35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 5811

Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj mbesin në krye të NISMA-s

0

Nisma për Kosovën, sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar me ç’rast ka zgjedhur krerët e saj.

Në mbledhjen e mbajtur në Prizren kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Jakup Krasniqi, kurse kryetar i Nismës është zgjedhur Fatmir Limaj, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Më tutje thuhet se në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

“Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur edhe kryesinë, dhe në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend. /PrizrenPress.com/

Vetura përplaset për muri në Prizren

0

Një veturë është përplasur për muri në Prizren. Policia njofton se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesi ka humbur kontrollit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur në një mur”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasoj lëndime truporë kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”./PrizrenPress.com/

Një bukuroshe si Ross s’e vuan ndarjen

0

I dha fund lidhjes nga i dashuri i saj Ross Worsëick muajin e kaluar, por duket se për Jasmin Walia, ylli i TOËIE, gjithçka tashmë ka kaluar dhe ajo lidhje i përket së shkuarës.

Bukuroshja 26-vjeçare është fotografuar të martën në një pishinë në Ibiza, ku duket sikur ka dashur t’i tregojë të ish-të dashurit të saj se çfarë ai ka humbur.

Ross mbante veshur bikini dy ngjyrëshe, ndërsa duket magjepsëse me format e saj.

A është kjo ‘lepurushja’ më seksi e revistës Playboy?

0

Ajo është eksporti më i nxehtë i britanikëve. Bëhet fjalë për modelen Carla Howe.

Ajo ka pozuar për revistën Playboy, ndërsa shpesh emri i saj është lidhur me atë të disa prej futbollistëve më të njohur në Angli.

Kadare vlerëson “rikthimin” e Doruntinës

0

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka vlerësuar ekranizimin e veprës “Kush e solli Doruntinën” vënë pak kohë më parë në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga regjisori Laert Vasili.

”Në, një telefonatë e Bujar Hudhri më përcolli urimet më të përzemërta nga gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare pasi kishte ndjekur shfaqjen “Kush e solli Doruntinën” në transmetim televiziv nga Digitalb, më dha një kënaqësi të veçantë, të cilën dua ta ndaj me ju dhe njëkohësisht të falenderoj ikonën e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa, patriarkun Bujar Lako, profesorin me energji djaloshare Viktor Zhusti, Doruntinën Luli Hoxha dhe trupën e mrekullueshme që ka Teatri Aleksandër Moisi nën drejtimin e Bashkim Hoxha që më krijuan mundësinë të realizoj këtë shfaqje!”, shkruan në profilin e tij në Facebook regjisori Vasili.

“Kush e solli Doruntinën” rivinte në skenën shqiptare pas dramatizimit të bërë vite më parë nga regjisori Pirro Mani.

“Vepra e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” më ka intriguar jashtëzakonisht shumë që në adoleshencën time, ndërsa ky është një projekt që unë kam pothuajse rreth 7 vjet që dua ta sjell në skenë”, do të shprehej ai.

Kjo vepër riktheu në skenë emra të njohur të teatrit si Margarita Xhepa . Ajo u rikthye sërish në rolin e zonjës Mëmë, një rol që e kishte bërë kur ishte e re nën regjinë e Pirro Manit. Në skenë u ngjitën me këtë pjesë dhe aktorët Bujar Lako dhe Viktor Zhusti dy emra të dashur për publikun. Në role të tjera në intepretuan aktorët Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama.

