14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 5994

Zhuri me fabrikë të prodhimit të parave për Perandorinë Austro-Hungareze

0

Për një kohë jo edhe të shkurtër në fshatin Zhur të Prizrenit ka ekzistuar një fabrikë e parave në periudhën austrohungareze dhe për këtë arsye banorët e këtij fshati quheshin edhe si austriakë. Në këtë periudhë Zhuri ka qene një qendër e njohur administrative- historike dhe ajo që dallon këtë ishte fakti se Zhuri ishte kryeqytet i Lumës e mbi të gjitha ishte një vend i fabrikës së parasë për gjithë dinastinë perandorake.

Banorët e këtij fshati krenohen me atë që në fshatin e tyre gjendej kjo fabrikë në kohën e perandorisë së fuqishme. Mr. Xhelal Susuri tregon se deri vonë kanë pasur plot monedha nga koha e Austro-Hungarisë, të cilat e kishin vulën e prodhimit në fabrikën e parasë në Zhur, atëbotë kryeqytet i Lumës.

“Unë kam njohur plot burra nga fshati Zhur, që krenoheshin se në këtë kohë ata ishin shumë të zotët dhe kishin guvernatorë bankash e kishin edhe burra të zotë”, është shprehur Susuri, shkruan gazeta Kosova Sot.

Fabrika kishte punuar deri në vitin 1905

Etnologu profesor dr. Nexhat Çoçaj shprehet se atëbotë fabrika e parave në Zhur kishte punuar nga viti 1902 për tri vite radhazi dhe punë- tor në këtë fabrikë ka qenë Ali Pasha nga Vlana e Shqipërisë. Sipas tij, më vonë ai vritet ngase ishte edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i LSHP e ku pastaj thuhet se ka qenë një kontribues i madh i asaj lëvizjeje atdhetare.

“Bankënotat e punuara në fabrikën e Zhurit thuhet se ishin të shtypura në argjendi, ari edhe në letër me vlerë”, shprehet Çoçaj.

Si një perandori shumëkombëshe dhe pushtet të madh në një epokë të zgjimit kombëtar, zhurianët e gjetën veten e tyre në këtë perandori. Atëbotë ishin njëmbëdhjetë grupe kryesore kombëtare që ishin në mosmarrëveshje. Monarkia mbante emrin ndërkombëtar të “Österreichisch-Ungarische Monarchie” (sipas vendimit të Franz Joseph I në 1868), i cili në mënyrë të plotë do të thotë “Mbretërive dhe tokave të përfaqësuara në Këshillin Perandorak dhe Tokat e kurorës së Shën Stefanit”. Zhurianët i kishin besuar kësaj perandorie dhe punonin në këtë fabrikë parash.

Xhelal Susuri shprehet se kur një pjesë e madhe e Kosovës atëbotë zotërohej nga Bullgaria, ishte Zhuri që kishte arritur civilizim deri në prodhim parash.

“Zhurianët ishin shqiptarë të devotshëm dhe kishin arritur që ta përqafonin civilizimin e kamur”, shprehet ai për “Kosova Sot”.

Në kartëmonedha edhe ura mbi Drin

Susuri shpjegon se në ato kartë- monedha ka pasur edhe pamje nga trevat shqiptare.

“Për shkak edhe të hapësirës, kartëmonedhat ishin të mbushura me simbole. Kartëmonedhat e hedhura në qarkullim ishin shumë interesante. Ato kanë karakter shumëkombëtar, kostume popullore e ura. Kështu, në kartëmonedhën gjejmë një fëmijë të veshur me kostum kombëtar nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Urën e Vezirit mbi lumin Kir, në të tjera prerje gjejmë veç djalit me kostum popullor dhe vlerës së shkruar në shqip dhe gjermanisht, nga ana tjetër shohim urën mbi Drin, afër Shkodrës, që bashkon Bahçallëkun me Tabakët, Urën e Gomsiqes në krahinën e Pukës, një katund afër Shkodrës, me kodrat e Tepes e lumit Drin”, shprehet ai.

E sipas tij, këto domosdo se kanë pasur rëndësi të veçantë për kohën. (Kosova Sot)

Feronikeli mposht Lirinë në Prizren

0

Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire duke e mposhtur Lirinë në Prizren me rezultat 1-3.

Mysafirët e filluan furishëm takimin duke shënuar që nga minuta e dytë me anë të Mendurim Hotit, derisa në minutën 10’ Diar Prokshi e dyfishoi epërsinë.

