25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 5895

United fiton Community Sheild

0

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur ta mposht kampionin e Premierligës, Leicester Cityt me rezultat 2-1, në kuadër të Supër Kupës Community Sheild.

Të parët në epërsi kaluan lojtarët e Unitedit përmes, Linegard i cili shënoi një super gol gjatë pjesës së parë.

Në të dytën pjesë u shënuan edhe dy gola, një për Leicesterin i cili u shënua nga Vardy, ndërsa fitoren Unitedit ia solli transferimi më i ri, Zlatan Ibrahimivic.

Ky ishte titulli i parë për Jose Mourinhon i cili sivjet iu bashkua Manchester Unitedit.

Në Shadërvan të Prizrenit arrestohet dileri i drogës

0

Në sheshin Shadërvan, Prizren, Policia e Kosovës, më 5 gusht rreth orës 23:40, ka arrestuar një mashkull të dyshuar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 21 paketime të mbështjella me folje në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike si dhe 193 euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një qese me 20 paketime me substancë të dyshuar narkotike në peshë prej 280.96 gr.

I dyshuari me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zhduket një femër e mitur në Prizren

0

Policia e Kosovës raporton se një femër e moshës së mitur, tash 24 orë është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ankuesi mashkull (shqiptar i Kosovës), babai i saj, e ka raportuar rastin në Polici më 6 gusht në orën 10:10, duke thënë se “që nga data e lartcekur viktima- vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj”. /PrizrenPress.com/

Murphy me histori nga Afganistani e Irlanda në DokuFest

0

Fotografi i ndjerë Philip Jones Griffiths, e kishte quajtur Seamus Murphy “poet me kamerë”. E pikërisht këto fjalë i vërtetoi sot foto-gazetari dhe regjisori Seamus Murphy, në masterklasin e mbajtur në Kino Klubi, në ditën e tretë të festivalit DokuFest. Interesimi i audiencës ishte shumë i madh, ndërsa reagimet e tyre pasi i shihni fotot ishin edhe më interesante dhe shumë të mirëpritura nga autori Murphy. Fotot që shfaqeshin në ekranin e madh kishin nga një histori shumë të fortë herë-herë rrëqethëse.

Murphy, për këtë masterklasë ishte fokusuar tek fotografitë e shkrepura kryesisht gjatë udhëtimit të tij në Afganistan por edhe në Irlandë. Ai është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuara në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine.

“Në Irlandë nuk është se kisha një arsye të veçantë për të fotografuar. Prandaj edhe puna nuk ka qenë e lehtë. Por ia kam arritur që të dokumentoj ndryshimet që ka përjetuar ky vend pas viteve 60’. Aty ka shumë emigrant. Njerëzit mendojnë se irlandezët vetë kanë emigruar dhe mund të jenë tolerant, por gjithmonë ekzistojnë ato ankesat se si të tjerët po u marrin vendet e punës, po hanë bukën e tyre dhe po i marrin shtëpitë e tyre. Gjëra të zakonshme që i dëgjojmë gjithkund po besoj”, tha fillimisht për fotografitë e shkrepura në Irlandë, e që ishin të gjitha me ngjyra Seamus Murphy.

Ngjyrat bardh e zi ishin ato që dominuan tek fotografitë nga Afganistani, të cilat sipas autorit ishin realizuar në një periudhë shumë të gjatë kohore.

“Shkova në Afganistan për herë të parë në vitin 1994 dhe në atë kohë po punoja në një gazetë suedeze. Mora pushim dhe u nisa për Afganistan. Ishin kohë të vështira kur shkova atje për shkak të luftërave dhe regjimeve. Këto fotografi janë të realizuara në një periudhë të gjatë kohore”, tregoi një historik të shkurtër në lidhje me udhëtimin e tij në Afganistan, fotografi Seamus Murphy, i cili vazhdoi njëkohësisht të tregoj se çfarë përmban secila fotografi.

Një grua e ulur në mes të rrugës, prapa saj kishte një ndërtesë thuajse e tëra e rrënuar, ndërsa në tokë para vetës së saj mbante foshnjën e po. Vetë ishte e tëra e mbuluar përveç dorës që kërkonte lëmoshë. Ishte kjo njëra ndër fotografitë që paraqiti Murphy, e që rrëqethi publikun.

Por jo vetëm kaq, siç e thamë edhe më parë, në këtë masterklasë përpos punës së Seamus Murphy, u paraqit edhe puna të cilën ai e bëri me PJ Harvey, gjatë periudhës 2011-2014, ku janë po vendet e lartpërmendura. Udhëtimit të tij drejt Kosovës, Afganistanit e Amerikës, i ishte bashkangjitur edhe PJ Harvey, e që sot Murphy vendosi të prezantoj tre filma të bërë me fotografi, video e poezi që përshkruanin luftën në Afganistan.

Murphy në këtë masterklasë nuk përfshiu Kosovën, pasi që, vetëm një ditë para hapjes zyrtare të DokuFest-it, ai hapi ekspozitën e tij në DokuPhoto, që janë të vendosura fotografitë nga libri “The hollow of the hand”, libër ky në bashkëpunim në mes Murphy dhe këngëtares PJ Harvey, ku përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC. /KultPlus.com

Rio2016: Rita Zeqiri eliminohet

0

Olimpistja tjetër kosovare, notarja Rita Zeqiri është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Rio 2016” pasi ka përfunduar e fundit në kualifikimet për disiplinën e notit, 100 metra shpinë.

Notarja kosovare përfundoi e fundit nga tre garuese në tërësi, me një kohë prej 1:12 sekonda, derisa kishte dy sfidueset e saj e përfunduan garën në 1:08 sekonda.

