5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 5932

Meta mbetet në koalicion me PS-në, Ramën e këshillon të dorëhiqet

0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kujtoi dorëheqjen e tij si kryeministër në vitin 2001, për t’i hapur rrugë Fatos Nanos që të merrte këtë post, duke sqaruar se gjithçka bëhej për shkak se e majta nuk mund të merrte Presidentin pavarësisht se kishte votat.

“Më vjen keq të kujtoj se më tha dikush ti thuaj se unë jap mandatin e Parlamentit se ti nuk je kryeministër. Është një analistë shumë i njohur dhe kritik edhe ndaj meje, edhe realisht dhe shpërthyes.

I thashë: E mban mend pse kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër pas zgjedhjeve të 2011? Ja tha kishe ato sherret me Nanon. Po, për çfarë e kishim sherrin? Sherri ishte ky; në ato zgjedhje mazhoranca mori 3-4 mandate më shumë se ç’duhej për zgjedhjen e Presidentit.

Nano në të drejtën e tij donte që të bëhej President. Ne kishim një rezolutë të Parlamentit Evropian që njohu legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse, por nuk e njohu legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Nuk u shkel as ligji dhe as Kodi Zgjedhor, thjesht u bë një manovër në raundin e dytë në Dushk, prandaj ngeli Dushku edhe sot e kësaj dite. Të na falin qytetarët e Dushkit.

Ky ishte gjithë problemi i krizës. Në fund fare ishte që nuk mund të bëjmë një gjë që nuk i shërben vendit, pavarësisht se i shërben akomodimit të dy personave, njërit President e tjetrit kryeministër, edhe kryetari i PS-së edhe me letra edhe me garanci. I thashë Nanos se do ta zgjidhim siç kërkon BE. Kështu që i thashë bëhu kryeministër. President nuk bëhesh dot. Kemi bërë një faull dhe për këtë duhet të paguajmë gjobën” tha Meta. /Lapsi.al

Kida nënshkruan kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’

0

Dje këngëtarja Baby G nënshkroi kontratë me kompaninë muzikore ‘Sony Music’.

Mirëpo, ajo nuk është e vetmja nga ky label që bën një hap kaq të madh në karrierën artistike, shkruan lajmi.net

Është edhe Kida ajo që ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ dhe ‘Watib’.

Këngëtarja nesër do ta lansojë edhe projektin e parë si pjesë e kësaj kompanie, këngë kjo që do jetë duet me DJ e njohur Hcue.

Kënga do jepet premierë në koncertin që Kida e ka në sheshin Zahir Pajaziti.

Krejt këtë njoftim e ka dhënë menaxheri i këngëtares, Mehmet Elshani përmes fotos së hedhur në Instagram!/Lajmi.net/

Këngëtari i njohur, në gjendje të rëndë shëndetësore (Foto)

0

Këngëtari Ibrahim Erkal është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij mesditën e djeshme.

Këngëtari i njohur turk është dërguar menjëherë në spital ndërsa gjendja e tij duket se është e rëndë.

Mediat turke raportojnë se 49 vjeçari ka pësuar hemorragji cerebrale, transmeton syri.net.

Erkal është një nga këngëtaret me një karrierë të suksesshme disa vjeçare në skenën muzikore në Turqi.

‘Vrasësit të Zejnepe Berishës duhet t’i jepen më shumë se 20 vjet burg’

0

Një grup qytetarësh dhe familjarë të së ndjerës Zejnepe Berisha kanë protestuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Prizrenit, e cila dënoi Nebih Berishën me 12 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Zejnepes.

Motra e Zejnepes, Hajrie Thaçi me këtë rast tha se ky është një dënim shumë i ultë.

“Fëmija kanë mendu që ja japin 20 vjet e më lartë, na krejt kemi mendu ashtu. Kur e kemi ndëgju lajmin që 12 vjet, sikur të kish qenë në rrugë me e bo një ndeshje edhe me kalu. E meriton më tepër, ka bo krim, çka nuk ka bo kërkush në Kosovë. Gjithmonë ka qenë e shkelur. 16 vjet më të ka jetu, 16 ditë të mira nuk i ka pasë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.

Ai akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti në Suharekë.

Konfirmohen planifikimet për sulme ndaj liderëve të Kosovës

0

Këshilli i Sigurisë i Kosovës konfirmoi të premten se ka janë zbuluar planet e disa individëve për sulme ndaj liderëve institucionalë dhe politikë në Kosovë.

 Sipas komunikatës së qeverisë të lëshuar pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

“Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lajmet për sulme të tilla filluan të përhapen mbrëmë ndërsa Policia e Kosovës rriti praninë e vet në rrugë.

“Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Qeveria thotë se institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

“Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Gjatë ditës policia konfirmoi se e ka ndaluar një person në rajonin e Pejës nën dyshimet për terrorizëm.

