19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 5826

Nuk i hiqen vizat Kosovës

0

Komiteti për të drejtat e njeriut dhe liritë civile dhe punë të brendshme (LIBE) në Parlamentin Europian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër lëvizjes pa viza të kosovarëve në shtetet e Bashkimit Evropian.

Anëtarët e komisionit kanë votuar kundër për shkak të mos përmbushjes së kritereve të përcaktuara, shkruan Gazeta Fjala.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka thënë se kjo është një votë shumë e rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, “të cilëve u dërgohet një mesazh se ne jemi serioz”.

Megjithatë kërkesa e sajë është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë të komisionit, shkruan Gazeta Fjala.

Edhe pas kërkesës që të shtyhet për një afat tjetër votimi për Kosovën deri në përmbushjen e kushteve, një gjë e tillë nuk është pranuar për shkak se kërkesa ishte bërë me vonesë.

Në këtë mënyrë, Kosova vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe për një kohë./Gazeta Fjala/

Haziz Hodaj akuzon pushtetin për shkollën në Gjonaj

0

Fillimi i vitit të ri shkollor në Gjonaj, fshatin më të madh të Hasit të Prizrenit,sërish i ka gjetur rreth 1 mijë nxënës në objektet e vjetra , pasi që objekti i ri i filluar qysh para 4 vitesh, konkretisht në fund të muajit shtator të vitit 2012 jo që nuk është përfunduar, por ai në masë të madhe edhe është dëmtuar.

Për këtë çështje sërish ka reaguar përfaqësuesi i këtij lokaliteti në Kuvendin e Prizrenit, Haziz Hodaj.

Zyrtari i lartë i LDK-së dhe kuvendari i saj në organin më të lartë legjislativ në Prizren, Haziz Hodaj, thotë se shqetësues është fakti për banorët e këtij fshati përfshirë edhe nxënësit vonesa e projektit në rregullimin e objektit shkollor, gurthemeli i të cilit është vënë para tre vitesh.

Ai thotë se në vend se objekti të ishte i gatshëm që të vihet në dispozicion nxënësve, ai po dëmtohet jo vetëm nga njerëz të papërgjegjshëm por edhe bagëtitë, sepse është lënë pasdore.

Ai paralajmëron ankesa edhe në organe të tjera siç është Inspeksioni Shtetëror i Arsimit.

Ai me këtë rast akuzon pushtetin lokal për papërgjegjësi ndaj qytetarëve e posaçërishtë fëmijeve të këtij lokaliteti, duke shtuar se zvarritja e realizimit të këtij projekti dëshmon papërgjegjësinë që ka pushteti në Prizren për 9 vite me radhë.

Në anën tjetër, drejtori i ri komunal për arsim në Prizren, Zahadin Shemsedini,tha se për këtë çështje do të angazhohet maksimalisht, dhe se sipas tij ai veçse ka kontaktuar punëkryesit në realizimin e këtij projekti. Përderisa të jetë i gatshëm ky objekt, nxënësit e këtij lokaliteti edhe për një kohë mësimet do t’i ndjekin në objektet e vjetra në kushte tejet të vështira. Ky rast nuk është i vetmi në komunën e Prizrenit ./TV Prizreni/

Nobel 2016/ Shkrimtari Ismail Kadare sërish mes favoritëve

0

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bookmakers-at prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë.

Dhe duke parë si përfundoi në vitin 2015 me suksesin e favorites Svetlana Aleksieviç, këtë vit çmimi duhet të shkojë në Azi. Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh Ismail Kadare.

Ndërsa sipas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.

Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i 9-ti. Sipas faqes britanike ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.

Në vend të 11 renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13-ti është kandidati I përjetshëm Philip Roth.

Ndërkohë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse.

Nuk mungojnë në listën e kandidatëve edhe izraeliani Mos Oz dhe austriaku Peter Handke. Në javët e ardhshme do të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.

Ramadan Muja uron nxënësit dhe mësimdhënësit

0

Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, fillimin e vitit të ri shkollor.

“Komuna, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar që të ofroj mundësi të avancuara dhe kushte të mira për një arsim cilësor, kompatibil më kërkesat dhe nevojat e tregut të dijes”, thuhet në urimin e Mujës.

“Uroj të gjithë përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin e suksesshëm të misionit të përhershëm për ngritjen e cilësisë dhe respektimin e normave arsimore dhe edukative, si vlerën më të çmuar në formimin kualitativ të individit dhe shoqërisë në përgjithësi”./PrizrenPress.com/

Zahadin Shemsedini: Arsimi në Prizren, ka probleme të mëdha

0

Drejtori i Arsimit në Prizren, Zahadin Shemsedini, ka pranuar se arsimi në këtë qytet ka probleme të mëdha.

“Arsimi ka probleme jashtëzakonisht të mëdha”, ka thënë Shemsedini.

Sipas tij, drejtori i mëparshëm është përpjekë që t’i zgjidh problemet, “por ky dikaster ka të punësuar rreth 2300 punëtorë dhe natyrisht se ka edhe probleme të natyrave të ndryshme”, ka thënë ai për TV Prizrenin.

“Jam duke u përpjekë t’i zgjedhim problemet, së pari që arsimtarët të mos mbesin si tepricë teknologjike,pra të papunë”.

“Jemi për të pranuar mësimdhënës të rinj, por së pari këta që punojnë duhet të jenë me orë të plota”.

Shemsedini pranon se në disa shkolla kuadri nuk është adekuat.

“Aty ku nuk janë adekuat kemi shpallur konkurs, që mos të sillen rrugëve ata që kanë kryer shkollën, ndërsa të punojnë mësimdhënës joadekuat”.

