Të fitosh miliona edhe pas vdekjes nuk është përrallë është e vërtetë. Kjo ndodh me Elvis Presley, ikonën e rok & rollit, i cili u nda nga jeta më 16 gisht 1977
Trashëgimia monetare e Elvisit mbetet tepër e fortë.
Sipas top listës së revistës Forbes të njerëzve të vdekur që vazhdojnë të fitojnë milionë, Elvis Presley ka fituar 27 milionë dollarë vetëm në 2016, si dhe ka shitur 1 milionë kopje albume.
Nga fama e Elvisit po përfitojnë dhe shumë të tjerë të gjallë, që nuk kanë lidhje gjaku me të por që shesin suvenire, përdorin imazhin e Elvisit, këndojnë këngë të tij.
Por nuk është vetëm Elvis Presley i vetmi i cili vazhdon të fitojë miliona edhe pas vdekjes. Në listë renditen dhe Bob Marley, Jimi Hendrix, David Bowie si dhe disa legjenda të tjera të muzikës
Nëse Elvisi do të ishte gjallë sot do të ishte në moshën 82 vjeçare. /Oranews.tv/
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e Rahovecit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Ibrahim Kryeziu do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit.
Postimi i plotë:
Pas një diskutimi të gjerë me të gjitha strukturat e degës, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, në mbledhjen e datës 18.08.2017 ka aprovuar unanimisht kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Dr. Fehmi Cenën si bartës liste për Asamble Komunave. Në këtë mbledhje është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet. Të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje.
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, nis sot në Prizren. Me temën “E ardhmja e kufijve”, sot hapet ekspozita ndërkombëtare, me performanca me ngjarje artistike për të vazhduar me organizimin e konferencës dhe punëtorive tre ditore, nga 20 deri 22 Gusht 2017.
Gjatë këtij rrugëtimi artistik që do zgjasë deri më 23 Shtator 2017, do të adresohen me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.
“Vetëm tre dekada më parë, kur globalizimi aktual vazhdimisht shëmbi muret e normave dhe i bëri të gjithë kufijtë poroz, përgjigja për këtë pyetje ka qenë qartësisht dhe definitivisht se e ardhmja është e një bote pa kufij. Sot, bota duket se po shkon në drejtim të kundërt dhe kufijtë po kthehen. Çështjet e refugjatëve, punëtorëve migrantë, korporatave transnacionale, katastrofave mjedisore, identiteteve nacionale dhe etnike, e kështu me radhë, sjellin në vëmendje kufijtë e formave të ndryshme, që mbahen në drejtësi, të drejta njerëzore dhe jo-njerëzore, demokraci dhe politikë. E ardhmja e kufijve ka ardhur në qendër të vëmendjes të së sotmes tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj Bienalje, përcjell PrizrenPress.
“Për aq sa është i lidhur arti bashkëkohor me këtë proces, është përhapja e bienaleve dhe përhapja e tyre në kënde të ndryshme, shpesh rajone margjinale të botës, duke e bërë veten pjesë të një platforme të madhe në të cilën mund të shihet jo vetëm arti nga periferia, por çështjet e shqetësimeve globale dhe lokale mund të ndahen, diskutohen dhe debatohen. Në këto rrethana, është krijuar Autostrada Bienale. Dhe në thelb të kohës sonë, edicioni i parë do të përqendrohet në probleme të ndryshme kufitare”.
“Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë”.
“Me ndjeshmëri të theksuar për trashëgiminë e përkryer kulturore dhe praktikat e mirëkonservuara popullore të qytetarëve të Prizrenit, gjatë bienales do të realizohen intervenime artistike në shtëpitë e vjetra të qytetit”.
“Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët”.
“Artistët pjesëmarrës janë: Valentina Bonizzi (Itali), CHANG Chien-Chi (Taivan), Libia Castro (Spanjë) & Olafur Olafsson(Islandë),Yannick Dauby (Francë), Ettore Favini (Itali), Artan Hajrullahu (Kosovë),Ibro Hasanovic (Bosnjë), Haveit (Kosovë), HSU Chia-Wei (Taivan), Irwin (Sloveni), Doruntina Kastrati (Kosovë), Sead Kazanxhiu (Shqipëri), LI Binyuan (Kinë), Alban Muja (Kosovë), Ella Raidel (Austri), Oliver Ressler (Austri), Stefano Romano (Itali), OPA (Obsessive Possessive Aggression) (Maqedoni), Rena Radle (Gjermani) & Vladan Jeremic (Serbi), Jelena Tomasevic (Mal i Zi), Saso Sedlacek (Slloveni), YANG Shun-Fa (Taivan), Alketa Xhafa (Kosovë – Angli)”. /PrizrenPress.com/
Tek Qafa e Duhles në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Në raportin e Policisë thuhet se një person i gjinisë mashkullore përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dyshohet për shkak të një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge, përcjell PizrenPress.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /PrizrenPress.com/
Në fshatin Kushnin të Prizrenit është bastisur shtëpia e një të dyshuarit pasi që kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, shkruan PrizrenPress.