Kalendari i urtësisë: Tolstoi dhe kuptimi i jetës

0

“Njohuria më e rëndësishme është ajo që të udhëheq në rrugën që zgjedh të ndjekësh në jetën tënde”

Në 15 mars të vitit 1884, Leo Tolstoi (9 Shtator 1828- 20 nëntor 1910) shkroi në ditarin e tij:

Unë duhet që të krijoj një rreth leximi, së pari për veten time: Epikteus, Mako Aurelio, Lao-Tzu, Buda, Paskali, Testamenti i Ri, por kjo është po aq e nevojshme edhe për njerëzit e tjerë.

Kështu ai ka vendosur që të krijojë “një mendim të zgjuar për çdo ditë të vitit, nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe të gjithë njerëzve” një florilegium (antologji) e pesë shekujve pas moshës së artë së florilegia dhe shekullit Tumblr dhe një gjysmë kohe para moshës së artë së Tumblr, sjell një koleksion shumë të famshëm të fjalës për kuptimin e jetës i cili daton shumë më parë sesa koncepti i saj të bëhej pjesë e një kulture.

Vitin e ardhshëm, Tolstoi u përpoq që t’i shkruante asistentit të tij duke i përshkruar projektin:

E di shumë mirë që kjo më jep forcë të brendshme shumë të madhe, qetësi dhe gëzim të pamasë, pasi kam mundësinë që të komunikoj me mendimtarë kaq të mdhenj sa Sokrati, Epiktetus, Arnold, Parker… Ata janë duke na thënë gjatë gjithë kohës se çfarë është gjëja më e rëndësishme për njerëzimin, për kuptimin që ka jeta dhe për virtytin… Kam një dëshirë shumë të madhe që të krijoj një libër, në të cilin do të mund t’i tregoja një personi rreth jetës së tij, por edhe për rrugën e zotit dhe ndikimin që ka Ai në jetën e gjithsecilit.

Tolstoi shpenzoi shtatëmbëshjetë vitet e ardhshme duke u munduar që të mblidhte disa nga pjesët më të rëndësishme të urtësisë botërore.  Në vitin 1902, kur ishte rreth moshës 70 vjeçare, duke vuajtuar nga një semundje e rëndë dhe duke u përballur çdo moment me vdekjen, vendosi më në fund se do të ulej dhe do ta shkruante librin, të cilit i kishte vendosur titullin “Një mendim i zgjuar për çdo ditë”. Që nga momenti që i ka dorëzuar dorëshkrimin botuesit, ai iu rithye dhe një herë ditarit dhe nxori gjithë brengën:

Nuk e di pse ndjeva sikur jam ngritur në një shkallë shumë të lartë shpirtërtërore dhe morale nga komunikimi me njerëzit më të mirë e më të zgjuar, librat e të cilëve i kam lexuar nuk dihet se sa herë, madje ndër ta kam zgjedhur edhe ato mendimet që do të bënin pjesë në rrethin tim të leximit.

Libri i rititulluar “Mendimet e një njeriu të zgjuar”, u botua fillimisht në vitin 1904, duke u ndjekur nga një botim i zgjeruar dhe i riorganizuar me titull “Kalendari i Mençurisë” në të cilin gjendeshin shprehje të organizuara në tema të veçanta për çdo ditë të javës, ku përfshiheshin, sigurisht, edhe disa qindra mendime të vetë Tolstoit. Ka qenë viti 1997 në të cilin u bë dhe përmbledhja e parë e përkthyer në anglisht nga Peter Sekirin e titulluar “Kalendari i Mençurisë: medimet ditore për të pasuruar shpirtin, të shkruajtura e të përzgjedhura nga tekstet e shenjta botërore.”

Tolstoi shkruan në prezantimin e librit:

Shpresoj shumë që lexuesit e këtij libri të mund të kenë përjetuar të njëjtën ndjenjë dashamirësie të cilën unë e kam përjetuar në momentin që isha duke punuar për këtë krijm, dhe që e përjetoj përsëri e përsëri kur e lexoj çdo ditë për të arritur zgjerimin dhe përmirësimin e botimeve të kaluara.

Duke i hedhur një sy të lirë librit vë re disa foto të mëdha, temat e të cilave qëndrojnë bashkë me citatet e ndryshme. Një prej tyre është dhe shqetësimi më i rëndësishëm për Tolstoin, i cili ka të bëjë me përvetësimin dhe arkitekturën e dijes, injorancën dhe kuptimin e jetës. Këtu janë disa nga shprehjet që ai zgjedh t’i ndajë nga mendimtarët e tjerë, së bashku dhe me ditët respektive të vitit në të cilat Tolstoi i shënjoi vetë:

Më mirë të dish disa gjëra të cilat janë të mira dhe të nevojshme sesa disa gjëra të tjera të cilat janë të padobishme dhe mediokre.

Çfarë thesari i madh mund të fshihet në një bibliotekë të vogël dhe të përzgjedhur! Një grupim i njerëzve më të mençur dhe më të merituar nga të gjitha vendet e qytetëruara të botës, për mijëra vjet, që na vë në dispozicion rezultatet e studimeve të tyre dhe mençurinë e tyre. Mendimi, të cilin ata mund të mos ia zbulojnë as miqve të tyre më të mirë, është shkruar këtu me fjalë të qarta për ne njerëzit e një shekulli tjetër. Po, ne duhet të jemi mirënjohës për librat më të mirë, për arritjet më të mira shpirtërore në jetën tonë.

