14.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 5769

Pjaniq: Luaj aty ku më thotë trajneri

0

Mesfushori boshnjak mendon që i duhet edhe pak kohë që të përshtatet me filozofinë e trajnerit Massimiliano Allegri.
Miralem Pjaniq është transferuar këtë verë nga Roma te Juventusi për 32 milionë euro.26-vjeçari tregon se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë ku i kërkon trajneri, vetëm për të arritur rezultate me ekipin e tij të ri.

“Mua më mjafton të jem në fushë dhe nuk ka lidhje se në çfarë pozite më thotë trajneri që të luaj”, ka thënë Pjaniq. “Veç sa kam ardhur te Juve dhe më duhet pak kohë që të ambientohem në këtë rreth të ri”.

“Kur luan për Juventusin nuk të lejohet të gabosh, pasi që kritikohesh menjëherë. Pas humbjes me Interin, Allegri na ka folur të gjithëve dhe na ka treguar ku kemi gabuar dhe ne kemi reaguar shpejtë ku kemi marrë dy fitore radhazi”, ka deklaruar reprezentuesi i Bosnjës

Vetura 3Z për vikend në Prizren (Video)

0

Një lexues i Indeksonline e ka dërguar një video ku shihet një vbeturë zyrtare me regjistrim 3Z në hyrje të Prizrenit në autostradën Ibrahim Rugova.

Kujtojmë se sot është vikend dhe administrata shtetërore nuk punon, por veturë vazhdojnë të keqpërdoren nga punonjësit e institucioneve, raporton Indeksonline.

Për më shumë shiheni videon:

Vikendi më së miri kalohet me 3Z

Gepostet von IndeksOnline am Sonntag, 25. September 2016

Heshtja e Prokurorisë Speciale për krimet në Mushtisht

0

Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila që nga viti 2014 ka marrë kompetencën e hetimit të krimeve të luftës, nuk ka asnjë hetim të hapur për ato çfarë ndodhën në këtë fshat gjatë dhe pas luftës.

Thirrjet e protestat e banorëve të Mushtishtit për t’u hetuar krimet e luftës të cilat ndodhën në këtë fshat kanë hasur në veshë të shurdhër të Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila që nga viti 2014 ka marrë kompetencën e hetimit të krimeve të luftës, nuk ka asnjë hetim të hapur për ato çfarë ndodhën në këtë fshat.

Të dhënat tregojnë për 17 shqiptarë dhe 2 serbë të vrarë e po ashtu 16 serbë dhe 12 shqiptarë të zhdukur në këtë fshat gjatë dhe pas luftës.

Por, përkundër krimeve të kryera, në Prokurorinë Speciale nuk ka asnjë hetim të hapur për ngjarjen.

Banorët e fshatit ankohen se 17 vite pas luftës nuk janë intervistuar nga askush për ato çfarë ndodhën.

Banorët synojnë që duke bllokuar kthimin e serbëve në fshat të tërheqin vëmendjen e Prokurorisë për të nisur një hetim

“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit le të vjen edhe të bën hulumtime në Mushtisht. Ka argumente faktike, duke u bazuar edhe ne fotot që posedojmë pranë nesh dhe atëherë le të fillon dënim dhe në hapet e mëtutjeshme shohim a janë relevante për kthimin e tyre a jo”, thotë Bislim Ibrahimi banor i fshatit.

Kërkesë për hetime ka edhe Xhemajli Muharremi, dy prindërit e të cilit konsiderohen të zhdukur që nga viti 1999. “Ata unë s’un i nali me ardhë, po prindërit e mi ku janë? Ku i kanë lanë ata ushtria, le të kallxojnë ku i kanë lanë, tani nëse vijnë prindërit e mi gjallë, tani edhe ata tjerët që janë të zhdukur le të vinë”, thotë Muharremi.

Për fshatin me 19 të vrarë, përfshirë 17 shqiptarë dhe 2 serbë, dhe 28 të zhdukur, përfshirë 16 serbë dhe 12 shqiptarë, nuk ka hetime të hapura.

