33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 5807

Icardi paralajmëron Juventusin

0

Interi dhe Juventusi do të përballen këtë vikend (18 shtator) në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Kapiteni Mauro Icardi, i cili shpëtoi Interin duke shënuar dy gola në fitoren prej 2:1 ndaj Pescaras, e ka pranuar se nuk është e lehtë që të mposhtet Juventusi, por shpreson se do t’ia arrijnë këtij qëllimi.

“Juve është Juve, një skuadër që duhet mundur pasi këto vite ka fituar Scudeton dhe janë përforcuar me lojtarë të mirë. Të shohim se si do shkojë, por unë dua gjithmonë të fitoj”, ka thënë Icardi për takimin ndaj Juventusit.

“Rinovimi? Kam folur me klubin, po sistemojmë gjithçka, jam i qetë”, ka shtuar për fund.

Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

0

Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël.

Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit pati ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste, drejtuar nga Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin””, thuhet në njoftim të BIK-ut.

BIK po ashtu bën me dije se namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:49.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, po ashtu sot BIK-u, tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Për liberalizimin e vizave, aktakuzë për 150 persona

0

Detyrë të vështirë morën institucionet e drejtësisë në majin e këtij viti, ndonëse u përmend vazhdimisht lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, nga dita kur Komisioni Evropian pas rekomandimit pozitiv për vizat kërkoi rezultatet në këtë drejtim, Prokuroria e Shtetit është bërë aktive më shumë se kurrë.

Ky institucion për të plotësuar këtë kriter në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen ka shënjestruar deri më tani 33 raste që po i konsiderojnë të nivelit të lartë.

Prej tyre për 21 raste janë ngritur aktakuza, ku janë të përfshirë 150 persona dhe 4 subjekte juridike, ka konfirmuar për Tribuna Channel, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, nga Zyra e për Informim në Prokurorinë e Shtetit.

Këndellet Liria – vjen fitorja e parë si vendas

0

Liria si duket është këndellur pas startit të dobët të kampionatit. Ekipi prizrenas ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë dhe të parën si vendas këtë stinor, para publikut të vetë.

Golat e Lirisë kanë ardhur shpejt dhe atë në fillim të pjesëve përkatëse.

Së pari ka qenë Liridon Fetahaj që ka asistuar për Meriton Korenicën në minutën e parë të ndeshjes për 1-0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Blendi Memaj e Alban Shillova (ish-lojtar i Dritës) kanë shënuar për Lirinë, për të bërë 3-0 rezultatin.

Zëvendësuesi Blagojke Glavevski ka shënuar golin e nderit për Dritën në këtë ndeshje.

Drita në anën tjetër, ka rreshtuar disfatën e tretë me radhë pas startit me fitore.

Në xhiron e radhës Liria pret Llapin në Prizren, ndërsa Drita pret Hajvalinë në Gjilan.

Liria tash ka 6 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Drita 3 pikë nga 4 ndeshjet e para të stinorit.

Mbi krizën e idealeve …. në kulturën shqiptare

0

Dr. Nelson R. Çabej

Kohë të shkuara, në një emision televiziv ankori Charles Rose, pyeti bashkëbiseduesin: -“Përse të mos kemi dhe ne një Bah?”

Shumëkush nga ne ia ka bërë vetes këtë pyetje: Përse nuk ka sot Da Vinçë, Shekspirë dhe Beethovenë?”. Në nivelin tonë kombëtar ne do të pyetnim: “Si është e mundur që për një çerekshekulli ne nuk kemi ndonjë vepër të madhe në art, letërsi a shkencë, në kulturën kombëtare në përgjithësi?”

Idealet, ideologjia dhe lindja e shteteve kombëtare

Veprat e mëdha në çdo fushë të kulturës njerëzore lidhen domosdoshmërisht edhe me frymëzime të mëdha. Dhe frymëzimet e mëdha burojnë nga idealet e mëdha.

