11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 5997

Spitalet “e infektuara” të Kosovës

0

Rreth 60 për qind e pacientëve në Kosovë, apo çdo i dyti nga tre pacientë, kanë infeksione nga mjekimi intensiv, duke e futur Kosovën në mesin e vendeve në zhvillim me numrin më të madh të infeksioneve në Evropë, thonë ekspertë shëndetësorë.

Sipas shënimeve zyrtare në vendet e zhvilluara, çdo i katërti pacient apo 25 për qind e tyre kanë infeksione në mjekimin intensiv.

Izet Sadiku, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh infektolog, për rubrikën “Fokus” të Radios Evropa e Lirë, thotë se njësia intensive si dhe Klinika e Neonatologjisë janë klinikat më të rrezikuara nga infeksionet.

“Në kuadër të Qendrës Klinike Universitare është ekipi për kontrolle intra-spitalore, i cili është i rregulluar sipas udhëzimit administrativ 2011/0.5, që bën përcjelljen e infeksioneve në klinikat me rrezikshmëri të lartë që janë në QKUK, ku hyn Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Hematologjisë, Onkologjisë, me qëllim që të bëhet përcjellja e infeksioneve intra-spitalore”.

“Faktikisht, klinikat më të rrezikuara janë ajo e Neonatolologjisë dhe e mjekimit intensiv, niveli i të cilave është i rritur në këto qendra. Në nivelin e infeksioneve spitalore, i kemi në këto dy njësi, e që në njësinë intensive është 50 për qind derisa në Neonatologji 10 deri 12 për qind, niveli i infeksioneve – shifër kjo që është brenda standardeve, pasi i kanë edhe shtetet në zhvillim”, thotë Sadiku.

Neonatologia Mynavere Hoxha, pohon se shkalla e infeksioneve prej 10 deri në 12, për qind nuk është e lartë.

“Ne kemi mungesë të madhe të shumë gjërave, por falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, nuk është shkallë e lartë e infeksioneve brenda klinikës. Nuk ka vend për kënaqësi, por këto janë kushtet që ne punojmë”.

“Në bazë të disa raportimeve që ne i kemi, vlerësohet se shkalla e infeksioneve prej 10 deri në 12 për qind, nuk është e lartë, pasi në vendet e zhvilluara me të gjitha kushtet dhe standardet e kanë deri në 7 për qind nivelin e infeksioneve”, shprehet Hoxha.

Në inspektoratin sanitar të Kosovës, inspektori Ibrahim Tërshnjaku thotë se përveç kushteve, janë një varg faktorësh që përcaktojnë nivelin e higjienës. Sipas tij, Qendra Klinike Universitare si qendër referente për tërë Kosovën, ka një shkallë jo të lartë të infeksioneve në krahasim me vendet e tjera.

“Numri i madh i vizitorëve, aspektit teknik i bartjes së pacientëve, numri i vogël i stafit, e pamundësojnë një nivel të mirë të higjienës në institucione shëndetësore”.

“Megjithatë, ne nuk kemi raporte lidhur me infeksionet apo numrin e shtuar të infeksioneve brenda spitaleve. Në bazë të raporteve që kemi, nuk janë të larta. Tani shërbimi spitalor ka bërë kontratë me operatorë ekonomikë dhe puna vazhdon të kryhet dhe gjendja është e mirë”, deklaron Tërshnjaku.

Ndërkaq, zëvendësministri Sadiku thotë se janë duke punuar në drejtim të përmirësimit të kushteve brenda spitaleve, qoftë me furnizim më të mirë të aparaturës, por edhe infrastrukturës, përmes donacioneve e edhe nga buxheti i shtetit.

“Në Kosovë do të krijohen kushte më të mira, pasi janë projekte në vazhdim, dhe niveli i infeksioneve të jetë më i ulët, pasi do të ndërtohet Spitali Pediatrik dhe do të investohet edhe në njësi tjera”, shpjegon Sadiku.

E, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur tashmë se dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi kryhen brenda klinikave me kërkesë të menaxherëve të klinikave.

