14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 5800

Kjo është gjendja e “Varrosit” që u plagos dje

0

Ai që e pësoi më së shumti në përleshjen mes Noizyt dhe Cozmanit ishte Denis Hajri që ndryshe njihet si Varrosi.

Reperi ndodhet në QKUK në repartin e kardiologjisë abdominale.

Telegrafi ka mësuar se gjendja e tij është e qet dhe se të mërkurën pritet të kryhet operimi. Reperi ka marrë dy plagë afër belit në anën e majtë.

Vlen të theksohet se Varrosi është duke u ruajtur vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

Adem Grabovci në Prokurori – fillon intervistimi për aferën “Pronto”

0

Ish-Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit.

Për të qenë më i saktë, ai u pa tek futej në objekt 10 minuta para kohe, raporton Express.

Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani si të dyshuar në aferën “Pronto”.

Buffon shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve

0

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon shpreson që këtë sezon ta ngrejë lartë trofeun e Ligë së Kampionëve, të cilën e ka ëndërr.

Ai e kishte këtë mundësi në sezonin 2014/2015, por u mposhtën në finale nga Barcelona me rezultat 3:1.

“Ëndrra për ta fituar Ligën e Kampionëve nuk është vetëm e imja te Juventusi. Këtë e dëshirojnë të gjithë në Juventus. Dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë realitet”, ka deklaruar Buffon para ndeshjes me Sevillan.

“Ajo që ne kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ne duhet të mbetemi ambicioz. Ne jemi përmirësuar nga viti në vit”, ka theksuar italiani.

Allegri: Juve s’është favorit në Champions

0

Juventusi është përforcuar gjatë kësaj vere me shumë yje, derisa është vlerësuar si favorit i mundshëm për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Por, trajneri i kampionit të Italisë, Massimiliano Allegri nuk mendon kështu.

“Futja në mesin e favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve është pak e tepruar. Qëllimi ynë kryesor për këtë sezon është Scudetto – titulli i gjashtë do të na mundësojë për të hyrë histori”, ka deklaruar Allegri

Juventusi donte do të ndeshjet me Sevilla në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve.

“Sevilla kanë ndryshuar stilin e lojës dhe tani janë më të fortë në sulm. Ky takim do të jetë i vështir”, ka theksuar strategu italian.

Morgan: Leicesteri mund ta fitojë Championsin

0

Mbrojtësi i ekipit anglez, Wes Morgan nuk e përjashton mundësin që Leicester City ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Pse jo? . Askush nuk ka menduar se ne mund ta filtrojmë Premierligën.”, ka deklaruar Morgan, pasi është pyetur nëse Leicester mund të shkoj deri në fund të garës në Champions.

Morgan e konsideron një nga momentet më të mëdha të karrierës debutimin në Premierligë, përcjell Express.

“Ky është një nga momentet me madhështore të karrierës sime. Normalisht këtë garë e kam shikuar në TV. Muzika e Ligës së Kampionëve do të më rrëqethë trupin”, ka theksuar ai.

Leicester City, kampioni i Premierligës, sonte do të debutoj në Ligën e Kampionëve. Ekipi nga Premierliga do të jetë mysafirë i klubit belg Club Brugge, në kuadër të Grupit G.

Bayern thyen rekord në Ligën e Kampionëve

0

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Ekipi bavarez e ka mposhtur Rostovin me rezultat të thellë 5:0.

Kjo ishte fitorja e 13 radhazi në Allianz Arena për gjigantin nga Bundesliga. Kështu, Bayerni është ekipi i vetëm që ka 13 fitore të njëpasnjëshme në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Bayern ka thyer rekordin Manchester Unitedit, e cila kishte 12 fitore radhazi në Old Traffrod, shkruan Goal.com.

Humbjen e fundit Bayerni e ka pësuar në sezonin 2013-2014 kur ishte mposhtur në Allianz Arena nga Real Madridi me rezultat 0:4.

