10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6008

Gratë e PDK-së , respektojnë veteranët e arsimit në Prizren

0

Për nderë të festës së 7 Marsit, kryesia e degës së Gruas Demokratike në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të saja, vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit.
Kjo vizitë e organizuar nga ana e GDK-së, bëhet në shenjë mirënjohje, për punën e tyre ndër vite dhe kontributin e dhënë në fushën e edukimit dhe arsimit.

“Ne si Grua Demokratike, dhe si shoqëri , duhet të jemi falenderues dhe mirënjohës, përjetë për punën dhe angazhimin e palodhshëm, te cilat kanë shërbyer me saktificë dhe mund, në kohët më të vështira, me të cilat është përballur vendi ynë, atëherë edhe kur është mohuar gjuha shqipe”, thuhet në komunikatën për media..

“Mirëpo fal vullnetit dhe trimerisë së tyre, të cilën e kanë treguar para dhe gjatë luftës, kanë edukuar dhe arsimuar përkrah kushteve të rënda ekonomike, sociale si dhe nën okupimin e pushtetit serb.Mesuesit tanë, për asnjë moment nuk u janë përkulur represionit sllav, dhe për asnjë moment nuk janë ndalur së punuari per këtë vend”.

“Mësuesit e vendit tonë, kanë mbajtur gjallë arsimin në Kosovë para, gjatë, dhe pas luftës, ku kanë edukuar dhe arsimuar gjenerate e gjenerata të tëra”.

“Me këtë rast mësueset u shprehën tejet të vlerësuara dhe të respektuara, ku në këtë ditë të shenjtë për to, si veterane të arsimit, edhe pse të pensionuara, nuk i harruan për festën e 7 marsit”.

“Me këtë rast Gruaja Demoratike e Kosovës, dega në Prizren, uron të gjithë mësuesit , 7 marsin ditën e tyre”./PrizenPress.com/

Prizren: Arrestohet shitësi i drogës

0

Një person i dyshuar për shitblerje të drogës, është arrestuar në Prizren.

Policia njofton se pas arrestimit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Prizren, në mbështetje të njësive të tjera policore dhe me urdhër të gjykatës, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti merret me shitblerjen e lëndëve narkotike”, njofton PK.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 11.90 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, 2.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe letra dhe qese najloni që shërbejnë për mbështjellje të narkotikëve”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit shënon 19-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

0

Në kuadër të shënimi të 19 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Komunën e Rahovecit janë bërë homazhe, nderime dhe janë vendosur buqeta lulesh pranë varrezave, pllakave përkujtimore, busteve të Dëshmorëve dhe Martirëve.

Homazhet dhe nderimet kanë filluar që nga orët e hershme të ditës së sotshme në gjithë territorin e Komunës nga drejtorë dhe këshilltarë komunalë, ndërsa në qytetin e Rahovecit homazhe dhe nderime janë bërë nga ana e kryetarit Idriz Vehapi, familjar të dëshmorëve-martirëve dhe përfaqësues të OVL e UÇK-së, dega në Rahovec.

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për detyrim të prostitucionit

0

Dy persona të dyshuar për detyrim të prostitucionit janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Njësiti i hetimeve në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe janë konfiskuar si prova materiale: dy telefona , para në vlerë 250 euro dhe një veturë si mjet i kryerjes së veprës penale”, njofton PK.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje 48 orë.

Skender Susuri: Dita e mësuesit, po politizohet

0

Shef i grupit të kuvendarëve NISMA në Prizren, Skender Susuri vlerëson se Dita e mësuesit po politizoht në Prizren , si dhe në vendet e tjera të Kosovës.

“Se në Kosovë në përgjithësi, rrjedhimisht edhe në Prizren, kemi një politizim të skajshëm të çdo veprimtarie publike-shoqërore, duke përfshirë edhe arsimin si kategori e vacantë shoqërore, kjo është shumë e dukshme dhe për këtë fajësia bije mbi të gjithë, por padyshim më së shumti mbi ata që kanë udhëhequr me jetën publike dhe institucionale në Kosovë dhe bartësit e politikave arsimore, nga viti 2000 e në vazhdim. Por që do të politizohet edhe 7 marsi Dita e mësuesit, kjo është e skajshme, bile e pa etikë, e një gjë të tillë, po e bëjnë partite politike (s’paku disa prej tyre në Prizren) të cilat po organizojnë takime me veteran të arsimit dhe po ndajnë mirënjohje për ta, bile me simbolet e partive politike”, tha Susuri.

Mbi çfarë kritere apo moraliteti këto parti politike i ndajnë veteranët e arsimit, të kësaj apo asaj partie?- pyet ai/

“Veteranët meritojnë respektin e të gjithëve edhe të partive dhe liderëve të tyre politikë, por sigurisht me të tjera forma të mbështetjes dhe falenderimit, jo permes ndarjes së mirënjohjes për kontributin në arsim”.

