën.

Reagimi i plotë i Avdylit:

“Kosova do duhet ti aprovoj sa më shpejt ligjet e Xhunglës , ku më të fortit do uzurpojnë, përvetësojnë dhe do mbrohen me ligjin e Xhunglës së Kadri Veselit. ”
Për 17 vite njerzit e Klanit Pronto kanë uzurpuar cka do që iu ka ardh në dorë, që nga asetet ekonomike, arsimore, juridike etj, pastaj pozitat , e punësimet , shkurt është uzurpuar Kosova.
Prandaj ska se si të mos mbrohet mendësia e uzurpatorëve sepse ky ishte dhe është thelbi mendësisë politike sado që tentohet të fasadizohet të Pronto poltikës.

Nisma premton rikthimin e krenarisë qytetit të Prizrenit

0

Nisma për Kosovën ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues në Prizren.

Përveç deputetit njëherësh kryetar i Degës Zafir Berisha, kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi dhe deputeti, Enver Hoti.
Bilall Sherifi tha se Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë politike dhe ekonomike.

“ Për këtë Nisma me kontributin e vet është duke i sherbyer interesave të qytetarëve të vendit duke mbajtur qëndrim konstruktiv, në raport me sovranitetin e vendit sa i përket temave tashmë të njohura siç është demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe”, tha ai.

Ndërsa për çështje organizative rreth partisë, Enver Hoti, shpalosi strategjinë e Nisma-s, në nivel vendi lidhur me organizimin e brendshëm, derisa kryetari i deges Zafir Berisha nga Këshilli drejtues i Degës ë Prizren, kërkoi një angazhim maksimal të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, me qëllimin që t’i kthehet dinjiteti dhe krenaria qytetit të Prizrenit.

Ai potencoi para të pranishmëve nevojën për ndryshime në interes të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës, si forcë serioze politike është e vetmja e cila me platformën e saj socialdomakrate, do ti kthej institucionet e qeverisjes komunale në shërbim të qytetarëve.

Udhëheqësit e Nismës për Kosovën më pastaj zhvilluan edhe një takim me qindra të rinj të Prizrenit, të cilët u treguan të gatshëm të jenë pjesë e strukturave dhe ekipit të “NISMA” për Kosovën, ekip ky që garanton ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në Prizren./PrizrenPress.com/

Ja 5 filmat ku aktorët kanë bërë seks vërtetë

0

Deri në vitin 1960, skenat seksuale në filmat artistikë kanë qenë të kufizuara.

Në vitet në vazhdim këto skena filluan të shfaqeshin më rëndom në filma, shpeshherë të stimuluara dhe në disa raste aktorët kanë kryer realisht marrëdhënie seksuale gjatë xhirimit të filmit.

Ja cilët janë filmat ku aktorët kanë kryer realisht marrëdhënie seksuale.

Ken Park

Një film dramatic-erotik, prodhim i vitit 2002. Marrëdhënia kryesore e filmit është midis një djali i cili kryen marrëdhënie seksuale me mamanë e të dashurës së tij. Skenat intime midis dy aktorëve janë kryer realisht, dhe jo të stimuluara.

Idiots

Nëse përmendim emrin e regjisorit Lars von Trier, kuptohet që kemi të bëjmë me një film me skena të forta seksuale. Filmi “The Idiots” , në përmbatjen e tij i referohet një grupi të rinjsh anti-borgjezë të cilët janë në kërkim të “idiotësisë së brendshme”, duke u mbyllur në një shtëpi në periferi të qytetit. Brënda shtëpisë ndodhin akte të vazhdueshme seksuale, orgji. Në shumë prej skenave të xhiruara aktet seksuale kanë ndodhur realisht.
Cruising

Fimi Cruising një prodhim i viti 1980, ka si aktor kryesor të madhin Al Pacino. Ky film u kritikua mjaft si një film me skena të forta homofobike. Filmi flet për historinë e një vrasësi serial i cili ndjek homoseksualët, duke i ekzekutuar më pas. Filmi ka skena të forta seksuale, kryesisht homoseksualësh të cilat nuk kanë qenë të stimuluara.

Strange by the lake

Prodhim i vitit 2013, “Strange by the lake” kategorizohet në filmat triller erotikë. Pjesën më të madhe kohore e zënë skenat seksuale me plane tejet të ngushta rreth aktit seksual.