Zëdhënsja e Prokurorsië Speciale, Liridona Kozmaqi, thotë për KALLXO.com se Prokuroria ka të regjisturara vetëm dy raste për këtë rast, të cilat figurojnë të mbyllura pasi kallëzimet penale janë hedhur poshtë.

Ndërsa, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kundërshtimi i banoreve shqiptarë të fshatit Mushtisht është i arsyeshëm.

“Është i arsyeshëm mllefi i tyre sepse kanë kaluar 17 vite prej luftës, ku sipas të dhënave që ne i posedojmë vetëm në fshatin Mushtisht 16 shqiptarë janë vrarë apo janë zhdukur, ka pasur vrasje makabre dhe nuk kanë pa drejtësi këto familje”, thotë Blakaj.

Debati për krimet e luftës në Mushtisht rinisi gjatë tentativës për të rikthyer serbët e fshatit.

Në kundërshtim të kthimit të serbëve pati edhe një protestë më 28 gusht. Banorët e Mushtishtit thanë se nuk ka kthim të serbëve pa u hetuar krimet e luftës dhe pa u dënuar kriminelet.
Para kësaj proteste, më 21 gusht disa të rinj nga ky fshat vendosën një pllakat në qendër të Mushtishtit. Në këtë pllakat janë emrat e shqiptarëve të vrarë dhe fotografitë e shtëpive të djegura e të shkatërruara, sipas tyre, nga ish-bashkëfshatarët e tyre bashkë me policinë dhe ushtrinë serbe.

Në protestën e 28 gushtit pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, me ç’rast pat të lënduar e të arrestuar. E serbët që tentuan të vizitonin pronat e tyre u kthyen mbrapshtë pa e realizuar një synim të tillë.

Për pjesmarrësit e protestës kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Prizrenit.

Ngjarjet gjatë protestës së 28 gushtit i pati dënuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Kallxo.com/

U2 i njëjtë si 40 vite më parë

0

Grupi muzikor, U2 është i njëjtë si 40 vite më parë

Ishin katër djem që, 40 vite më parë, më 25 shtator 1976 u takuan në kuzhinën e një shtëpie në një apartament në periferi të Dublinit, një nga grupet e rokut më të dashur dhe urryer, popullor dhe influent të kohëve moderne u bashkua për herë të parë.

Pronari, një baterist, disa ditë më parë kishte nxjerrë një njoftim në murin e “Temple Mount School” për të krijuar një grup. Atë ditë, në kuzhinë u takuan me pronarin e shtëpisë, Larry Mullen, Paul David Hewson, Adam Clayton dhe David Howell Evans. “Feedback” ishte emri që u zgjodh nga grupi që më pas preferoi të quhet “The Hype”.

Por, pasi Evans u bë “The Edge” dhe Paul Hewison “Bono Vox”, u vendos emri përfundimtar U2.

Në fakt ka shumë grupe që kanë një fillim kaq të pazakontë, por gjëja e vçantë mbi lindjen e U2 është se grupi që ka shitur miliona albume ka mbetur i njëjtë ashtu siç ishte në atë kuzhinë katër dekada më parë.

Në fakt ky organizim i U2 është gati unik në historinë e muzikës. Nuk njihet ndonjë grup tjetër i suksesshëm që ka fituar kaq shumë dhe ka vajtur kaq larg duke mbetur të njëjtët persona.

Për të bërë disa krahasime, kemi Beatles që qëndruan bashkë për rreth një dekadë, apo The Rolling Stones, ku ish-anëtarët kanë krijuar një grup më vete. Bono, Edge, Dam dhe Larry janë të lidhur nga një besnikëri dhe miqësi që ka mbështetur ata, ndërsa grupet e tjera, pa asnjë përjashtim, kanë rënë të gjithë, duke sjellë anëtarë të rinj, ndarje, shpesh ribashkime me role ndryshe. Kjo është ndoshta edhe pika më e fortë e U2. Ndoshta po i ruajnë surprizat për më vonë.