Në vitin 2011 super-bakteret, që janë rezistente ndaj antibiotikëve, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë të pranishme duke shënuar një rast të vdekjes. Këtë e pati konfirmuar edhe një klinikë gjermane.

Megjithatë, gjashtë vjet më vonë, nuk ka shenja dhe as të dhëna nëse baktere të tilla, apo të ngjashme, mund të ketë ende brenda spitaleve të Kosovës.(REL)

Deputetja shqiptare nga Zymi i Hasit, Prljaskaj: Kroacia, e hapur ndaj shqiptarëve

0

Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, në intervistën dhënë për “Zërin” konfirmon gatishmërinë e shtetit kroat që ta përkrahë Kosovën

Punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, hapja e Institutit Albanologjik në Zagreb, bashkëpunimi më i ngushtë me shtetin amë, marrja e fuqisë punëtore nga Kosova, ruajtja e identitetit dhe njëkohësisht integrimi i tyre në shoqërinë kroate, janë çështjet për të cilat premton zgjidhje deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Në Kroaci ku numri i shqiptarëve është rreth 18.000 dhe shumica prej tyre janë nga Kosova dhe Maqedonia, Prljaskaj thotë në një intervistë për “Zërin” se pret që komuniteti shqiptar në institucionet kroate të përfaqësohet më mirë në zgjedhjet lokale, pas të cilave ajo pretendon se do të ndryshojë situata dhe, sipas saj, shqiptarët do të kenë mundësi të kenë përfaqësues në qeverinë lokale.

Prljaskaj vlerëson se shteti kroat ndaj Kosovës çdo herë ka qenë shtet mik dhe është i gatshëm që ta përkrahë ende Kosovën. /Zëri/

Kryetari i Suharekës luan volejboll me mësimdhënësit

0

Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe disa drejtorë të kësaj komune në disa fotografi të publikuara shihen derisa ndeshen me mësimdhënësit e shkollës së fshatit Gjinoc.

Shkuarja në shkollën fillore “Migjeni” me makina zyrtare pak pas orës 11:00 kur do të duhej të ishin duke shërbyer në vendet e punës është shqetësuese për opozitën në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Se la zyrën për një lojë volejbolli e pranoi edhe vetë kryetari, ndonëse shtoi se për këtë shfrytëzoi kohën e pauzës.

1111111

Boksieri prizrenas debuton në profesionalizëm

0

Boksieri kosovar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Albon Pervizaj do të debutoj të shtunën në boksin profesionist, njofton Klan Kosova.

Pervizaj që ka fituar titullin kampion Evrope si amator, duelin e parë profesionist do ta këtë kundër hungarezit Artisom Charinakevich.

Anton Quni: Viti 2017, do të jetë viti i ushtrisë së Kosovës

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK’ja, Anton Quni, thotë se viti 2017 do të jetë vit i ushtrisë së Kosovës. Thekson se ky proces është vonuar shumë.

Është optimist se Lista Serbe do ta votojë projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jam më se i bindur që edhe deputetët serb do t’i binden fakteve dhe argumenteve se Republika e Kosovës duhet ta përmbush edhe një detyrë që t’i ngrit të gjitha kapacitetet dhe institucionet që garantojnë sigurinë e qytetarëve të saj”, ka thënë Quni në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

Inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, akuzohet për përvetësim prej rreth 20 mijë euro

0

Gjykimi ndaj inkasantit të ndërmarrjes ‘Hidroregjioni Jugor”, Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë, do të fillojë me 12 prill, pasi që të njëjtit i është refuzuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës.

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi i dytë në këtë çështje penale, ku mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Bashkim Nevzati ka kërkuar që aktakuza të hudhet poshtë në mungesë të provave.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka kërkuar që të refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës sepse e njëjta është e bazuar në prova të pranueshme.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe pasi që mbrojtja ka hequr dorë nga ankesa, ka caktuar fillimin e gjykimit për 12 prill, në ora 09:30.

I akuzuari dyshohet se duke punuar si inkasantë në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka përvetësuar para, në shumë prej rreth 20 mijë euro.

