26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 5815

“Ukshin Hoti” dhe “Luigj Gurakuqi” vazhdojnë bashkëpunimin

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, i shoqëruar nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Sadik Idrizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku është takuar me Rektorin, Adem Bekteshi dhe strukturat të tjera drejtuese të këtij universiteti.

“Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushat e interesit të përbashkët. Posaçërisht u diskutua për bashkëpunim në shkëmbimin e stafit në lëndët deficitare, ndarjen e kuotave të doktoratës për UPZ, organizmin e programeve të përbashkëta të nivelit master dhe të doktoratës , pjesëmarrje në projekte të përbashkëta ndërkombëtare, etj.”, thuhet në njoftim të UPZ-së.

Deri më tani UPZ dhe ULG kanë pas bashkëpunim të mirë, sidomos në realizmin e programit të përbashkët të nivelit Master, në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim në Turizëm, i cili është financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Projektit “Tempus”. /PrizrenPress.com/

Dy vjet nga vdekja e veprimtarit, Masar Shala

0

Në Prizren dhe Rogovë  të Hasit është përkujtuar Masar Shala. Ai dy vite më parë ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 50-të vjeçar.

Masar Shala, ka qenë këshilltar i PDK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ai ishte edhe kryetar i KF “Liria”.

Ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare që nga vitet 90-ta, duke qenë pjesë e KMDLNJ-së, anëtar i PPK-së dhe subjekteve të ndryshme të jetës në kohën e ndërtimit të sistemit paralel, sic ishte arsimi, shëndetësia, Këshilli i financave etj.

Nga korriku i vitit 2013 deri me 8 tetor 2014, ishte në krye të Klubit, duke qenë shumë i preokupuar me kthimin e skuadrës në elitë.
Ai, deri në ditët e fundit të jetës u përkushtuar ndaj klubit./PrizrenPress.com/

Koncert recital nga kitaristi Drilon Çoçaj

0

Kitaristi kosovar Drilon Çoçaj nga nesër do të nis turneun koncertal nëpër disa qytete të Kosovës. Pikëndalesa e parë do të jetë qyteti i Vushtrisë përkatësisht një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.

Koncerti recital përfshinë vepra nga John Dowland, J.S.Bach, M.M.Ponce dhe Schubert-Mertz. Koncerti I cili do të nis në orën 19:00 është bërë i mundur me përkrahjen e Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa ky turne koncertal është iniciative e kitaristit Drilon Çoçaj do të përmbyllet në Prishtinë në kuadër të eicionit të 11-të Festivalit DAM.

Drilon Çoçaj, i lindur në Prizren ka përfunduar studimet për kitarë në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Xhevdet Sahaxhija. Ka koncertuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjermani. Është anëtar i Shoqatës së Kitaristëve të Kosovës.

Familja kërkon që trupi i Visar Begajt të dorëzohet në Kosovë

0

Familjarët e Visar Begajt, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit të aeroplanit dy ditë më parë në afërsi të Shkupit, kërkojnë që trupi i tij, pas procedurave ligjore, të kthehet në Kosovë dhe jo në Itali.

Familjari i tij dhe njëkohësisht kreu i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një deklaratë për televizionin Alsat kërkon që ambasadat e Italisë dhe Kosovës të veprojnë sipas kërkesave të familjarëve.

Ndërkohë nga Instituti i Mjekësisë ligjore në Shkup, njoftuan se autopsia e trupave po vazhdon dhe se detajet do t’i kumtojë Prokuroria Publike.

Bazuar në të dhënat e MPB-së, aksidenti ka ndodhur katër minuta para aterrimit. Me grumbullimin e të gjitha provave, do të bëhen të ditura edhe shkaqet e rrëzimit.

Në aksidentin ajror humbën jetën gjashtë persona. Visar Begaj dhe pesë italianët po udhëtonin me aeroplanin e tyre privat që për destinacion kishte Prishtinën. Pasagjerët nga Trevizo e Italisë kishin tentuar të aterojnë në pistën e aeroportit të Shkupit për t’u furnizuar me kerozinë

Bayerni, klub më histori të madhe

0

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munich ka folur për përshtypjet e tij të para tek gjiganti gjerman.

Tekniku italian këtë sezon po drejton klubin më të madhe gjerman.

Ancelotti thotë se ‘Bavarezët’ janë klub më histori të madhe. Ai thotë se askush në klubin e tij nuk e kërkon të fitohet më çdo gjë.