Idealet si synime drejt përsosurisë janë të ndryshme jo vetëm midis njerëzve të ndryshëm por ato ndryshojnë edhe në rrjedhën e jetës së njeriut. Ato mund të jenë vetiake (individuale) ose mbivetiake. Në nivelin vetiak ato mund të jenë përsosja morale, përsosja fizike, suksesi në art, letërsi, shkencë a shoqëri në përgjithësi, rritja e pasurisë, e famës, etj. Idealet mbivetiake rëndom lidhen me ideologji dhe lëvizje të kohës, fetare, politike a shoqërore. Çdo kohë ka idealet e saj, që, në prapavështrim, mund të jenë edhe të gabuara, por në kohën e tyre kanë qënë burimi i frymëzimit artistik. Kujto frymëzimet që i dha mitologjia biblike Bahut dhe Hendelit, mitologjia gjermanike Wagnerit, ose idetë e revolucionit frëng Delakruasë. Kujto idealin iluminist të lirisë së mendimit dhe braktisjes së autoritetit fetar në emër të arsyes, që shpunë në revolucionin e madh shkencor, me zhvillimet e paprecedent në të gjitha fushat e shkencës e filozofisë.

Të gjithe ne jemi bartës idealesh vetiake dhe mbivetiake dhe këta dy lloje idealesh nuk përjashtojnë njeri tjetrin, por bashkëekzistojnë në ndërgjegjen tonë. Por ndërsa idealet vetiake lindin me njeriun, të pakëtn në një formë embrionale, dhe zhvillohen me moshë, idealet mbivetiake nuk lindin por fitohen. Ato lidhen më shumë me edukimin dhe ambientin në të cilin ushqehemi shpirtërisht e më pak me thelbin tonë biologjik.

Historikisht, idealet mbivetiake më të përhapura dhe më të qëndrueshme kanë qënë idealet fetare (politeiste dhe monoteiste). Në Europë idealet fetare filluan të kapërcehen me Rilindjen Europiane që, në vënd të zotit, vuri njeriun në qendër të Gjithësisë, e nxori atë nga mbyllja në vetvete e i hapi sytë për të zbuluar natyrën dhe shoqërinë, nëpërmjet vrojtimit dhe eksperimentit. Kryeveprat e artit të Rilindjes por edhe të shkencës kopernikane e njutoniane janë rrjedhime  të këtij çlirimi mendor e shpirtëror.

Humbja graduale e pushtetit shpirtëror të fesë, si një nga shtyllat e superstrukturës së perandorive në mesjetë, dalja e njeriut si qendër e Gjithësisë, në mënyrë të pashmangshme solli përmbysjen e konceptit mbi natyrën pandryshueshme të rendit perandorak, ngjalljen e vetëdijes kombëtare dhe lindjen e idealit për krijimin e shteteve kombëtare, që shpuri në shpërbërjen e perandorive dhe krijimin e shteteve kombetare. në Europë. Keshtu, ideologjia kombëtare u bë ideologji e fuqishme dhe force lëvizëse e historisë europiane në këta dy-tre shekujt e fundit. Ideologjia kombëtare u zhvillua mbi themelin vetëdijes etnike të popujve, që ishte mbajtur në letargji për shekuj nën shtypjen e ideologjive homogjenizuese mbietnike monoteiste të dy mijëvjeçarëve të fundit

Rënia e rolit të fesë në shoqëri në disa rajone të Europës, u shoqërua edhe me një process të dobësimit ose humbjes së karakterit mbikombëtar të fesë në Europë, duke shpënë në fragmentarizimin “kombëtar” dhe vënien e saj në shërbim të politikës së shteteve kombe. Kjo hapi vënd për zhvillimin e ideologjive politike, libertarianizmit, social-demokracisë, socializmit, komunizmit, etj.

