7.7 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5986

Prizren: Liridon Vishaj dënohet me 3 muaj burgim me kusht, rrezikoi trafikun publik

0

I akuzuari Liridon Vishaj ka pranuar së e ka rrezikuar trafikun publik, për të cilin veprim u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me 3 muaj burgim me kusht. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, Vishaj kërkoi nga gjykata që t’i shqiptohet dënimi sa më i lehtë, për shkak se i njëjti e ka pranuar fajësinë, dhe për shkak të gjendjes ekonomike që ka.

Avokati Driton Shehu, i angazhuar nga vet i pandehuri i kërkoi nga gjykata që të marrin parasysh rrethanat lehtësuese me rastin e pranimit të fajësisë. “Sa i përket të mbrojturit tim, është mbajtës i familjes, është i gjendjes së dobët ekonomike, dhe premton që në të ardhmën do të ketë kujdes dhe do të përmbahet nga veprimet e tilla” deklaroi avokati Shehu.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësja e rastit Teuta Krusha, pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e prokurores Elfete Purova.

Sipas aktakuzës, Liridon Vishaj, me 5 tetor 2015, rreth orës 08:50, në rrugën kryesore në hyrje të Mamushës, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë. Këtë e bënë në atë mënyrë që me automjetin e tij “VË 70X0D” , merr veprime pa u siguruar, duke u kyqyr nga pompa e derivateve “Petrol” në rrugën kryesore. Me këtë rast, i njëjti goditet nga automjeti i tipit “VË 2”, i cili kishte përparësi të kalimit. Sipas aktit akuzues, ky veprim, të dëmtuarit Gentian Sakaj i shkakton dëme materiale, kontuzion në toraks dhe reaksion stresogjen. Kontuzione ne qafë dhe reaksione stresogjene, i shkaktohen edhe të dëmtuarës Zyliha Vishaj, ndryshe nënës së të akuzuarit.

Në bazë të këtij veprimi, Vishaj ishte akuzuar për veprën penale “rrezikim të trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Granit Paçarizi kërkon përjashtimin e Gjykatës së Prizrenit në rastin e tij

0

Granit Paçarizi, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, të enjten, ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues dhe Gjykatës Themelore në Prizren në tërësi, sepse nuk beson se kjo gjykatë do të marrë vendim të drejtë ndaj tij.

“Kjo kërkesë vjen pas takimit që kam pasur me kryetarin e kësaj gjykate, ku unë kam ardhur në përfundim se kjo gjykatë nuk mund të merr një vendim të drejtë dhe konstruktiv ndaj meje” tha Granit Paçarizi.

Ai ka thënë se në aktakuzën e re ndaj tij për kanosje është i përfshirë edhe një gjyqtarë nga kjo gjykatë, së bashku me prokurorin e suspenduar Bajram Hamitaga.

I akuzuari tutje ka shtuar se dëshiron të gjykohet nga një gjykatë tjetër dhe se bisedën me kryetarin e gjykatës momentalisht nuk dëshiron ta bëjë publike.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka marrë aktvendim për ndërprerjen e seancës dhe dërgimin e lëndës te kryetari i gjykatës për veprime të mëtutjeshme.

Granit Paçarizi akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se me 6 qershor 2013, për shkak të një konflikti paraprak me të dëmtuarit Egzon Krasniqi dhe Hamit Allamdar, kishte shkrepur me armë zjarri në drejtim të tyre. Ai me këtë rast i ka dëmtuar rëndë ata, duke u shkaktuar rrezik për jetë.

Sipas aktakuzës, Egzon Krasniqi dhe Hamit Allamadar janë ndalur me automjet para një lokali ku po qëndronte i akuzuari Paçarizi dhe shoku i tij Xhevat Dulaku, ku fillojnë t’i godasin me mjete të forta. Më pas Granit Paçarizi nxjerr nga brezi një pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të sulmuesve duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, me rrezik për jetën e tyre.