Intimacy

Dy të rinj të panjohur i vënë detyrë vetes të zhvillojnë ndjenjat midis tyre duke u mbyllur me ditë të tëra në një shtëpi. Skenat seksi midis aktorëve Mark Rylance dhe Kerry Fox janë totalisht të pastimuluara duke ndodhur realisht gjatë “aksionit” të regjisorit. Aktorja Kerry Fox është shprehur pas mbarimit të filmit se është ndjerë aq mirë saqë nuk do të dëshironte të mbaronin kurrë xhirimet e filmit.

Portieri shënon gol nga 70 metra distancë

0

Portieri i skuadrës turke Eskisehirspor, Ruud Boffin, ka shënuar një gol të bukur nga një distancë prej 70-të metrave.

Boffin ka realizuar nga gjuajtja e lirë në minutënn e 88-të kundër Umraniyespor, duke e barazuar rezultatin me ç’rast i siguroi një pikë skuadrës së tij.

Ndeshja ndërmjet Umraniyespor dhe Eskisehirspor ka përfunduar me rezultat 2-2 në kuadrë të javës së katërt në ligën e dytë të Turkisë.

Blerand Stavileci akuzohet për 50 mijë euro

0

Paratë që deponohen për lojëtarët e klubit basketbollist “Sigal Prishtina”, nuk u shkojnë atyre.

Dyshohet se këto para shkojnë në “xhepat”, e kryetarit të këtij klubi Blerand Stavilecit, Drejtorit Ismet Karaxhës dhe menaxherit Florian Miftarit, sipas një kallëzimi penal të ngritur nga avokati Hamit Gashi. Ky i fundit përfaqëosn Ismet Rexhepin, pronarë i Mekanizmit Rregullues Reklamues, si palë e dëmtuar.

Gazeta Fjala ka siguruar këtë kallëzim penal, ku thuhet se 50 mijë eurot e deponuara nga Ismet Rexhepi, nuk u kanë shkuar lojëtarëve, por të njejtat sipas Rexhepit kanë shkuar në xhepat e kryetarit Blerand Stavileci, Ismet Karaxhës, e Florian Miftarit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe vet avokati Hamit Gashi, i cili ka ngritur kallëzimin penal ndaj personave përgjegjës të klubit.

“E kam ba një kallzim penal ndaj Ismet Karaxhës, Florian Miftarit, Blerand Stavilecit të Klubit “Sigal Prishtina”, përshkak të veprës penale, dëmtimi i kreditorëve dhe debitorëve në të cilën është bërë i fuqishëm aktvendimi për përmbarim”, ka thënë për Gazetën Gashi.

Gazeta ka provuar të kontaktoj me Kryetarin e Klubit ‘Sigal Prishtin’, Blerand Stavileci, por ka qenë i paqasshem.

Gashi tregon se edhe xhirollogaritë e lojëtareve janë bllokuar përmes përmbaruesit privat.

Kallzimin e tij penal, avokati thotë se e ka ngritur që nga 15 marsi, derisa ende nuk është në dijeni pse një vendim i tillë po zvarritet ende.

“Nuk e di ku është faji për moszbatimin e këtij vendimi por pala ime Ismet Rexhepi, si palë e dëmtuar që ka fituar një kontekst prej 50 mijë eurosh. Gjykimi është kryer në Gjykatën themelore në Prishtinë, ka përfundu para dhjetë vitesh dhe përmbarimi i saj zvarritet pa arsye e me fajin e personave përgjegjës të klubit basketbollist”, shpjegon për Gazetën avokati Gashi.

Avokati që ka ngritur kallëzimin penal thotë se lojëtarët nuk paguhen në mënyrë të rregullt.

“Lojëtarët e klubit SIgal nuk paguhen në mënyrë të rregullt por tërthorazi duke iu shmang obligimit për të mos shkue paratë edhe për lojëtarët apo edhe për person tjetër por duke shkuar në hepat privat. Ekziston dyshimi në bazë të debitorit që ti kryej obligimet se këta persona pengojnë me u zbatu veprimi. Xhirollogaritë janë blloku përmes përmbaruesit privat Isak Islamit, ata nuk kanë mjete përmes xhirollogarisë se pot ë kishin mjete ato së pari do duhej të zbatonin veprimin e formës së prerë prej 50 mijë euro”, ka shtuar ai./GazetaFjala/