Home Blog Page 5923

Prizren – Vetura godet tre këmbësorë

0

Policia raporton se në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren një person derisa ishte duke drejtuar veturën humb kontrollin dhe me veturë godet tre këmbësorë, një boshnjak dhe dy turq si dhe një veturë të parkuar.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një dorëshkrim për Shqipërinë në Vatikan

0

Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit gjendet një dorëshkrim italisht (Barb.lat.5361) i Antonio Brunit nga Ulqini, me titull “Del Bellerbegato della Romania, d’Antonio Bruno da Dolcigno” (Mbi bejlerbejllëkun e Rumelisë, nga Antonio Bruno prej Ulqini) i shkruar andej nga gjysma e dytë e shek. XVI.

Për fat të mirë – dhe të keq – ky dorëshkrim mjaft interesant për historinë e Shqipërisë është digjituar dhe hedhur në internet, në faqen elektronike të Bibliotekës Digjitale Vatikane: digi.vatlib.it/, shkruan Shqip. Them të keq, sepse cilësia e skanimit është aq e dobët, sa transkriptimi i tij u bë një punë vërtet e bezdisur, një dhimbje e madhe koke.

Dorëshkrimi duhet të jetë shkruar mbas vitit 1557, terminus ad quem i rivendosjes së patriarkatit të Pejës. Ky dorëshkrim nuk është shumë i gjatë, ka vetëm 16 faqe; por edhe kështu siç është jep një sërë informacionesh me vlerë, sidomos mbi trevat e banuara nga shqiptarët në këtë kohë, numrin e spahinjve që nxirrte çdo krahinë si dhe mbi marrëdhëniet ndërfetare e lëvizjet e popullsive brenda Perandorisë Osmane.
“Bejlerbejllëku i Rumelisë”

Po në Hungari gati është zhdukur [katolicizmi] nga herezitë moderne, si mes besëtytnive të grekëve [i.e. ortodoksëve, EP] nuk mungojnë mbetje të sakrilegjeve të lashta të arianëve, donatistëve dhe manikejve që quhen paulicianë, dhe nga këta ka disa fshatra në Bullgari, në Mysi, se ky komb zinte jo vetëm Mysinë e poshtme, por edhe një pjesë të mirë të Trakisë dhe Maqedonisë, të të cilave provinca emrat e lashtë janë zhdukur tërësisht. Arbërit banojnë në një pjesë të Epirit, në Dardani dhe Maqedoni, si dhe në një cep të Ilirikut; ata që janë nga ana e Dalmacisë ndjekin fenë katolike (alla latina), të tjerët nga Durrësi e poshtë të gjithë atë ortodokse (alla greca). Gjuha e këtyre njerëzve është shumë e ndryshme nga ajo sllave dhe greke, qoftë ajo alane ose gotike – e sjellë nga Alariku i cili në sulm e sipër të Perandorisë romake qëndroi për një kohë të gjatë në Epir si një vend i përshtatshëm prej nga mund të pushtonte Italinë dhe Greqinë – qoftë gjuha e lashtë e maqedonasve, diçka që ka më shumë të ngjarë, pasi nuk ka lidhje me sllavishten, e cila ndoshta ishte gjuha e gotëve.

******
Peja është një vend në sanxhakun e Dukagjinit, ngjatë lumit të Drinit të Bardhë, edhe pse banohet më shumë nga spahinjtë e sanxhakut të Shkodrës. Por turqit janë të gjithë të një feje dhe një gjuhe, veç kësaj turqit mjeshtrit e qilimave shumë të hollë, njëherë e një kohë barinj endacakë … pasardhës të paluhatur të atyre aziatikëve që ndoqën faksionin dhe sektin e […] persianit, kushdo që ishte ose mund të ishte, […] i besonin më shumë Aliut se Muhametit. […] Në ato të Bullgarisë, Serbisë dhe Arbërisë janë gati të gjithë turqit më të shumtën të huaj të kombeve të ndryshme, dhe racë skllevërish [i.e. robërish] (ndërsa në Arbëri fshatarë), ose tregtarë a artizanë që i tremben çdo lëvizjeje, të armatosur si njëherë e një kohë, me hark dhe jatagan, por [tregtarët?] kanë ndonjë mushqetë etj.

Vuçiterna, Allaxhahisari, që serbët e quajnë Krushevac, Qystendili, Shkupi, Prizreni që zotëron shumë vende në Arbëri… Në Arbëri, në Shkodër, Dukagjin, Elbasan, Vlorë, Delvinë, të gjitha këto kanë dalje në det; Ohri, në sanxhakun e të cilit është Kruja e famshme e Skënderbeut, ka përzierje të madhe grekësh, bullgarësh, arbërish…. sanxhaku i Qystendilit ka 13oo spahinj, të tjerët nuk u tejkalojnë 8oo. Zakonisht kanë nga 2oo-3oo, rrallëherë 6oo. Disa nuk arrijnë në 8o, si Shkupi, Prizreni, Dukagjini, Shkodra ka pak më shumë, Kermani 56 deri 8o, pa llogaritur kurrë në numrin e spahinjve familjet e sanxhakbejlerëve.

Në këtë provincë, siç u tha, nga Bastia deri në Durrës ndiqet feja ortodokse, nën sanxhakët e Delvinës, Vlorës dhe Elbasanit. Në sanxhakun e Delvinës gati të gjithë e dinë gjuhën greke, në atë të Vlorës në pjesën më të madhe të sanxhakut ka shumë fshatra bullgarësh, që nxjerrin zift. Dhe vetëm Vlora – nga të gjitha krahinat e Shqipërisë – është e banuar nga turq të huaj me origjinë aziatike, nga ata që ndoqën Zekollin. Afër Vlorës pak më shumë se një ditë larg ndodhen malësorët himariotë, sigurisht të egër por pak të qëndrueshëm, të armatosur më të shumtën me heshta të shkurtra dhe hobé, tashmë kanë ngritur krye të bindur prej disave, por më shumë prej veprës së Athanasit, kryepeshkopit të Ohrit, i cili me pretekstin e vizitës (sepse Ohri është larg Himarës rreth katër ditë) etj. etj. etj. / KultPlus.com

Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

0

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka theksuar se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re.

““Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë. /Telegrafi/

Vehapi uron qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit.

Në urimin e Vehapit thuhet se “kjo datë shënon për në fillimin e një jete të re”.Ky është urimi i plotë i Vehapit:Të nderuar qytetarë të Rahovecit,Data 14 qershor 1999 shënon për ne fillimin e një jete të re.

Kjo datë shënon ditën e parë të lirisë në qytetin e Rahovecit!Gjatë gjithë këtyre viteve, me punën tonë, u treguam këmbëngulës në kërkesën për të ardhme më të mirë, sepse më mirë se kushdo tjetër e dimë vlerën e lirisë, sepse duam një vend të fuqishëm për fëmijët tanë, sepse ne jemi gjeneratat që Kosovën e bëmë një vend të lirë dhe të pavarur, prandaj kemi përgjegjësinë edhe ta zhvillojmë atë!

Nuk do të ndalemi së punuari! Ndërsa, paralelisht me rrugëtimin tonë dhe të brezave që do të vijnë, historia do të bartë nëpër kohë përjetësisht emrat edhe të gjithë atyre që zgjodhën t’ia falin jetën Atdheut!Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
E gëzofshim lirinë brez pas brezi!

Policia jep detaje për këmbësorët që i shkeli vetura dje në Prizren (Foto)

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident që ndodhi dje në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren ku vetura shkeli tre këmbësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës humb kontrollin mbi veturë i godet tre këmbësorë meshkuj, një boshnjak dhe dy turq kosovarë si dhe një veturë të parkuar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/

Image

Image

Image

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes.

Duke komentuar procesin zgjedhor, Krasniqi ka theksuar se integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

DO TË DOJA TË BESOJA?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmes pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!
Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!
A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!
Unë do të doja të besoja?!
Me gjithë atë, le të shpresojmë!

Ekskluzive: Ja sa vota kanë marrë kandidatët nga NISMA për Kosovën

0

Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN mund t’i ketë siguruar rreth 7 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtij subjekti bëjnë me dije se nga rezultatet e numëruara nga 70% të komunave kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë mbi 30 mijë vota.

I dyti, është Haxhi Shala deputet në legjislaturën e kaluar më 12.649 vota. E, Zafir Berisha ka marrë 11.971 vota.

Tutje, Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka marrë 11.535 vota. Sherifi në fushatën parazgjedhore është prezantuar nga Limaj si shef i Grupit Parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Enver Hoti nga Nisma, sipas këtij burimi ka marrë 9.325.

E, Albulena Balaj ka marrë 6.513. Ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kaluar, Valdete Bajrami renditet e shtata më 5.938 vota.

Në këto rezultate mungojnë votat nga Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Klina dhe Istogu.

Nëse, këto rezultate konfirmohen edhe nga ana e KQZ-së, atëherë Nisma mund të vlerësohet si fituese brenda koalicionit PAN.

Sipas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.

Koalicioni PAN është renditur i pari në këto zgjedhje më rreth 34%. I pasuar nga Vetëvendosje më 27%. E, LDK e treta më 25%./Indeksonline/

Sulm në stacionin e trenit në Munih, ka të plagosur

0

Të paktën një person është plagosur nga një sulm që sapo ndodhi në stacionin e trenit në Munih të Gjermanisë.

Kështu ka lajmëruar policia bavareze para pak minutash në Twitter, transmeton Express.

Sulmi ka ndodhur në stacionin e trenit në Unterfohring. Policia ka bllokuar zonën.

Tronditet kampi i refugjatëve: 750 persona të helmuar nga ushqimi

0

Qindra persona janë sëmurur pas helmimit nga ushqimi në një kamp refugjatësh pranë qytetit irakian të Mosulit, thonë zyrtarët.

Të zhvendosurit nga zonat e luftës thuhet se janë me të vjella dhe vuajnë nga dehidrimi pas një vakti iftari, për të thyer agjërimin e përditshëm të Ramazanit.

Agjencia e lajmeve kurde raportoi se ishin regjistruar më shumë se 750 të sëmurë, dhe të paktën një fëmijë kishte vdekur.

Ushqimi u përgatit në një restorant në Irbil dhe u soll në kamp nga një fondacion bamirësie nga Katari.

Të sëmurët janë shtruar në tre spitale në këtë zonë, raporton “BBC”.

Kampi, midis Mosulit dhe Irbilit, strehon njerëz të zhvendosur nga ofensiva e ushtrisë irakiane për të cliruar qytetin e lashtë të Mosulit nga Shteti Islamik.

Luftëtarët e ISIS-it janë aktualisht nën rrethim në perëndim të qytetit./SYRI.net/

Lideri i opozitës ruse dënohet me burg

0

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me 30 ditë burgim për, siç u tha, shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.

Ai u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë antikorrupsion.

Pavarësisht arrestimit të Navalnyt, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.

Protestat kanë përfunduar me mbi 1,100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Vendimi për dënimin e Navalnyt, i cili synon të kandidojë për president të Rusisë vitin e ardhshëm, është lëshuar nga një gjykatë në Moskë të hënën vonë. /rel/