“Bayern Munich është klub më histori të madhe dhe nuk ka klub tjetër përveç Real Madridit”, ka thënë Ancelotti. “Askush nuk më kërkon në mënyrë specifike për të fituar çdo gjë dhe unë vetëm duhet të shqetësohem për mbajtjen e ekipit në një nivel konkurruese”, tha ai

Bastisen argjendarët në Prizren

0

Zyrtarë të ATK-së, Doganës, Krimeve Ekonomike të policisë dhe Inspektoratit komunal, të enjten kanë ndërmarrë një aksion të kontrollit në dyqanet e argjendarëve të Prizrenit në rrugën “ Adem Jashari”. Lidhur me këtë ngjarje, policia dhe zyrtarë të institucioneve të tjera të përfshira në këtë aksion nuk dhanë hollësi rreth këtij aksioni të përbashkët. Aksioni i sotëm nga organet e ATK-së, Doganës, Inspektoratit dhe policisë nuk është mirëpritur nga pronarë të argjendarive , të cilët ishin tubuar para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe drejtuesit e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit.

Sami Dida, kryetar i kësaj shoqate thotë të jetë informuar nga anëtarët për këtë aksion, dhe shprehu habinë pse është ndërmarrë një veprim i tillë, pasi që sipas tij nuk kemi të bëjmë me vepra kriminale dhe se nuk e kundërshtojmë ligjin, por jemi kundër qasjes jo të mirë të institucioneve. Sipas argjendarëve dhe drejtuesve të SHZAP-së, pretekst për organizimin e këtij aksioni kanë qenë dyshimet për shmangie të tatimit nga disa biznese që e ushtrojnë këtë veprimtari tregtare sipas një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kryetari i sindikatës së argjendarëve në Prizren, Sali Rrotlla , tha se pronarët e dyqaneve nuk janë paralajmëruar dhe nuk kanë njohuri pse po ndërmerret ky aksion ,ndërsa shtoi se masat ndëshkuese janë edukative ndërsa masat e dhunshme janë kundërefektive. Kryetari Rrotlla shton se kohë më parë kemi arritur marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , ku është nxjerrë udhëzimi administrativ për lehtësim të doganës për argjendarët dhe tash ari importohet si lëndë për përpunim. Nëse dikush individualisht ka bërë keqpërdorime nuk duhet të ndëshkohemi të gjithë, tha Rrotlla. Gjatë kohës së kontrollit , shumë argjendarë i’a kishin vënë dryrin dyqaneve të tyre…/TV Prizreni/

Prizren: Sulmon gruan nën ndikimin e alkoolit

0

Dje në Prizren është arrestuar një person pasiqë nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 në rrugën “Mon Karavidaj” në Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Rom, pasiqë nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare.

”Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestohen në Malishevë vëllezërit që dëmtuan kabllot e pompave të ujësjellësit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Maxharre të Malishevës janë arrestuar dy vëllezër të dyshuar se kanë dëmtuar rreth 500 m kabllo, e cila furnizonte pompat e ujësjellësit të fshatit.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore gjatë konfiskimit të kabllos, kanë hasur në rezistencë dhe kanosje me armë zjarri nga të dyshuarit.

“Njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar një armë të gjatë pushkë-mitraloz, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi.

Berisha: LDK-ja ka qenë pjesë e klanit ‘Pronto’

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, tha për gazetën “Kosova Sot” se Isa Mustafa është vetë e keqja e Kosovës, derisa tha se krijohet përshtypja që edhe heshtja e tij karshi skandalit të fundit, ‘Pronto’, është e qëllimshme, ngase Berisha mendon se edhe vet janë një lloj i skandalit ‘Pronto’, por më ndryshe.

“Ne jemi dëshmitarë se edhe atëherë kur ka qenë në pushtet LDK-ja në bashkëqeverisje d.m.th në legjislaturën e tretë me PDK-në ka qenë pjesë e klanit, ‘Pronto’ por edhe tani dëshmitë po tregojnë se LDK-ja është një ‘Pronto’ e veçantë e Kosovës, për shkak se shumë anëtarë të bordeve, por edhe të agjencive tjera të pavarura zgjidhen me çelës në bashkëpunim me PDK-në. Kështu që me një fjalë siç thotë populli, ‘hajni- hajnin nuk e zë’ sepse dihet se janë të të njëjtit zanat”, ka deklaruar deputeti Zafir Berish.

Provimi i Maturës, kalueshmëria 60.01 për qind

0

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të gushtit të provimit të Maturës Shtetërore, sipas të cilave pragun e kalueshmërisë e kanë arritur 3.873 maturantë (60.01 për qind) nga 6.454 sa i janë nënshtruar këtij provimi.

Kryetari i KShM-së, Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kishin paraqitur rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre kanë arritur pragun e kalueshmërisë 60.01 për qind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.

Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dyja afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces, gjë që ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.

Në emër të KShM-së, kryetari Guri iu uroi suksese të mëtutjeshme për regjistrim në arsimin e lartë të gjithë maturantëve që e kanë kaluar Provimin e Maturës, ndërsa për ata që nuk kanë kaluar uroi që të kenë sukses në vitin tjetër.