Ideologjia kombëtare shqiptare

Edhe pse shqiptarët u përkisnin katër sekteve/denominacioneve të ndryshme fetare, në jetën politike të dy shekujve të fundit ideologjia kombëtare, synimi dhe lufta për të fituar lirinë e për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, ishte ideologjia hegjemone që nga fillimi i këtyre përpjekjeve, që u formalizuan me programin e Rilindjes Kombëtare  Shqiptare. Vetë nismëtarët dhe themeluesit e kësaj lëvizjeje i përkisnin të katër grupimeve fetare (katolikë, ortodoksë, muslimanë dhe bektashinj), dhe me gjithë perpjekjet e të huajve për të shfrytëzuar gjeografinë e copëzuar fetare të Shqipërisë, ideologjia kombëtare shqiptare ngadhnjeu sepse ajo u zhvillua mbi bazën e një premisë ekzistuese etno-kombëtare. Kështu, qysh nga vitet 40-të të shekullit XIX, pyetjes retorike të poetit popullor “Pse lufton a derëzi?”, udhëheqësi i kryengritjes kundër reformave të Tanzimatit iu përgjigj me një ton të prerë vetëmohues:

“As per mua as për ti,

Por për gjithë Shqiperi.”

Kjo tregon se lëvizja e Rilindjes Kombëtare u zhvillua në një truall të favorshëm, duke arritur, në mënyrën më të pabesueshme, t’i vinte besimtarët dhe përfaqësuesit e klerit të të katër denominacioneve në shërbim të çështjes kombëtare, në luftën për çlirim dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Ideali dhe frymëzimi krijues

Frymëzimi që mund të vijë nga ideali nuk ka lidhje me ndonjë vlerë (validitetin) absolute të idealit, por me vlerën relative të tij në një epokë të caktuar. Ideali, qoftë edhe i gabuar në prapavështrim, kur pushton mendjen dhe zemrën e njeriut, mund të bëhet burim i frymëzimit krijues, që nga veprimtaria e përditshme e njeriut, që nuk bazohet në imitimin dhe përvojën e tij të mëparëshme, deri në krijimtarinë e mirëfilltë artistike dhe shkencore, që hap udhë të reja e sjell vlera, ide dhe teknika të reja, që shpie në themelimin e shkollave të reja në art e letërsi ose drejtime dhe paradigma të reja në shkencë.

Krijimtaria në shkencë shënon gjithënjë përparim të njohjes njerëzore dhe kjo të sjell ndërmend shprehjen e famshme të Newton-it: “Në qoftë se unë shoh më larg se të tjerët, shkaku është se unë qëndroj mbi supe gjigandësh”. Kjo lidhet me natyren kumulative të njohjes shkencore. Në këtë kuptim sot njw fizikan teorik mund të qëndrojë intelektualisht më lart se Newton-i ose Einstein-i. Ndryshe qëndron puna me artet dhe letërsinë, ku një shkrimtar i sotëm, qoftë edhe nobelist, nuk mund të thotw dot se qëndron mbi supet e Dantes, Shekspirit, Gëtes ose Tolstoit.

Kriza e idealeve dhe krijimtaria në artet letërsinë, dhe shkencën shqiptare

Fakti që në këtë çerek-shekullin e fundit në Shqipëri nuk kemi vepra madhore në fushën e artit, letërsisë dhe shkencës na kthen te pyetja e fillimit: “Përse nuk kemi?”

Si çdo epokë kthesash e transformimesh të mëdha, Rilindja Shqiptare, veç të tjerave, shënoi dhe kulme të veprimtarisë kulturore, artistike dhe shkencore te shqiptareve. Thuajse pa asnjë traditë letrare të mëparëshme, si një Homer modern, Naim Frasheri, u ngrit në fronin e altarit të kulturës shqiptare. Në fushën e shkencës shkëlqeu dija enciklopedike e Hasan Tahsinit dhe Sami Frashërit. Në fushen e pikturës, Kolë Idromeno, krijoi vepra artistikisht të pavdekshme dhe me vlerë të madhe njohëse. Një plejadë e tërë shkrimtarësh, që i përkasin asaj lëvizje, dhe më pas, krijuan një galeri veprash letrare që i bënë jehonë jetës, luftës dhe historisë së lavdishme të popullit dhe i shërbyen edukimit atdhetar.

