Home Blog Page 5920

Veseli e Mustafa të japin dorëheqje

0

Mund të jenë zhvillime model për t’u mbajtur në mend, sikur rasti i zgjedhjeve të 11 qershorit në Republikën e Kosovës, në të cilat ndodhi befasia e madhe, kur të dy subjektet tradicionale politike, PDKLDK, rivalët e vjetër dhe partnerë të koalicionit në dy mandate, të ndëshkohen kaq rëndë sikur nga votuesit e vendit dhe të rrezikohet aq seriozisht e ardhmja e tyre në politikë. Analistët konsiderojnë se krerët e të dyja këtyre subjekteve politike do të duhej të jepnin dorëheqje, si Kadri Veseli në PDK, ashtu edhe dhe Isa Mustafa në LDK pas debaklit në zgjedhjet e fundit. Kadri Veseli është përgjegjës, sepse dështoi me mënyrën e menaxhimit të partisë, duke vazhduar të lejojë krimin dhe klanin ‘Pronto’ të udhëheqë nga nëntoka shtetin, si dhe me aderimet e njerëzve të dështuar dhe servilë në PDK. Edhe “Fillimi i Ri” i Kadri Veselit në politikë rezultoi me debakël.

Partia Demokratike e Kosovës nën drejtimin e tij ka marrë tatëpjetën, duke ia rrezikuar kështu pozitën e partisë më të madhe në vend, të cilën e ka mbajtur për hiç më pak se një dekadë. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-ja si e vetme, pa i llogaritur votat e partnerëve të koalicionit (AAK, Nisma dhe 13 parti të tjera të vogla), me shumë gjasë nuk do të dilte partia më e votuar në vend. Sipas analistëve, me moton e fushatës “Fillimi i Ri” Veseli u përpoq të shkëputet nga keqqeverisja afatgjatë e PDK-së në nivel qendror dhe lokal, nga korrupsioni i lartë, që ishte rezultat i kësaj keqqeverisjeje, nga kurdisja e tenderëve dhe e konkurseve publike, por pa sukses. Pa dyshim se votuesi kosovar ishte i vetëdijshëm se “Fillimi i Ri” në asnjë mënyrë nuk do të ndodhë me politikanë të vjetër e të dyshuar për korrupsion, dhe se nuk do të mund të ketë drejtësi e as “Fillim të Ri”. Po ashtu vlerësohet të ketë dështuar edhe Isa Mustafa me krijimin e koalicionit me PDK-në në vitin 2014, por edhe me Krijimin e koalicionit parazgjedhor me AKR dhe Alternativa, të cilët do të shiten tani tek PDK-ja. Nga vendi i parë apo i dytë që e mbanin për një kohë të gjatë në garën politike, LDK-ja ra në vendin e tretë.

Ndëshkimi qytetar

Analistët politikë, duke ia faturuar të gjitha këto gabime dhe dështime, po ashtu konsiderojnë se shpëtimi i LDKsë, sikurse edhe i PDK-së është në reformimin e shpejtë dhe urgjent të këtyre partive politike. PDK- ja duhet të futet ne procesin e reformës dhe ristrukturimit, pasi udhëhiqet nga krimi i organizuar i klanit ‘Pronto’ dhe jo vetëm, ku edhe ardhjet e reja, në maksimum çka mund të bëjnë, është të luajnë rolin e asistentëve personalë të shefit, ndërkaq LDK-së po ashtu i duhet një rifreskim jo vetëm dekorativ, por edhe në vendimmarrje. Muhamet Kelmendi thotë se në kuadër të çështjeve të paraqitura, lidhur me PDK dhe Kadri Veselin kryetar, si dhe me LDK dhe Isa Mustafën po ashtu kryetar, lirisht mund të konstatohen dështime të mëdha dhe të gjithanshme për të cilat edhe njëri edhe tjetri do të duhej të jepnin llogari para qytetarëve dhe anëtarësisë së tyre, duke mos përjashtuar aktin më të lartë moral dhe etik, që është dorëheqja nga pozita e kreut partiak.

