28.1 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025
Home Blog Page 5775

Mbahet provimi pranues edhe në UPZ

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën është mbajtur dita e parë e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rijnë në vitin akademik 2016/2017 në afatin plotësues.

Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga prorektorët, Malush Mjaku, Kadri Kryeziu dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë bërë monitorimin e mbarëvajtjes së testit ku janë siguruar që gjithçka po shkon në bazë të rregullave.

Rektori Vataj u ka uruar sukses të gjithë kandidatëve, duke theksuar se sivjet ata i presin kushte më të mira në të gjitha aspektet.

Vrau qenin e fqinjës, arrestohet malishevasi

0

Dje rreth orës 11:35, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull nga fshati Vërmicë, komuna e Malishevës.

Kjo pasi i arrestuari dyshohet se me armë zjarri ia ka vrarë qenin ankueses femër, shqiptare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren, paraburgim shtetasit të Shqipërisë për 45 gramë drogë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit nga fshati Reç i Ri – Velipojë, Shqipëri, me iniciale D.Gj.

I pandehuri, sipas Gjykatës, dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 18.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në fshatin Vërmicë me automjetin “Mercedes”, gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë, konkretisht në brendësi të motorit ka fshehur një pako me narkotik që dyshohet të jetë i llojit marihuanë në peshë rreth 45.70 gr e cila ka qenë e mbështjell me një pako e gatshme për shitje.

“Me këtë veprim, i pandehuri me iniciale D.Gj. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

S’ka sjellje të pahijshme të Ervehe Gashit, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prizren

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor përfundoi hetimet ndaj prokurores Ervehe Gashi duke mos gjetur sjellje të pahijshme të kryer prej saj.

Zyra e Prokurorit Disiplinor e njoftoi Zyrën Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova se ka përfunduar hetimin disiplinor sipas detyrës zyrtare lidhur me lëndën e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

“Hetimi disiplinor ZPD-2015-045, nuk ka rezultuar me gjetjen e sjelljes së pahijshme të kryer nga Ervehe Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prizren,” thuhet në njoftimin drejtuar Zyrës Ligjore të BIRN dhe I/KS nga Zyra e ProkuroritDisiplinor.

Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, në muajin shkurt 2015 i ishte drejtuar me shkresë zyrtare Zyrës së Prokurorit Disiplinor lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit të prokurores Ervehe Gashi, për shkak të përfaqësimit të saj si prokurore në një rast të trasnmetuar në Emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në mars të vitit 2016 Zyra e Prokurorit Disiplinor, kishte njoftuar Zyrën Ligjor etë BIRN-it se kishte hapur hetim disiplinor ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi.

“ZPD ka hapur një hetim disiplinor kundër znj. Ervehe Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda,” thuhej në shkresën e ZPD-së.

Pas transmetimit të emisionit “Jeta në Kosovë” në muajin mars 2015, në Gjykatën Themelore të Prizrenit në gjykimin e planifikuar ndaj ish-punëtorit të Pro-Credit Bankës, Abdullah Thaçit, i cili po akuzohej për zbulim të fshehtësisë zyrtare, prokurorja e Ervehe Gashi ishte tërhequr nga ky rast.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar edhe kryeprokurori Metush Biraj.

“Për shkak të rrethanave të rastit, në kolegj kemi vendosur që rastin ta marrë një prokuror tjetër,” kishte thënë Biraj.

Emisioni “Jeta në Kosovë” për “Largimet nga Puna në ProCredit Bank” ndër të tjera kishte raportuar për konfliktin e mundshëm të interesit për prokuroren e rastit Ervehe Gashi, e cila e ka të punësuar dhëndrin e saj në Zyrën Ligjore të Bankës “ProCredit”.

Si rezultat i këtij fakti, rastin e ish-punëtorit të Bankës “ProCredit” e udhëhoqi një prokuror tjetër.

Ish- punëtori i “ProCreditBank”, Abdullah Thaçi, ishte gjetur fajtor duke u gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Themelore në Prizren në fund të një procesi gjyqësor gati trevjeçar. /Kallxo.com/

“Chromium”, filmi i Shqipërisë për Oscars

0

Shqipëria ka dërguar filmin e Bujar Alimanit “Chromium” për Oscars në kategorinë e filmit të huaj, njofton Klan Kosova.

Hollywood Reporter shkruan se ngjarja e filmit është shumë e ndjeshme ku një 15 vjeçar kërkon pavarësinë e tij dhe mundohet të pavarësohet nga nëna që është shurdhmemece dhe një tip i vetmuar.

Kjo është hera e dytë e këtij regjisori që dërgon film në Oscars.

Në vitin 2011, Alimani kishte marrë pjesë me “Amnesty”, një tregim për vizitat e bashkëshorteve në burgje, megjithatë ky film kishte dështuar të futej në listën finale.

Në “Chromium”, Fredjon Ruci e luan Adin, një djalë të qetë që jeton në një shtëpi të vogël në skaj të qytetit me vëllanë e tij më të vogël dhe nënën shurdhë-memece.

Me shpresën për të fituar pak privatësi dhe para, tinejxheri shkon në punë ilegalisht në një minierë kromi, duke mos kuptuar se vendimi i tij do të ketë pasoja për tërë familjen.

Filmi, që premierin botërore e pati në Karlovy Vary’s është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës.

Producentë janë “90 Production Gegnia Film” dhe Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elshani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis.