Për thuajse gjysëm shekulli pas luftës II botërore komunizmi u bë ideologjia sunduese në jetën shoqërore, shkollën, e median shqiptare të kohës, duke sjellë indoktrinimin komunist të një pjesë të mirë të popullit dhe inteligjencies shqiptare. Megjithatë, frymëzimi krijues është apolitik, është i verbër ndaj ngjyrave politike, dhe ideologjia e çfarëdo lloji qoftë, fetare (politeiste dhe monoteiste) a politike, është burim i frymëzimi për krijuesit e çdo kohe. Me këtë duhen shpjeguar ato suksese që arritën artet dhe letërsia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosen, Dritëro Agollin, etj. Ideali dhe ideologjia kombëtare pati një rol të rëndësishëm në sukseset e shkencave albanologjike, zhvillimi i të cilave, për arsye konjunkturale politike u mbështet edhe nga shteti shqiptar, pas viteve 60-të.

Po kalon një brez njerëzor, qysh nga rënia e komunizmit dhe vendosja e rendit demokratik në Shqipëri, një kohë më se e mjaftueshme për të parë frutet e çlirimit të krijimtarisë artistike, letrare dhe shkencore nga kufizimet ideologjike që vinte sistemi i mëparshëm. Edhe situata ekonomike e krijuesve në Shqipëri, ndonëse nuk është për tu lakmuar, prapëseprapë është më e mirë se sa e periudhës gjysmëshekullore që i parapriu asaj. Por, me keqardhje, të gjithë ne vëmë re se vepra të shquara në fushën e letërsisë, arteve dhe shkences nuk dolën. Nuk ka asnjë shënjë që të tregojë se nga ky brez po del një Naim a një Fishtë në letërsi a një Eqrem Çabej në shkencë.

Arsyeja më e madhe e kësaj rënie nuk gjëndet më as në censurën komuniste as në kushtet e papërshtatshme për kijuesit, por diku më thellë: në mungesën e idealeve të mëdha mbivetiake ndër krijuesit. Idealet vetiake si dëshira për tu pasuruar a për të bërë një jetë më të mirë ose luksoze mund të sjellin motivim për të punuar e krijuar, por jo frymëzimin që sjellin idealet e mëdha. Motivimi material është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm, për suksesin në krijimtari. Në kushtet e ekonomisë së tregut, ky lloj motivimi e bën krijuesin të braktisë artin, për hir të fitimit material, t’ia pershtasë artin e tij shijeve të ulta por fitimprurëse, duke sjellë komercializimin, mbytësin e artit dhe letërsisë së vërtetë. Ky komercializim është bërë sot Zeitgeist (fryma e kohës) dhe në mënyrë të pashmangshme ka shpurë në uljen e nivelit artistik e letrar.

Në Shqipëri sot ka një një boshllëk idealesh. Në Shqipërinë me tre besime fetare monoteiste, si dhe në të gjithë botën e përparuar, besimi në shpëtimin e shpirtit për një botë të përtejme nuk funksionon më si një ideal. Ideologjia globaliste, ashtu si në pjesën më të madhe të botës, nuk funksionon si e tillë dhe koha ka provuar se ideologjitë politike (libertarianizmat, social-demokracitë, socializmat, environmentalizmat, etj.) janë të zbehta si ideale dhe të përkohëshme, siç tregojnë diskutimet rreth hyrjes së botës në një epokë post-ideologjike.

Veprat e mëdha dalin nga frymëzime të mëdha, që nxiten nga ideale të mëdha. Krijuesit i duhet një ideal më i madh se vetja. Një ideal i tillë vital, që, edhe sot, pas dy shekujsh mbetet ende i ri, është ideali kombëtar, atdhetarizmi, lidhja shpirtërore dhe përkushtimi i krijuesit, si dhe i çdo qytetari, për të punuar per sigurinë kombëtare, mirëqënien shoqërore-ekonomike dhe përparimin e atdheut.

