17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5992

Penallti? Pirlo befason Milanin me përgjigjen e tij

0

Mesfushori Andrea Pirlon ka folur për herë të parë për penalltinë aq shumë të diskutuar në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Tutto Sport”, Pirlo dha një përgjigje diplomatike por duke mbajtur pak krahun e bardhezinjve, transmeton SYRI.net.

“Penallti të tilla mund të jepen, por dhe jo. Në këtë rast është dhënë, dhe ishte një prekje e topit me dorë. Ky ishte vendimi i arbitrit. Ditën tjetër Barcelonës një rast i ngjashëm, nuk iu dha penallti. Për një futbollistë të pësosh gol në minutën e 95-të, të nervozon, por në këtë rast, dora ishte e qartë”, ka thënë Pirlo.;/

[-

]

“Malësori” në Poloni

0

SHKA “Malësori” nga Gjonaj do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Poloni.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i kësaj trupe artistike, Haziz Hodaj.

Pas një kohe të gjatë, sërish njëra ndër shoqëritë më aktive jo vetëm në Prizre SHKA “ Malësori”, do të jetë pjesë e një festivali prestigjioz ndërkombëtar.

Me ftesë të organizatorëve nga qyteti i Loxh i Polonisë, kjo trupë artisike pritet të përfaqësojë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Drejtori I SHKA “ Malësori”, Hazi Hodaj, tha se ftesa e porsaardhur është sa privilegj aq edhe përgjegjësi e angazhim.

“Shpresojmë në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve dhe të gjithë miqve dashamirë të folklorit dhe trashigimisë sonë shpirtërore e material”, theksoi ai.

Drejtori Hodaj, tha më tej se festivali do të mbahet nga data 30 qershor deri me 10 korrik, dhe para vetes kemi mjaftë kohë për të bërë përzgjedhjen e programit me të cilin do të paraqitemi në këtë festival ndërkombëtar.

SHKA “ Malësori” nga Gjonaj gjithashtu është edhe organizatore e festivalit tradicional të folklorit mbarëshqiptar “ Hasi Jehon” që mbahet për më shumë se 3 dekada në fillim të muajit maj/TV Prizreni/

Shkolla e Muzikës te ish-Qenrda Tregatre “Benaf”

0

Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren, ka rekomanduar sot 10 pika të renditë të ditës për në Kuvend.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi tha se pika kryesore ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit që një pjesë e pronës së ish-Qendrës Tregtare “Benaf”, të miratohet nga Kuvendi si lokacion për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Muzikës, ku sipas marrëveshjes së mirëkuptimit me Ministrinë e Arsimit, kjo e fundit do të ndajë 3 milionë euro për këtë projekt.

“Në këtë mbledhje është vendosur që Kuvendi në seancën e radhës të shqyrtojë dhe miratojë propozimin për dhënien e disa parcelave në lagjen “ Bajram Curri” dhe në fshatin Reçan, ku parashikohet vendosja e dy trafove të reja nga KEDS”.

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ku pritet shqyrtimi dhe miratimi i këtyre propozimeve dhe disa pikave të tjera, do të mbahet ditën e enjte nga ora 10:00./TV Prizreni/

Më në fund po shitet Milani

0

Raportohet se Sino-Europe Sports (SES) do ta bëjë sot apo nesër pagesën e tretë dhe përfundimtare për blerjen e klubit italian, Milan.

Sipas Tuttomercatoweb, hierarkia e Milanit ka pritje të mëdha për pjesën e tretë të pagesës prej 100 milionë euro nga konsertiumi kinez.

Këto janë orë vendimtare të shitjes së Milanit dhe dhënies fund të konfuzioneve që e kanë rrethuar blerjen e klubit nga ana e SES.

SES, i udhëhequr nga biznesmeni kinez Yonghong, veçse i ka bërë dy pagesa prej 100 milionë eurove.

Katastrofë për Tottenhamin, Harry Kane humb sezonin

0

‘Ylli’ i Tottenhamit, Harry Kane pas dëmtimit ndaj Millëallit, situata e tij shëndetësore është serioze pasi raportohet se mund të humbë pjesën e mbetur të sezonit.