“Lidhur me PDK dhe Kadri Veselin, pavarësisht se cili është slogani, u treguan qytetarët e Kosovës shumë të vendosur dhe ia dhanë dënimin e merituar si parti dhe si kryetar i saj. Trendëve të vazhdueshme negative, afera “Pronto”, keqpërdorimet dhe vjedhjet, krimi mbi baza shtetërore dhe kapja e tërë Qeverisë, si në ekzekutiv, ashtu edhe në Gjyqësor dhe në fusha të tjera, populli iu dha përgjigje me votë, kur doli se PDK-ja ka pësuar debakël të rëndë dhe nga mbi 30 deputetë që i kishte, sigurisht ka rënë në numër shumë të vogël, madje simbolik, besohet në 17 a 18 deputetë. Kjo është një humbje e madhe, e cila duhet të pasojë jo vetëm me dorëheqje të Kadri Veselit, por edhe të tërë kryesisë, madje edhe të Këshillit të përgjithshëm të partisë, do të duhej të ishte si adresim i përgjegjë- sisë. Pra, dorëheqjet janë të domosdoshme”, tha Muhamet Kelmendi. Por, sipas tij, duke shikuar gjendjen dhe situatën, nuk po duket që ka moral, disiplinë dhe vetëdije politike e njerëzore që të jepen dorëheqje nga ana e atyre që e sollën gjendjen në parti deri në rrezik të shuarjes, por edhe e dëmtuan shtetin. Ë njëjta situatë, sipas tij, është edhe në LDK. “Po e njëjta gjendje është edhe të LDK-së. Kjo parti u tregua e ngathtë dhe aspak produktive. Gradualisht u larguan dhe u injoruan veprimtarët e kësaj partie. Turpi më i madh u bë duke u futur në koalicion me PDK në vitin 2014. Pastaj vazhdoi çështja me papunësi, me ikje jashtë vendit, me korrupsion dhe me Demarkacion e me Asociacion. Të tëra këto e dëmtuan LDK-në dhe natyrisht se pritet të japin dorëheqje shumë veta në LDK, duke prirë nga ana e të parit Isa Mustafës”, tha Muhamet Kelmendi.

Të adresohet përgjegjësia partiake

Edhe analisti Gurakuq Kuqi, drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale, konstaton se tani nuk ka asnjë arsye që krerët e të dy partive politike tradicionalisht më të mëdha në vend, të cilët nuk arritën ta mbajnë si duhet timonin e partisë dhe morën ndëshkim të madh nga votuesit, do të duhet të jepnin llogari para elektoratit të tyre për dëmin që i kanë sjellë, ngase ringjallja pas këtij dështimi, gati vdekje klinike është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

“Zgjedhjet e 11 qershorit treguan që është humbës çdo lider i çdo partie, përveç ‘Vetëvendosjes’, dhe kjo në kushte normale demokratike duhet t’i vërë para përgjegjësisë partiake ku këshilli i partisë apo kushdo që me statut e udhëheq partinë, do të kërkonte llogari dhe ndëshkim për papërgjegjësi dhe paaftësi. Andaj, edhe zgjedhjet e fundit sikur partitë politike në Kosovë të ishin parti të qytetarëve të Kosovës, anëtarët dhe kryesia apo këshilli do t’i vinin para përgjegjësisë liderët partiakë, ose në të kundërtën këta do të duhej të jepnin dorëheqje vetë nga posti si satisfaksion dhe obligim moral partiak, shtetëror dhe demokratik”, u shpreh ai. “Por, partitë në Kosovë janë totalisht lideriste, klienteliste dhe jodemokratike që një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pra deri më tani Isa Mustafa, i cili si kryetar i LDK-së njeh vetëm humbje tani do të duhej të kishte dhënë dorëheqje, e me të edhe Kadri Veseli, i cili me një koalicion të madh nuk arriti ta ruajë as votën e partisë të trashëguar. E pozicionin e vet duhej ta rishikonin edhe liderët e partive të tjera, dhe kështu të lihej hapësire për shkapje dhe demokratizim të partive me një reformim të thellë, përndryshe tatëpjeta e tyre do të vazhdojë akoma”, theksoi Kuqi.

