8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6024

Veseli premton ta bëjë Prizrenin qytet të Ministrisë së Turizmit

0

Gjatë vizitës së tij të sotme në Prizren, kryetari i Kuvendit të Kosovës dha një premtim ndryshe në këtë qytet me trashëgimi të begatshme kulturore.

Në një foto të siguruar nga Telegrafi, kryekuvendari Kadri Veseli shihet tek i bën vizitë një ëmbëltoreje prizrenase dhe tek bashkëbisedon me kalimtarë të rastit.

Në këtë vizitë, siç mëson Telegrafi, ai zyrtarëve dhe banorëve të Prizrenit u ka premtuar krijimin e Ministrisë së Turizmit, e cila selinë do ta ketë në Prizren. /Telegrafi/

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje një burrë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë për një burrë nga Prizreni.

“Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale M.B. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag. 1 pika 1.1 të KPRK –së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 300,00 (treqindë) euro ndërsa për veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 333 parag.1 të KPRK-së i shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 200(dyqindë) euro”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “deri te ky vendim është ardhur sepse me datën 06.01.2017 në orë 09.50 minuta në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi” pikërisht në objektin e hotelit “Dardania Palace” , me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar momentin e volitshëm mos prezencën e askujt në hotel, me përdorimin e forcës me mjet të përshtatshëm, hynë brenda në objekt nga ku merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit si dhe ia dëmton derën e hyrjes së hotelit duke i shkaktuar të dëmtuarit me iniciale A.Th. dëm material në vlerë prej 3000 euro (tremijë)”.

“Mundet Kosova me ndryshu, por Naiti jo”

0

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, është i vetmi nga kjo parti që është deklaruar zyrtarisht kundër marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi.

Sipas tij, Kosova humb territor më ketë marrëveshje, duke bërë kështu të kundërshtoi edhe qëndrim e PDK dhe ekspertëve që u deklaruan se Kosova është ‘ok’ me sipërfaqe bile me demarkacion është edhe më e madhe, raporton lajmi.net.

Pra, as faktet që solli Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit, i cili tha se është rritur sipërfaqja e Kosovës nga 10.887 në 10.905.25 nuk ka bërë që të ndryshohet mendja e Hasanit.

Qëndrimi i deputetit të PDK-së, nuk do të ndryshojë edhe në qoftë se ndryshon krejt Kosova mendje, kështu të paktën i tha Hasani lajmi.net.

“Mundet Kosova me ndryshu, por Naiti jo”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Finalizohet Plani Strategjik i Spitalit të Prizrenit

0

Është mbajtur punëtoria përmbyllëse  e elaborimit  të Planit Strategjik për Spitalin e Prizrenit.

Plani Strategjik është pjesë e Programit Përkrahës për Shëndetësinë në Kosovë- KSV/017, implementuar nga LuxDev dhe Ministria e Shëndetësisë. Në punëtori kanë marrë pjesë udhëheqësja e programit, Dr. Afërdita Ademi-Osmani, si dhe ekspertët  dr. Ilir Ilir Hoxha, Prim.dr. msc, Dorjan Marushiq, ekspert i politikave shëndetësore dhe Msc. Jakop Ceglar, ekspert shëndetësor.
1 23022017.jpg
“Edhe kjo punëtori ka qenë shumë e suksesshme dhe përmbyll ciklin e punëtorive të elaborimit të Planit Strategjik të Spitalit të Prizrenit për periudhën 2017-2021. Ky plan do të jetë udhërrëfyes për punën e spitalit të Prizrenit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Prizrenit, regjionit të Prizrenit dhe më gjerë. Grupet punuese në mënyrë të suksesshme kanë definuar  misonin, vizionin, filozofinë e biznesit, objektivat strategjike dhe specifike për zhvillimin e Planit Strategjik Pesëvjeçar të Spitalit të Prizrenit”, -tha dr. Afërdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e Programit KSV/017.
Në emër të grupit punues dhe gjithë punëtorëve të sptalit të Prizrenit, ka falënderuar drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Afrim Avdaj
“Në emër të grupiot punues, që ka treguar përkushtimin për të dhënë kontributin maksimal në të gjitha detyrat e dhëna, në emër të gjithë punëtorëve të spitalit të Prizrenit, si dhe në emrin tim personal falënderoj Qeverinë e Luksemburgut dhe Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës që spitalin e Prizrenit e ka përzgjedhur të jetë pjesë  e projektit.  Gjithashtu falënderoj edhe udhëheqësen e projektit, dr. Afërdita Ademi- Osmani, dr. Ilir Hoxhën, si dhe ekspertët ndërkombëtar Dornjan Marushiq dhe Jakob Ceglar. Ju siguroj se do të jemi të përkushtuar të kryejmë të gjitha detyrat që kërkohen nga ne, me qëllim që projekti të realizohet në tërësi”,-theksoi drejtori i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass.Dr. Afrim Avdaj.
2 03022017.jpg
Në muajin mars Plani Strategjik i Spitalit të Prizrenit do të prezantohet para të gjitha autoriteteve relevante shëndetësore.

Arrestohen katër persona në Prizren

0

Katër persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Komunikata e Policisë

Rr. “Wiliam Walker”, Prizren 23.02.2017-10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Prizren 23.02.2017-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Rr. “Sami Koka”, Prizren 23.02.2017-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Fshati Lubizhdë, Prizren 23.02.2017-19:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është liruar dhe mbetet të paraqitet në gjykatë me datën 24.02.2017.

