22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 5809

PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

0

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren, ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam në komunën e Prizrenit.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari  i saj, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit,  me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta”, thuhet në urimin e këtij subjekti politik, përcjellë PrizrenPress.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithmbarshëm për afrim mes njerëzve”. /PrizrenPress.com/

Komunat përballen me sfida zinxhirore

0

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, pas gjashtë muajsh trajnimit intensiv nëpërmjet programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale – (LGA)”, mbajti sesionin e fundit me ç’rast u certifikuan vijuesit e gjeneratës së pestë të këtij programi, njofton kumtesa nga IKQL.

LGA është rrjeti më i madh i edukimit për zyrtarët komunal, ku në programet e tij përfshin sesione ligjërimi dhe trajnimi, shkëmbim të përvojave rajonale, punë grupore dhe diskutime të fokusuara të akterëve lokal.

Moduli përmbyllës, në një format të diskutimit të fokusuar trajtoi fushat dhe dimensionet kryesore ku shtrihet dhe operon qeverisja lokale. Ky sesion, njëkohësisht në formë të grupeve punuese, sprovoi shkathtësitë e vijuesve të programit në disa segmente, nisur nga njohja e legjislacionit dhe politikave, menaxhimi strategjik, qasja pro-aktive në shërbime komunale, qeverisja e mirë, menaxhimi përmes sistemeve të planifikimit të integruar e deri tek aspektet operacionale dhe teknike të menaxhimit të përditshëm të punëve në komunë.

Përmes sesioneve trajnuese dhe grupeve punuese u përfundua një vlerësim i fokusuar i programit dhe njëkohësisht u përdorën si mënyrë e verifikimit të kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së rrjetit. Të dhënat e dala konstatojnë se Instituti KLGI ka ndërtuar një rrjet funksional dhe mund të nisë fazën e re të angazhimit të fokusuar në fushat dhe sektorët funksional të qeverisjes lokale.

Në fazën testuese të grupeve punuese të ndarë sipas sektorëve dhe fushave funksionale, nëpërmes fakteve të shpejta të dala nga analiza e punës nëpër komuna, u pa se qeverisja lokale vazhdon të funksionoj në paqartësi të plotë, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.

Duke parë këto sfida, Instituti KLGI bashkë me partnerët dhe anëtarët e rrjetit të shtrirë në gjitha komunat e Kosovës, ka ndërmarrë nismën për një angazhim të fokusuar nëpërmjet programit për fuqizimin e komunave i njohur si LGA-EMPOWER, që është rrjedhë e programit dhe rrjetit edukativ LGA dhe rezultat i nevojës për një intervenim direkt ndër-nivelor dhe ndër-sektorial për ti ofruar efikasitet të plotë decentralizimit në nivelin lokal.

Ramadan Muja uron qytetarët për Kurban Bajram

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune me rastin e festës se Kurban Bajramit.

“Festa e Bajramit është mundësi e mirë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në krijuesin tonë, ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit, të jemi afër atyre që kanë nevojë, të rrisim kujdesin dhe dashurinë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në urimin e tij, përcjellë PrizrenPress.

“Vizitat që do t’i bëjmë të miqtë dhe të afërmit gjatë kësaj feste, le të na shërbejnë për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale të të gjitha qytetërimeve”.

“Urime, shëndet e mbarësi për të gjithë qytetaret e komunës sonë!” /PrizrenPress.com/

Kallashi lë vallëzimin i kapet mësimit, s’do ta besoni se cilin fakultet e ka regjistruar (Foto)

0

Valltarja nga Prizreni Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi përmes një postimi ka bërë të ditur se i është kthyer mësimit.

Megjithëse u përfol kohë më parë se ajo ka filluar të mësojë gjermanishten, sot ajo dëshmon të kundërten.

Libri që mban titullin ‘’Kriminalistika, zbulimi dhe të provuarit e krimit’’ tashmë është në duart e Kallashit, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Se çka e tërhoqi të regjistrojë këtë lëmi ende nuk dihet. Mirëpo ajo çka dimë nga e kaluara e Kallashit nuk është aspak e këndshme, duke e marrë parasysh se valltarja ka pasur probleme me ligjin.

https://www.instagram.com/p/BKLe_FYgMys/

Edita, shko n’shpi!

