25.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
Home Blog Page 5776

Një delegacion nga Suedia, qëndroi në Malishevë

0

Një delegacion nga tri komuna të Suedisë ka qëndruar dje në Malishevë, ku kanë vizituar komunën, qendrën e rehabilitimit “Handikos” në Malishevë dhe çerdhen publike për fëmijë.

Delegacionin nga Suedia e ka pritur edhe i pari i Malishevë, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar për vizitën dhe për gatishmërinë e tyre, për bashkëpunim të ndërsjellë. Begaj, i ka njoftuar me Komunën e Malishevës, duke ju dhënë pasqyrë të përgjithshme të Malishevës, si sipërfaqja, numri i banorëve, institucionet, shkollat, qendrat mjekësore, gjendjen ekonomike dhe të tjera.

Delegacioni nga Suedia, u shprehën të kënaqur me vizitën Malishevë dhe me pritjen e bërë, si dhe u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, mes Malishevës dhe komunave në Suedi.

Po ashtu gjatë ditës, ky delegacion ka bërë disa vizita në institucione të ndryshme në Malishevë, përfshi edhe çerdhen për fëmijë dhe Qendrën e Rehabilitimit “Handikos”, ku janë njoftuar me shërbimet dhe kujdesin që ofrojnë “Handikos” dhe çerdhja. /PrizrenPress.com/

Për demarkacionin, ekspertët e pavarur kanë të drejtë

0

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka bërë me dije se, nëse demarkacioni me Malin e Zi dështon të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të reja nacionale.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se çështja ka shkuar shumë thellë dhe është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe. Në këtë situatë, sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Gjëja më normale që do të duhej të ndodhte në rast se dështon ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është shkarkimi i Qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Spahiu.

Ai e ka mirëpritur iniciativën e Grupit të Ballkanit për Politika për t’i mbledhur zyrtarët e subjekteve politike me qëllim të gjetjes së një zgjidhje në këtë çështje, megjithëse ka shprehur skepticizëm në suksesin e saj.

“Suksesi i kësaj iniciative është në pikëpyetje. Çështja për demarkacionin me Malin e Zi ka shkuar shumë thellë dhe është tepër vështirë që njëra palë të lëshojë pe. Kjo ndoshta çon vetëm në një rrugëdalje, në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pastaj në një situatë të re politike që do të përpiqet t’i qaset ndryshe këtij problemi”, është shprehur Spahiu.

Spahiu ka treguar se do të ishte mirë që Qeveria ta riprocedojë këtë çështje sërish në Kuvend dhe aty marrëveshja të rrezohet me votë të deputetëve.

“Nuk e di nëse koalicioni i ka votat për këtë çështje. Duket sikur nuk i ka votat e mjaftueshme, meqenëse shumë deputetë të dy subjekteve më të mëdha kanë deklaruar se janë kundër versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi. Por, është e drejtë e Qeverisë ta fusë në rend të ditës dhe, po ashtu, e drejtë e deputetëve të votojnë për ose kundër. Mendoj se do të ishte mirë që kjo çështje të hyjë në rend të ditës në Kuvend, të mos votohet dhe të marrë fund ky muhabet”, është shprehur Spahiu.

Spahiu në këtë intervistë ka folur edhe për mundësinë e dërgimit të çështjes në arbitrazh ndërkombëtar.

“Kjo është një alternativë e arsyeshme. Por nëse kjo çështje shkon në arbitrazh, atëherë nuk ka asnjë logjikë që atje ta mbrojnë Hashim Thaçi, Isa Mustafa apo Murat Meha. Pra, nëse demarkacioni shkon në arbitrazh, atëherë Kosovën duhet ta mbrojnë Përparim Ameti, Florim Isufi, Shpejtim Bulliqi, Ramush Haradinaj dhe këta të tjerët që kanë qenë më të spikaturit në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit”, ka thënë Spahiu. /Epoka e re/

Timberlake kërkon duet me ish të dashurën

0

Këngëtari Justin Timberlake ishte tejet i lumtur që ish e dashura e tij Britney Spears, dëshiron të incizoj një këngë me të.

