7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6017

Szczesny mendon rikthimin te Arsenal

0

Wojciech Szczesny ende i pavendosur për të ardhmen e tij.
Portieri polak nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Szczesny është i huazuar te Roma nga Arsenali, por ai nuk përjashton mundësinë që të kthehet sërish në Londër.

Në një intervistë për mediat angleze, reprezentuesi polak ka shfaqur dashurinë që ka për ‘Topçinjtë’.

“Londra mbetet shtëpia ime e dytë, pasi që aty kam kaluar vite shumë të bukura”, ka deklaruar ai.

“Edhe në Romë jam shumë i lumtur, por në fund të stinorit do të ulem dhe të bisedoj me agjentin tim për të ardhmen”, ka theksuar Szczesny.

Aktakuzë ndaj njëzet policëve nga Prizreni

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër njëzet 20 zyrtarëve policorë.
“Sh.D., S.V., N.R., A.R., M.B., I.D., I.A., A.E., B.Z., B.Z., Q.B., A.G., A.R., S.N., Sh.G., Sh.Z., A.K., L.G., Sh.Z. dhe N.Z., akuzohen për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit, zyrtarë policorë në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së./Telegrafi/

E duan rikthimin e Rooneyt

0

Klubi anglez, Everton nuk e fsheh dëshirën për ta rikthyer në skuadër ish-yllin e tyre, Wayne Rooney.

Mediat britanike shkruajnë se krerët e Evertonit bashkë me trajnerin Ronald Koeman janë duke menduar rikthimin e sulmuesit anglez, i cili duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Old Traffordi.

Rooney prej kohësh është i lidhur me transferimin në Kinë, por siç raportohet lojtari është i gatshëm ta shqyrtojë ofertën e klubit të tij nga fëmijëria. Evertoni do të provoj që në këtë vera ta rikthej reprezentuesin e Anglisë në skuadër.

Zafir Berisha: Mbatja peng e Ramushit, lojë djallëzore

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke e quajtur si një “lojë djallëzore të qeverisë”.

“Mbajtja peng e Ramushit, lojë djallëzore e qeverise esadiste në vende”, ka thënë Berisha në Facebook.

Suharekë: E rrahin burri e vjehrri, largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët

0

Në Suharekë, viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe babai i bashkëshortit të saj.

Viktima është detyruar që së bashku me fëmijët e saj të largohet nga shtëpia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe kanë marrë viktimën me tre fëmijët e saj, të cilët janë trajtuar në bazë të procedurave vepruese.

Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të arrestuar

Nait Hasani kërkon rikthimin e Speciales në Kuvend

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputet që në seancën e ditës së sotme të futet sërish në rend të ditës diskutimi për Gjykatën Speciale.

Hasani ka thënë se beson që Gjykata Speciale është kundër interesave të invalidëve të luftës e të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Po kërkoj nga grupet parlamentare që të shtijë në rend të ditës këtë çështje”, ka thënë Hasani.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje serike në Prizren

0

Është arrestuar një i dyshuar i cili para tre muajve kishte kryer disa vjedhje të rënda në Prizren

Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha tha se policia ka siguruar prova të besueshme për dy rast të cilat e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

“Hetuesit thonë se me datën 28 nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në marketin “Ibra Trade” në rrugën “Shotë Galica” dhe nga aty kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme; dy telefona celularë dhe gjësende tjera ushqimore”, tha Berisha.

Po ashtu është zbuluar edhe vjedhja që kishte ndodhur me datën 11 shkurt 2017 në furrën “Zyberi” që ndodhet në rrugë “Reshat Karjagdiu” me ç’ rast ishin vjedhur para të gatshme.

“Hetuesit po punojnë për ndriçimin e rasteve tjera që dyshohet t’i ketë kryer ky i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor”. PrizrenPress.com/

Luis Enrique largohet nga Barcelona

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se ky është sezoni i fundit i tij në krye të katalanasve.

Menjëherë pas fitores tenistike, 6-1 ndaj Sporting Gijon, gazetarët pyetën Enriquen, nëse dop të rinovonte kontratën që i përfundon në muajin qershor dhe trajneri u përgjigj: “Nuk do të rinovoj”.

Zërat për largimin e Luis Enriques kishte kohë që qarkullonin, por humbja e thellë në Paris, i ka shtuar edhe më shumë përplasjet brenda klubit katalanas.

Prej kohësh flitet se midis Luis Enriques dhe senatorëve të ekipit të Barcelonas ka përplasje të vazhdueshme, të cilat janë reflektuar shpesh edhe në fushën e lojës.

Luis Enrique erdhi në krye të Barcelonas, në vitin 2014 dhe në sezonin e parë fitoi tripletën, ndërsa në të dytin, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit

573 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

0

Besëlidhja e Lezhës i njohur edhe me emërtimet tjera si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Pricave Shqiptarë të viteve 1444 të cilët dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti. Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Princërit që morën pjesë ishin Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjerë në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II.

Të ardhurat e ushtrisë së Besëlidhjes, në vit, vinin nga pagesat e princërve të Besëlidhjes, nga të ardhurat e principatës së Kastriotëve dhe nga shëllinat (minat e kripës) e Kampopeshkupit, afër Shën Kollit, në veri të Durrësit. Vlerën e një ushtrie të gatshme për luftë në çdo minutë Skënderbeu e kishte parë tek shërbimet e Jeniçerëve. Fitimet e Turqisë i detyroheshin këtij trupi ushtarak i cili ishte themeluar nga Sulltan Orhani.

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do t’i zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komandën e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do t’i fuste në përdorim vetëm kundër ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Për më shumë vite e shekuj e edhe sot ky kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike në të cilat vendosë shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë shqiptare.

City e United në ‘luftë’ për Lindelof

0

Manchester City i është bashkuar rivalit të qytetit, Manchester Unitedit në luftë për mbrojtësin e Benficës Victor Lindelof, transmetojnë mediat angleze.

“Djajtë e kuq” ishin afër për ta marrë futbollistin e Benfices në janar, por në fund dështuan tentimet e klubit nga “Old Trafford” për ta bërë te vetin lojtarin.

Por Jose Mourinhos tani ju kanë shfaqur rivalët e tij të cilët synojnë ta bindin lojtarin e Lindelofin, i cili po bën një super-sezon më skuadrën portugeze.