Akuzat e para të Speciales priten të jenë kundër zyrtarëve të lartë të shtetit

0

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, nuk pritet të dalin para drejtësisë deri kah fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2017.

Kjo të paktën është konfirmuar nga kryeprokurori David Schwendiman, raporton RTV21.

Aktualisht është hapur konkursi për të përzgjedhur prokurorë e gjykatës që do të punojnë në këtë gjykatë e të cilët do të merren me rastet e krimeve të pretenduara që kanë kryer ish-pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Avokati Tahir Rrecaj, duke mos dashur të përmend emra, thotë se nuk përjashtohet mundësia që akuzat e para të ngrihen ndaj zyrtarëve të lartë të skenës politike në vend.

Schwendiman ka thënë më parë se do të bisedojë me prokurorë të shteteve të rajonit, e edhe me ata serbë për të mbledhur informata në lidhje me dyshimet për krimet e kryera nga ish-ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, avokati Tomë Gashi thotë se prokurorët serbë mund të ndikojnë në proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas dy avokatëve, Rrecaj e Gashi, të gjitha krimet e pretenduara që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, do të duhej të trajtoheshin nga gjykatat e Kosovës “në mënyrë që vendi ynë të forcohet në këtë aspekt e t’i zgjidh problemet e veta”.

Kosova përsëri drejt UNESCO-s

0

Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar ndonjë afat konkret se kur do të ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë duke punuar në dy linja, duke forcuar koordinimin brenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë duke bërë përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çështjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO-s. Do të thotë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar”, thotë Murtezaj.

Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluar, ishte kundërshtuar mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte bërë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Lidhur me atë se cili do të jetë reagimi i kësaj kishe përballë përpjekjes së sërishme të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se nuk dëshiron të flasë. Sipas tij, kjo kishë ende nuk e ka diskutuar këtë çështje për të nxjerrë qëndrimin e saj në opinion.

Por, megjithatë, igumeni Janjiq thotë për Radion Evropa e Lirë se respektimi i të gjitha besimeve, i lirive fetare, i objekteve dhe trashëgimive që u përkasin bashkësive fetare, duhet të tregohet me vepër.

“Të gjitha bashkësitë fetare dhe të gjitha objektet e tyre duhet të sigurohen në mënyrë të njëjtë. Ndërkaq, liria e besimit në të gjitha objektet fetare, duhet të jetë e garantuar me ligj, nëse dëshirojmë të shkojmë drejt të ardhmes”, shprehet Janjiq.

Ismajl Hasani, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore.

“Është një kornizë e mjaftueshme, e cila garanton që në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me mekanizmat shtetëror në Republikën e Kosovës, të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe mirëmbajtjen, përkatësisht, përkujdesjen ndaj monumenteve kulturo-historike, qoftë ato të sferës materiale, qoftë ato të sferës shpirtërore”, thekson Hasani.

Ai shton se qeveritë e vendit, një pas një, kanë ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe mbrojtjen e tillë e kanë bërë dhe po e bëjnë. Sipas Hasanit, Kosova edhe vitin e kaluar ka qenë e gatshme për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, anëtarësim të cilin e pati kundërshtuar fuqishëm Serbia.

Hasani theksoi se kjo e fundit, edhe tash po bën fushatë në dëm të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se politikës së Kosovës i takon që të lobojë edhe më tepër sa i takon përgatitjeve për raundin tjetër të anëtarësimit të saj në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Murtezaj thotë se institucionet e Kosovës i kanë parasysh pengesat që Serbia përpiqet t’i bëj në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s.

“Po shihet që prapë politika dhe Qeveria e Serbisë po tregohet destruktive përmes aktiviteteve të ndryshme, me synim pengimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. Por, në fund të fundit, ajo nuk do të ketë sukses”, shton Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.(REL)

Prizren: I dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike, arrestohet

0

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka treguar se ka arrestuar një person, i dyshuar për dërgimin e mesazheve me përmbajte shqetësuese një tjetër burri.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Policia e ka kategorizuar këtë si cenim i fshehtësisë dhe bazave të dhënave kompjuterike.