Njohuria e vërtetë është ajo që është përftuar prej përpjekjeve të intelektit tuaj, jo prej memories.

Vetëm në momentin që harrojmë atë çfarë ne kemi mësuar, aty fillojmë që të kemi një njohuri të vërtetë.

(Henry David Thoreau, 9 Janar)

Shkenca mund të ndahet në një numër të pafundëm disiplinash, dhe sasia e njohurisë që mund të përthithet në çdo disiplinë është e palimitë. Pjesa më e rëndësishme e dijes, atëherë,  është dallimi midis asaj që është thelbësore për t’u mësuar dhe asaj që nuk është.

(Immanuel Kant, 1 prill)

Por më prekëse nga të gjitha janë mendimet e vetë Tolstoit, të cilat paraqiten përmes citateve të mbledhura në ditë të ndryshme. Një shembull:

Diferenca midis helmit të një materiali të vërtetë dhe helmit intelektual është që helmi material ka një shije shumë të neveritshme ndërsa helmi intelektual, i cili merr formën e një gazete të lirë ose të një libri të keq, mjerisht mundet që ndonjëherë të jetë edhe tërheqës.

(1 janar)

Tregohu i kujdesshëm prej njohurisë false. Të gjitha të këqijat vijnë prej saj. Njohuria është e pafundme. Edhe pse ka një diferencë shumë e vogël mes atyre që dinë shumë dhe atyre që njohin shumë pak.

(1 Prill)

Çdo njeri ka vetëm një qëllim: të gjejë perfeksionin në mirësi. Prandaj, vetëm dituria është e nevojshme në jetën tonë, sepse ajo na çon drejt kësaj ndjesie.

(3 maj)

Kështu që, shumë pjesë nga ky “Kalendar i Mençurisë” mbartin të dhëna fetare të epokës dhe mendimet e një burri të vjetër, i cili po përballej me moralistët e kohës. Shumë nga mendimet e mbledhura i kalon me zgjuarsi shumë të lartë laike, duke e plotësuar këtë dhe me “Montaigne në artin e të jetuarit” dhe mbledhjen e mençurisë së ikonave moderne në mendimin e tyre për kuptimin e jetës. /Konica.al

Freddie Mercury, filmi mbi jetën e tij në 2018

0

“Filmi mbi Freddie Mercury është në ardhje, më parë se sa mund të imagjinohej. Ai do të shfaqet në 2018”. Në një intervistë për Daily Star, Brian May i jep fund spekulimeve mbi filmin e shumëpritur biografik për Freddie Mercury, që këtë vit do të mbushte 70 vjeç.

Tratativat për filmin kanë filluar më shumë se katër vite më parë. Për rolin e këngëtarit kanë qenë në listë aktorë të ndryshëm të njohur mes të cilëve Sacha Baron Cohen, që e la pas një serie të gjatë mosmarrëveshjesh me vetë May, edhe Daniel Radcliffe, që më pas hoqi dorë sepse nuk ishte i përshtatshëm për rolin.

Më në fund, nëntorin e kaluar u lajmërua se aktori që do të luante rolin e Freddie është Rami Malek, i njohur nga publiku në serinë Mr Robot, transmeton Republica.it

Regjia e filmit do t’i besohet Bryan Singer . May tha se grupi muzikor Queen mund të kthehet të interpretojë në Evropë me Adam Lambert në rolin e këngëtarit: “Do të kalojmë pjesën më të madhe të turit në Shtetet e Bashkuara”. /KultPlus.com

Senatori McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar senatorin amerikan John McCain me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Me këtë rast presidenti Thaçi, ka thënë se senatori McCain ishte bërë zë i qytetarëve të Kosovës atëherë kur nuk kishte zë për ta.

“Në botë ka pak njerëz si ju që mëshirojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një moment i gjallë në përpjekjet e juaja për liri deri në vetëmohim. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm frymëzim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë, kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin për çlirimin e Kosovës, dëshmuat se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale e të gjitha kombeve, e të gjitha vendeve”, ka deklaruar Thaçi, duke i ndarë medaljen presidenciale senatorit McCain.

Ndërsa senatori amerikan John McCain, ka deklaruar se ndihej i nderuar për këtë çmim që pranoi nga presidenti dhe populli i Kosovës.

“Ndihem krenar që ndodhem këtu. Të gjithë e dimë se ka nevojë për më shumë punë dhe përparime, por ju keni arritur mjaftë shumë. Jam këtu të tregoj mbështetjen dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara që Kosova të mbetet një vend i lirë, i fuqishëm dhe i bukur siç është edhe sot”, ka thënë ai.

Senatori McCain në këtë takim me presidentin Thaçi ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan Greg Delawie. McCaini po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës se tij në Ballkan. Një ditë më parë zyrtari amerikan i është adresuar Kuvendit të Kosovës.

Theret me thikë një person në Malishevë

0

Dje në fshatin Lozicë të Malishevës, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një mashkull.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Vëllai rreh motrën në Prizren

0

Të enjten policia në Prizren, ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/