“Vepra më ka intriguar jashtëzakonisht shumë, sepse ajo që bën Kadare në roman, merret me atë që ndodh përtej legjendës. Pra pasi ka mbaruar legjenda atë që kemi mësuar që të gjithë në shkolla si fëmijë “një në prag, e një në derë plasën si qelqet me verë”, pikërisht që aty fillon romani i Kadaresë. Dhe përse tani? Sepse ajo që u kërkua nga principata e Arbrit në kohën që vendoset legjenda, ishte një vlerë e re morale, një kult i ri, dhe aty lind besa, e cila është mbi dallimet fetare, mbi ngjyrat politike, pra është një kult që bashkon gjithë shqiptarët, të gjitha trojet. Gjithashtu unë jam shprehur dhe në intervistat e mia, që festa kombëtare shqiptare duhet të ishte 2 marsi i vitit 1444, që është Besëlidhja e Lezhës, ku për herë të parë u themelua principata e Arbrit duke bashkuar gjithë kontetë. Pra miniprincipatat autonome u bashkuan dhe formuan Besëlidhjen e Lezhës. Nga kjo unë marr një shtysë shumë të fortë, dhe sidomos për gjendjen ku gjendet shoqëria shqiptare sot, e cila është ndarë në dy grupime politike, apo në 3 grupime. Lufta e jashtëzakonshme për pushtet, nënshtrimi i popullsisë ndaj një udhëheqje apo një tjetër, dhe mendoj që është momenti që shoqëria shqiptare të bashkohet tek ajo që ndodhi me shoqërinë gjermane më 1989, ku u bashkuan nën moton: një gjuhë, një komb, një shtet. Për shqiptarët më duket se është çasti të bashkohen nën këtë kult: një gjuhë, një komb, një shtet. Dhe më mirë se besa e Kostandinit këtë nuk mund ta bëjë dikush tjetër”, do të shprehej Vasili para se vepra të ngjitej në skenë. /Gazeta Shqip/

Atletico shijon fitoren e parë

0

Pas dy barazimeve radhazi, Atletico Madrid ka shënuar fitore e parë këtë sezon në La Liga. Ekipi i Diego Simeones e ka mposhtur Celta Vigon me rezultat 4:0.

Golat për ekipin nga Madridi i kanë realizuar Koke (44), Antoine Griezmann (73 dhe 81) dhe Angel Correa (89).

Pas kësaj fitore, Atletico Madrid ka mbledhur pesë pikë.

Kurti: I zmbrapsem dy shtete

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është gëzuar dështimit të ratifikimit të demarkacionit. Kurti para aktivistëve të VV-së ka deklaruar se rezistenca qytetare dhe opozita ka parandaluar çdo të keqe për vendin kështu duke e ndalur demarkacionin.

Kurti ndër të tjera ka thënë se protestat, peticioni dhe gazi lotsjellës e ndaluan luftën, raporton “Zeri.info”.

“Maratonën mund ta fillojnë shumë veta por pak e përfundojnë. Beteja jonë e fituar zgjati një vit ku për çdo ditë duke e ndalur këtë pushtet. Pra urime të gjithëve kjo fitore. Po të kalonte demarkacioni l, trupat e malit të zi do të patrullonin në parlament. Duke iu falënderuar manifestimeve protestave e kemi parandaluar çdo të keqe. Protesta jonë e ka mbrojtur shtetin por edhe e ka parandaluar luftën”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se i kanë zmbrapse dy shtete

“Ne i zmbrapsem dy shtete. Serbisë ia ndaluam asociacionin dhe Malit të Zi demarkacionin”, ka deklaruar Kurti./Zeri/.

Bebe Rexha nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha dhe DJ e famshëm anglez, Fatboy Slim, të cilët performuan në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” për mijëra të rinj, në festivalin “Electronic Beats”, organizuar nga “Telecom Albania”.

Kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Veliaj nderoi me simbolin e “Kullës së Tiranës” Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.

Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë, dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë.

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”./albeu

Nait Hasani këmbënguli në zgjedhjen e Bujar Hasanit drejtor të Inspektoratit

0

Deputeti Nait Hasani ka këmbëngul që në detyrën e drejtorit të Inspektorateve të emërohet Bujar Hasani.

Burimet e ‘Kohës Ditore’ kanë bërë të ditur se vonesa e emërimit të Hasanit, është bërë për shkak se lidershqipi i partisë ka pasur opsione tjera. Sipas të njëjtit burim, Bujar Hasani është i afërt i Nait Hasanit.

Bujar Hasani ka qenë drejtor i ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. Në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë pjesë e listës së kandidatëve të Nismës Qytetare për Prizrenin. /PrizrenPress.com/

Juniorët e Lirisë dy fitore në dy ndeshje

0

Juniorët e Lirisë kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të edicionit të ri.

‘Bardhezinjtë’ kanë mposhtur  ‘ndërtimtarët’ e Ramiz Sadikut, me rezultat minimal 2:1. Golat për Lirinë i shënuan Artan Kryeziu e Zenel Gavazaj.

“Mendoj, që ekipi luajti mirë. Kemi ekip shumë të ri, të përtërirë, por mjaft cilësor. Shpresoj me kohë të fitojnë përvojë”, ka thënë trajneri Agron Beseni. /PrizrenPress.com/