Home Blog Page 5805

Në Malishevë mësimi ka filluar në të gjitha shkollat

0

Viti shkollor 2017/2018, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar sot. Për këtë qëllim, sot Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, si dhe i kanë vizituar disa nga shkollat.

Kryetari Begaj dhe drejtori Morina, gjatë vizitave të tyre në shkollat fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, si dhe në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, i kanë uruara nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe kanë kërkuar që të rritet cilësia në mësimdhënie.

“Ne jemi të vetëdijshëm që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme investimet në arsim, edhe pse jemi munduar që në vazhdimësi të investojmë në infrastrukturë shkollore dhe në krijimin kushteve sa më të mira për mësim, por detyra e juaja si mësimdhënës, është që të rritet cilësia në arsim”, ka thënë Begaj, gjatë vizitave në këto shkolla.

Qëllim tjetër i këtyre vizitave, ishte edhe njohja nga afër me fillimin e procesit mësimor, ku nuk janë vërejtur probleme të cilat do të ndikojnë në mbajtjen e procesit mësimor.

Begaj e Morina, gjithashtu kanë vizituar edhe klasat parafillore, ku fëmijët e moshës pesë vjeçare, për herë të parë janë ulur në bankat e shkollore. /PrizrenPress.com/

Rahoveci përkujton dëshmorët dhe martirët e fshatit Dejnë

0

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit u përkujtuan dëshmorët Arben Bytyqi, Ramiz Krasniqi, Bekim Bytyqi, Qemajl Bytyqi, Xhevdet Krasniqi, Milaim Morina dhe Martirët: Driton Hoti, Sevdije Hoti, Minkadise Bytyqi, Leonora Bytyqi, Shpresa Bytyqi, Gani Morina dhe Muhamet Hoti.

Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të fshatit Dejnë, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve sot kanë bërë homazhe pranë lapidareve dhe kanë vënë buqetë lulesh. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Një mandat qeverisës pa ethe hemorragjike “krime kongo”

0

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje në mesin e shumë raporteve të drejtorive, ishte edhe njoftimi i Drejtorisë për Shëndetësi, ku sipas drejtorit Hajdin Berisha, “janë ulur masat e gatishmërisë në raport me ethet hemorragjike krime kongo dhe po përmbyllet një mandat katërvjeçar pa raste të vdekjeve nga EHKK”.

“Është ulur niveli i gatishmërisë në QKMF dhe në emergjencë, në raport me EHKK, pasi sipas raporteve, rastet e thumbimeve nga rriqrat tani janë zero, dhe praktikisht jo një vit, por po e përfundojmë një mandat qeverisës katërvjeçar, pa raste të vdekjeve nga EHKK dhe po përfundojmë një periudhë tri vjeçare pa raste të infektimit me virusin e EHKK. Praktikisht, tash e tri vite, virusi vdekjeprurës i EHKK, nuk është prezent në territorin e Komunës së Malishevës, dhe kjo falë përkushtimit të të gjithë faktorëve dhe punës së palodhshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë në raportin e tij, drejtori Berisha.

Përndryshe, gjatë raportimeve të drejtorive, u tha se jemi në fazën përfundimtare të hartimit të projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2018, ndërsa në fushën e investimeve kapitale, u tha se shumica e projekteve kanë hyrë në fazën finale të realizimit të tyre, dhe për këtë shumë prej tyre, kanë kërkuar edhe zhvillimin e procedurës së pranimeve teknike të punimeve. /PrizrenPress.com/

Hatim Baxhaku uron fillimin e vitit të ri shkollor

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, përmes Facebookut të tij, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur nxënës,

Të respektuar mësimdhënës dhe prindër,

Urime për vitin e ri shkollor me dëshirat për shëndet të mirë dhe një vit të mbarë e të suksesshëm në misionin tuaj fisnik dhe të shënjtë. Ju jeni e ardhmja e ndritshme e vendit. Për këte meritoni edhe mbështetjen më të fuqishme të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore. Kam shpresën dhe besimin se kjo nuk do të mungoj në të ardhmën e afërt.