Ai me Britney Spears ishte në romancë nga viti 1999 deri më 2002. kur gjatë një interviste e kishin pyetur se me kënd dëshiron duet, Britney përveç grupit ‘Aerosmith’ dhe këngëtares Gwen Stefani, ajo e kishte përmendur edhe Justin-in.

“Vërtetë e ka thënë këtë? Le të më thërret. Përkrah djalit tim 17-vjeç, më nuk jam aq interesant për medie dhe për mua nuk shkruhet më. Jam i lirë për bashkëpunim”, ka thënë këngëtari.

Pas ndarjes nga Britney, Justin kishte filluar lidhjen me Cameron Diaz. Momentalisht është i martuar me aktoren e bukur Jessica Biel, ndërsa një vit më parë, ata janë bërë prindër të djalit Silas Randall.

Kimi i rrëmben skenën burrit të saj

0

Kim Kardashian ishte në mbështetje të bashkëshortit të saj Kanye West… duke i rrëmbyer të gjithë vëmendjen me një fustan seksi.

35-vjeçarja shfaqi “asetet” me një dekolte shumë të hapur, duke shkuar në “AmericanAirlines Arena” për koncertin e Kanye.

Më pas, ndërkohë që burri ishte duke kënduar në skenë, Kimi i tregoi trupin botës me anë të një videoje në Snapchat.

Kjo, vetëm një ditë pasi postoi pamje të trupit të saj nudo…

City ishte afër transferimit të Messit

0

Manchester City ka mbajtur bisedime me agjentin e Lionel Messi dhe Neymar gjatë verës, duke synuar transferimin nga Barcelona.

Në takim janë mbajtur tre takime mes palëve para se gjithcka të përfundonte pa marrëveshje, por vitin tjetër bisedimet mund të rifillojnë.

Sheikh Mansour, pronar i City, është duke përgatitur një cmenduri transferimesh vitin tjetër, nëse Pep Guardiola i jep Premierligën.

Dhe Messi, kontrata e të cilit skadon më 2017, mund të jetë një nga caqet e mundshme.

James refuzoi Interin

0

James Rodriguez ka refuzuar një ofertë prej 85 milionë eurosh nga Inter gjatë afatit kalimtar veror.

Kolumbiani ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid pasi edicionin e shkuar qëndroi shumicën e kohës në bankë.

Por ai vendosi të qëndrojë në Santiago Bernabeu, megjithë ofertën e majme të gjigantit italian.

Pep i jep një lajm të keq Kompany

0

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany, nuk do të jetë titullar i padiskutueshëm kur të kthehet, ka thënë Pep Guardiola.

Kompany ka pasur probleme me muskujt e kofshës në disa raste, dhe u dëmtua në gjysmëfinalen ndaj Real Madrid, në muajin maj.

Belgu është afër kthimit në fushat e blerta, por Guardiola ka thënë se ai duhet ta provojë se është më i mirë se konkurrenca për pozitë.

“Ata duhet të garojnë me njëri-tjetrin. Duhet të shohim në fushë dhe të zgjedhim cili është më i mirë”.

“Kjo është mënyra më e mirë që në prill ose maj të jemi duke luftuar për tituj. Lojtarët duhet të garojnë mes vete”.

“I di kualitetet e Kompany. Por ai duhet të bëjë presion tek Stones, Nicolas, Kolarov. Tek të gjithë”.

Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

0

Sot fillon zyrtarisht aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës. Kjo pasi dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët.

Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.

Presidenti – fajtori kyç, kryeministri – përgjegjës për humbjen e kohës

0

Takimi i ditës së enjte i kryeministrit Mustafa me qytetarët e rajonit të Dukagjinit, Pejës me rrethinë, që janë të atakuar drejtpërdrejtë me përcaktimin e vijës së re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas versionit të tanishëm të Demarkacionit, por edhe një takim i mbajtur mes pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të shoqërisë civile, po shihet nga analistët dhe nga vetë subjektet politike në të dyja blloqet, si një tërheqje e butë e ekzekutivit nga marrëveshja aktuale. Kjo zmbrapsje shkallë-shkallë e Qeverisë nga një marrëveshje e tillë po shihet si pasojë reale e pamundësisë së bindjes së deputetëve edhe në radhët e pozitës për ta mbështetur një dokument të tillë, në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Edhe vetë Qeveria po e sheh se askush nuk do ta humbë territorin, për shkak të një papërgjegjësie të tillë, që megjithatë, për nga pesha e përgjegjësisë së negocimit për tre vjet rresht në një mandat qeverisës të PDK-së, dështimi i Demarkacionit mund të jetë edhe një goditje e rëndë dhe e drejtpërdrejtë për presidentin Thaçi, si nënshkrues i marrëveshjes në pozitën e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Thaçi përgjegjësi kryesor