Tre minuta më vonë, nigeriani i Lirisë, Chibueze Odi shënoi për ta ngushtuar disavantazhin e skuadrës së tij.

I njëjti shënoi edhe njëherë në minutën 28’, por që ky gol u anulua nga gjyqtari i takimit për shkak të pozitës jashtë loje.

Në pjesën e dytë Feronikeli pati një tjetër rast të mirë me anë të Mark Milicaj, goditja e të cilit u ndal në shtyllë, ndërsa rezultatin përfundimtar e përcaktoi sulmuesi i inkuadruar në lojë, Mevlan Zeka, që e shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes prizrenase dhe shënoi pasi e dribloi edhe portierin Armend Blakqori.

E gjithëkohëshmja Edit Piaf

0

Një vështrim mbi jetën e këngëtares së famshme në 100-vjetorin e lindjes. Amshueshmëria e këngëve të Piaf, ashtu si rruga e pazakontë drejt famës, e kanë ruajtur trashëgiminë edhe shumë kohë pas vdekjes së saj

Nga Brendan Mchugh

Nëntëmbëdhjetë dhjetori shënoi 100-vjetorin e lindjes së këngëtares më të famshme franceze, Edit Piaf. Pas debutimit të saj elektrizues në Paris, në vitin 1935, këngëtarja fitoi shpejt famë në mbarë vendin. Pas Luftës së Dytë Botërore, Piaf zhvilloi turne në Evropë dhe në Amerikë, ku fitoi njohje ndërkombëtare dhe miliona fansa. Pavarësisht se jeta e saj u ndërpre nga kanceri në moshën 47-vjeçare, amshueshmëria e këngëve të Piaf, ashtu si rruga e pazakontë drejt famës, e kanë ruajtur trashëgiminë edhe shumë kohë pas vdekjes së saj. Këtu po paraqesim 5 fakte interesante rreth këngëtares, që ju mund të mos i dini.

1) Trupi i saj i vogël përgënjeshtronte zërin e saj të fuqishëm

Piaf, e lindur si Edit Xhovana Gasio ishte e gjatë vetëm 1.5 metra në moshën e saj madhore, dhe pati një structure trupore shumë hollake gjatë gjithë jetës së saj. Lui Leple, pronari i klubit parizian që e zbuloi këngëtaren dhe investoi në trajnimin e saj profesional, shpresonte të përfitonte nga kontrasti i fortë në dukje, ndërmjet zërit të saj të fuqishëm dhe imponues dhe trupit të vogël e të brishtë, për fushatën e marketingut që i parapriu debutimit të saj.

Ai e quajti “La Mome Piaf” (“Harabeli i Vogël”). Siç mund të parashikohej, publiku u mrekullua dhe magjeps nga ajo. Pas vrasjes së Leple një vit më vonë, këngëtarja luftoi për të menaxhuar karrierën e saj pa të, në mesin të akuzave për përfshirje personale në krim dhe skandalin që e pasoi.

Përfundimisht, ajo kërkoi ndihmë nga kompozitori dhe biznesmeni Rajmond Aso, i cili do të bëhej më pas i dashuri i saj, përveç menaxhimit profesional edhe rehabilitimin e imazhit të saj. Ishte Aso, që në frymën e “rilindjes” së figurës së saj, i sugjeroi të ndryshojë emrin në “Edit Piaf”.

2) Këngën e kishte në gjak

Piaf u lind në një familje, që pavarësisht se e sëmurë dhe e paqëndrueshme, ishte sa ndërkombëtarisht e larmishme, po aq rrënjosur pas traditës së muzikës dhe shfaqjeve. Babai i saj, Lui-Alfons Gasio ishte një interpretues rrugësh dhe akrobat nga Normandia me një karrierë të dikurshme në teatër. Nëna e Piaf, Aneta Xhovana Mailar, ishte një këngëtare italiane kafenesh, ndërsa gjyshi i saj maroken kishte qenë një akrobat.

Ndaj nuk është e çuditshme, që duke pasur parasysh faktin se nëna e Piaf e kishte braktisur atë në lindje dhe babai i saj u bë i varfër dhe pa të ardhura të qëndrueshme, që ky i fundit e inkurajoi më vonë dhe e rregjistroi vajzën në konkurset e fëmijëve të talentuar, në një përpjekje për t’i siguruar jetesën.

