Home Blog Page 5925

Prokurori i Nju Jorkut: Trump më shkarkoi ‘pasi refuzova t’i përgjigjesha në telefon’

0

Një ish-prokuror federal në Nju Jork ka zbuluar se ai u shkarkua nga vetë Presidenti amerikan Donald Trump pasi mori disa telefonata të pazakonta prej tij.

Preet Bharara tha për “ABC News” këtë javë ndjeu se telefonat nga zoti Trump kishin kaluar kufirin e zakonshëm që ndante degën ekzekutive dhe hetuesit e pavarur kriminalë.

Bharara tha se ai ishte shkarkuar pasi kishte refuzuar t’i përgjigjej një telefonate të tretë.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të zotit Bharara, i cili sherbete si prokurori i lartë federal në Manhatan

Por shumë kanë vënë në dyshime deklaratat e Bharara, duke qenë se u caktua nga ish-presidenti Barack Obama

Turqi, sigurinë në plazhet e Antalias e kanë në dorë kalorësit

0

Me fillimin e sezonit të ngjeshur turistik në Turqi, në brigjet e plazheve ku nuk mund të hyjnë automjetet dhe motoçikletat e xhandarmërisë, patrullat e xhandarmërisë me kuaj, ndeshen me një interes të madh të pushuesve.

Pushuesit vendas dhe të huaj, që panë ekipin e xhandarmërisë në bregun e qytetit antik Phaselis në lagjen Tekirova, treguan interes dhe dolën për kujtim në fotografi.

Ky ekip do të vazhdojë detyrën deri në fund të sezonit turistik./TRT

Dobësohen PAN-i dhe LAA-ja në Suharekë

0

Në bazë të rezultateve preliminare, këto zgjedhje për shumicën e partive ishin më të dobëta sesa ato të vitit 2014, si në nivel vendi ashtu edhe në atë komunal.

Kjo ndodhi edhe në Suharekë, me koalicionin PDK-AAK-NISMA dhe atë LDK-AKR, ku patën vota të përgjysmuara.

Të dielën PDK-AAK-NISMA ka marrë përgjysmë vota më pak se në zgjedhjet e përgjithshme 2014, kur tri subjektet konkurruan vetëm.

Nëse e krahasojmë më qershorin e 2014, këto parti së bashku kishin 16 mijë e 200 vota, përderisa në këto zgjedhje së bashku kanë marrë 9 mijë e 600 vota.

Nga kjo situatë nuk përjashtohet as koalicioni LDK-AKR, ku në bazë të rezultateve preliminare ky koalicion ka marrë 7 mijë e 558 vota, përderisa në zgjedhjet e 2014-ës, LDK ka marrë 8 mijë e 817 vota dhe AKR 585 vota që i bie 9 mijë e 402 vota gjithsej.

Mirëpo, përveç përgjysmimit të votave, ka edhe dyfishim të tyre.

Kjo ndodhi me Lëvizjen Vetëvendosje ku rezultatet preliminare thonë se LVV ka marrë 4 mijë e 121 vota përderisa në zgjedhjet e 2014 numëronte 2 mijë e 166 sosh.

Haziz Hodaj: LDK-ja e meriton opozitën

0

Anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, vlerëson se zgjidhja më e mirë për LDK-në, pas zgjedhjeve, është shkuarja në opozitë.

Sipas tij, LDK e meriton shkuarjen në opozitë,shkruan PrizrenPress.

Postimi në facebook
Në këto rrethana të krijuara, LDK në opozitë do të ishte zgjedhja më e mirë, do të na bante mirë sepse kaq ishte besimi për Ne.

Kosova le t’i ketë në Qeveri ata që e kanë marrë numrin me të madh të votave. Opozitën e meritojmë Ne, ndërsa Populli e meriton atë që e ka kërku.

Bie nga kati i parë i shtëpisë, 5 vjeçari nga Prizreni në gjendje të rëndë shëndetësore

0

Një 5 vjeçar është rrëzuar nga kati i parë i shtëpisë në Prizren.

Ai, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Komunat e rajonit jugor miratojnë 5 vendime të paligjshme

0

Komunat e rajonit jugor të Kosovës brenda tre muajve të parë të këtij viti kanë miratuar pesë vendime të kundërligjshme.