Shqipëria ka dërguar filma për këtë kategori në Oscars nëntë herë qysh nga viti 1996, por asnjëherë nuk ia ka dal të futet në listën finale. /klankosova.tv

Banega ka një mesazh për tifozët

0

Ever Banega mendon se tifozët e shumtë në ‘Giuseppe Meazza’ luajtën një rol të rëndësishme në fitoren e Interit ndaj Juventusit

Zikaltrit fituan 2:1 derbin italian ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, të cilët fillimisht panë vetën në disavantazh – por më pas përmbysën gjithçka.

Mesfushori Ever Banega, i cili i ka dhënë qetësi skuadrës së Interit me klasin e tij, lavdëroi bashkëlojtarët për paraqitjen ndaj kampionëve të Serie A, teksa falënderoi tifozët për mbështetjen në ‘Giuseppe Meazza’.

“Ekipi ishte fantastik në këtë ndeshje. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer’, tha Banega për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se diferenca ishte mentaliteti. Pranuam gol, por u kundërpërgjigjëm menjëherë. Atmosfera ishte fantastike dhe tifozët na ndihmuan shumë në këtë ndeshje’, shtoi argjentinasi.

“Është kënaqësi të luash me Icardin. Tani duhet të shohim para dhe të vazhdojmë drejt synimeve tona”, përfundoi Banega.

I pëlqen t’u ndihmojë femrave të reja

0

Edhe pse në moshën 78-vjeçare, Jane Fonda ende është në top-formë. Shumë do të thonë se është lehtë për t’u dukur si ajo kur në mënyrë të përsëritur i nënshtroheni operacioneve estetike, kur keni aq shumë para, kur keni një ekip të tërë të njerëzve të cilët përkujdesen për flokët, kozmetikën, thonjtë, veshjen etj. Lidhur me këtë gjë dhe çështje të tjera, Jane Fonda dha një intervistë për mediat britanike.

“Më pëlqen t’u ndihmoj femrave të reja dhe t’ua shpjegoj atyre se ato nuk duhet të kenë frikë se çdo ditë janë më afër vdekjes, por duhet ta bëjnë çdo ditë të jetës së tyre edhe më të mirë se sa që ishte ajo e mëparshmja. Unë jam 78 vjeçe dhe ende ndihem e re, kam pasion, kureshtje dhe shumë energji. Duke shikuar vitet në pjesën e jashtme është një gjë e frikshme, për këtë arsye i shikoj ato nga brenda, në mënyrën se si ndjehem”, tha Jane Fonda, duke shtuar se për çdo ditë mediton dhe në asnjë mënyrë nuk humb tetë orë gjumë.

Përveç kësaj, ajo komentoi në lidhje me ndërhyrjet e shumta estetike.

“Unë pranoj se nuk është e lehtë për t’i bërë ballë presionit të Hollivudit. Do të doja të isha trimëreshë dhe të mos i nënshtrohem presionit, por më duhet të pranoj se operacionet e mia më kanë ‘blerë’ dekada të jetës”, theksoi në mënyrë të sinqertë, Jane Fonda.

James: Zidane është idoli im

0

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, i cili shënoi gol në fitoren e Real Madridit prej 2:0 ndaj Espanyol, ka thënë se Zinedine Zidane është idoli i tij.

“Zidane është idoli im. Real Madridi është ëndrra ime dhe shpresoj të zgjasë sa më shumë”, tha fillimisht James.

“Familja ime është e lumtur në Madrid. Nuk është e vërtet që nuk jam i lumtur. Pse nuk flas në media nuk do të thotë që unë po kaloj momente të vështira dhe se kam probleme me të tjerët”, shtoi ai.

“Do të luftojë që të qëndrojë këtu përgjithmonë”, përfundoi kolumbiani.

Arrestohet kosovari në Morinë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Policia Kufitare e Morinës ndalon një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morin, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Driton Delijaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Ndalimi i shtetasit u bë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje” parashikuar nga nenet 51, 461 dhe 467 të Kodi Penal të Luxembourg. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nuk kishin kulm mbi kokë

0

Para se të bëhej e famshme, Jennifer Lopez, për pak kohë ishte e pastrehë. Ajo për disa muaj kishte fjetur në një shtrat në studion e saj të vallëzimit, por në fund i ka buzëqeshur fati duke u bërë një këngëtare dhe aktore e famshme. Por ajo nuk është e vetme në këtë, pasi edhe shumë të famshëm të tjerë e kanë shijuar jetën e të pastrehut para se të gjenin famën. Kur ishte vetëm 20 vjeçe, Carmen Electra-n e kishte plaçkitur i dashuri me të cilin ishte në lidhje dhe e kishte lënë pa asgjë.

“Qëndroja ulur në një park dhe qaja pse i kisha lejuar atij të ma bëjë këtë”, ka rrëfyer Electra.

Para se të fitonte në garën “American Idol”, Kelly Clarkson për një kohë kishte jetuar në veturën e saj, sepse banesa i ishte djegur nga zjarri. Ajo çdo ditë kishte shkuar në palestër në të cilën ishte anëtare, për të bërë dush. Halle Berry kishte jetuar në një objekt për të pastrehët kur ishte 21 vjeçe dhe kur mundohej të bëhej e njohur në Hollivud, edhe pse e ëma e saj e kishte kundërshtuar këtë.

“Pas dy muajve kam mbetur pa para dhe e kam thirrur nënën që të më dërgojë para, por ajo ka refuzuar. Më ka thënë ose të gjindem disi, ose të kthehem në shtëpi. Isha shumë e zemëruar. Pas kësaj nuk kemi folur për një vit”, ka treguar ajo.