Në moshën 14-vjeçare, Piaf iu bashkua të atit në shfaqjet e tij në rrugë. Së bashku, ata udhëtuan në mbarë vendin, duke siguruar të ardhura kryesisht modeste, falë kombinimit të vajzës që këndonte bukur dhe akrobatit të saj antik. Megjithatë, brenda dy viteve Piaf u nda nga babai i saj dhe po ndiqte mundësitë e performancës në rrugë së bashku me mikeshën e saj, Simon Berto.

3) Fëmijëria e saj ishte e mbushur me vështirësi

Kur lindi Piaf, ajo dhe babai i saj u braktisën menjëherë nga nëna. Si të mos mjaftonte kjo, babai i saj u rekrutua në ushtri më pak se një vit më vonë për të luftuar në Luftën e Parë Botërore, ndaj Piaf u la për herë të parë në kujdesin e gjyshes së saj nga nëna. Pas përfundimit të luftës dy vjet më vonë, babai i saj u zhvendos së bashku me të në Normandi.

Këtë herë, ai e la atë në kujdesin e nënës së tij, Luiz Leontin Deshamp, pronares së një bordelloje. Gjatë 4 viteve të ardhshme Piaf jetoi në bordello, dhe për të u kujdesën me turne prostitutat që punonin atje. Ndërkohë që u ribashkua me babain e saj, ajo nuk duhej vetëm të mësohej me këtë lloj destabiliteti, por vuajti edhe nga një enjte e dhimbshme të syve, që i shkaktoi verbëri të përkohshme nga mosha 3 deri në 7 vjeç.

Në moshën 17-vjeçare, pasi braktisi babain, Piaf e gjeti veten tragjikisht duke përsëritur ciklin e braktisjes, që nëna e saj kishte kryer ndaj saj. Në pamundësi për të përmushur kërkesa si një nënë dhe për shkak të stilit të saj të jetesës, Piaf ia la vajzën e saj, Marsel, të atit Lui Dypon. Mjerisht, fëmija vdiq 2 vite më vonë nga meningjiti.

4) Fama e mbrojti gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore

Një ekzaminim i thellë i aktivitetit të Piaf, gjatë pushtimit gjerman të Francës në Luftën e Dytë Botërore, mund të vërë në një fare mase në dyshim besnikërinë që ajo do të pretendonte më vonë se kishte patur ndaj vendit të vet, pasi lufta kishte mbaruar. Në sytë e skeptikëve, ajo bashkëpunoi me gjermanët, dhe zgjedhjet e saj ishin tek e fundit të diskutueshme.

Në sajë pjesërisht të frankofilisë së përbashkët, në mesin e anëtarëve më të lartë të udhëheqjes gjermane në Francë, Piaf e pa veten në një pozitë të privilegjuar. Ajo jo vetëm që u lejua të vazhdojë karrierën, por u inkurajua ta bënte diçka të tillë. Audienca e saj përfshinte shpesh pjesëtarët e forcave të armatosura gjermane, zyrtarë të shquar të Partisë Naziste, dhe anëtarët e SS-ve dhe Gestapos.

Përkundër gjithë kësaj, Piaf, miqtë dhe mbështetësit e saj, pohuan më vonë se ajo kishte ndihmuar jo vetëm përpjekjet franceze dhe aleate gjatë luftës, por fshehurazi kishte qenë anëtare e Rezistencës Franceze. Është e pamohueshme që vizitat dhe shfaqjet që ajo dha në kampet gjermane të luftës për ushtarët francezë dhe aleatë, ndihmuan në ngritjen e moralin të ushtarëve të kapur robër.

Për më tepër, thuhet se ajo e përdori famën dhe paratë e saj për të ndihmuar një mikun dhe kolegun e saj hebre, Mishel Emer, për t’i shpëtuar persekutimit. Në gjyqin kundër saj, Piaf u mbrojt nga sekretari Andre Bigard, një anëtar i Rezistencës që kishte jetuar dhe punuar në të njjëtën godinë me këngëtaren.

Megjithatë, pretendimi se vizitat tek të burgosurit e kampeve të luftës, ishin pjesë e një plani të fshehtë për të prodhuar dhe kontrabanduar dokumenta identiteti dhe udhëtimi të falsifikuara, për të ndihmuar në shpëtimin e këtyre të fundit, është në rastin më të mirë i dyshimtë.

Në fund të fundit, është më e mundshme që rishfaqja e pakufizuar e admirimit të popullit francez për Piaf si përpara luftës, të ketë përfunduar në një krenari kolektive kulturore dhe identitare, dhe ka të ngjarë të ketë ndikuar opinionin publik dhe garantuar kësisoj mosndëshkimin e saj, pavarësisht vëllazërimit flagrant me armikun.

