Në Prizren është arrestuar një person pasi që i njëjti ka falsifikuar një dokument të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.
Në Prizren është arrestuar një person pasi që i njëjti ka falsifikuar një dokument të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ai tha se iniciativa ligjore për transformimit të FSK-së është krejtësisht legjitime dhe kushtetuese dhe se këtë iniciativë e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë tjera.
“Ky veprim s’ka qenë aspak i rastësishëm, as i nxituar, është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona dhe partnerëve tanë strategjik për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Përfaqësuesit e listës serbe për 6 muaj me radhë bojkotuan Kuvendin duke bërë të pamundur që të sigurojmë përkrahjen e tyre për këtë proces. Iniciativën ligjore e kam ndërmarrë edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin për anëtarësim në NATO. Që nga ndërmarrja e iniciativës kemi pasur debat mjaftë të dobishëm, zhvillimi pozitiv është fundi i bojkotit dhe kthimi i listës serbe në institucione. Duke respektuar të gjitha mendimet mendoj së emëruesi i përbashkët është se institucionet, partitë dhe qytetarët janë të gatshëm për të bërë hapin për formimin e ushtrisë, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo nismës ligjore”, tha Thaçi.
Ai shtoi se si president i vendit e ka obligim që së bashku me institucionet ta themelojnë ushtrinë por dhe ta ruajnë partneritetin me partnerët tanë strategjik.
“ShBA mendojnë se duhet bëhet përpjekje që themelimi i ushtrisë duhet bëhet me ndryshime kushtetuese. Institucionet tona ende kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme të bëjnë përpjekjen e fundit të sigurojmë përkrahjen e komuniteteve për themelimin e forcave të armatosura. Sot i kam dorëzuar një letër Veselit që kam kërkuar që iniciativa ime ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë derisa të sigurojmë dhe përpjekjen e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”. /Telegrafi/
Në hapësirat e Universitetit të Prizrenit, sot do të promovohet libri universitetar “E drejta Romake” i autorit Prof. Dr. Kadri Kryeziut, njofton PrizrenPress.
Ky eveniment do të mbahet në ora 15:00 në Amfiteatrin e madh në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. /PrizrenPress.com/
Fillimisht pati sukses me grupin “Spice Girls” në vitet e 90-ta, pastaj për t’u shndërruar në një nga dizajneret më të famshme në botë.
E Victoria Beckham ka thënë që kohet kur kishte kënduar i kanë ndihmuar të krijonte vetëbesim përderisa ka thënë që bashkëshorti i saj David e ka ndihmuar shumë të arrijë në karrierë.
Ikona e modës në një interviste për Elle UK ka thënë që me profesionet që kanë, ajo dhe David vështirë se mund të gjejnë shumë kohë për të kaluar së bashku, megjithatë ia dalin.
Ndërsa për këtë intervistë Victoria kishte realizuar fotografitë e veshur bardh dhe zi, dhe dukej elegante si gjithmonë.




Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar 59 raketa dejt bazës ajrore siriane, prej ku mendohet se ka nisur sulmi me armë kimike në provincën e Idlib. Bëhet fjalë për raketa Tomahaëk, të lshuara nga dy anije amerikane që ndodhen në Mesdhe. Eshtë sulmi i parë direkt i SHBA ndaj Sirisë, pas ardhjes në detyrë të Presidentit Trump.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë, siç kanë vuajtur ata sirianë”, ka thënë Trumpi. Dhe ka shtuar: “bombardimi amerikan në Siri është në interesin jetik të sigurisë së SHBA. Siria ka injoruar paralajmërimet e Këshillit të Sigurimit të OKB”, ka nënvizuar ai. Dhe i ka bërë thirrje botës që t’i bashkohet SHBA, për t’i dhënë fund kërcënimit të terrorizmit.
Ndërkohë, Komisioni i Mbrojtjes i dhomës së ulët të parlamentit rus pohon se sulmi i SHBA ndaj Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të shkaktojë një përshkallëzim të konflikteve në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.
“Rusia do të kërkojë pikësëpari një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky mund të konsiderohet si agresion nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër një shteti anëtar të OKB-së”, u ka thënë mediave ruse Viktor Ozerov, president i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Këshillin Federal (parlamentin) rus. /bota.al
Partia më e re në Kosovë “Alternativa” të shtunën do ta themelojë degën e saj në Prizren, njofton PrizrenPress.
Për këtë, “Alternativa” ka paralajmëru një konferencë, e cila do të mbahet sot në ora 12:30, në zyrat e “Alternativës” në rrugën “Sheshi i Lidhjes” p.n. (pranë zyrës së KDI-së), në Prizren.
“Do të shpalosen detaje rreth themelimit të “Alternativës” dega në Prizren”, thuhet në njoftim. /PrizrenPrss.com/

Dino Zoff nuk ishte aspak i impresionuar nga kthimi i jashtëzakonshëm i Barcelona ndaj Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti i La Liga në ndeshjen e parë me francezët qe mposhtur 0-4, por në Camp Nou arriti që të fitojë 6-1, për të kaluar në çerekfinale të garës.
Por ky kthim nuk i ka bërë përshtypje Zoff, që ka fituar gjashtë tituj të Serie A me Juventus, dhe Kupën e Botës me Italinë më 1982.
“Nuk më la përshtypje ajo ndeshje, megjithë atë që thanë mediat”.
“Nuk është i zakontë, por francezët dukeshin të tensionuar. Paraqitja e tyre ishte jo e mirë”.
Shpresat e Manchester United për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, këtë verë, janë duke u shuar.
Kompleksiteti i marrëveshjes ka bërë që United të zbeh interesimin për francezin dhe është duke shqyrtuar mundësi tjera, si Robert Lewandowski, dhe Kylian Mbappe.
Sot me një ceremoni shënohet 9 vjetori i Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Nëntë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushim
Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ideja e liderit të tij, Fatmir Limaj, për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa do të shkojë në Kuvend si iniciativë e përbashkët e opozitës.
Ai ka treguar se javën e ardhshme (të hënën) do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie.
Përfaqësuesit e dy partive të tjera opozitare, Ismajl Kurteshi (LV) dhe Time Kadrijaj (AAK), kanë thënë për gazetën se e përkrahin çdo nismë që ka qëllim rrëzimin e kësaj Qeverie. /Epoka e re/