Në këtë rast, fillimisht ka qenë i angazhuar si prokuror Bajram Hamitaga, por i njëjti është suspenduar pas një skandali publik rreth këtij rasti ku tanimë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Poashtu edhe kryetari i trupit gjykues është ndërruar në këtë rast, pasi që është tërhequr nga rasti gjyqtari Xheladin Osmani, me arsye se në një rast ku Paçarizi është duke u hetuar për kanosje, vetë gjyqtari është palë e dëmtuar.

Osmani, pati thënë se kjo ka ardhur si pasojë e një hetimi që është duke e kryer Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit Granit Paçarizi, për kanosje ndaj tij dhe prokurorit Bajram Hamitaga.

Ndaj prokurorit Hamitaga, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërsa, Gjykata e Apelit e ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për gjykimin e rastit.

Pas suspendimit të prokurorit Hamitaga, këtë lëndë e përfaqëson prokurorja Ervehe Gashi./betimiperdrejtesi/

Polici Luan Bytyçi nga Prizreni dëshmon se si u pengua në kryerjen e detyrës

0

Polici Luan Bytyçi, ka dhënë dëshminë e tij në rastin kundër Liridon Jonuzajt dhe Besfort Sylbiut, të cilët akuzohen se të njëjtin e kishin penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në shqyrtimin e mbajtur të enjten, Bytyqi, i cili në këtë rast është palë e dëmtuar, tha se me 26 prill 2014, tek vendi i quajtur “Ura e KFOR-it”, e kanë ndaluar një veturë të tipit BMË, e cila ishte duke zhvilluar një vozitje të rrezikshme, e të cilën ishte duke e vozitur Besfort Sylbiu. “Gjatë kohës sa unë isha duke i’a shqiptuar gjobën, më cingëron telefoni, por unë nuk i’u kam përgjigjur në atë moment. Më pas përsëri më thërret i njëjti numër, dhe pasi i përgjigjëm thotë jam Liridoni shoku i “Medës”  edhe ktheja dokumentet Besfortit” tha Bytyqi. Sipas dëshmitarit, i njëjti e ka ndalur telefonin dhe ka vazhduar punën. “Por kur kemi shkuar në stacion policor, kanë qenë duke na pritur Liridoni dhe Besforti dhe me kanë thënë kthena dokumentet” shtoi ai. Sipas Bytyqit, i njëjti i’u kishte thënë që pa e paguar gjobën nuk u’a kthejnë dokumentet, prej kur edhe kanë filluar që me forcë t’i merrnin dokument. . Dëshmitari Bytyqi tha se ky ka qenë edhe momenti kur dy të pandehurit janë arrestuar.

Pas dëgjimit të palës së dëmtuar, prokurorja Sahide Sefa, i propozoi gjykatës që kjo seancë të ndërpritet, me arsyetimin se për këtë rast duhet të dëgjohet edhe dëshmitari Maliq Hoti. Në këto rrethana, shqyrtimi u caktua të vazhdoj më 6 prill 2017.

Në këtë seancë gjyqësore, vetëm i akuzuari Besfort Sylbiu kishte të angazhuar avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Liridon Jonuzaj nuk kishte të angazhuar mbrojtës.

Liridon Jonuzaj dhe Besfort Sylbiu akuzohen se me 26 prill 2017, në rrugën “Joni”, në oborrin e Stacionit Policor të njësitit të trafikut në Prizren, në bashkëveprim, e pengojnë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. E gjithë kjo mosmarrëveshje kishte filluar për një tiketë të shqiptuar për kundërvajtje. Sipas aktakuzës, të njëjtit e pengojnë policin Luan Bytyqi që të hyjë në stacion,  duke e kapur për dore, me ç ‘rast edhe i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor.

Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale sipas nenit 409, paragrafit 4 të Kodit të ri Penal të Kosovës, sipas të cilit kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet/betimiperdrejtesi/

Nasri për Vardyn: Është një mashtrues

0

Samir Nasri ka kritikuar sulmuesin anglez Jammie Vardy.