“Gjate kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma –pistolete CZ me një karikator me pesë fishekë te cal. 7.62”, thuhet në raportin e Policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/
Tomas Uinkop lindi më 1709. Shkroi me ndjenjë dashurie të thellë për Skënderbenë, dramën lirike “Skënderbeu ose liri dhe Dashuri” (Scanderbeg or Love and Liberty) dhe e botoi në 1747.
Vepra është bazuar në historinë e Barletit për rrethimin e parë të Krujës dhe martesën e Skënderbeut.
Ai e trajton Skënderbeun si hero që luftoi me guxim e trimëri për çlirimin e atdheut të vet duke e ngritur lart luftën e popullit shqiptar përmes vargjeve kushtuar Gjergj Kastriotit:
“Sa kohë të përmendet Arbëria në faqe t’Historis’ e nëpër shekuj atdheu ynë, q’e shpëtove ti, a për të ngritur shtyllë triumfale me lavde që s’do njohin vdekje kurrë. Me emrin tënd, o Skënderbe, që mposhte krenin’ e vrazhdë të fuqisë otomane”
George Lillo (1691-1739), botoi tragjedinë kushtuar Skënderbeut me titull: “Heroi i Krishterë”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin e 1734.
George Lillo
Lillo që në prolog shënon:
“Sonte këndojmë për mbretin Gjergj Kastrioti, heroin besnik e mbretin atdhetar; natyra atë e lindi të dënojë ambicien dhe të mbrojë njerëzimin.”
Në epilog, duke frishkulluar ata oborrtarë që kur flasin për të mirën e popullit, kanë ndërmend të mirën e vet, poeti pyet:
“Po a ka të atillë që i shërbejnë atdheut dhe të mos e bëjnë këtë gjë për fitim të vetin? Dhe i përgjigjet pyetjes Posi jo! Gjergj Kastrioti është një burrë i tillë!”
Helena, e bija e Sulltanit, që e dashuron Skënderbenë pasi përshkruan virtutet e princit arbër të pashoq në burrëri, në bukuri, në mençuri dhe në ëmbëlsi, i tmerrshëm e i rreptë në luftë por edhe i drejtë në gjykime, i mëshirshëm dhe i përmbajtur, thotë për Skënderbenë:
“Kush të njeh ty, dhe nuk të don, tregon se të ka cmir’ dhe ta përçmon vitytin.”
Në aktin e katërt vdes e bija e Muratit në krahët e Skënderbeut të cilin e ka lajmëruar të ruhet prej tradhëtarit Hamza. Duke vdekur i lutet Skënderbeut të mos e vrasë t’anë, po ta zërë rob.
Dashuri dhe Liri
Dhe vërtet në aktin e pestë hyn Skënderbeu bashkë me Arianitin dhe bijën e tij të uruar. Sjellin rob edhe sulltanin të lidhur me hekura. Skënderbeu urdhëron ta zgjidhin dhe ta lënë të lirë.
Helena, e bija plot virtute, e denjë për një mbarim më të mirë, ma shpëtoi jetën mua. Në këtë skenë vdes sulltan Murati me porosi për të birin që t’ja marrë hakun. Fjalët e fundit të Skënderbeut qenë:
“Që jeni të gëzuar e të lirë, kjo më bën të gëzuar mua. Në kreva drejt detyrën, jam shpërblyer”.
Dhe populli i përgjigjet:
“Ju duam si duhet, si polem i lirë Duhet të dojë mbretin patriot.”
Në tragjedinë e Lillos gjejmë Arianitin dhe të bijën, të zënë rob. Qëndrimi i Arianitit përpara sulltanit edhe tek vepra e Lillos, është qëndrimi i një burri të fortë. Sulltani i thotë Arianitit:
“Po të mendonin mbretërit e krishterë si ti dhe Kastrioti vallë a do t’ju linin të luftonin vetëm?”