Zbulohen letrat! Si kërcënohej me jetë Dritëro Agolli pas fjalimit në kongresin e PPSH-së

0

Të dilje kundër Enver Hoxhës, në një sallë, që ende oshtinte nga brohoritjet “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë”, duhej të kishe një guxim prej të marri. Ishte Kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Qershor i vitit 1991.

Sistemi diktatorial ishte në grahmat e fundit dhe kjo i bënte ithtarët e tij edhe më agresivë. Pikërisht në këtë kongres, shkrimtari Dritëro Agolli, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, do të dilte hapur kundër politikës së vjetër, kundër linjës së Enver Hoxhës dhe byroistëve. Platforma e tij do të nxiste reagime ekstreme.

Përveç thirrjeve kërcëllitëse me “varje në litar” e “pushkatime”, Agolli do të merrte dhjetëra letra me kërcënime… “Salla u revoltua shumë nga fjalët që thashë, sepse ata nuk e prisnin që unë të kritikoja Enverin. Ata kundërshtuan me britma e ulërima, më dërguan pusullka, që më shanin dhe më kërcënonin me jetë.

Dikush më thoshte se unë kisha qenë i përkëdhelur i sistemit dhe se unë kisha pasur shumë poste në parti, se unë kisha pasur edhe një grua ruse etj. Salla ulërinte me të madhe ‘Enver Hoxha, Enver Hoxha!’. Disa u ngritën dhe ikën të inatosur, kryesisht anëtarë të KQ. Kur mbarova fjalën unë nuk shkova në karrigen që kisha lënë bosh në sallë, por vendosa të qëndroj pranë gazetarëve, afër tribunës ku ishte presidiumi.

Gazetarët po qëndronin në anë të sallës dhe unë u kërkova të më lironin një copë vend të rrija atje. Ju thashë, se po të vete atje, ata do të më rrahin dhe them të rri më mirë këtu me ju, se jam më i sigurt”, ka treguar disa vite më parë për gazetën “Panorama”, Dritëro Agolli. Pikërisht në këtë kongres do të lindte edhe Partia Socialiste.

LETRAT

Në këtë atmosferë të nderë, në vitin 1991 na kthen e bija e shkrimtarit, Elona Agolli, e cila pikërisht në ditëlindjen e 26-të të Partisë Socialiste publikon një copëz nga mendimet e Dritëroit, asokohe, por edhe disa letra që i drejtoheshin atij. “Ja një copëz letre me mesazhe e deklarime jo vetëm të guximshme, të shprehura nga Dritëroi në qershorin e vitit 1991; Ja edhe disa reagime për fjalët e vërteta thekshëm kumbuese artikuluar nga im atë”, shprehet Elona Agolli.

Janë letra pro dhe kundër qëndrimit të Dritëroit. Grupe delegatësh, që jo vetëm nuk e gjenin veten në fjalët e Dritëroit, por ndiheshin edhe të fyer prej tyre, i kërkonin shpjegime se në emër të kujt fliste ai. Të tjerë e pyesnin se sa fytyra kishte autori i veprës “Fytyra e dytë”… Ishin këto hakërrima që do ta bindnin edhe më shumë Dritëro Agollin në qëndrimin e tij.

Si reagim përkundër presionit që po i bëhej, ai kishte përgatitur një fjalë të shkurtër, të cilin do ta lexonte nëse kongresi vendoste vazhdimin e linjës së vjetër të partisë. Në të ai shkruan se Partia e Punës i ngjante një të sëmuri që lëngonte në shtratin e vdekjes dhe thirrjet e bijve të saj si kujet pranë shtratit të një të vdekuri. Nën këtë presion kërcënimesh ai shfaqet zemërlëshuar.