Gjykimi zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur fillimisht ndaj Hafir Gallopenit, Faik Berishës, Isen Ramanajt dhe Dardan Gashit.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procedura vazhdon./betimiperdrejtesi/

‘Messi është harxhuar, po shkon drejt fundit’

0

Raymond Domenech ka kritikuar ashpër Lionel Messin.

Ylli argjentinas nuk ishte në natën e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain, ku Barcelona bëri mrekullinë duke fituar 6:1 dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Por sipas ish-trajnerit të kombëtares së Francës, Lionel Messi ishte pika më e dobët e Barcelonës në këtë takim dhe argjentinasi nuk e ka më magjinë që kishte dikur.

“Lojtari më i dobët i Barcelonës ishte Messi. Ai qëndronte në qendër të fushës dhe dukej sikur nuk donte të vraponte”, ka thënë Domenech.“Tash e sa ndeshje ai është duke luajtur kështu, duke menduar se mund t’i bëjë të gjitha, por unë mendoj se ai nuk është më i njëjti. Messi po shkon drejt fundit, ka dhënë shumë për futbollin, por koha e tij po mbaron”, ka shtuar ai.

Përkundër kësaj deklarate të Domenech, statistikat tregojnë të kundërtën, pasi që Messi prinë me gola si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Në kampionatin spanjoll ai ka 23 gola kurse në Champions 11

“Parullat”, libri më i ri i Gëzim Ajgerajt

0

Ka dalë nga shtypi libri me tregime “Parullat”, i autorit Gëzim Ajgeraj

Autori përmes këtij libri, kthen në rikujtues kohën më të lavdishme e të guximshme të Kosovës

.Duke shpalosur tregimet e Ajgerajt, sikur shpalosim një të kaluar të popullit tonë sa të dhimbshme aq edhe krenare për brezat që i shërbyen asaj dhe çështjes madhore të kombit tonë.

Është kjo kohë tani më e transformuar në art që brenda këtij libri na vjenë në sentencat e tregimeve.

Sado që titujt e këtyre tregimeve na tingëllojnë në formën e prozës, ndërtimi struktural i tregimeve brenda për brenda kalojnë në zhanrin e tregimit modern, duke kapërthyer formën artistike të regjimit për kohën.

Pra, gjejmë këtu ngjarjet e mëdha kombëtare që e përcollen çështjen madhore të atdheut dhe idealin për të, të cilën e krijuan idealistët e kohës.

” Parullat”, është njeri nga tregimet që i prinë këtij libri, për të vazhduar me pastaj edhe me tregimet: Vullnetaret, Dhembshuri, Rruga e lirisë, Prita, Kundërsulmi, Vitet ikin shpejtë, Në mbrojtje të pozicioneve, Mësuesi, Ata ranë me këngë në gojë, Rob, Kasapi, Trollin nuk e lëshoj, Ikja biblike, Çlirimtarët, Minat, etj.

Të gjitha këto tregime bashkë bëjnë një kompozicion ideali për liri, duke përcjellë një pjesë të udhëtimit tonë kombëtar drejte lirisë.

Tregimet e Ajgerajt, vijnë si një rifreskim i kujtesës sonë në këto ditë kur po shënojmë ngjarjet e mëdha të kombit dhe kujtesës së fillimit të luftës së lavdishme për liri.

Ky libër është vetëm një pjesë e arkivës së tregimeve të Ajgeraj,i cili për këtë libër ka shkëputur vetëm ato nga idealizma dhe lufta e jonë për liri..

Ky libër me tregime si edhe librat tjerë të këtij autori vërtetë po bëhen një bazament dokumentar për luftën e paepur për liri që kanë bërë djemtë e vajzat dhe populli i kësaj treve.
Qazim THAÇI

Kërcënohet shkrimtari Agron Tufa

0

Reagimi, në anën tjetër, është në këtë fotografi dhe tregon një gjuhë vulgare nga një qytetar kundrejt këtij veprimi që ka marrë Tufa dhe Kapri.
Për shkak se ka nisur një nismë për të ndaluar me ligj filmat propagandistik komunistë të regjimit të Enver Hoxhës, shkrimtari Agron Tufa ka marrë
kërcënim në rrjetin e tij social Facebook.