Qeveria të reflektojë për demarkacionin

0

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë me dije se zgjidhja më e mirë e tejkalimit të problemit të demarkacionit me Malin e Zi është dërgimi i kësaj çështje në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se me këtë ide tashmë janë pajtuar edhe zyrtarët më të lartë të Malit të Zi. Maloku ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të duhej të reflektonte në këtë drejtim, duke tërhequr marrëveshjen nga rendi i ditës dhe duke shkarkuar komisionin shtetëror për demarkacionin.

“Për shkak të shmangies së përplasjes brenda spektrit politik në vend dhe moskrijimit të përplasjes brenda Kosovës në përgjithësi, Qeveria e Kosovës do të duhej që përfundimisht ta tërheqë demarkacionin nga rendi i ditës për ta ratifikuar atë në Kuvend. Do të ishte mirë që Qeveria ta shkarkojë komisionin shtetëror për demarkacion dhe më pas të formohet një komision i përbashkët, dhe në këtë mënyrë t’i përgatisë materialet dhe dokumentet që këtë çështje ta dërgojë në Gjykatë të Arbitrazhit”, ka thënë Maloku.

Ai ka treguar se procesi i demarkacionit më nuk mund të kthehet në pikën zero siç po pretendon opozita. Sipas tij, Mali i Zi e ka përfunduar këtë çështje dhe nuk mund ta shfuqizojë ratifikimin e marrëveshjes që e ka bërë në Kuvend me dy të tretat e votave.

“Nuk besoj se Qeveria e Mali të Zi do ta rishqyrtojë këtë çështje, duke e shfuqizuar vendimin e parlamentit të tyre, të cilin e ka marrë me dy të tretat e votave. Pra, ky proces në Mal të Zi ka shkuar bukur larg dhe nuk mund të rikthehet kjo çështje në pikën zero. Alternativa e vetme është që kjo çështje të shkojë në Gjykatë të Arbitrazhit dhe atje të vendoset”, është shprehur ai, duke shtuar se vetëm kjo rrugë do të mund t’i shmangte tensionet në vend rreth kësaj çështje.

“Çështja ka shkuar deri aty sa, nëse demarkacioni shkon në Kuvend, kaloi ose nuk kaloi kjo çështje, do të ketë përplasje në mes të palëve, mes pozitës dhe opozitës. Po e përsëris, se tërheqja nga procesi i mëtejmë i kësaj marrëveshje do t’i hapte rrugë një amortizimi të këtyre përplasjeve mes dy palëve”, ka thënë Maloku. /Epoka e re/

Prokurorët ta dëshmojnë veten

0

Krimi dhe korrupsioni kërkojnë luftë të pakompromis.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka qenë e ‘amnistuar’, thuaja krejtësisht deri më tani që të merrej me rastet e korrupsionit, veçanërisht atij të profilit të lartë, ngase me rastet e tilla janë marrë misionet e huaja të thirrura për sundimin e ligjit në Kosovë, fillimisht UNMIK-u, e pasuar më vonë dhe aktualisht sërish nga EULEX-i. Por, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë veçuar se edhe këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë kontribut për luftimin e këtij fenomeni, ngase nuk kanë treguar ndonjë seriozitet në trajtimin rasteve të profilit të lartë, duke i lënë ato në gjysmë, por edhe një pjesë e tyre kanë rezultuar me aktgjykim lirues, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndaj, në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se a do të jetë në gjendje Prokuroria e Kosovës që të merret me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, meqë tashmë, sipas kompetencave të reja, shumë lëndë të EULEX-it janë kaluar tek vendorët, por edhe disa sosh janë në proces të bartjes. Kjo mbase në njëfarë mënyre është edhe si lloj ‘testimi’ se sa është e aftë dhe e guximshme që Prokuroria jonë me punën e saj ta shpjerë përpara vendin në rrugën e integrimit, por dhe proceseve të tjera të rëndësishme, ngase nëse Prokuroria e Gjyqësori do të dështojnë përballë këtij fenomeni negativ të korrupsionit, siç edhe kanë dështuar deri më tani, nuk pritet ndonjë e ardhme drejt Evropës.