I duket e kotë çdo përpjekje e tij për ta shpëtuar këtë të sëmurë. “Unë do të largohem, pasi nuk e duroj nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit”, shkruan Agolli.

Por, përveç kundërshtarëve dhe kërcënuesve, kishte edhe shumë mbështetës. Ishin intelektualë durrsakë, mjekë të Spitalit Distrofik në Tiranë e të tjerë, që i shprehnin jo vetëm solidaritetin, por edhe adhurimin për qëndrimin e tij burrëror dhe atdhetar.

Vrasje në Itali, shqiptari qëllon 15 herë me thikë gruan

0

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një familje shqiptare në Itali. Një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj.

Krimi ka ndodhur në Varese, në një familje emigrantësh shqiptarë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të pasdites së sotme.

Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Ky i fundit mësohet se e ka pranuar krimin.

Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.

Ndërron jetë ‘Marigona’ kosovare

0

Ka ndërruar jetë Emine Krasniqi, e njohur ndryshe si “Marigona Kosovare”.

Krasniqi në vitin 1948 qëndisi flamurin kombëtar i cili do të shfaqej në një aktivitet të partisë Nacional Demokratike Shqiptare por që serbët i ranë në gjurmë dhe nuk lejuan që ky flamur të valëvitej në Kosovë.

Ndryshe Emine Krasniqi u maltretua dhe u burgos nga regjimi serb i asaj kohe, teksa luftonte për idealin e Bashkimi Kombëtar, njofton Klan Kosova.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër.

Dy lobuesit e fitores së partisë NISMA në Prizren

0

Zgjedhjet e 11 qershorit konsiderohen si zgjedhjet që kanë prodhuar ndryshimet më të mëdha në skenën politike në Kosovë që nga paslufta.

Të dielen që shkoi është votuar për deputetët e legjislaturës së re të parlamentit të Republikës së Kosovës, me ç’rast nga të dhënat paraprake ka humbës dhe ka fitues në këto zgjedhje.

Hyrja në koalicion e partisë NISMA me PDK’në dhe AAK’në kishte krijuar përshtypjen e përgjithshme se NISMA do të pësojë humbjen më të thellë elektorale, por si duket ka ndodhur e kundërta. Përveç rritjes së madhe të LVV’së në nivel vendi, është pikërisht edhe NISMA e cila ka shënuar një rritje të madhe elektorale, duke u shndrruar në parti faktor për krijimin e qeverisë së re.

Një rritje jashtëzakonisht të madhe, duket se NISMA ka patur edhe në Prizren, pasi në strukturat e kësaj dege është vërejtur një mobilizim i jashtëzakonshëm nga anëtarësia e gjerë, strukturat organizative dhe vet mbështetësit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara, NISMA dega në Prizren ishte përfaqësuar me vetëm një deputet, Zafir Berisha, ndërsa tani përveç Berishës do të jetë edhe Albulena Balaj – Halimaj.

Jo më kot besohet se organizimi dhe organizatorët e bëjnë lojën kryesore. Duke mos e anashkaluar kontributin e asnjërit në këtë subjekt politik, ne kemi veçuar dy organizatorët më karizmatik në këtë subjekt politik, dhe ata janë Enver Ahmetaj e Besnik Bobaj, të cilët përgjatë tërë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke i mobilizuar banorët, duke i njoftuar dhe bindur se zgjidhja dhe zgjedhja më e mirë është NISMA dhe kandidatët e saj për deputet. Që të dy vijnë nga fshati Korishë, dhë kanë arritur që partisë NISMA t’ia sigurojnë mbi 400 vota, nga 850 sa kishte në total koalicioni PAN në këtë fshat.

Ditë më parë vet lideri i partisë NISMA, Fatmir Limaj kishte deklaruar se Korisha është njëra ndër arteriet kryesore të NISMA’s për Kosovën. Enver Ahmetaj dhe Besnik Bobaj si dy mbështetës të flaktë të Fatmir Limajt, në bashkëpunim me shumë anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik në Prizren kanë bërë mobilizimin më të madh të anëtarësisë dhe mbështetësve të tyre për ti sjellur një fitore për partinë NISMA, e cila tani po shkon drejt një rritje të pandalshme në nivel vendi.

Nga gjashtë deputet sa kishte NISMA në zgjedhjet e kaluara, ajo pritet që në këtë legjislaturë ti ketë 8 – 10 deputet./04online.info/

Votat e Luljeta Veselaj-Gutaj në Prizren

0

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, në këtë qytet ka marrë 3051 vota.

Ajo tha se zgjedhjet e 11 qershorit ishin një test i madh për shoqërinë kosovare, të cilat janë zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Sikur edhe herën e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës, Kryetari Z.Kadri Veseli dhe strukturat tjera të partisë i kanë besuar kandidimit tim edhe për një mandat të ri për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ky besim sigurisht që për mua ka qenë, është dhe do të mbetet një nderë i madh, pasi në mandatin e kaluar kam arritur denjësisht që të përfaqësoj zërin e atyre që më kanë votuar”, shkruan ajo në Facebook.

“Për këto ditë fushatë, kam hasur njerëz të mirë, të përkushtuar dhe mbështetës të cilët më kanë dhënë kurajo për të vazhduar sigurt edhe në një mandat tjetër përfaqësimin e tyre, njerëzve dhe mbështetësve të PDK’së”.

“ Një fushatë e shkurtër, por shumë fer, domethënëse e shumë produktive. Falënderime të panumërta për të gjithë ata që më kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë meje, të cilët më kanë mbështetur fuqishëm. Kjo mbështetje ka rezultuar edhe me një numër të konsiderueshëm të votave të cilat janë adresuar në numrin tim zyrtar elektoral, pra numrin 57”.

Ardit Gjebrea emocionohet pafund vetëm nga një shkrim!

0

Për kantautorin dhe moderatorin Ardit Gjebrea dita e sotme ka rezervuar një surprizë mjaft të bukur.

Vajza e gjeniut të ndjerë të letrave shqipe, Dritëro Agolli i ka treguar një shkrim të autorit ku flet poezinë e tij “Kur të jesh mërzitur shumë”, si dhe mënyrën sesi e ka sjellë në këngë Gjebrea.

“Vjersha  “Kur të jesh mërzitur shumë”  është shkruar në vitin 1984 dhe është botuar në vitin 1985, në librin tim me poezi “Udhëtoj i menduar” . Që pa u botuar, muzikanti Ardit Gjebrea e kompozoi dhe ajo u bë e njohur shumë. U bë e njohur se ka në qednër të përmbajtjes së saj temën e jetës dhe vdekjes. Njeriu nuk vdes, po të ketë bërë gjëra me vlerë kur ka qenë gjallë”,-ka shkruar Agolli, i cili duket se e ka emocionuar pafund Gjebrenë .

“Elona Agolli më jep sot papritmas një emocion të madh. Ati i saj, Dritëro Agolli në dorëshkrim, shprehet për këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”,-përfundon Arditi postimin e tij në rrjete sociale.

Image

Lexo edhe:

Votat e Nait Hasanit në Prizren

0

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, në Prizren ka marrë 4138.

Ai, ka marrë më pak se kandidati tjetër i kësaj partie, , Nezir Çoçaj, por më shumë se sa Nijazi Kryeziu.

Nijazi Kryeziun e votuan vetëm 3391 qytetarë të Prizrenit

0

Në vazhdën e publikimit të numrit të votave që kanë marrë deputetët në komuna të ndryshme, lajmi.net ka siguruar listën e Komunës së Prizrenit të koalicionit PAN.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në Prizren , Nijazi Kryeziu, ndërkaq në këtë listë del se është votuar nga 3391 qytetarë të këtij qyteti.

Ky është numri i votave që Nezir Çoçaj i ka marrë në Prizren

0

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në Prizren, Nezir Çoçaj, në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti, në qytetin e Prizrenit, ka marrë 5000 vota.

Çoçaj, në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet i PDK-së në Parlamenitn e Kosovës.