Zeqiri është olimpistja e tretë kosovare që eliminohet nga olimpiada pas çiklistit Qëndrim Guri dhe shenjëtares Urata Rama.

Dua Lipa bën shqiponjën në Kosovë

0

Ka mbërritur në vendlindjen e saj këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Artistja kosovare e cila jeton në Londër, ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dy ditë para koncertit të cilin do të mbajë në Prishtinë.

Me të arritur në Prishtinë, Dua Lipa u shpreh se ndjehet e lumtur që po kthehet në vendlindjen e saj pas 4 vitesh.

“Jam e gëzuar që jam në Prishtinë pas katër viteve dhe është një ndjenjë e pa përshkruar. Por jam gati për përformancën time, mezi po pres”, ka thënë Dua Lipa.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjesëtarët e bendit të cilët iu gëzuan shumë faktit që kanë mundësinë ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas në koncert. Kjo njeherit është vizita e parë e bendit në ndonjë vend të Ballkan.

Dua Lipa ka thënë se pavarësisht që Kosova ka shumë nevojë për shumë gjëra të tjera e jo vetëm për muzikë, ajo do të mundohet do të bëjë përpjekje që të ofrojë sa më shumë me artin e saj. Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga DUA LIPA për t’i ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë.

“Edhe pse ka nevojë për gjëra tjera jo vetëm për muzikë, unë do të mundohem të bëjë më shumë, dhe ky do të jetë fillimi i nismës së fondacionit”, u shpreh Dua Lipa.

Ajo së bashku me bashkëpunëtorët u prit nga familjarët e saj dhe mediat.

Mbi Ujëvarën e Mirushës ngritet pano me figurat e Adem Jasharit, Agim Ramadanit…

0

Aziz Kastrati, ish komandos i Batalionit Diverzanto Vëzhgues FK” DELTA”, Brigada 138 “Agim Ramadani”, sot tek Ujëvara e Mirushes, në lartësi mbi 80 metra, e ngriti panon me motive te Flamurit Kombëtar, Flamurit Amerikan dhe portrete të heronjve të Kosovës: Adem Jashari, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

“Me shkathtësi të veçanta alpine dhe qëllim fisnik të gjithëve të pranishmëve na emocionoi dhe na bëri të ndalonim frymën. Aziz, ne bashkëluftëtaret, ndjehemi krenar me ty!”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Anton Quni. /PrizrenPress.com/

Mirushe-Pano me Adem Jasharin Agim RamadaninMirushe-Pano me Adem Jasharin Agim Ramadanin3Mirushe-Pano me Adem Jasharin Agim Ramadanin1Mirushe-Pano me Adem Jasharin Agim Ramadanin2

Majlinda në gjysmëfinale

0

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, duket më afër medaljes së artë në ‘Rio 2016’ pasi ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Olimpike, duke mposhtur xhudisten Christianne Legentil.

Christianne Legentil e kishte eliminuar Majlindën nga ‘Londra 2012’, por kampionia e botës u tregua shumë më e mirë në ‘Rio 2016’, duke avancuar më tej.

Ky është një start i mirë i Majlindës, të cilës i duhen edhe dy fitore për të arritur te medalja e artë.

Mallkimi i Che Guevaras

0

Persona të ndryshëm që u përfshinë në vrasjen e Ernesto Che Guevarës në Bolivi, gjetën vdekje të dhunshme, aq sa krijuan legjendën e një “mallkimi të Che”. I pari që humbi jetën, prej rënies së pashpjegueshme të helikopterit të tij, në vitin 1969, ishte presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos. Po atë vit Honorato Rojas, fshatari që kishte tradhëtuar Che Guevarën duke zbuluar vendndodhjen e tij, u ekzekutua nga ushtria e guerilasve bolivianë. Në vitin 1971, koloneli Roberto Quintanilla, shefi i shërbimeve të fshehtë bolivianë, që mori gjurmët e gishtërinjve të Che Guevarës pasi i ishin prerë duart, u vra në Gjermani nga Monika Ertl, “ëngjëlli hakmarrës i Che”. Më pas, Ertl do të vritej në një pritë të organizuar prej kriminelit nazist, Klaus Barbie.

Në vitin 1973, Andres Selich, ushtaraku bolivian që mori në pyetje Che Guevarën pas kapjes së tij, u vra me shkopinj nga militarët e Hugo Banzer, presidenti i ri bolivian, i asrhur në pushtet me një grusht shteti, dy vite më herët.

Koloneli Joaquin Zenteno Anaya, i cili kishte zbatuar urdhërin e vrasjes së Che, pasi e kishte marrë nga shefi i Shtabit, Juan Jose Torres, u vra në vitin 1976 në Paris nga “Brigata Ndërkombëtare Che Guevara”.

Nga ana e tij, Torres u vra në Buenos Aires në vitin 1976, nga një organizatë e të djathtës ekstreme argjentinase.

Mario Teran, që ekzekutoi Che Guevarën, ka jetuar gjithmonë i fshehur, nën terrorin e një hakmarrjeje të mundshme.

Felix Rodriguez, agjenti i CIA-s që identifikoi Che Guevarën për qeverinë amerikane u godit nga një formë e rëndë astme: e njëjta që kishte përndjekur Che Guevarën përgjatë gjithë jetës së tij. /bota.al

United: Pogback

0

Paul Pogba edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Manchester United.

Ka qenë vetë klubi i Manchester United që përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale e ka konfirmuar marrëveshjen.

Kësisoj Paul Pogba bëhet lojtari më i shtrenjtë duke kaluar edhe Gareth Bale që u ble për 1.1 milionë euro, pasi shuma e shpenzuar për Pogban pritet ta kaloi shifrën e 110 milionëve.

Pogback