Nëse nuk munden, t’ua lëshojnë vendin të tjerëve

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është detyrimisht e obligueshme që Prokuroria e Kosovës, apo prokurorët e Kosovës, më në fund, pas 17 vjet të çlirimit nga okupatori serb dhe 8 vjet pas shpalljes së pavarë- sisë të merren edhe me lëndët e profilit të lartë, ngase, siç tha, askush nuk dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të jetë përherë në Kosovë në sferën e sundimit të ligjit.

“Kjo nuk është për t’i testuar prokurorët e Kosovës, pasi edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe SHBA-ja, janë lodhur duke na ndihmuar në sferën e sundimit të ligjit, dhe ne nëse jemi shtet serioz, e që duhet të jemi gjithsesi, atëherë duhet t’i marrim për obligim të gjitha punët shtetërore që janë dhe njëra nga to shumë të rëndë- sishme është edhe puna e prokurorëve në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Sa i përket asaj se sa janë të gatshëm aktualisht prokurorët tanë që të merren me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, Gashi këtu ka nënvizuar, me dashje apo jo, se ata duhet të jenë të gatshëm për këtë çështje, derisa, sipas tij, ata që nuk e ndjejnë vetën se janë të përgatitur qoftë profesionalisht, apo për ndonjë arsye tjetër, atëherë do të duhej që të njëjtët, siç tha, t’ua lëshojnë vendin personave të tjerë.

“Ata e kanë ditur se me çfarë pune do të merren në momentin kur kanë aplikuar për pozitën që të bëhen prokuror. Është e thjeshtë, nëse nuk mund ta kryejnë detyrën e prokurorit, apo nuk dëshirojnë, ose kanë probleme të tjera, atëherë duhet t’ua lëshojnë vendin gjeneratave të tjera, të rinjve apo atyre që kanë vullnet, dije dhe guxim për ta kryer punën e tillë”, ka deklaruar Gashi. /Kosova Sot/

Kërkohet afatizim i dialogut me Serbinë

0

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të afatizohet, pasi, sipas tyre, ky proces nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Madje përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezantuar edhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut. Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë. / Zëri/

Modeli ‘Pronto’ thelloi korrupsionin

0

Qeverisja e keqe po e shkatërron Republikën. Analistët kërkojnë një reformim të politikës dhe shtetit, duke ndëshkuar zyrtarët e korruptuar për t’i hapur rrugën një qeverisjeje të re, të aftë dhe transparente.

‘Transparency International’ prapë, edhe në raportin e vet të fundit, e ka vendosur Kosovën ndër vendet më të korruptuara dhe pa kulturë të ndëshkueshmërisë sa u përket dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo organizatë thekson se sidomos është evident fenomeni i pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferat korruptive dhe me institucione jo shumë të qëndrueshme për luftimin e kësaj dukurie. Edhe ky raport e radhiti Kosovën në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, duke e vendosur atë në një vijë me vendet më të korruptuara në botë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Tani me të drejtë shtrohet pyetja se edhe çka duhet të ndodhë që ta kuptojnë këta qeveritarë se vazhdimi i qeverisjes së tyre po e shkatërron Kosovën, me të drejtë shtrohet pyetja pse politika nuk e pranon përgjegjësinë që e ka degraduar edhe drejtësinë duke e bërë një vend të korruptuar dhe aspak me perspektivë për qytetarët e saj.

Përfaqësues të partive politike në pozitë dhe opozitë, analistët politikë, pajtohen se raportet e organizatave ndërkombëtare që kohë pas kohe po publikojnë raporte të ngjashme të kësaj fushe, e kanë me të drejtë ngritjen e shqetësimit për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit, i cili akoma është në shkallë shqetësuese për një shtet të vogël sikur Kosova, por se për këtë stagnim që ka mbetur si trashëgimi e keqe nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës për një periudhë kohore 8-vjeçare, fajtor janë vendorët dhe ndërkombëtarët së bashku. Fillimisht ndërkombëtarët nuk janë treguar të suksesshëm në angazhimin e tyre për të pamundësuar shtrirjen dhe zhvillimin e rrjeteve kriminale. Këtë trashëgimi të keqe nuk kanë arritur ta eliminojnë as institucionet e Kosovës në këto vite të funksionimit si shtet i pavarur, por gjithmonë me një mbikëqyrje të lehtë ndërkombëtare. (Kosova Sot)