Home Blog Page 6019

Big Brother/ Përçahen Olsi dhe Fiorentina

0

Shakaja gjysma e së vërtetës dhe ajo që nisi si me shaka mes Olsit dhe Fiorentinës për xhelozitë dhe tradhtinë, përfundoi në debat mes tyre.

“Mbrëmë të kam thënë ik shih punët e tua se isha në kulmin e gjumit”, i thotë Olsi në lidhje me bërtitjen që i ka bërë një natë më parë.

Fiorentina ja kthen duke i thënë se kishte fikë vetëtimat, ndaj i foli.

“Po unë kam frikë bubullimat, prandaj të shtrëngova fort, po ti u solle shumë keq. Po ti, kur mbaron punët e dua nuk do t’ja dish fare për të tjerët dhe po të flas seriozisht për këtë dhe jam me nerva”, i thotë ajo.

“Kam qejf kur nevrikosesh ti”, i thotë Olsit, por Fiorentina vazhdon të këmbëngulë se ai po mendon vetëm për veten e vet brenda shtëpisë.

Pas dushit dhe ngacmimeve me Armelën, Olsi del për cigare me Fiorentinën, ku kjo e fundit nuk ja kursen vërejtjet.

Ajo është e mërzitur se Olsi i ka bërtitur një natë më parë.

“Pse më bërtite? Unë nuk isha mirë”, i thotë ajo.

“Po ja ashtu, nuk do të jemi gjithmonë njësoj ne, edhe do të bërtasim”, përgjigjet Olsi.

“Me mua do të jesh gjithmonë njësoj!”, ia kthen Fiorentina.

Fiorentina e pyet se me kë po e tradhton ai dhe si shembull i kujton fikjen e cigares. “Se edhe kur ishe andej, sa herë që ndizja cigaren më fikej”, i thotë ajo.

Januzaj në Fenerbahce?

0

Klubi i famshëm turk, Fenerbahce ka filluar të mendoj për përforcimet në afatin kalimtar të verës.
Drejtuesit e skuadrës turke qysh tash janë duke menduar për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të krijojnë një skuadër të denjë për sfidat e edicionit të ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, anësori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, i cili luan në huazim tek Sunderlandi, është objektiv i Ferenbaces, transmeton KosovaPress. Januzaj nuk po kalon periudhe të mirë tek skuadra e David Moyes dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Premier Leagues.

Jose Mourinho pak kohë më parë ka bërë të ditur se nuk do të llogarisë më në shërbimet e Januzajt.Një ofertë joshëse nga Fenerbaces mund të jetë bindëse për shqiptarin që të transferohet në Turqi.

Si u dashurova në profen tim, unë vajza e hasretit?

0

Jam vajzë hasreti, shumë e përkëdhelur nga familja ime. Nuk ma prishnin për asgjë. Në shkollë kurrë s’kam qenë e mirë, por tash them budallaqe isha që nuk mësoja. Në universitetin privat ku studioja më shumë rrija në kafe sesa në mësim. Dhe, një ditë, teksa pija kafe, takova mashkullin më simpatik që kanë parë ndonjëherë sytë e mi, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Dafina, nga Prishtina.

Ai ishte shtatlartë dhe i bukur. Era e parfumit të tij më magjepsi. Ai ishte profesori im. Nga shoqet e mia mësova se ishte i martuar po me profesoreshë, por që punonte në një universitet tjetër. Kur mësova emrin e saj, shpejt e shpejt hapa telefonin, hyra në profilin e saj dhe doli foto e saj: një bionde simpatike, sykaltër, ndryshe nga unë që jam zeshkane. Dhe, në ato çaste aq e fiksuar isha sa mendoja se do bëhem bionde si ajo. Nga ajo ditë fillova të vishesha si ajo me klas, sepse deri atëherë vishesha si vajzë rrugaçe, pothuajse krejt pa shije… Dhe, po nga ajo ditë unë isha e dhënë shumë pas saj: isha një e burgosur e atij pasioni… Unë u dhashë shumë më shumë pas saj, edhe pse ende nuk e kisha parë, sesa pas profës sim… Ndërkohë, që ta largoja mendjen nga profa dhe gruaja e tij, që më tërhiqte shumë, vendosa të krijoj një lidhje dashurie me një nga shokët e mi të studimeve, e i cili kishte kohë që më vardisej. Dashuria me të zgjati nja gjashtë muaj, por e ndërpremë, sepse mendja nuk më hiqej dot as nga profa e as nga gruaja e tij..