Këtë nismë ai e ka nisur bashkë me Erald Kapri ndërsa kërcënimi ka ardhur nga një person anonim.

Sipas Tufës, këta filma janë mbetje toksike, radioaktive e dëmshme për shëndetin moral publik.

“Mbetjet e diktaturës dhe nostalgjikët e asaj idile kinematografike perverse, incestuoze, qenkan prekur në kockë. Në Neës 24 kisha sqaruar, se: jo përjashtimisht të gjithë filmat të ndalohen. Por të bëhet një listë e kujdesshme e filmave ( të pakët) që nuk përçojnë propagandë komuniste, si dhe: të gjithë filmat e ‘mbijetuar’ të paraprihen para transmetimit me një 5 minutësh hyrje, ku të shpjegohet se përse transmetohet aksh film (vlera artistike, regjisoriale, aktoriale, tematike etj)”.
Reagimi, në anën tjetër, është në këtë fotografi dhe tregon një gjuhë vulgare nga një qytetar kundrejt këtij veprimi që ka marrë Tufa dhe Kapri. / KultPlus.com

Diana Çuli mohon akuzat: S’jam unë përgjegjësja e pushkatimit të Genc Lekës

0

Shkrimtarët Diana Çuli dhe Agron Tufa, përplasjen e nisur nga rrjetet sociale dhe mediat e shkruara në lidhje me rolin e të parës në gjykimin dhe pushkatimin e poetit Genc Leka 40 vite më parë.

Agron Tufa këmbënguli se recenca e bërë prej Çulit të poezive të Genc Lekës, çuan në dënimin me vdekje dhe poetit. Ai tha se recenca e shkrimtares ka qenë e ashpër dhe e qëllimshme.

“Ju tek poezitë që ishin lirika peisazhi, mund t’i kishe bërë një interpretim më neutral. Ju thoni që mund t’i kishe bërë më keq?! Interpretimi juaj ishte i ashpër sepse kishit një urrejte të madhe për këtë klasë, mbronit regjimin”, tha ai. Vetë Diana Çuli tha se nuk kishte përgjegjësi në pushkatimin e Genc Lekës, ndërsa shtoi se nëse nuk do të bënte recencën e poezive, mund të dënohej.

“Nëse nuk do ta bëja unë ekspertizën, recencën e poezive të Lekës, unë do të dënohesha dhe këtë do ta bënte një tjetër shkrimtar. Nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen, se ndryshe nuk do të dilja në rrugë. Jam shumë e lënduar dhe e trishtuar për vuajtjen që ka hequr Genc Leka dhe Vilson Blloshmi dhe nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen”, deklaroi shkrimtarja. Çuli thotë se ka folur gjithmonë kur kjo çështje është ngritur mediatikisht dhe në publik që prej vitit 1994, ndërsa shton se ka zgjedhur përgjithësisht heshtjen ndaj familjes Blloshmi për të respektuar dhimbjen e tyre.

 

“Kam kërkuar ndjesë për familjen e Genc Lekës, por nuk e shoh veten përgjegjëse për vrasjen e Genc Lekës. Akuza është shumë e rëndë dhe nuk është ngritur as kundër përgjegjësve të diktaturës. Nuk kam dashur të replikoj me zotin Blloshmi asnjëherë sepse kam kuptuar dhimbjen e tij. Nuk e quaja të drejtë që të replikoja me zotin Blloshmi, që ka shumë artikuj ku shpjegon edhe rrethanat plotësuese të asaj historie. Isha pjesë e përdorur nga sistemi dhe unë isha e detyruar që ta bëja këtë”, tha ajo.
Çuli tha se Agron Tufa nuk e bën këtë lëvizje për të zbardhur të vërtetën, ndërsa Mark Marku ishte në qëndrimin e Tufës, kur tha se recenca e shkrimtares ishte tejet e ashpër dhe e rreptë. / Top Channel / KultPlus.