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, pajtohet që këto dy tema të nxehta kanë lënë jashtë rendit të ditës shumë çështje me interes për jetën e qytetarëve, por është optimist që me një pajtim për interesin nacional do të dilet nga kriza dhe të rikuperohen pasojat.

“Çështja e Demarkacionit ka lënë në plan të dytë e të tretë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme. Demarkacioni ka krijuar edhe tensione të mëdha, duke rrezikuar edhe stabilitetin e shtetit. Çështja e Demarkacionit dhe rrezikut të madh për destabilizimin e shtetit është pasojë e një pune totalisht të papërgjegjshme të Hashim Thaçit si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili, me veprimet e tija, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën, i ka krijuar asaj dëme të pariparueshme. Këto pasoja po i bart tash Kosova dhe do t’i bartë për një kohë shumë të gjatë. Mençuria jonë është si të dalim nga kjo situatë shumë e rëndë, me pasoja edhe për marrëdhëniet tona me faktorët ndërkombëtarë. Konsensusi, nëse do të jetë i mundur,do të ishte zgjidhja ideale e këtij problemi”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Optimist për zgjidhje konsensuale, një tërheqje graduale taktike të Qeverisë nga një marrëveshje, që do të ishte me pasoja të rënda për vendin, është edhe Ismail Kurteshi, deputet nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’.

“Fakti se Qeveria ka lëvizur nga pozicioni i saj i dëmshëm në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi është një fitore e madhe për Kosovën. Jo vetëm për 8.200 hektarët, që mund t’i humbte Kosova me këtë Demarkacion, pa reagimin e opozitës dhe përkrahjes së madhe të qytetarëve. Kjo është gjithashtu fitore edhe për Demarkacionin, që shpejt do të ndodhë me Serbinë”, është shprehur ai. /Kosova Sot/

Drejtësia kosovare matet me euro

0

Paraja sot në vendin tonë e përcakton anën e drejtësisë, ku shpeshherë drejtësia po e merr anën e parasë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozita e vendit, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre se ndikimet e tilla, si dhënia e ryshfetit, korruptimi etj., po ndikojnë drejtpërsëdrejti në pavarësinë e Gjyqësorit në përgjithësi, derisa flasin edhe për atë se deri në çfarë mase ka rënë drejtësia në Kosovë dhe se sa e korruptuar dhe e ndikuar është ajo.

Ndaj në këtë drejtim është ngritur edhe pyetja se si po bëhet kjo shitblerje e drejtësisë në Kosovë, përmes tarifave që duhet paguar sekserëve të gjyqtarëve e prokurorëve në mënyrë që proceset e caktuara të marrin kahun e dëshiruar nga klientët që korruptojnë zyrtarët e shtetit në Gjyqësorin dhe Prokurorinë kosovare.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kapja dhe kontrabandimi i drejtë- sisë në përgjithësi, si Gjyqësorit ashtu edhe Prokurorisë, ku, përveç ndikimit nga mafia politike, njëkohësisht ky është një sfidim i madh i institucionit të Gjyqësorit në sundimin e ligjit dhe në rrugën e pavarësimit të drejtësisë në Kosovë.

“Pra, të gjitha ndikimet e jashtme e të papërgjegjshme dhe njëherësh të papranueshme të çfarëdo natyre qofshin, tani për tani mbesin kanceri i shoqërisë që po e han nga brenda drejtësinë dhe ndarjen e saj të drejtë në institucionet gjyqësore, derisa drejtësia nuk po ecën në rrugë të mbarë drejt pavarësimit dhe standardizimit, e posaçërisht demokratizimit në të gjithë resorët e saj”, tha ai. /Kosova Sot/