Dhe, meqë e dija se profa nuk do të bëhej kurrë imi, vendosa ta ndërroj fakultetin. Këtë herë kalova me studime në Tetovë, në universitetin shtetëror të këtij qyteti.

Por, një ditë, teksa pija kafe në restorantin “N’kat” në Tetovë, e që ndodhet afër universitetit, zemra ime ndali, shikimet u ndeshen dhe më buzëqeshi dhe e përshëndeta. Ishte profa nga Prishtina… Të nesërmen bëra atë që mendoja ta bëja gjithmonë, por s’kisha guxim, i shkrova një sms, sepse numrin e telefonit të tij e mora nga një shoqe imja, studente e tij. I dërgova ftesë, ma pranoi, por nuk më foli, më bëri “like”… Kur më shkroi më tha se mund të takoheshim. Dhe, ashtu ndodhi… U takuam në një vend ku s’kishte njerëz të tjerë… U puthëm, por nuk bëmë gjë më shumë… Më tha se këtë po e bënë për mua, meqë e dinte se që moti e dashuroja. Më tha se nuk do shkoj tutje më thellë, sepse e do gruan e vet dhe nuk dëshiron të më lëndoj as mua… E falënderova për atë takim, për atë puthje, të cilën sa herë e kujtoj më dridhet trupi…/Dafina /“Kosovarja”/

Për një javë policia shqipton mbi 4 mijë tiketa trafiku

0

Rregullat e trafikut nuk respektohen nga një numër i madh i ngasësve të makinave.

Si rrjedhojë e kësaj edhe numri i aksidenteve të shkaktuara si me fatalitet ashtu edhe me lëndime është i konsiderueshëm.

Policia e Kosovës vetëm gjatë javës së fundit ka shqiptuar 4 mijë e 285 tiketa trafiku, shkruan AktivPress.

Sipas Policisë së Kosovës, shkeljet e vizitësve në trafik janë të llojeve të ndryshme dhe ky institucion shqipton dënime për të gjitha shkeljet që i has në rrugët e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për AktivPress se dënimet që më së shpeshti shqiptohen nga policia janë për tejkalim të shpejtësisë.

“Policia e Kosovës, shqipton tiketa për të gjithë ngasësit që i has në trafik dhe që vërteton se kanë bërë shkelje të vozitjes. Dënimet që më shpeshti shqiptohen, vijnë si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë dhe harkimeve ilegale”, ka thënë Kelani.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Policisë së Kosvës, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente me të lënduar dhe 17 të tjera pa të lënduar. /AktivPress/

Përkujtohet dëshmori Alush Kryeziu

0

Dëshmori Alush Kryeziu, është përkujtuar sot në 25-vjetorin e rënies heroike në Prizren.

Bashkëveprimtarët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, kanë vlerësuar lartë kontributin e tij.

Ata, në shenjë përkujtimi kanë vendosur lule në varrin e dëshmorit.

Kryeziu ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtar për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ai, në vitin 1987, nga Shtabi i Brigadës 28/128, caktohet në detyrën e Komandantit të Njësitit “Zjarri 003” në Prizren.

Në mesnatën e datës 19.04.1992, në lagjen “Ortakoll” në Prizren, ai bie në pritë të policisë serbe, duke u vrarë pas shpine. /TVPZ/

Saranda nga Hoça e Vogël, vdiq në prehrin e gjyshes

0

Gjylshahe Lezi, nga Hoça e Vogël, rrëfen për tmerrin që ka përjetuar ajo bashkë me familjen në natën e 2 prillit të vitit 1999, nga forcat vrastare të regjimit serb.