Ju priftë e mbara! Zoti ju bekoftë.

Sinqerisht.
Hatim Baxhaku

Nis Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec

0

Në Rahovec sot nis “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë”.

Pjesëmarrës në këtë festival janë poetë të shquar ndërkombëtarisht dhe vijnë për herë të parë në Kosovë nga shtetet si Cuba, Filipine, SHBA, Greqia, Turqia, Tunisia, Italia, Bulgaria, Gjermania, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e madhe, Jordania, Shqipëria etj.

Do të promovohet edhe libri i poetit amerikan William S. Peters, “Kosovë e dashur…ëndrrat e Rahovecit”.

Festivali zgjat tre ditë më 4, 5 dhe 6 shtator 2017.

Rahoveci përkujton tre dëshmorët e Zatriqit

0

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati u mbajt tubim përkujtimor, shkruan PrizrenPress.

Të pranishëm në tubim ishin kryetari i Komunë së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë, bashkëluftëtar të dëshmorëve, banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth.

Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në tubimim, ka thënë se me 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi.

“Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq, tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës , për hir të lotëve të nënave” ka përfunduar fjalimin e tij Vehapi. /PrizrenPress.com/

Komunat miratojnë 39 vendime të paligjshme për pronat

0

Gjysma e akteve të miratuara gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga kuvendet e komunave të Kosovës, janë diskutabile sa i përket ligjshmërisë së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 974 akte të miratuara nga KK-të e Kosovës gjatë këtyre 6 muajve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 477 prej tyre i ka dërguar në ministritë e linjës për t’u shqyrtuar ligjshmëria e tyre, përderisa 14 akte të tjera të miratuara tashmë i ka vlerësuar si të paligjshme dhe si të tilla nuk mund të zbatohen.

Në tërësi, tashmë janë konfirmuar se komunat, përgjatë 6 muajve, kanë miratuar 39 vendime që përbëjnë shkelje ligjore, e të cilat kryesisht janë vendime për pronat.

Sot fillon viti i ri shkollor

0

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot u fillon viti i ri shkollor 2017/2018.

Ministria e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit.

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.

Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.

PAN-i, gati për 7 shtator

0

Koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë derisa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja.

PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E votën kundër Veselit edhe këtë herë kanë konfirmuar “Vetëvendosja” dhe LAA-ja, transmeton zeri.info.

Premtimet për krijimin e institucioneve të reja i kishin nisur me frazën “Në javën e parë të afatit ligjor Kosova do t’i ketë institucionet e saj”. Mirëpo kaluan edhe shumë javë tjera, të cilat u bënë muaj dhe Kosova ende nuk ka as kryetar Kuvendi e as kryeministër të ri.

Tani koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN) është zotuar përsëri se “këtë javë” do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, me ç’rast edhe do t’i formojë institucionet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave, transmeton zeri.info.

Për dallim prej herëve të tjera, PAN-i pritet ta dëshmojë nëse ajo vërtet ka siguruar votat për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin (të nominuarin e vetëm të këtij koalicioni) apo jo.

E pavarësisht se Blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryekuvendar. Megjithatë, nga PAN-i kanë thënë se sot ose nesër pritet të bëhet e ditur zyrtarisht data e seancës, ku edhe pritet të votohet i nominuari për kryeparlamentar nga ky grup.

Pamje nga aksidenti ku vdiq çifti i ri nga Malisheva (Foto)

0

Pamje nga aksidenti ku vdiq çifti i ri nga Malisheva (Foto)

Një aksident trafiku, i cili ndodhi javën e kaluar në një qytet në Gjermani rezultoi fatal për një çift të ri nga Malisheva, transmeton ‘Indeksonline’.

Nga ky aksident mbeten të vdekur Labinot e Elemdina Kastrati.

Çifti sipas familjarëve është varrosur sot. Ndërsa, më poshtë i gjeni disa fotografi nga ky aksident me fatalitet./Indeksonline/

(Labinot e Elmedina Kastrati)

T