13 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 5778

Morata: Kurrë te Napoli, për respekt ndaj Juves

0

Sulmuesi spanjoll, pas golit, që i dha fitoren ekipit të Zinedine Zidane, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, tha: “Klubi i Napolit kishte folur me agjentin tim, por unë kurrë nuk do të kasha shkuar atje. Kjo, për respekt ndaj familjes sime të dytë… ”

Alvaro Morata nuk e harron Juventusin. Pas suksesit ndaj Sporting Lisbona, për mikrofonat e “Mediaset Premium”, sulmuesi spanjoll ka zbuluar se ishte në kontakt me Napolin.

“Unë gjithmonë uroj më të mirën për Juventusin. Më erdhi keq për ta lënë, por futbolli është i tillë. Juve është shtëpia ime e dytë dhe gjithmonë dua që të fitojë, përveç kundër Realit. Blerja e Higuain? Unë e di se kanë bërë një ofertë të rëndësishme për mua, por Reali tha “jo”. Futbolli është kështu. U ndjeva si në shtëpi në Torino, Juve është klubi më i madh në Itali, por jeta vazhdon dhe kush e di, rrugët tona mund edhe të ritakohen në të ardhmen. Oferta nga Napoli? Ata biseduan me agjentin tim, por unë kurrë nuk do të kisha shkuar atje, nga krenaria dhe respekti për Juven, të cilën e konsideroj familjen time të dytë”, deklaroi Morata.

Rasti i Elvis Pistës: Dy persona nën përgjim, prokurori interviston disa dëshmitarë

0

Në dy vjetorin e vrasjes së Elvis Pistës, zyrtarit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk është zbuluar vrasësi.

Por detaje të reja mbi vrasjen e tij pritet të zbardhen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gazeta Express, nga burime brenda Prokurorisë, merr vesh se tashmë telefonat e dy personave janë duke u përgjuar nga ana e policisë si të dyshuar lidhur me vrasjen e Pistës.

Ndërkohë, sot Prokurori Ali Uka, i cili është duke u marrë me rastin e vrasjes së Pistës, ka thënë për Gazetën Express se tashmë ia ka dorëzuar një shkresë Policisë së Kosovës me emrat e disa dëshmitarëve të cilët do të japin detaje të reja rreth rastit “Pista”.

“Sot, unë e kam dorëzuar një urdhëresë për t’i intervistuar disa dëshmitarë lidhur me vrasjen e Elvis Pistës. Hetimet janë duke u vazhduar, po presim detaje të reja”, ka thënë Uka.

Prokurori Uka deklaroi se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të mos pengimit të hetimeve.

Uka thotë se pas deklaratave të motrës së Elvisit, Beatrisa Pista-Demiri, se ata që ofrojnë informacione lidhur me vrasësin ajo do t’u japë 200 mijë euro, janë investuar edhe disa persona, por që deklaratat e tyre nuk kanë pasur ndonjë të dhënë të re.

E vrasësit e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, nuk janë gjetur ende. Ndonëse janë intervistuar mbi 90 persona dhe janë ekzaminuar qindra prova, organet e drejtësisë ende nuk ka mundur të hedhin dritë mbi rastin.

Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014 pasi doli nga restoranti “Jaha Petrol” në Rahovec, ku po qëndronte bashkë me gruan dhe disa miq.

Policia atëherë njoftoi se Pista u qëllua me katër plumba nga një armë me shurdhues./GazetaExpress/

Në Vërmicë arrestohet një shtetase e Maqedonisë

0

Në PKK Vërmicë, dje është arrestuar një femër shqiptare, shtetase e Maqedonisë. Sipas Policisë, kjo është bërë në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar është arrestuar një femër shqiptare, shtetase e Maqedonisë dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje për të vazhduar më tutje me procedura të ekstradimit”, thuhet në raportin e PK-së. /PrizrenPress.com/

Një banori të Malishevës i digjet ushqimi i kafshëve

0

Një banori të fshatit Bubel të Malishevës zjarri ia ka djegur objektin e ushqimit të kafshëve, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje ku ankuesi ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt ku mbahej ushqimi për kafshë.

Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas Poicisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /PrizrenPress.com/

Aksident në Prizren, katër persona të lënduar

0

Në fshatin Trepenicë të Prizrenit, dje rreth orës 15:40 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Dështakët e Ligës së Kampionëve (Foto)

0

Goal.com ka publikuar formacionin e dështakëve nga xhiro e parë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesë e formacionit të dështakëve janë edhe yjet si: Edison Cavani (PSG), Harry Kane (Tottenham), Christoph Kramer (Borussia M’gladbach) dhe Moussa Dembele (Celtic).

Sot hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”

0

Sot, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar Lulzime Leka Mulaku dhe  Zenun Sherifi.

Autorët janë profesorë të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të cilët përfaqësojnë brezin e artistëve që filluan në mënyrë intensive me aktivitetet e tyre me shprehje vizuale në mes të viteve ’90.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Jelldez Asani, për pikturat e Lulzime Mulakut thotë se: “Lëvizja e portreteve të deformuara, apo pamjet e trishta, torturuese e abstrakte, krijojnë emocione të fuqishme në komunikim me publikun.”

Ndërsa për autorin Zenun Sherifi, ndër të tjera, thekson se: “Kësaj radhe krijon vepra që janë një zgjerim logjik i mendimeve për përcaktimin e produktit artistik”

Kjo ekspozitë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës. /PrizrenPress.com/

metamorfoza-e-kujteses

Digjitalizohet shkolla “Ismail Qemaili” në Bellanicë

0

Në Komunën e Malishevës, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat, mirëpo e veçantë e këtij viti, është edhe një pilot projekt i ri, i digjitalizimit të shkollave, ku nxënësit përveç mësimit që do ta marrin përmes shpjegimit klasik, do të kenë mundësi që të mësojnë edhe përmes monitorëve të vendosur në klasa. Kjo formë e mësimit ka filluar të aplikohet në Sh.M.U. “Ismail Qemaili” në Bellanicë.

Po ashtu kjo shkollë, ka përfituar edhe një kabinet të informatikës, falë një donacioni nga mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga Guncati, i cili ka kompletuar kabinetin e informatikës me kompjuter, në mënyrë që nxënësit të mësojmë në mënyrë praktike.

Për këtë qëllim, sot këtë shkollë, e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Arsimit, Avdi Morina, të cilët janë njoftuar me këtë formë të re të organizimit të mësimit. Begaj dhe Morina, i kanë përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit, për këtë formë moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Po ashtu Begaj, Morina dhe drejtori i shkollës Isuf Sertolli, e kanë falënderuar bashkatdhetarin Shala, për këtë ndihmë në kompletimin dhe futjen në funksion të kabinetit të informatikës, si dhe për ndihmën e vazhdueshme të tij. /PrizrenPress.com/

malisheve-digjitalizohet-shkolla-e-bellanices1

Sot jepen detajet e para rreth Gjykatës Speciale

0

Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për herë të parë sot do të mbajnë konferencë për shtyp në Hagë.

Administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, në këtë konferencë pritet të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, që sipas tyre po shkon sipas planit.

“Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet”, thuhet në njoftimin.

Pas shpjegimit nga Fidelma Donlon në konferencë për media do të flasë prokurori i specializuar, David Schwendiman.

Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

David Schwendiman është emëruar kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale me bazë në Hagë.

Ky nuk është emërimi i parë në Ballkan për Schwendiman, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe ka kryesuar departamentin special për krimet e luftës në prokurorinë boshnjake gjatë dy viteve të fundit që ai ishte në vend.

Ndryshe, flitet se aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sot shpallet konkursi i tretë për mësimdhënës në Prizren

0

Drejtoria e Arsimit në Prizren, sot do të shpallë konkursin e tretë për mësimdhënës. Hapjen e konkursit të ri e bëri të ditur drejtori, Zahadin Shemsedini.

“ Arsyeja e hapjes së këtij konkursi është si rrjedhojë e kërkesave të drejtorëve të disa shkollave në Prizren, për përzgjedhjen e mësimdhënëseve, të cilat do të angazhohen në punë për një afat të caktuar kohor, për t’i zëvendësuar të punësuarat që janë në pushimin e lehonisë”, tha Shemsedini për TV Prizrenin.

Sipas drejtorit Shemsedini, në dy konkurset e mëhershme kanë konkurruar mbi 600 kandidatë për 90 vende të punës.