“Ka qenë ora një çerek para mesnate të 2 prillit të vitit 1999 kur në shtëpinë tonë ranë granatat. Nuk e di prej nga, por e di se na rrëzoi shtëpinë dhe pllaka e shtëpisë gati na zuri të gjithëve. U plagos rëndë Saranda, vajza ime 12 vjeçe, por u plagos edhe burri im, Bislimi. U plagosën edhe Haxhiu atëherë tre vjet e gjysmë dhe Besirja gjashtë vjeç. Morëm ikën e shkuam te lumi. Aty Saranda më lypi pak ujë dhe pas një ore dha shpirt. Tash burrat thanë po ikim po ku me shku drejt e në Krushë të Madhe”, tregon për gazetën “Kosova Sot” tmerrin e asaj dite Gjylshahe Lezi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Image

Saranda dha shpirt te lumi

Gjlylshahe Lezi tregon se Sarandës i kishin dalë zorrët jashtë.”Saranda më kërkonte ujë, po unë kisha dëgjuar se t’i japësh ujë edhe mund të vdesë. Pas kësaj ajo i kërkoi vjehrrës sime t’ia prekë këmbët dhe aty dha shpirt”, shprehet ajo. Me lot në sy Gjylshahja tregon se si ishin të plagosur edhe dy fëmijë dhe burri. “Ashtu me të plagosur u nisëm drejt rrugës së madhe. Ne posa kemi dalë në asfalt të Krushës së Madhe, janë afruar forcat serbe dhe na kanë pyetur. A ende jeni gjallë a? Po ne ju gjuajtëm duke menduar se po ju vrasim të gjithëve, tash shkoni në Shqipëri. Kam pasur dhimbje të madhe për të gjithë. Kurse kunati im shkoi tek varrezat e Nagavcit dhe e varrosi vajzën. Shpirti i vdekur mbeti aty, por me tre të plagosur u nisëm që bile këta të shpëtojnë. Ajo ka qenë natë e varrit për mua”, tregon nëna Gjylshahe për “Kosova Sot”.

Besim Lezi e ka edhe sot plagën në këmbë nga lufta. Ai thotë se e bren vazhdimisht në shpirt që nuk i dha ujë Sarandës, vajzës së tij 12-vjeçare, që kërkonte vazhdimisht një pikë ujë. “Erdhën policia na panë në fshat dhe na thanë se ne duhet të shkojmë sonte në Nagavc se Hoçën do ta granatojnë. Ne shkuam bashkë në një shtëpi. Aty burrat u ndamë në një dhomë dhe fëmijë e gra në dhoma të tjera.

Natën e 2 prillit 1999 ka qenë një krismë e madhe, aty pllaka e shtëpisë ra. Unë u plagosa në këmbë, më plagosën tre fëmijë, kurse më së rëndi ishte e plagosur Saranda. Asaj granata ia kishte shqyer barkun. Zorrët i kishin dalë jashtë. Ashtu të plagosur me piskamë e dhimbje shkuam tek lumi. Gjithë kohën Saranda më kërkonte ujë, por unë s’i dhashë se mendova mos po më shpëton. Aty vëllai im e pa sa është ora më tha Sarandën po e dërgonte tek mjeku. Kurse ajo nënës sime i kërkoi t’ia prekte këmbët. Ajo aty ndërroi jetë”, është shprehur ai.

“Saranda vdiq dhe e varrosa ashtu si munda në varrezat e Nagavcit. Nga ajo ditë e nga ai çast beso e kam zemrën përgjysmë se si nuk ia dhashë një pikë ujë vajzës sime”, tregon për gazetën Besim Lezi, i cili qante si fëmijë.

Image

Prilli ia rikthen dhimbjet familjes Elezi

Besim Lezi thotë se për 24 orë arritën në Vërmicë. “Aty na ndalën e na keqtrajtuan dhe na i morën dokumentet. Duke na parë të plagosur policët serbë na thoshin se jemi ushtarë të UÇK-së. Shqiptarët kanë përjetuar eksodin biblik të pranverës së vitit 1999, kur të dëbuar me dhunë nga ushtria e paramilitarët serbë që kishin nisur të zbatonin operacionin “Patkoi” zbatuan dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta.