“Besojë se të gjithë pajtohemi, se autoriteti për ndarjen e mirënjohjeve të tilla janë institucionet shtetërore, në rastin konkret DKA apo institucioni i kryetarit”.

“Përfundimisht një veprim i tillë më shumë i takon së kaluarës moniste, kur partia ishte vetë shteti”./PrizrenPress.com/

Arsenali nuk e shet Sanchezin në Premier Ligë

0

Arsenali raportohet se nuk do të lejojë që Alexis Sanchez t’i bashkohet një rivali të Premier Ligës gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Daily Mail”, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur shumë klube evropiane përfshirë Manchester Cityn e Chelsea, por Arsenali ka vendosur që për 28-vjeçarin të pranojë oferta që vijnë vetëm nga ligat tjera dhe jo ajo angleze.

Kiliani thuhet se ka dështuar të arrijë marrëveshje të re me klubin dhe gjatë kësaj vere do të largohet nga “Topçinjtë”.

PSG dhe Juve mbesin favoritët për transferimin e tij.

Një refuzim të tillë e kishte bërë më herët edhe Liverpool, kur Luis Suarezin nuk e kishe lejuat që të i bashkohet Arsenalit, por Suarez ishte transferuar në Barcelonë.

Zafir Berisha: Varianti B i formimit të Ushtrisë, nuk është ide e Hashim Thaçit!

0

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha ka theksuar se ky version i fuqizimit të FSK-së, është menduar tash e sa kohë. Ai në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic tha se projektligj të cilin sot e ka proceduar në Kuvend Hashim Thaçi, ka qenë i gatshëm tash e sa kohë.

“Ne në komision për punë të Brendshme dhe FSK-në, e kemi diskutuar dhe jo rastësisht ka qene një debat prej disa orëve për ketë variant të cilin Hashimi tash po e inicion. Ky projektligj është i gatshëm tash e vite të tëra si varianti B, për shkak bllokadës së Listës Serbe, dhe për ne pak ka rëndësi kush e inicion dhe rendësi është qe me u bë një hap i madh në këtë drejtim”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, Nisma për Kosovën do ta mbështes fuqizimin e FSK-së.

“Ne si forcë politike jemi të interësuar për të bërë një hap përpara dhe ky hap është pak i vonuar, mëgjithatë siç thotë populli më mirë vonë, sesa kurrë”, tha ai.

Barcelona përgatit kontratën e re për Messin

0

Lionel Messi pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Zërave për një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona në përfundim të stinorit po u vjen fundi, pasi që klubi katalanas shumë shpejt do t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, Barça ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për Messin, me një pagë prej 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte argjentinasin lojtarin më të paguar në botë.

Problemi i vetëm deri tani pse Messi nuk pranonte të vazhdonte kontratën ka qenë paga që i ofronte Barcelona, por me ofertën e re vështirë se pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i thotë jo një rroge të tillë.

Përplasje mes Mulla Osmanit dhe Fetah Bekollit për Jasharajt, ky i fundit ja tregon faktet

0

Pas raportimit se ishte hoxhë Fetah Bekolli, ai i cili kishte kryer ceremoninë fetare të varrimit të familjes Jasharit, e jo Mulla Osmani, siç ishte thënë deri më tash, ka shpërthyer një debat i madh në rrjetet sociale.

E këtë e kanë konfirmuar shumë pjesmarrës të asaj ngjarje, si Elmi Halmi dhe bashkëshortja e tij Ajnishahe Halimi, të cilët thanë se Mulla Osmani, as nuk kishte qenë ditën kur ishte bërë ceremonia e varrimit.

Por kjo nuk përfundon me kaq, Gazeta NewBorn, brenda burimeve familjare mëson se mes Mulla Osmanit dhe hoxhës Fetah Bekollit, ka pasur një përplasje për këtë ngjarje, dhe se ky i fundit ia ka treguar argumentet Mulla Osmanit rreth të vërtetës për ngjarjen e 19 viteve më parë.

”Ka pasur një ballafaqim mes Mulla Osmanit dhe Fetah Bekollit. Hoxhë Bekolli, ja ka treguar faktet, Mulla Osmanit për këtë ngjarje dhe për këtë gjë mandej ai ka heshtur”, ka thënë ekskluzivisht në kushte anonimiteti ky familjar brenda familjes Bekolli.

Kadri Veseli: Ligjin për Ushtrinë do ta procedoj menjëherë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në konferencën për shtyp se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të procedohet menjëherë.

“Unë qysh nesër do të thërras Kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë shumë shpejt, ashtu si parashihet përmes procedurave. Kosova ka nevojë për këtë ligj. Do të procedojmë shpejt”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.