Trajneri Mauricio Pochettino ka konfirmuar se ndihet i shqetësuar për sulmuesin që po kalonte një periudhë fantastike, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton SYRI.net.

Ende nuk kanë dalë ekzaminimet mjekësore por Kane ka dëmtuar rëndë kyçin e këmbës së djathtë.

“Kane ka ndrydhur keq kyçin e këmbës dhe mund të humbë sezonin. Me shumë gjasa 2 muaj larg fushave të blerta por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht sa do të mungojë për shkak se po pritet konkluzioni i ekzaminimeve mjekësore”, u shpreh Pochettino.
Kujtojmë që në 22 ndeshje në Premier League, Harry Kane ka shënuar plot 19 gola./

Edhe një herë

0

Skender Berisha

Për ditën që më mbush dritë
qepallat kur titrojnë
pas të errëtit
pas natës
që ndërron vend

edhe një herë për mungesën tënde
për peshën e rëndë të vetmisë
kur shkëlqen pak e nuk e beson
për mundësinë e ardhjes sate
për gëzimin që dron

edhe një herë për një copë qiell si sytë e tu
ata sy që mbahen në mend përjetësisht
që ëndrrën e bëjnë të bukur
që vetminë e mbushin frikë
një grimë edhe pas grimë

edhe një herë e ku e di sa herë
shpaloset kjo dëshirë
atje tej ku bari ka mbirë
ku lulet vijnë e rrinë kokëulur
ku heshtet thellë
dhe përbihen lotët

po hapet dita si shpirti yt si
pranvera e drojtur…

13 mars 2017,Prizren

52 vjet nga vdekja e Fan Nolit

0

Sot mbushën 52 vjet nga vdekja e diplomatit të përkryer, ekspertit të politikës ndërkombëtare, përkthyesit, priftit, poetit e historianit shqiptare dhe mjeshtërit të debatit, Fan S Noli.

Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor të vitit 1924, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Po ua sjellim edhe mendimet që i kish shprehur një herë Eqrem bej Vlorës: “Ky vend i çuditshëm nuk ka shok në botë. Këtu shpesh beu mund të jetë një fshatar, fshatari një patric, të gjithëve nën ato gunat e lypësit iu duket vetja kalorës i barabartë dhe madhështor sa tjetri. Këtu ndryshimi midis të pasurit dhe të varfrit, midis të fortit dhe të dobëtit fshihet nga ndjesia e dinjitetit të barabartë apo të përshtatjes. Këtu është sinori midis mënyrës europiane dhe asaj aziatike të jetës, midis koncepteve sociale gjermanike dhe latine, midis etikës së krishterë dhe asaj myslimane, këtu është paleta ku ngërthehen të gjitha ngjyrat dhe dritëhijet, të gjitha refleksionet e së kaluarës dhe të tashmes.”

Ai u lind më 6 janar 1882 në ?briktepe (turqisht për Qytezë), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.

I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip kundrejt ndikimit të mbrapshtë politik që donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.

Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t’u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën “Zgjimi”, në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905). Kohë kur përkthen në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “Numas”.

Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur n’Egjipt Spiro Dine, Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në Amerikë. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi Sotir Peci i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t’i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në ‘Knights of Honor Hall’ në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën “Besa-Besë” me sekretar Kol Tromarën, që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit “Dielli” i Bostonit, gjithashtu dhe “Shkopi” i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të Mit’hat Frashërit në shtypin e Selanikut. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.

Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Revieë (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinà « më 17 dhjetor 1920. Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.

Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në “Shkrime për historinë e Shqipërisë” vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.

Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.

Drejtoria e Arsimit të Prizrenit kundër sistemit unik të zgjedhjes së drejtorëve

0

Zyra e personelit e Komunës së Prizrenit vazhdon të jetë bartëse e procesit të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

Ndërkohë Drejtoria e Arsimit kërkon që ajo t’i ketë kompetencat për një gjë të tillë, meqë kështu veprohet edhe në komuna të tjera të Kosovës shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, gjatë vizitës së fundit në Prizren fillimisht e ka quajtur të tejkaluar këtë problem, duke shtuar se niveli qendror po bashkëpunon me komunën që të ketë koordinim të plotë në këtë plan. Por më pas ka pranuar se MASHT-i po e rishikon legjislacionin me qëllim të unifikimit të sistemit të zgjedhjes së drejtorëve dhe personelit mësimor.