“Rr. Ismail Qemali, Prizren, 24.09.2016-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka dërguar përmes telefonit mesazhe me përmbajte shqetësues , viktimës mashkull K-Shqiptar si dhe foto me përmbajtje erotike dhe pornografike me ç’rast viktimës i ka shkaktuar shqetësime dhe familjes së tij. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Parku i Prizrenit në gjendje të mjeruar (Foto)

0

Parku i Prizrenit është si mos më keq. Në vend se të shfrytëzohet si vend pushimi dhe relaksi, gjendja e tij nuk e jep atë pamje.

Personat përgjegjës për këtë park, me aq sa edhe duket kanë harruar se si është ta mirëmbash atë vend.

Në fotografitë e sigurara nga Gazeta Fjala shihet më së miri situata e krijuar atje./Gazeta Fjala

14442654_10210727354284278_71619722_n14445354_10210727354324279_1041550747_n14459044_10210727354244277_683049375_n14459741_10210727354444282_781281488_n14459768_10210727354484283_742823142_n14470873_10210727354844292_1575439779_n14483563_10210727354404281_1283461415_n

Hyseni: Kanceri tek kosovarët nga alkooli, duhani e ushqimi

0

Në Kosovë, në 7-mujorin e parë të këtij vitit, janë paraqitur 690 raste të reja me kancer.

Duhani, alkooli, mënyra e jetesës, e të ushqyerit janë disa nga arsyet të cilat sipas drejtorit të Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, po ndikjonë në shfaqjen e sëmundjes së kancerit.

Ai thotë se Klinika e Onkologjisë, ofron të gjitha trajtimet e nevojshme për këtë sëmundje.

“Klinika e onkologjisë ofron trajtim sistemik (kimioterapi, hormonoterapi dhe target terapi) dhe trajtim lokal me radioterapi. Poashtu ofrohet edhe trajtimi paliativ ditor. Këto shëribme janë mjaft cilësore dhe me një qasje shume të mirë. Për këto mjekime përdoren protokole të aprovuara ndërkombëtare dhe bashkëkohore”, thotë Hyseni.

Hyseni në një intervistë për Gazetën Fjala, Hyseni ka folur më shumër rreth rasteve të reja, vetëdijësimit të qytetarëve lidhur me këtë sëmundje.

“Prevenca më e mirë është mosekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut (mospirja e duhanit, alkoolit), aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e përshtatshme me produkte të shëndetshme.”, shpjegon i pari i klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Hyseni ka folur pooashtu edhe për furnizimin me citortatikë, rastet e shërimeve jashtë vendit si dhe për gjendjen në klinikën që ai e udhëheq./Gazeta Fjala/

Korisha vepron sikur të ishte komunë

0

Banorët organizohen vetë për mbarëvajtjen e punëve në fshat

Banorët e Korishës së Prizrenit thonë se të gjitha punët në fshat duhet t’i bëjnë vetë, derisa pak e ndiejnë dorën e pushtetit.

Rexhë Ukaj tregon për “Kosova Sot” se në fshat funksionojnë komisionet që janë shërbim të qytetarëve të Korishës, ku kanë realizuar numër të madh të projekteve kapitale. Ai përmend realizimin e projektit të ujit të pijes, i financuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërtimin e sallës sportive në shkollën e fshatit “Dëshmorët e Kabashit”, investim i Drejtorisë së Arsimit, pastaj ndërtimi i urës që lidh rrugën e fshatit me rrugën e Kabashit. Tani është duke u realizuar projekti i hulumtimeve në Kalanë e Korishës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Kujdesen vetë për mjedisin

Në kuadër të fshatit funksionon edhe një minipushtet lokal që merret me organizimin e jetës dhe zhvillimin e infrastrukturës.