Idetë për të përmirësuar Shqipërinë dhe jetën e popullit shqiptar nuk mungojnë; ato ziejnë në mëndjen dhe shpirtin e shqiptarëve. Në kohën tonë nuk ka bosht tjetër rreth të cilit  mund të strukturohen ato ide veç boshtit të idealit kombëtar, rreth ”Shqyptarisë” Vasopashiane. Ideali i shqiptarisë është jo vetëm themeli i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, por edhe pllenuesi më i fuqishëm i krijimtarisë artistike, letrare dhe shkencore shqiptare.

Vataj uron myslimanët për Bajram

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, uron të gjithë besimtarët mysliman, posaçërisht studentët, mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë të UPZ, për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë të sakrificës të përqendrohemi te virtytet dhe veprimet e mira që na largojnë nga gjërat e këqija duke kultivuar vëllazërinë, solidaritetin e paqen.

Me fat Kurban Bajramin!” thuhet në urimin e Vatajt. /PrizrenPress.com/

Modelja e Vitit zhvishet plotësisht

0

Ajo është shpallur Modelja e Vitit nga revista GQ.

Bella Hadid, edhe pse vetëm 19 vjeç, duket emri dominues i industrisë.

Për setin e fotove në GQ, ajo është zhveshur plotësisht.

Ola: Atë natë kur bëra një seks të shpejtë në setin e spektaklit

0

Balerina polake Ola Jordan ka rrëfyer natën kur bëri seks në setin e spektaklit “Strictly” në Britani.

Biondja bukuroshe dhe i shoqi, James, nuk rezistuan dot dhe u fshehën pas skenës për një të shpejtë. Por ata u kapën nga vetë prezantuesi i spektaklit.

Çifti janë bashkë prej 17 vitesh, por kishin ca kohë që nuk ishin parë.

33-vjeçarja thotë se i shoqi i kërkoi të bënin seks aty, por ajo refuzoi fillimisht.

“Çfarë nënkupton? Nuk mund të bëjmë seks në BBC,” tha ajo.

Por nuk i tha dot dhe u nisën për një të shpejtë- ose të paktën kështu menduan.

“Ola, James,” u dëgjua zëri i prezantuesit Bruce Forsyth.

Rrëfimi i saj vjen në kohën kur është publikuar një set me foto të nxehta me të shoqin.

Madonna tregon thithkat në krah të të bijës

0

Nëse mamaja jote është Mbretëresha e Popit, nuk ka më asgjë që të habit.

Vajza e këngëtares Madonna nuk u shqetësua kur mamasë së saj i dolën thithkat.

58-vjeçarja me të bijën, Lourdes, 19 vjeç, po ndiqnin sfilatën e Alexander Wang në Nju Jork.

Taylor Swift me kokën lart

0

Kur nuk kanë kaluar as tre muaj nga fillimi i romancës verore me Tom Hidlestone, që tashmë ka marrë fund, Taylor Swift duket se nuk e ka problem të qenurit “single”.

Në shfaqjen e parë publike që nga ndarja nga aktori britanik, ylli i muzikës eci me kokën lart përballë paparacëve, të mërkurën kur shkoi në palestër.

E veshur me tuta të zeza dhe me nuanca shkëlqyese, Taylor u shfaq shpërfillëse ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në media dhe madje i dha edhe një buzëqeshje fotografëve që tregonte vetëbesimin e saj.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, Taylor ndryshoi “look” duke u shfaqur me një bluzë të zezë, një minifund të bardhë në formë A-je dhe taka të larta për të vajtur në një takim me Lily Aldridge, pasi, siç dihet, asgjë nuk mund t’i mjekojë më mirë plagët e ndarjes sesa një bashkëbisedim me mikun më të mirë.