0

Deklarata e para ca ditëve nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, se në bisedimet me Beogradin ishte arritur marrëveshja për reciprocitet për tabelat e veturave, e cila deklaratë u demantua nga BE-ja, ka ngjallur reagime të ashpra nga analistët dhe njohësit e kësaj fushe, por edhe nga opozitarët, të cilët kanë thënë se rasti në fjalë, por edhe veprimet e tjera të kësaj qeverisje po argumentojnë mostransparencën, joparimësinë dhe mashtrimin e madh në raport me qytetarin e Kosovës nga i cili e ka marrë votën, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Ata shprehen se ky koalicion qeveritar është ndërtuar përmes mashtrimeve më makabre dhe të paimagjinueshme, e këtë e tregon edhe rasti i fundit i ministres Tahiri, e cila u përpoq ta mashtrojë opinionin. Kjo nuk është hera e parë që Qeveria mashtron qytetarët. Nisur nga kjo këtyre qeveritarëve u ka humbur kredibiliteti për të negociuar me Serbinë, duke e degraduar edhe vetë dialogun.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se që nga ardhja e koalicionit paszgjedhor PDK-LDK në pushtet, e që ka dy vjet që qeveris shtetin, në raport jo vetëm me Serbinë në bisedimet e Brukselit, por dhe në tjera aspekte të qeverisjes ka argumentuar, siç tha, me veprimet e veta mostransparencën dhe joparimësinë në raport me qytetarin e Kosovës nga i cili e ka marrë votën.

“Ky është koalicion i korrupsionit, i papërgjegjshmërisë qeverisëse, i mashtrimeve etj. Andaj, edhe rasti i Edita Tahirit, e cila tentoi ta mashtrojë opinionin kinse për marrëveshjen për targat me palën serbe dhe pas pak orësh BE-ja e demantoi atë dhe e demaskoi mashtrimin e saj, tregon më së miri se është koalicion i mashtrimeve ndaj shumë çështjeve që i përkasin qytetarit dhe ndaj interesit të tij”.

Së këndejmi, Kelmendi ka nënvizuar se njësoj kanë qenë mostransparentë edhe ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel me atë për Asociacionin e komunave serbe, ku, siç tha, për sa kohë kanë mashtruar opinionin për atë marrëveshje, derisa nuk e rrëzoi Kushtetuesja, duke gjetur 24 nene në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Në anën tjetër, kështu e kanë mashtruar opinionin edhe për marrëveshjen e demarkacionit dhe po vërtetohet se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe territorin e saj, duke ia humbur asaj më shumë se 8.000 hektarë territor”, u shpreh Kelmendi. /Kosova Sot/

Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit në ShBA

0

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtator të vitit 2001 në ShBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite më parë në ShBA.

Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-së, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nën patronazhin e të cilit do të mbahet kjo akademi.

Po ashtu, pritet të flasë edhe Agim Rexhepit nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në ShBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Krenaria e shtetit

0

E formuar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës është profilizuar si strukturë e organizuar profesionale me të gjitha njësitet operative. Ajo tashmë ka rreth 9 mijë punonjës, ndërsa është kompozuar me të gjitha njësitet funksionale, nga policia e lagjes e deri te njësitet elite të intervenimit të shpejtë. E vlerësuar si policia më e mirë rajonale, Policia e Kosovës, sipas ekspertëve të sigurisë, ka disa sfida para vetes që duhet t’i tejkalojë. Për shumëkënd Policia konsiderohet krenaria e vendit, shkruan sot gazeta Zeri.

E themeluar 17 vjet më parë, Policia e Kosovës tani numëron mbi 8900 punonjës dhe vlerësohet si një ndër policitë më profesionale në rajon. Kështu sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, Policia e Kosovës gjatë këtyre viteve është ngritur profesionalisht dhe se tani është e aftë të luftojë krimin dhe të sigurojë sundimin e ligjit në vend. Por, edhe pse Policia e Kosovës gëzon kredibilitet të lartë, sipas ekspertëve ajo ka sfida para vetes duke filluar me luftimin e krimit dhe korrupsionit brenda strukturave të veta. /Zëri/

Arsenali blindon dy yje

0

Arsenali ka lajme të mira për tifozëve. Pas përforcimeve të arritura gjatë kësaj vere, ekipi londinez është gati t’i blindoj edhe yjet e saj.