“Atje në Kukës na dërguan nëpër disa banesa, na si sollën mjekët për një muaj rresht. Jemi shëruar unë edhe fëmijët. Aty pastaj pas një muaji na dërguan në Laç derisa jemi kthyer”, shprehet Besim Lezi. Ai me emocione të veçanta kujton atë kohë dhe thotë se ka mbi një mijë fotografi të dhembjes së asaj kohe. Sa herë vjen prilli vijnë edhe dhembjet për familjen Lezi.”Rruga prej Krushës së Madhe deri në Kukës atëherë e sot e kësaj dite ka mbetur rruga më e vështirë e jetës sonë. Edhe atje në varr këtë rrugë nuk do ta harroj kurrë”, kujton Besim Lezi./Kosova Sot/

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

0

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Vjedhje masive në Vlashnje të Prizrenit

0

Fshati Vlashnje e Prizrenit, është bërë mbrëmë cak i hajnave, ku kanë plaçkitur dhjetë shtëpi.

Siç raporton TV Prizreni, ata kanë vjedhur mijëra euro dhe sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Vlashjanët janë të tmerruar me këtë rast, dhe shprehin shqetësimet e tyre karshi organeve kompetente për neglizhencë, sepse sipas tyre hajnat kanë vepruar ngjashëm edhe shumë herë të tjera, dhe deri më tani jo që nuk është arrestuar askush , por as nuk është bërë identifikimi i tyre.

Hajnat, sipas banorëve të Vlashnjes, përveç “gjahut” në rreth 10 shtëpi, janë munduar të vjedhin edhe në objekte të tjera të banimi, duke dëmtuar dyer e dritare. /TV Prizreni/

Dokumentar mbi ikonën e muzikës pop Whitney Houston

0

Del në sallat e kinemasë nga 24 deri në 28 prill dokumentari “Whitney”, mbi jetën e një prej zërave më me ndikim dhe ikonikë të historisë së muzikës: Whitney Houston.

Pesë vjet nga vdekja, në 11 shkurt 2012, filmi i shpërndarë nga “Eagle” do të lejojë të rijetojë të gjitha etapat e një suksesi të madh dhe të gjitha fazat e një jete të mbushur me dashuri, skandale dhe eksese deri në epilogun tragjik të një gruaje të fortë, por në të njëjtën kohë edhe shumë të dobët.

I përbërë nga materiale të papublikuara më parë, mes të cilave skena të jetës së përditshme të Whitney dhe familjarëve të saj, intervista të kolegëve dhe miqve, të alternuara me sekuencat më të bukura të koncerteve të saj, Whitney bën të mundur njohjen më mirë të këtij ylli të madh e të ndritshëm, që shkoi pak nga pak duke humbur dritën vitet e fundit.

Regjisori Nick Broomfield, në fakt, ka deklaruar se ka hetuar në thellësi të jetës së Whitneyt për t’i kuptuar arsyet, të cilat nga një sukses i madh yjor e çuan në një rënie pikëlluese artistike dhe personale.

“BBC”-ja e ka realizuar dokumentarin duke ia besuar punën Nick Broomfield, regjisor anglez, i njohur për kapacitetin për të rrëmuar në jetën e artistëve më të famshëm e që u bë i njohur për dokumentarin e një tjetër ikone të muzikës si Kurt Cobain.

Whitney Houston ishte një nga artistet femërore të një suksesi të madh dhe në karrierën e saj ka thyer shumë rekorde dhe u ngjit në klasifikime vit pas viti.

Misioni i Messit

0

Barcelona takohet me Juventusin në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino ka përfunduar 3:0 në të mirë të Juventusit.

Gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ e hap gazetën me titullin: “Misioni i Messit”.

CdS e shikon argjentinasin si njeriun që mund të kthej rezultatin në favor të klubit spanjoll, por nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Messi ka shënuar 498 për katalunasit, por nuk i ka bërë kurrë gol Gianluigi Buffonit.