5) Jeta e saj ndërpritet në mënyrë tragjike

Në shtratin e saj në prag të vdekjes, Piaf tha me gjakftohtësi shprehjen e saj të famshme: ”Çfarëdo gjëje që mund bëni në këtë jetë, ju duhet të paguani për të”. Ndoshta asnjë personazh tjetër i njohur, nuk ka shqiptuar flajët e të fundit në një përmbledhje kaq shumë trishtuese. Megjithë suksesin e pazakontë të karrierës së saj muzikore dhe admiruesit e shumtë në mbarë botën, mosha madhore i ofroi Piaf shumë pak qetësi për shkak të traumave të fëmijërisë së saj. Deri në momentin që vdiq nga kanceri në vitin 1963, në moshën 47-vjeçare, këngëtarja ishte duke luftuar me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, vuante nga artriti, pagjumësia, ulçera kronike në stomak, një mëlçi jofunksionale, dhe dhimbje të vazhdueshme, për shkak të plagëve të marra në 3 aksidente të veçanta automobilistike.

Nuk ka dyshim se porpos sëmundjeve fizike, Piaf vuajti edhe barren e rëndë emocionale të pendesës në lidhje me historinë e familjes së saj, si dhe vdekjen e dashurinë së jetës së saj, boksierin Marsel Serdan, në një aksident ajror në vitin 1949. Ndoshta, pavarësisht nga pretendimi që këngëtarja e famshme bën në një nga këngët e saj më të njohura,”Non, je ne regrette rien (Jo, nuk më vjen keq për asgjë), Piaf mori me vete në varr shumë pengje, edhe pse sigurisht s’mund të thuhet se ajo nuk kishte qenë një e mbijetuar e rrethanave të saj, dhe që në fund të fundit fitoi admirim, për shkak të stoicizmit të saj deri në fund. /“Biography.com” – Përgatiti: bota.al

Ka vdekur aktori Hadi Shehu

0

Aktori i madh i teatrit kosovar, Hadi Shehu, është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Teatri i Gjakovës, përmes një njoftimi të postuar në Facebook.

“LAMTUMIRË ikona e Artit Shqiptar. Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ikona e artit shqiptar, ikona e Teatrit tonë… Ky lajm na ka tronditur jashtëzakonisht shumë prandaj çdo fjalë e shkruar më tepër do të jetë shumë e zorshme për ne. Shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Prehu në paqe i pavdekshmi Z.Hadi Shehu”, shkruan në njoftimin e këtij teatri.

Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.

Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.

Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlen të përmendën: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”…

Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë: “Gjurmë të bardha “ (1980), “Kur pranvera vonohet “ (1979), “Era dhe lisi “ (1979)./KultPlus.com

Milani i futet garës për Kolasinac

0

Mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac është duke kaluar muajt e fundit në kampionatin gjerman.

Anëtari i Schalke 04 është në përfundim të kontratës e cila i skadon më 30 qershor të këtij viti.

Ai nuk ka pranuar rinovimin me Schalken dhe kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të njohura evropiane.

Së fundmi garës iu është bashkangjitur edhe gjiganti italian Milan që kërkon ta përforcojë mbrojtjen.

Mediat italiane kanë raportuar se kuqezinjtë kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit duke i ofruar një kontratë pesë vjeçare.

Për 23-vjeçarin besohet se Milan i ka të gatshme rreth tre milionë euro pagë vjetore.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe Juventus, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.

Real e dëshiron Hazardin

0

Real Madrid do të tentojë gjatë verës transferimin e Eden Hazard

Real Madrid do të tundoi Chelsean me një ofertë të majme për belgun Eden Hazard, shkruan Mundo Deportivo.

Trajneri Zinedine Zidane pritet që të ofrojë shërbimet e sulmuesit Alvaro Morata dhe para kesh për të transferuar Hazard.

Rektori Ramë Vataj dënohet për punësime të paligjshme

0

Rektori i Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren është dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të mos respektimit të procedurave për punësimin dhe angazhimin e personelit akademik. Bashkë me të është dënuar edhe vetë universiteti me 5300 euro si subjekt juridik.

Inspektorët e punës kishin inspektuar punën e ‘Ukshin Hotit’, duke evidentuar shumë parregullsi në rekrutimin e stafit dhe mos respektimin e konkurseve.