Në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit, sot ka filluar viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat shkollore, sipas tij, janë ulur rreth 2500 nxënës. TV Prizreni/

Nisma në Prizren, uron nxënësit, kritikon Drejtorinë e Arsimit

0

Nisma në Prizren ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërkaq që ka kritikuar për papërgjegjësi Drejtorinë e Arsimit.

“Të investosh në dije dhe arsim të brezave të rinj, është gjëja më e duhur për të ardhmen e Republikës së Kosovës,prandaj ne duhet të gjithë të kontribuojmë në këtë drejtim, në mënyrë që vendi ynë të prosperojë me dinjitet drejtë së ardhmes”,thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

Sipas këtij subjekti politik, punëtorët e arsimit në Prizren, edhe këtë vit do të ballafaqohen përsëri me sfida të madha.

“Parësorja është dhe mbetet përgjegjësia për dhënien e dijes, gjeneratave të reja. Mirëpo, kur kemi parasysh anomalitë nga më të ndryshmet, papërgjegjësitë dhe shkeljet në menxhimin e dobët të këtij sektori nga DKA-ja në Prizren, menaxhim ky që do të vazhdon të udhëhiqet nga persona që tashmë dihet mirëfilli se kanë rënë ndesh me ligjin, atëherë për ju do të jetë akoma më sfiduese përjetimi i këtij viti të ri shkollor” /PrizrenPress.com/

Një muaj paraburgim për dilerin e drogës në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale V.H.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 31.08.2016,deri me datën 01.09.2016, pa autorizim blen, posedon dhe ofron për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 705 gram”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më tej theksohet se ai, substancat narkotike i ka sjellë në Kosovë nga Shqipëria me mjetin e tij të cilat më pas i ka fshehur në bunkerin e ndërtuar për këtë qëllim.

Pas kontrollit të shtëpisë, të dyshuarit i është gjetur edhe arma e tipit TT e kalibrit 7,62 mm.

Me këto veprime, Gjykata Themelore ka konstatuar se i pandehuri me iniciale V.H. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprës penale, mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Hapet shkolla e Gurishtës

0

Sot, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, fshati Gurishtë, u bë me shkollë të re.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se baza e zhvillimit të një vendi është arsimi cilësor.

“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim cilësinë, përmes krijimit të kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Juve arsimtar të kësaj shkolle, ju mbetet të punoni sa më shumë, pasi vetëm me punë ne mund ta ndërtojmë vendin tonë, e ju më së miri mund ta bëni këtë, duke na dhënë kuadro të reja të përgatitura mirë. Të punosh për vendin është përgjegjësi e të gjithëve”, tha Begaj.

Drejtori për arsim, Avdi Morina tha :“Në emër të drejtorisë komunale për arsim, ju uroj për objektin e ri të shkollës suaj dhe ju uroj për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/17. Është përgjegjësi e jona, që të krijojmë kushte sa më të mira dhe këtë jemi duke e bërë, përmes investimeve në arsim”.

Ndërsa për historikun e shkollës, foli drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nuhi Mazreku” në Gurishtë, Xhevdet Mazreku, i cili në mënyrë kronologjike, kujtoi rrugëtimi e kësaj shkolle, deri në pavarësimin e saj, më 2008, ku edhe mori emrin Nuhi Mazreku, ish-mësues i kësaj shkolle, tani dëshmor i kombit.

Ndërtimi i këtij objekti modern, është bërë nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka kushtuar rreth 300 mijë euro.

Finlandë-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni në sheshin Skënderbeu

0

E gjitha filloi me ndeshjen e parë historike Kosova-Haiti, e cila iu besua kompanisë KD Events & Communications, ku dhe kishin notën maksimale për organizim nga FIFA, ndërsa sot (e hënë) prapë vazhdon organizimi i transmetimit publik të ndeshjes së parë kualifikuese të përfaqësues së Kosovës për kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa në të njëjtën kohë do të shfaqet edhe ndeshja Shqipëri-Maqedoni.

Dy Led monitorë gjigantë do të jenë të vendosur te Sheshi “Skënderbeu”, duke marrë parasysh ndeshjen e parë historike të Kosovës.

Zërimi do të jetë i ndeshjes Finlandë – Kosovë dhe vetëm në raste të golave do të aktivizohet i ndeshjes Shqipëri-Maqedoni.

Atmosferës festive kanë konfirmuar se do t’i bashkohen edhe tifo grupi zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”.

Çdo gjë është e menduar në detaj, ku dhe skenografia do të dërgojë mesazhin që jemi një komb.

Festojmë së bashku, 5 shtator, 20:45, Sheshi Skenderbeu, Prishtinë, Rrugëtimi i historisë vazhdon! – shkruan në njoftim.

De Biasi befason me formacionin ndaj Maqedonisë

0

Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë, do të luajë me vetëm një sulmues ndaj Maqedonisë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, tashmë është përcaktuar se me cilin formacion të luajë ndaj Maqedonisë, sonte në mbrëmje.

Edhe pse gjatë stërvitjeve për këtë ndeshje kishte përgatitur skemat me dy sulmues, italiani në momentet e fundit ka ndryshuar mendje.

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda ekipit kuqezi, De Biasit ka vendosur të luaj në sistemin 4-1-4-1.

Në ekip nuk do të jenë dy mesfushorët organizator, Migjen Basha e Ledian Memushaj, pasi italiani ka projektuar një mesfushë me shkatërrues.

Formacioni 4-1-4-1

Etrit Berisha,

Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj

Kukeli

Jahmir Hyka, Amir Abrashi, Granit Xhaka, Shkelzen Gashi

Armando Sadiku