Prizren: Ish-drejtori i “Agrokosova Holding” akuzohet për korrupsion

0

Ish-drejtori i “Agrokosova Holding”, Habib Usaj, i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, të enjten, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se kompetencat e ti si drejtor kanë qenë jashtëzakonisht të kufizuara. Usaj ka thënë se asnjë vendim nuk ka mundur ta merr, pa marrë pëlqimin e dy aksionarëve ose përfaqësuesve të tyre, madje, siç tha ai, as të nënshkruajë ndonjë kontratë të punës.

Pas dhënies së mbrojtjes nga i akuzuari Usaj, prokurori i rastit, Genc Nixha, ka kërkuar që t’i jepet kohë për të përgatitur fjalën përfundimtare.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka aprovuar kërkesën e prokurorit, ka ndërprerë shqyrtimin dhe vazhdimin e të njëjtit e ka caktuar për 22 mars 2017, me fillim në ora 13:30.

Habib Usaj, akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin, ka nënshkruar dy kontrata me kompaninë “Euro Test” nga Novi Pazari për shitjen e verës prej 1.000.000 litrash. Sipas aktakuzës, në njërën kontratë është shënuar çmimi i shitjes prej 0.17 euro, për litër, ndërsa në tjetrën 0.20 euro për litër, duke mos paguar tatimin në fitim ne shumë prej 5.085.40 euro,

Poashtu, Usaj, akuzohet se me rastin e dhënies së pagës mujore, për zyrtarin Giancarlo Koliotassis, nuk e ka paguar tatimin, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, në shumën prej 4.692.50 euro./betimiperdrejtesi/

Suharekë: Grua e burrë përleshen sikur nëpër filma

0

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Suharekë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, edhe ajo e dyshuar janë përleshur fizikisht.

E dyshuara e ka goditur bashkëshortin me një pajisje elektrike, e më pas i dyshuari e qëllon me një mjet të mprehtë thikë.

E dyshuara ka pësuar lëndime trupore ajo është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aktakuzë ndaj katër hajnave në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga ky qytet , pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës të pandehurit më 8 nëntor të vitit të shkuar , në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur dhe duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H.

Në këtë rast, të pandehurit e kanë detyruar viktimin nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia, transmeton Klan Kosova.

Dëmtohen varrezat në Neprogoshtë

0

Në fshatin Neprogoshtë të Prizrenit, janë dëmtuar varrezat myslimane. Dëmtimi i tyre është bërë nga një boshnjak.

Policia, ndërkaq ka arrestuar të dyshuarin.

“ I dyshuari është me të meta psikik”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Korrupsioni po e rrënon Republikën

0

L ufta kundër krimit dhe korrupsionit po vendnumëron në shtetin e Kosovës, ndërsa shumica e analistëve politikë për këtë mosveprim bëjnë përgjegjës strukturat e larta politike qeveritare, të lidhura me strukturat kriminale, që po vetë-amnistohen nga ndëshkimi për shkak të korrupsionit, viktimë e të cilit është qytetari. Dihet mirëfilli që sa më shumë korrupsion që po ndodh në Kosovë, aq më pak qytetarët marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore, sepse paratë që duhet të rishpërndahen për qytetarët përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. Për këtë shkak është krejt e kotë me këtë klasë politike të arrihen integrimet evropiane, pikërisht për shkak të këtij pushteti korruptiv në të dyja nivelet, si dhe gjyqësorit joefikas. Sipas analistit politik, Ali Hertica, korrupsioni në shoqërinë kosovare është mjaftë i thellë.

“Derisa nuk ka aspak ndëshkim të dorës së zgjatur, që e mbjellin, kultivon dhe është bashkëpjesëmarrëse në krim dhe korrupsion, me të drejtë mund të konkludojmë se aty janë të involvuar vetë pushtetarët, prandaj edhe ata po vetë-amnistohen, duke mos vepruar kundër këtij fenomeni kancerogjen për të ardhmen e shtetit dhe zhvillimin”, potencoi ai.

Korruptimi, i zakonshëm

Sipas Herticës, ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit. “Ne si shoqëri kosovare mund ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik, vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të ‘peshqve të mëdhenj’, pasi konsideroj që ‘peshk i madh’ është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, një kohe shumë të shkurtër, dhe kjo ka ardhur vetëm si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të aftër me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet”, tha Ali Hertica. Edhe prof. Riza Smaka thotë se është fakt që korrupsioni në vendin tonë është galopant dhe nuk luftohet as minimalisht nga institucionet përkatëse.

“Për të qenë e keqja edhe më e madhe, në opinionin publik mbase është krijuar një perceptim se korrupsioni është aq i rëndomtë, saqë pa aplikime të formave të caktuara të tij nuk mund të kryhet asnjë farë pune zyrtare. Nëse do të vijonte kjo praktikë, mund të krijohet një klimë politike koekzistente me korrupsionin, madje një trajtë e koekzistencës paqësore tok me korrupsionin”, u shpreh ai. “Nuk ka farë dyshim se defekti qëndron te klasa politike qeveritare, e cila nuk ka as vullnet politik, as kapacitete funksionale për ta luftuar korrupsionin. Ndryshe, parakushti themelore për liberalizimin e vizave në vendin tonë realisht nuk është “demarkacioni” i sponsorizuar nga Qeveria, por demarkacioni bilateralisht i akorduar nga Kosova dhe Mali i Zi , në një anë, si dhe eliminimi i korrupsionit, i cili nga shkaqet e thëna vështirë që do të luftohej e të mos flitet për eliminimin e tij”, tha Smaka për “Kosova Sot