Sevilla është eliminuar nga Leicester City pas humbjes 0:2 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.Ekipi spanjoll mbeti me 10 futbollistë në minutat e fundit të takimit pasi që Samir Nasri ishte përjashtuar nga loja pas një zënke me lojtarin kundërshtar Jammie Vardy.

Vetë francezi mendon se Vardy ka aktruar në momentin kur është rrëzuar dhe ai pretendon që nuk e ka prekur fare reprezentuesin e Anglisë.

“Nuk e kam prekur fare, madje nuk e kam lëvizur kokën. Ai ra për tokë dhe më pas gjyqtari na ndëshkoi të dyve me kartonë të verdhë”, ka shpjeguar Nasri.“Për mua ai është një mashtrues. Po të ishte një lojtar i huaj, ju mediat angleze do ta quanit mashtrues sikurse unë”.

“Ata ishin duke fituar 2:0 dhe Vardy duhej të sillej si i takon një burri. Ata nuk janë më të mirë se ne, por fituan dhe u kualifikuan, fundja kjo është vetëm një lojë”, ka përfunduar Nasri.

Zjarr në një shkollë të Suharekës

0

Një person është lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë pullazi e shkollës në fshatin Mohlan të Suharekës.

Sipas policisë, ai ka pësuar lëndime të lehta me ç`rast ka pranuar tretman mjekësor.

Policia njofton poashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, transmeton Klan Kosova.

Vendimi i Kuvendit : Shkolla e Muzikës, te ish-“Benafi”

0

Kuvendi i Prizrenit, ka votuar pro ndërtimit të objektit për Shkollën e Muzikës.

Kjo shkollë do të ndërtohet në hapësirën e ish- Qendrës Tregtare “Benaf”.

Pavarësisht debatit dhe kundërshtimeve për ndarjen e lokacionit, Kuvendi me shumicë votash miratoi propozimin e Drejtorisë së Urbanizimit, që hapësira për ndërtimin e kësaj shkolle të jetë te ish- Qendra Tregtare “Benaf”./PrizrenPress.com/

Artan Abrashi kërkon përgjegjësi për djegien e objektit në “Shatërvan”

0

Kuvendari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi kërkon përgjegjësi për djegin e objektit në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Ato objekte janë dhënë për shfrytëzim e jo për t’i djegur”, tha Abrashi në seancën e Kuvendit të Prizrenit.

“Është solm ndaj institucioneve”, theksoi ai.

Ditë më parë një objekt është përfshirë nga zjarri në “Shatërvan” të Prizrenit. Ky objekt është i mbrojtur me ligj. /PrizrenPress.com/

Heq dorë

0

Këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj, ka heq dorë nga pyetjet për drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit. Sipas tij, drejtorët nuk po përgjigjen si duhet në pyetjet e kuvendarëve të Kuvndit.

“ Dua të heq dorë nga pyetjet, sepse ashtu-kështu nuk po përgjigjen drejtorët. Tash e tutje do të shtrojë çështjet me të cilat ballafaqohen qytetarët, por nuk do të bëjë pyetje”, tha Hodaj. /PrizrenPress.com/

Ekip menaxhues për projektin e varrezave të reja të Landovicës

0

Qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendimin për formimin e ekipit menaxhues për projektin e varrezave të reja në Landovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky trup, sipas zyrtarëve, do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes së partneritetit publik-privat për këtë projekt. Kërkesa për miratimin e këtij vendimi ka ardhur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke bazuar në dispozitat e Ligjit të partneritetit publik-privat dhe direktivën për formimin e ekipeve për menaxhimin e projekteve.

DSHP-ja kërkon nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të themelojë ekipin për menaxhimin e projektit për varreza të reja në Landovicë.

Guardiola: Luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme

0

Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij luajti shumë mirë në pjesën e dytë, në ndeshjen e mbrëmshme me Monacon, ku humbi me rezultat 3:1.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se loja e mirë në pjesën e dytë, nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne luajtëm në mënyrë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, por jo edhe në të parën. Kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Guardiola në një konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes.