5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6014

Malishevë: Qytetari has në një mjet shpërthyes

0

Një qytetar i fshatit Drenoc nga komuna e Malishevës ka raportiar në Polici se derisa ishte duke punuar në një fushë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të llojit granat dore A-6, shkruan PrizrenPress.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti i EOD-së ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar. /PrizrenPress.com/

Mourinho synon t’ia marrë dy yje Realit

0

Jose Mourinho është duke përgatitur një transferim befasues të dyshes së Real Madrid, Toni Kroos dhe Raphael Varane, gjatë verës.

Kroos raportohet të mos jetë i kënaqur me pozitën e tij tek Los Blancos, megjithëse së fundmi ka nënshkruar kontratën e re, dhe shihet si partner i Paul Pogba në mesfushën e United.

Mourinho po ashtu po synon ta përforcojë mbrojtjen dhe e sheh Varane si njeriun që mund t’i japë stabilitet.

Icardi tregon pse u largua nga Barcelona

0

Mauricio Icardi ka treguar arsyet që e shtynë që të largohet nga Barcelona, pasi ka qenë një ndër talentet më premtues të kësaj skuadre.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se loja e Barcelonës dhe stili i tij, janë dy gjëra krejtësisht të kundërta.

“U largova nga Barcelona sepse stili im dhe loja e Barcelonës ishin dy gjëra krejtësisht të kundërta. Më përshtatet më shumë futbolli italian, por mendoj se mund ta gjej veten edhe diku tjetër”.

“Barcelona është Barcelonë, është ëndërr e secilit futbollist, por po e jetoj ëndrrën edhe tek Interi. Synimi jonë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, mendoj se mund të arrijmë në fund” ka thënë Icardi.

icardi

Suharekë: Motoçiklisti godet traktorin, bëhet për spital

0

Një motoçiklist nga Suhareka është lënduar rëndë pasi ka goditur një traktor, shkruan PrizrenPess.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, dje në orën 15:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari”, i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë nga pakujdesia, ka goditur një traktor që drejtohej nga viktima mashkull.

Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

 

Dy profesorë nga Universiteti i Innsbruck-ut mbajtën një sërë ligjëratash në UPZ

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren këtë javë kanë qëndruar dy profesor nga Universiteti i Innsbruck në kuadër të programit ERASMUS +. Ata kanë mbajtur ligjërata të vlefshme për studentët e drejtimeve të ndryshme të UPZ-së. Prof. Dr. Forg Meier dhe Prof. Dr. Roland Werzilek, mbajtën ligjërata për studentët e Fakultetit të Filologjisë, drejtimi i Gjermanishtes, për studentët e Fakultetit të Edukimit, të Juridikut dhe të Ekonomikut.

Ardhjen e këtyre profesorëve nga ky universitet prestigjioz evropian e ka organizuar Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, të dy këta profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Profesorët Werzilek dhe Meier me këtë rast theksuan se janë ndier mjaftë mirë në Prizren për këto ditë sa kanë qëndruar dhe se janë impresionuar me stafin e përgatitur që ka drejtimi i gjermanishtes në kuadër të UPZ-së, si dhe me interesimin e madh të studentëve për të mësuar dhe nivelin shumë të mirë të njohurive të gjuhës gjermane dhe angleze. Ata thanë se kanë pasur një debat mjaft të frytshëm me personelin akademik të drejtimit të gjermanishtes dhe se kanë diskutuar për mënyrën e avancimit të këtij programe në të ardhmen. Ata shtuan se janë të gatshëm të mbështesin UPZ-në në shumë aspekte me qëllim që të zhvillohet ky universitet.

Barcelona do mbrojtësin e Arsenalit

0

Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë për transferimin e mbrojtësit të Arsenal, Hector Bellerin.

Spanjolli, që u largua nga skuadra katalunase më 2011, shihet si zëvendësues për Dani Alves.

Transferimin e tij e bën potencialisht të realizueshëm largimi i Arsene Ëenger nga Emirates Stadium gjatë verës.

Dyvjeçarit me leukemi nga Damjani i Hasit, i duhen 160 mijë euro për shërim

0

Në fillim u mendua se ishte në pyetje vetëm një ftohje dhe pezmatim i fytit, pasi kështu i thoshin edhe mjekët, por më vonë Asdren Krasniqi nga fshati Damjan i Gjakovës u diagnostikua me leukemi dhe tash i duhen rreth 160 mijë euro për shërim jashtë vendit, para këto që familja e Asdrenit nuk i ka

Jo rastësisht thuhet se shëndeti është pasuria më e madhe e njeriut. Dihet shumë mirë se një person i sëmurë në familje ka ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e anëtarëve të tjerë të asaj familjeje, posaçërisht në raste kur ata nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë të sëmurit. Këtë, në lëkurën e vet, drejtpërdrejt e ka përjetuar familja e Agim Krasniqit nga lagja e Shehut në fshatin Damjan të komunës së Gjakovës. Deri para disa muajsh, Agimi, bashkëshortja e tij dhe 5 fëmijët e tyre përbënin një familje të lumtur. Pavarësisht se edhe ata, sikurse edhe shumë familje të tjera kosovare, nuk ishin të kursyer nga problemet e natyrës financiare, ato arrinin t’i përballonin me optimizëm dhe shpresë se do të bëhet më mirë. Ai disponim i mirë në këtë familje tash mungon, lumturia e tyre disi ka tretur! Në fakt mungon tash e më shumë se dy muaj, prejse anëtarit më të vogël të kësaj familjeje, Asdrenit dyvjeçar, iu është keqësua seriozisht gjendja shëndetësore. Tash, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, por edhe farefisi i ngushtë nuk bëjnë “verë me gojë”.

Image

U tret lumturia e familjes

Janë shumë të brengosur me gjendjen shëndetësore të Asdrenit dhe të dëshpëruar që nuk janë në situatë t’i ndihmojnë vetë.

“Aty, pak para Vitit të Ri, Asdreni ishte pak i sëmurë. E dërguam te mjeku për kontroll dhe vlerësimi i parë i mjekëve ishte se është ftohur dhe se ka infeksion në fyt, për ç’arsye ai vazhdimisht djersitej. Ia përcaktuan disa terapi të cilat ne me rregull i aplikuam, por gjendja e djalit nuk përmirësohej”, fliste të premten, me mjaft mundime, babai i Asdrenit, Agim Krasniqi, i cili, për një moment e ndërpreu rrëfimin e tij, pasi mezi merrte frymë dhe nga syri i pikuan dy pika lot, të cilat i fshiu me shpejtësi dhe në mënyrë diskrete që të mos e shohin anëtarët e tjerë të familjes.

Meqenëse, përkundër terapisë së rregullt të përcaktuar nga mjekët, gjendja e Asdrenit nuk përmirësohej, babai i tij e dërgoi edhe te mjekë të tjerë dhe pas shumë kontrollimeve dhe analizave, mjekët në Prishtinë e konstatuan se çuni dyvjeçar vuan nga një sëmundje e rëndë, vuan nga leukemia.

“Ky konstatim i mjekëve ishte sikur të pëlciste një bombë e madhe në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Ngelëm pa fjalë, nuk dinim si të reagonim. Kishim dëshirë të besonim se ky është një gabim i mjekëve i cili do të ndryshoi së shpejti dhe ata do të dalin me një diagnozë tjetër, më të volitshme. Mirëpo, nga dita në ditë, kjo dëshirë jona sa vinte e zbehej. Nga dita në ditë, bëhej gjithnjë e më e qartë se, pavarësisht se nuk na pëlqente, diagnoza ishte e saktë, dhe befasinë tonë e zëvendësuan dëshpërimi dhe brenga e madhe se çka të bëjmë tash, si të veprojmë, si t’i ndihmojmë djalit? Net të tëra, unë dhe gruaja nuk kemi futur gjumë në sy, duke u munduar të gjejmë zgjidhje për këtë situatë shumë të papritur për ne” e përshkruante Agimi periudhën e kaluar prej dy muajve, që nga Viti i Ri e deri më tash. /Kosova Sot/

250 mijë euro për ndërhyrje restauruese në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Veton Firzi dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Agim Gurguri, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërhyrje restauruese – konzervuese në Qendrën Historike të Prizrenit në vlerë prej 250 mijë eurosh.

“Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm për ndërhyrje konsoliduese emergjente për shpëtim dhe rehabilitim në asetet e trashëgimisë kulturore në Qenrën Historike të Prizrenit”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

“Përmes zbatimit të këtyre ndërhyrjeve do të bëhet konsolidimi, stabilizimi dhe shpëtimi i trashëgimisë kulturore të rrezikuar nga shkatërrimi dhe dëmtimi nga faktorët e ndryshëm natyrorë dhe njerëzorë. Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet prioritet i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë ai, shkruan PrizrenPress.

Sipas Hoxhës, riaftësimi i ndërtesave të trashëgimisë kulturore – historike, adaptimi dhe destinimi i ri do të bëhet konform standardeve ndërkombëtare profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen e vlerave të tyre në njërën anë, dhe që të shfrytëzohen nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor, në anën tjetër.

Aplikimi i ndërhyrjeve restauruese konservuese, me theks të veçantë ato me karakter konsolidues – emergjent, për shpëtim dhe rehabilitim si dhe mënyra e kryerjes së këtyre ndërhyrjeve, janë detyrim ligjor dhe veprim i domosdoshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në funksion të detyrimeve që u sipërtheksuan, MKRS dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren kanë zhvilluar projekte për rehabilitimin e ndërtesave me vlera kulturore dhe historike.