“Në fshat kemi 4 punëtorë që kontrollojnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pastrimin e rrugëve, pastrimin e kanalizimit, pastrimin brazave për ujitjen e tokave bujqësore, mirëmbajtjen e varrezave në fshat, pastaj kujdesen për lapidarin në qendër të fshatit, parkun e gjelbër pranë lapidarit, si dhe hapjen e varrezave dhe shërbimeve të tjera në fshat. E tërë kjo punë e punëtorëve paguhet me mjetet vetjake të qytetarëve të Korishës, ku në baza vullnetare për të gjitha shërbimet çdo familje paguan nga 3 euro në muaj. Ne kemi krijuar një rend që besoj se duhet të funksionojë edhe në lokalitetet e tjera”, thotë Rexhë Ukaj, përgjegjës për infrastrukturë në fshatin Korishë.

Komuna e Prizrenit ka ndarë së fundmi 50 mijë euro, pastaj ka bërë ndërtimin me elemente betoni të rrugës për lagjen Ukaj në vlerë 132 mijë euro dhe në rrugën e lagjes”Boka” në Korishë mbi 45 mijë euro.

Rexhë Ukaj, duke folur për angazhimet që ka bërë komuna për këtë fshat, thotë se do të punohet edhe më shumë në këtë drejtim.

“Kemi premtime për ujësjellësin, pasi që ky fshat ka mjaft ujë. Korisha po e merr pamjen e një qyteze, sepse tashmë ka edhe infrastrukturë mjaft moderne”, thotë Rexhë Ukaj.

Ai shprehet se në çdo 13 maj përkujtohen burrat e Kabashit të Korishës që ranë për liri. Ai shprehet se 13 maji i vitit 1999 ishte i kobshëm për Korishën, pasi atë ditë ranë 77 martirë, pasi ishin vendosur nga serbët si mburojë nga aeroplanët e NATO-s.

Fshati i kalave

Ndërsa, Hilmi Rexha, anëtar i Këshillit të Bashkësisë Lokale dhe njëherësh njëri ndër aktivistët e dalluar të këtij fshati, tregon se tashmë nga Komuna kanë kërkuar edhe një shtëpi të kulturës.

“Si projekti kemi ofruar edhe zbulimet në kalanë e Gralishtës”, pohon Rexha për “Kosova Sot”.

Ndryshe, Kalaja e Kabashit pozicionohet në faqen lindore të qafës në trajtë të shalës, fare pranë kalasë së Korishës. Kemi të bëjmë me një vendbanim me një sipërfaqe prej afër 1 hektar dhe me lartësi mbidetare prej 723-728 metra, të shtrirë në një pjerrësi.

“Ky lokalitet kishte karakter të një fortifikimi që mbrohej nga natyra në një anë dhe ledhet mbrojtëse në anët e tjera. Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në dy sektorë rezultuan me identifikimin dhe zbulimin e banesave dhe horizonteve të banimit që janë tipike dhe në aspektin kronologjik datohen në periudhën e bronzit të hershëm dhe bronzit të mesëm. Vegla pune të punuara nga guri, fragmente dhe enë qeramike të zbuluara këtu, shumë mirë e përfaqësojnë kohën në fjalë”, tregon arkeologu Shafi Gashi.

Banorët e Korishës janë vullnetarë të përhershëm për infrastrukturë më moderne

Hilmi Rexhaj, thotë se ky fshat pret të shtojë furnizimin me ujë të pijes.

“Atje kërkohet të bëhet edhe një basen uji për të pasur mundësi të furnizimit me ujë më shumë dhe për të gjithë. Për këto punë, fshati paguan rregullisht katër punëtorë. Pastrimi i rrugëve, reduktimi i ujit, rregullimi i lapidarit, mirëmbajtja e varrezave, hapja e varreve të reja, mirëmbajtja e xhamisë, rregullimi i shkollës, shtrimi i ndonjë rruge dhe nevoja të tjera që paraqiten në fshat realizohen përmes organizimit shumëvjeçar të kryesisë së fshatarëve”, tregon Rexhaj. /Kosova Sot/