Vërejtjet ishin dhënë me kohë ndaj këtij institucioni, por të cilat nuk ishin përmirësuar në masën e duhur. Për shkak se nuk janë përfillur këto vërejtje, atëherë kanë pasuar edhe gjobat ndaj rektorit Vataj në cilësinë e personit fizik, dhe universitetit në cilësinë e subjektit juridik.

“Me vendimin e Organit të Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës Nr. 56-48/2016/B, subjektit në procedurë Universiteti ‘Ukshin Hoti’ (…), i është shqiptuar gjoba në shumë prej 5300 euro, në cilësinë e personit juridik dhe Rektorit të Universitetit, Prof, dr. Ramë Vataj në shumë prej 2000 mijë euro në cilësinë e personit fizik”, thuhet ndër tjera në vendimin e siguruar nga Insajderi.

Organi i Shkallës së Parë të Inspektoratit të Punës kishte nxjerrë Raport Zyrtar, në të cilin kanë evidentuar shkeljet ligjore që janë bërë në këtë universitet.

“Pas analizës së shkresave të prezantuara nga punëdhënësi, shqyrtimit të lëndës dhe administrimit të provave, Inspektorët e Punës më 18.07.2016 kanë hartuar Raportin Zyrtare Nr.56-48/2016 me të cilin kanë konstatuar gjendjen faktike, dhe punëdhënësit i është bërë vërejtje që brenda afatit prej 8 (tetë) ditëve nga dita e pranimit të këtij Raporti Zyrtar, që t’i eliminojë parregullsitë e gjetura gjatë inspektimit”, vazhdon arsyetimi i vendimit i siguruar nga Insajderi.

Por universiteti i Prizrenit kishte shpallur disa konkurse, për të cilat Inspektorati thotë se nuk kanë specifikuar numrin e saktë për vende të lira për mësimdhënës apo asistentë të lëndës përkatëse.

Sipas raportit, Senati kishte nxjerrë konkurs për zgjedhjen e personelit akademik, dhe i njëjti konkurs është korrigjuar më vonë. Por gjatë inspektimit, thuhet aty, inspektorëve nuk u është prezantuar konkursi i parë i shpallur, kurse punëdhënësi nuk ka arsyetuar korrigjimin e atij konkursi.

Në një konkurs tjetër, sipas të gjeturave, thuhet se janë kërkuar 12 mësimdhënës dhe 3 asistentë, kurse janë pranuar vetëm dy mësimdhënës. Në këtë drejtim inspektorët thonë se punëdhënësi nuk ka arsyetuar mosplotësimin e 13 vendeve tjera që kanë mbetur të lira.

Në konkursin e 30.01.2015 janë kërkuar 63 mësimdhënës dhe 8 asistentë. Por sipas inspektorëve, punëdhënësi nuk ka prezantuar asnjë vendim për pranimin e kandidatëve apo procedurën lidhur me konkursin e shpallur.

Inspektorët kanë gjetur se punëdhënësi ka lidhur kontratë me punonjës mbi 65 vjeç duke mos parashtruar kërkesë të arsyetuar mirë nga njësia akademike ku punëdhënësi mund të angazhojë staf akademik në proces mësimor dhe hulumtues deri në moshën 70-vjeçare. Me këtë veprim ata thonë se është shkelur Ligji i Punës.

Në raportin Zyrtar të Inspektorëve janë evidentuar një sërë parregullsish tjera që janë bërë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren.

Ndaj vendimit të Organit të Shkallës së Parë që dënoi me gjobë universitetin dhe rektorin, ishte ushtruar ankesë në shkallën e dytë të Inspektoratit të Punës.

Por shkalla e dytë vetëm e kishte konfirmuar vendimin e shkallës së parë, duke thënë se gjeturat janë evidente dhe situata faktike është vlerësuar drejt.

Për këto arsye Organi i Shkallës së Dytë i Inspektoratit të Punës gjeti se në vendimin e kundërshtuar gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

“Andaj pretendimi ankimor të ushtruar nga U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm i subjektit në procedurë Universiteti ‘Ukshin Hoti’ dhe për Rektorin e subjektit në procedurë Prod.dr. Ramë Vataj është i pabazuar, sepse bëjnë një arsyetim jo bindës për konstatimin e gjendjes faktike sepse të gjitha faktet që i përshkruan në ankesë dhe i ka sjellë në ankesë janë fakte që i ka shqyrtuar Organi i Shkallës së Parë, fakte të cilat i shqyrtoi edhe Organi i Shkallës së Dytë dhe konstatoi se inspektori i punës drejt ka konstatuar gjendjen faktike, drejt ka aplikuar dispozitat ligjore, drejt i ka vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat ndikojnë në lartësinë e gjobës të cilat rrethana i aprovoi edhe Organi i Shkallës së Dytë i Inspektoratit të Punës”, thuhet në fund të vendimit të Organit të Shkallës së Dytë të Inspektoratit të Punës./Insajderi.com