Fjala është për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Sipas Daily Mirror, mesfushori gjerman dhe sulmuesi kilian janë të gatshëm të vazhdojnë kontratat me Arsenalin.

Sanchez dhe Ozil kanë kontrata me Arsenalin deri në verën e vitit 2018, por këto pritet t’i vazhdojnë të paktën deri në vitin 2020.

Chelsea vendos për të ardhmen e Fabregasit

0

Drejtuesit e Chelseas kanë vendosur që ta shesin Cesc Fabregasin gjatë mini-afatit kalimtar të janarit, raporton Daily Express.

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Chelseas, Antonio Contes.

Kurse, dy gjigantët nga Serie A, Juventus dhe Inter kanë shfaqur interesim që ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Zhuri në krizë të ujit

0

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në Komunën e Prizrenit dhe njëri ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthejnë duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve, shkruan gazeta Kosova Sot.

Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë-herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhë- nave si emër Zhur del që nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 m, kjo në qendër të Zhurit”, shpjegon drejtori i shkollës së Zhurit, Bedri Hoxha.

150 të rinj ikën me eksodin e fundit

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin e tani ka mbi të gjithë atë më të dhembshmin – kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova këtë fshat e ka prekur dhe sipas disa shënimeve numri i të rinjve, që kanë ikur nga Zhuri kalon shifrën 150 të rinjve vetëm në eksodin e fundit.

“Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit më të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë zënë me banime shtëpish apo ende kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim -bujashka”, shprehet Hoxha.

Zhuri aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë. Mirëpo, sipas kryetarit të këtij fshati, Behar Begaj, Zhuri ka mungesë të ujit të pijes dhe mungesën e kanalizimit në lagjen e re të Zhurit. Ai shton se shtëpitë ndërtohen, por mungon rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit. Begaj nga Komuna e Prizrenit kërkoi të ndihmohet ky fshat.

“Neve na duhet të kemi një infrastrukturë, sidomos lagjes së re. Sepse ajo lagje çdo ditë po shtohet, por pa infrastrukturë”.

Ai pastaj ka kërkuar që për këta banorë të bëhet një lokacion, i cili do të shërbente edhe si stacion i autobusëve.

Ruhen tradita festive të vjetra

Kryesuesi i KK të Prizrenit, Kujtim Gashi, beson se së shpejti atje do të fillojë rregullimi i infrastrukturës për këtë lagje, dhe shton se Zhuri është njëri ndër lokalitetet që ka pasur investime të shumta.

Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet shqiptar. Në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. Edhe fshatrat si Muradëm, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra. Një lëvizje të theksuar të banorëve të Zhurit ka pasur edhe në drejtim të qytetit të Prizrenit.

Në të kaluarën zhurjanët janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, bletari etj. Tani si burim kryesor të jetës kanë kurbetin. Kurbeti është bërë pjesë e secilës familje. Fillimet e kurbetit drejt shteteve të Perëndimit kanë filluar aty ka vitet e 70-ta. Ndërsa lëvizja më e madhe është bërë gjatë viteve të 90-ta para dhe pas luftës. Karakteristikë e kurbetit nga vitet e 90-ta është se kanë emigruar me familje. Llogaritet se në diasporë janë rreth 3500 zhurjanë. Pra, burimi kryesor i jetesës është puna e tyre dhe investimi në vendlindje. Një pjesë tjetër merren edhe me veprimtari të tjera. Zhurjanët janë ndoshta të vetmit banorë që pos punës atje në vendet evropiane bëjnë investimet në fshatin e tyre.

Hajdar Elezkurtaj shprehet për “Kosova Sot” se fshati ende i ruan dhe kremton shumë festa të vjetra, festat e motmotit, festat pagane, siç janë: Festa e pranverës “Verzet”, Shëngjergji, Jeremia etj. Dikur thuhej se Zhuri ka pasur edhe hekurudhën. /Kosova Sot/