Arianiti i përgjigjet:
“O poshtërisë! O turp që s’lahet kurrë! Po të bashkoheshin, Evropa e Gjorë Nuk do të rënkonte nën zgjedhën tënde, Dhe të vajtonte humbjen e lirisë.”
Tragjedia angleze për Skënderbeun, nga George Lillo.
Një film ka gjithnjë dy histori. Atë që shfaqet në ekran dhe atë përtej tij që i përket grupit të punës që e realizuan atë.
Kohët kur xhirohet një film janë më të bukurat në jetën e aktorëve dhe regjisorëve, pavarësisht sfidave dhe vështirësive për të realizuar karaktere apo ndërtuar ngjarje. Disa fotografi bardh e zi të ruajtura me kujdes nga skenografi Fatbardh Marku na tregojnë momente interesante nga një prej filmave më të folur në kinemanë shqiptare “Plumba perandorit”.
Nën regjinë e Mevlan Shanajt, ky film tregon historinë e një të riu nga jugu i Shqipërisë i cili niset për në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gjatë asëkohe në Tiranë pritej të vinte perandori i Italisë, dhe vendi ziente nga zhurmat e makinave ushtarake por edhe nga përgatitjet e bujshme. Ndërkohë ishte arestuar edhe i vëllai ku ekzekutohet, pasi merte pjesë në lëvizjen antifashiste. Urejtja e nxiti të merte një vendim që të qëllonte kundër perandorit.
I veshur me një pallto të zezë, kapele dhe një cigare në dorë duke biseduar me regjisorin e filmit, në foto na shfaqet i ndjeri Sandër Prosi. Duhet të jenë në bulevardin kryesor të qytetit të Sarandës. Foto është realizuar në vitin 1979. Në një tjetër foto regjisori përgatit për xhirim aktorin e ri protagonist në këtë film Kastriot Caushin në film (Vasil Laçi). P
ranë kameras shfaqet në disa foto regjisori Pali Kuke. Në një tjetër foto Sandër Prosi shfaqet i qeshur pranë Pali Kukes me cigaren që nuk e heq nga buzët. Në role të tjera në këtë film kanë intepretuar aktorët Vangjush Furrxhi, Liza Laska, Robert Ndrenika, Lec Shllaku, Ylli Demneri, Renis Hyka, Marko Bitrako, Agim Qirjazi, Jorgaq Tushe, Spiro Strati, Aleksandër Pogace, Rezarta Vincani. /Shqip/
Shtëpia e ashtuquajtur Saraji daton nga shekulli i XIX-të, e nga kjo e shtunë do të hapë dyert për vizitorët që duan të shohin vepra arti në kuadër të bienales “Autostrada”.
Kjo e shtëpi të tjera private e që përfaqësojnë trashëgimi kulturore janë përzgjedhur nga organizatorët për një qëllim.
Transparenca e organeve ekzekutive të Komunës së Prizrenit sa i përket raporteve të punës mbetet në nivel të ultë gjatë këtij viti. Nga 13 drejtori sa ka kjo komunë, deri më tani vetëm njëra prej tyre ka publikuar një raport të pjesshëm, përderisa të gjitha dikasteret e tjera kanë injoruar parimin e raportimit para publikut për punën e bërë gjatë pjesës së parë të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Në uebfaqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, vetëm Drejtoria për Ekonomi e Financa ka publikuar raportin e shpenzimeve për periudhën janar – qershor 2017.
Ndërsa Drejtoria e Inspektorateve, ajo e Shërbimeve Publike, pastaj e Bujqësisë, e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe dikasteri i Shëndetësisë kanë të publikuara raportet e punës për vitin 2016.
Raporti i fundit i punës i publikuar nga Drejtoria e Arsimit është ai për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, ngjashëm qysh ka vepruar edhe Drejtoria e Turizmit.
Nga java e ardhshme do të nisë nënshkrimi i një peticion, me anën e të cilit do të kërkohet nga Komiteti Ekzekutiv dhe Konferenca e Përgjithshëm e UNESCO-së, që të behet pranimi i Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore botërore.
Peticionin do të kenë rast që të nënshkruajnë punonjësit shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ata nga Universiteti i Prishtinës./KosovaPress/