V1

V2

V3

V4

V5

V6

V7

V8

V9

Loja e Thaçit me Ushtrinë për përfitime politike

0

Propozimi që u lansua nga presidenti Hashim Thaçi, transformimi i FSK-së në Ushtri përmes ligjit, duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese, sikurse edhe dy propozimet e mëhershme të lansuara prej tij, krijimi i Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe ai për Reformën zgjedhore, nga analistët politikë po shihen si një tentim për ta dërguar vendin në zgjedhjet e reja. Ky plan, sipas analistëve, është përgatitur që të rrisë reputacionin e PDK-së, e cila po paraqitet si parti që ndali trenin, e bën FSK-në Ushtri dhe njëkohësisht është parti vendimmarrëse, duke anashkaluar tërësisht partnerin e koalicionit, LDK-në. Sipas analistëve, zgjedhjet e reja do të krijonin mjegull edhe në punën e Gjykatës Speciale, që pritet të ngrejë sivjet aktakuzat e para për krime lufte kundër ishkrerëve të UÇK-së. Analisti politik, Hidajet Ahmeti, thotë se fare nuk ka dyshim se me shkuarjen në zgjedhje do të dalë fitues ish-subjekti politik i Hashim Thaçit.

“Gjunjëzimi i partnerit të koalicionit nga ana PDK-së është sinjal se PDK-ja po përdor çdo vakum politik për përkthim në vota në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka dyshim se PDK-ja do të jetë përfituesja më e madhe në këtë vakum politik, pasi që Thaçi si president po e luan rolin edhe të kryeministrit Mustafa. Thaçi në shumë raste, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme, po e luan lojën e dyfishtë, njërën anë duke u servilizuar ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, kurse në anën tjetër duke bërë lojëra të fëlliqura e amorale brenda vendit”, theksoi Ahmeti.

Partitë e mëdha, në garë Edhe Florim Zeqa është i mendimit se i ashtuquajturi “transformim” me urgjencë i FSK-së në Ushtri s’është gjë tjetër, veçse një tentim i radhës i Thaçit për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, duke llogaritur në fitoren e PDK-së.

“Planet e krerëve të PDK-së janë që ta paraqesin partinë e tyre si parti që ndali trenin, parti që deshi ta bëjë FSKnë Ushtri, duke e paraqitur PDK-në si parti të vendimeve të mëdha për vendin…, duke e anashkaluar tërë- sisht partnerin e koalicionit qeverisës-LDK-në e Mustafës, të cilin duket se e kanë shfrytëzuar maksimalisht. Siç shihet qartë, krerët e PDK-së mendojnë se me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme me këtë konstelacion forcash politike, do t’i konvenonte vetëm saj, në radhë të parë për faktin se tani e shohin një ngritje të vogël të kredibilitetit në krahasim me një vit më parë, kur kredibiliteti i saj kishte rënë në nivelin më të ulët për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Ndërkohë, sipas prof. Riza Smakës, fushata zgjedhore ndërmjet partive politike pozitare, ka kohë që ka filluar së paku virtualisht. “Rrjedhimisht, ajo fushatë do t’i adresohet opinionit më të gjerë. Për aq sa, ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, që ndodhen në koalicion qeveritar, kishte dhe gjithnjë e më dendur ka gara implicite reciproke në funksion të përfitimeve elektorale, në një anë, po aq, morali politik qeveritar, si dhe efektiviteti pushtetar, që ndryshe, ishte dhe mbetet i dobët, ishte dhe mbetet problematik, diskutabil dhe nën nivele standarde, në anën tjetër. Në po këtë kontekst rezulton të jetë edhe nisma për transformimin e FSK-së në FAK-un e vendit tonë”, theksoi ai

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Postimi i Policisë në Prizren

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fsh. Gjinoc, Suharekë 11.03.2017-16:45. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar.

• Vërmicë 11.03.2017-22:16. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren me, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar.

• Aeroporti i Prishtinës 11.03.2017-14:50. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren me, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti është liruar.

Aksident në Vlashnje

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë./PrizrenPress.com/