“Kemi një konsensus të plotë për mënyrën se si do t’i qasemi zgjedhjes së mësimdhënësve dhe drejtorëve. Ministria e Arsimit pas debatit parlamentar është duke e rishikuar legjislacionin për arsimin parauniversitar për të vendosur një sistem unik në nivel republike për zgjedhjen e drejtorëve dhe personelit mësimor”, ka thënë ministri Bajrami…

Peja kërkon fitore në tavolinë ndaj Bashkimit

0

Peja e ka humbur me rezultat të ngushtë ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës në basketboll. Ekipi pejan të shtunën mbrëma në Prizren u mposht nga Bashkimi me rezultatin 78:77. Por Peja prapë pretendon të marrë dy pikët e fituesit nga kjo sfidë.

Te Peja vlerësojnë se basketbollisti Gazmend Sinani nuk ka pasur të drejtë loje për Bashkimin dhe pasi ai ka luajtur kërkojnë që ndeshjen ta fitojnë me rezultat zyrtar, shkruan sot “Koha Ditore”. Sinani ka luajtur dhe ishte prej më të dalluarve. Ndeshjen e mbylli me 11 pikë e 12 kërcime.

Pasi ndeshja ishte e mbetur, e xhiros së shtatë, Bashkimi e Peja ishte dashur të paraqiteshin me lojtarët që i kishin pasur të regjistruar në kohën kur ishte shtë luajtur xhiroja e shtatë, pra me 12 e 13 nëntor.

Kjo bëri që skuadrat të paraqiten thuajse të përgjysmuara, pasi ndërkohë kanë bërë shumë ndërrime në përbërje. Por Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija, para ndeshjes kur ka bërë të ditur se kush mund të luajë, ka vlerësuar se edhe Sinani e ka të drejtën e lojës. Te Peja nuk pajtohen me këtë. Thonë se Sinani në atë kohë ishte duke luajtur në Turqi.

Fatmir Limaj: Me Zafir Berishën, Prizrenit do t’i kthehet identiteti

0

Të dielën, në orët e mbrëmjes, NISMA për Kosovën – Dega në Prizren ka mbajtur debat publik me qytetarët e lagjes “Tusuz”. Në këtë debat është biseduar për situatën e përgjithshme politike në vend, rreth qëndrimeve të NISMA-s lidhur me demarkacionin, asociacionin, bërjen e shtetit të Kosovës me ushtri, duke u fokusuar edhe në situatën në të cilën gjendet Prizreni. Të pranishëm ishin kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, deputetja Valdete Bajrami, deputeti dhe njëherësh kryetari i Degës në Prizren, Zafir Berisha dhe sekretari i përgjithshëm i NISMA-s, Bilall Sherifi.

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, para të pranishmëve në lagjen “Tusuz”, kërkoi nga të gjithë mbështetje për Zafir Berishën si kandidat për kryetar të Prizrenit, duke qenë i bindur se qytetit të Prizrenit do t’i kthehet identiteti si qytet i kulturës dhe traditës.

“’Tusuzi’ dhe Prizreni kanë ditur vazhdimisht të rreshtohen pro ndryshimeve edhe në të kaluarën dhe jemi të bindur se duke u rreshtuar pas orientimit socialdemokrat të NISMA-s, qytetarët nuk do të zhgënjehen”, tha Limaj.

Kryetari i Degës dhe njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka ftuar shokët, miqtë dhe bashkëluftëtarët që të bëhen bashkë.

“Garantoi fuqishëm dhe me vendosmëri, se mbi të kaluarën tonë të lavdishme, do të punojmë për qytetin e Prizrenit dhe Kosovën në përgjithësi, duke i bërë të gjithë të ndjehen krenar, si dhe duke i luftuar njerëzit e papërgjegjshëm që po keqpërdorin institucionet për përfitime personale, duke dëmtuar perspektiven evropiane të shtetit tonë”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 2 people, crowd and indoor