Komuna e Dragashit dhe ajo e Rahovecit kanë miratuar nga dy akte që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, derisa Komuna e Suharekës ka miratuar një vendim të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal në raportin e punës për periudhën janar-mars 2017 ka bërë të ditur se për këto pesë akte komunale ka parashtruar kërkesa për rishqyrtim dhe se gjatë periudhës raportuese vetëm Komuna e Rahovecit e ka rishqyrtuar një vendim.

Procesi i shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të pushtetit lokal është realizuar nga MAPL-ja dhe ministritë e linjës.

Afër 50 mijë vota të pavlefshme

0

Numri I fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e 11 qershorit, del të jetë rreth 50 mijë vota.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë procesimin e të dhënave të 2248 vendvotimeve nga 2490 sa janë gjithsej, apo 90,28 për qind.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme është 626.761, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 48.413.

Ndërsa numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht në kutinë e votimit është 27.757.

KQZ: PAN 34,61%, Vetëvendosje 26,75%, LDK-AKR 25.81%

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 91 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma tashmë ka 34,61% të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje! me 26,75%, të tretit janë koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.81%.

 

Në Prizren, kjo është partia e cila po prin

0

Me 31,50 përqind të votave nga rezultati i numërimit të 91 përqind prej tyre është duke prirë koalicioni PDK-AAK-Nisma në komunën e Prizrenit.

Kjo komunë që shumicën e votave i dha koalicionit PAN më pas ka partinë e Vetëvendosjes me 25,38 përqind

Prizreni ishte komuna me më së shumti vendvotime, me 218 prej tyre gjithsej.

Prokuroria: Një person i ndaluar për vepër penale në Prizren

0

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës në konferencën e fundit për media, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë iniciuar disa raste që ndërlidhen me vepra penale kundër të drejtës së votimit, me ç’rast janë ndaluar tetë persona.

Prokurorja Laura Pula tha se Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas saj, në Prishtinë janë dy raste kundër dy personave që janë në ndalim, në regjionin e Pejës janë dy raste, një rast në Gjilan, një në Prizren dhe në Ferizaj janë dy raste kundër tre personave.

“Gjatë ditës së sotme deri në orën 20 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kemi disa raste të iniciuara, që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit. Deri tani kemi pranuar informata. Ndërsa prej të gjitha informatave të pranuara kemi të hapura tetë lëndë, kundër tetë personave. Në Prishtinë kemi dy raste kundër dy personave që janë në ndalim. Njëri është për vepër penale, keqpërdorim i detyrës gjatë zgjedhjeve. Dhe tjetri është për vepër penale asgjësim i dokumenteve të votimit. Në regjionin e Pejës kemi dy raste kundër dy personave, të cilët janë në ndalim për vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe cenimit të lirë të votuesve. Në regjionin e Gjilanit kemi vetëm një rast të një personi, i cili gjithashtu gjendet në ndalim, për veprën penale deklarim i rremë. Në Gjakovë nuk kemi asnjë rast të evidentuar, pavarësisht informatave. Në Prizren kemi vetëm një rast të evidentuar për asgjësim të dokumenteve. Në Mitrovicë nuk kemi asnjë rast. Por tash kemi marrë informatën e fundit kemi një vepër, në realitet është asgjësimi i dokumenteve të votimit. Në Ferizaj kemi dy raste kundër tre personave që janë në ndalim për vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dy të tjerë keqpërdorim i së drejtës së votimit”, tha Pula.

Ndërkaq, Naim Rexha nga Policia e Kosovës tha se deri tani janë tetë persona të ndaluar, ndërsa gjendja e sigurisë është e zakonshme.

“Gjithsej deri në këtë moment, nga 8 raste i kemi tetë persona të ndaluar. Kurse gjithsej i kemi trajtuar 17 informacione të ndryshme. Të cilat i kemi marrë nga burime të ndryshme dhe për të cilat jemi angazhuar. Nga aspekti i sigurisë zgjedhjet deri në këtë fazë konsiderohen se kanë kaluar pa ndonjë impakt të veçantë në aspektin e sigurisë së përgjithshme, që konsiston me gjendje të zakonshme”, tha Rexha.