Kjo veprimtari do të zbatohet përmes një qasje të integruar përmes aktiviteteve të poshtëshënuara:

– Ndërmarrjen e masave në parandalimin dhe reduktimin e fenomeneve të dëmtimit, degradimit apo shkatërrimit të trashëgimisë kulturore duke i paraprirë dhe me hartim të dokumentacionit;
– Ndërmarrjen e masave konsoliduese urgjente për të shpëtuar dhe konsoliduar trashëgiminë e dëmtuar e deri në ndërmarrjen e masave të specializuara restauruese;
– promovimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të specializuara restauruese dhe rehabilituese/studimet dhe planet e konservimit;
– promovimin e revitalizimit të trashëgimisë kulturore si komponentë për programe tjera zhvillimore.

Në këtë kontekst, MKRS dhe QRTK në Prizren përkushtohen që të zbatojnë programin e specifikuar bazuar edhe në Vendimin e MKRS – së, për aktivitete konservuese-restauruese si akt zbatues i dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 02/L – 088 për Trashëgiminë Kulturore të cilat rregullojnë aktivitetet e listuara më lartë. /PrizrenPress.com/

Nexhmije Pagarusha po i rikthehet muzikës

0

Numëron vite mbi supe, shumë prej tyre të suksesshme në karrierë, është kjo Nexhmije Pagarusha e cila vazhdon të mbetet zë i mrekullueshëm.

Artistja e emëruar tashmë me epitetin “Bilbili i Kosovës” nuk e ka përfunduar rrugën e saj të përjetshme me muzikën, kjo pasi shumë shpejt ajo do të rikthehet me një projekt të ri shumë të veçantë dhe shpirtëror.

Telegrafi mëson se Nexhmije Pagarusha kësaj radhe do të vijë me një bashkëpunim me këngëtaren Yllka Kuqi, me një këngë tepër të veçantë dedikuar nënave.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, këngëtarja Pagarusha rrëfehet për këtë rikthim të veçantë pas kaq vitesh në skenë.

“Nuk e di a ka ndonjë njeri të paprekur nga ata që e kanë përjetuar vdekjen e prindit, e në veçanti të nënës, ideja për këtë këngë më ka mahnitur shumë, ndaj dhe ftesën e Yllkës e kam mirëpritur me kënaqësi”, tha ajo për Telegrafin.

Teksti i këngës është bazuar në një ngjarje të vërtetë, dhe është shkruar nga një vajzë e cila e ka humbur nënën, e ndjera e cila ishte njëkohësisht edhe mikeshë e ngushtë e këngëtares Pagarusha, një arsye më shumë për të marrë pjesë në këtë projekt.

“Tekstin e këngës e ka shkruar vajza e një shoqes sime të ndjerë, me të cilën kam pasur një miqësi shumë të mirë, ndërsa Yllka e ka kënduar në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi më tej ajo.

Yllka dhe Nexhmija nuk janë të vetmet këngëtare të cilat do të marrin pjesë në këtë këngë, pasi në zërat përcjellës do të jenë Leonora Jakupi e Genc Prelvukaj, gjersa protagonistë në klip janë aktorët e njohur të skenës sonë: Ylber Bardhi, Fatos Kryeziu dhe Adriana Matoshi.

“Klipi ka përfunduar xhirimet para pak ditësh, jemi ndarë të kënaqur me realizimin. Unë vazhdoj t’u përgjigjem projekteve të veçanta në muzikë përderisa ende kam forcë, atëherë kur unë të të mos mundem, do të them mjaft”, ka përfunduar Nexhmije Pagarusha në rrëfimin e saj për Telegrafin.

Data e publikimit të këtij projekti, që me shumë gjasë do të mbajë titullin “Nënë” është 4 mars 2017, në kuadër të festës së gruas e cila është për pak ditë.

Mbetet të shihet se sa i bukur do të jetë ky projekt i cili me temën e veçantë që trajton, ka mbledhur rreth vetës shumë artistë.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Suharekës (Foto)

0

Një aksident rrugor ka ndodhur në Rrugën e Kombit, më saktësisht në afërsi të qytetit të Suharekës. Veturat janë përplasur në aksin rrugor në drejtim të Shqipërisë.

Nga fotografitë që Gazeta Express ka siguruar nga një lexues, aksidenti duket të ketë qenë i rëndë edhe pse nuk ka të dhëna për ndonjë viktimë.

Ditët e fundit janë shënuar me aksidente të shpeshta rrugore, disa prej të cilave kanë pasur edhe pasoja tragjike.