8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6025

Aktakuzë ndaj katër hajnave në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga ky qytet , pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës të pandehurit më 8 nëntor të vitit të shkuar , në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur dhe duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H.

Në këtë rast, të pandehurit e kanë detyruar viktimin nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia, transmeton Klan Kosova.

Dëmtohen varrezat në Neprogoshtë

0

Në fshatin Neprogoshtë të Prizrenit, janë dëmtuar varrezat myslimane. Dëmtimi i tyre është bërë nga një boshnjak.

Policia, ndërkaq ka arrestuar të dyshuarin.

“ I dyshuari është me të meta psikik”, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Korrupsioni po e rrënon Republikën

0

L ufta kundër krimit dhe korrupsionit po vendnumëron në shtetin e Kosovës, ndërsa shumica e analistëve politikë për këtë mosveprim bëjnë përgjegjës strukturat e larta politike qeveritare, të lidhura me strukturat kriminale, që po vetë-amnistohen nga ndëshkimi për shkak të korrupsionit, viktimë e të cilit është qytetari. Dihet mirëfilli që sa më shumë korrupsion që po ndodh në Kosovë, aq më pak qytetarët marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore, sepse paratë që duhet të rishpërndahen për qytetarët përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. Për këtë shkak është krejt e kotë me këtë klasë politike të arrihen integrimet evropiane, pikërisht për shkak të këtij pushteti korruptiv në të dyja nivelet, si dhe gjyqësorit joefikas. Sipas analistit politik, Ali Hertica, korrupsioni në shoqërinë kosovare është mjaftë i thellë.

“Derisa nuk ka aspak ndëshkim të dorës së zgjatur, që e mbjellin, kultivon dhe është bashkëpjesëmarrëse në krim dhe korrupsion, me të drejtë mund të konkludojmë se aty janë të involvuar vetë pushtetarët, prandaj edhe ata po vetë-amnistohen, duke mos vepruar kundër këtij fenomeni kancerogjen për të ardhmen e shtetit dhe zhvillimin”, potencoi ai.

Korruptimi, i zakonshëm

Sipas Herticës, ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit. “Ne si shoqëri kosovare mund ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik, vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të ‘peshqve të mëdhenj’, pasi konsideroj që ‘peshk i madh’ është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, një kohe shumë të shkurtër, dhe kjo ka ardhur vetëm si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të aftër me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet”, tha Ali Hertica. Edhe prof. Riza Smaka thotë se është fakt që korrupsioni në vendin tonë është galopant dhe nuk luftohet as minimalisht nga institucionet përkatëse.

“Për të qenë e keqja edhe më e madhe, në opinionin publik mbase është krijuar një perceptim se korrupsioni është aq i rëndomtë, saqë pa aplikime të formave të caktuara të tij nuk mund të kryhet asnjë farë pune zyrtare. Nëse do të vijonte kjo praktikë, mund të krijohet një klimë politike koekzistente me korrupsionin, madje një trajtë e koekzistencës paqësore tok me korrupsionin”, u shpreh ai. “Nuk ka farë dyshim se defekti qëndron te klasa politike qeveritare, e cila nuk ka as vullnet politik, as kapacitete funksionale për ta luftuar korrupsionin. Ndryshe, parakushti themelore për liberalizimin e vizave në vendin tonë realisht nuk është “demarkacioni” i sponsorizuar nga Qeveria, por demarkacioni bilateralisht i akorduar nga Kosova dhe Mali i Zi , në një anë, si dhe eliminimi i korrupsionit, i cili nga shkaqet e thëna vështirë që do të luftohej e të mos flitet për eliminimin e tij”, tha Smaka për “Kosova Sot

 

 

Nis procedura për ndryshim të Ligjit për Dhomën e Posaçme të Supremes

0

Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ndër kërkesat që i janë bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit është që të ndryshohet neni 3 i Ligjit, i cili flet për përbërjen, organizimin dhe emërimin, ku kufizohet që numri i gjyqtarëve të jetë deri në 20, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i vogël i gjyqtarëve është konsideruar si shkaktar i grumbullimit të lëndëve të pazgjidhura në këtë organ të drejtësisë, i cili merret me kontekste që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe procesin e privatizimit në tërësi.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në fillim të këtij viti në Dhomën e Posaçme, në të dy shkallët kanë qenë të pazgjidhura 21 mijë e 581 lëndë

Mjekët nga Turqia të gatshëm për operacione të përbashkëta edhe në spitalin e Prizrenit

0
Në kuadër të aktiviteteve “ Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi”, të enjten, një delegacion i mjekëve nga Turqia kanë vizituar Spitalin e Prizrenit ”Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Delegacioni është udhëhequr nga dr. Öner Güner, drejtor gjeneral për marrëdhënie ndërkombëtare dhe BE në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.
3 23022017.jpg
“Ne jemi në Kosovë për të dhënë ndihmën tonë në fushën e mjekësisë. Një ekip i mjekëve nga Turqia dhe mjekët e QKUK-së, në repartin e Kardiologjisë në Prishtinë, për herë të parë në Kosovë me suksese kanë kryer një operacion te një foshnje 5 muajshe”, – tha dr. Öner Güner. Ai ka shprehur interesimin dhe gatishmërinë që në të ardhmen operacione të tilla të kryhen edhe në spitalin e Prizrenit, që do të ishin të dobishme si për pacientët, po ashtu edhe për mjekët vendor që do të përfitonin nga përvojat e mjekëve nga Turqia.
4 23022017.jpg
Drejtori ekzekutiv i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka falënderuar mjekët nga Turqia për vizitën e bërë, si dhe shtetin dhe popullin mik të Turqisë për nidhmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën dhe popullin e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve që iniciativat për operacione të përbashkëta të mjekëve nga Turqia dhe mjekëve të spitalit të Prizrenit të bëhen realitet.

Nait Hasani ndryshon mendjen ?!

0

Qëndrimi për votë kundër për Demarkacionin, e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, shtatorin e vitit të kaluar, por edhe të një pjese të madhe të deputetëve bëri që kjo marrëveshje mos të futet fare në votim në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i demarkacionit u shty për një kohë të pacaktuar pasi që kryeministri i vendit Isa Mustafa, deklaroi që nuk janë krijuar kushtet për t’u votuar.

Hasani, bashkë me disa kolegë të tjerë deputetë të PDK-së, ishin të vendosur që të votojnë kundër edhe nëse do të nxirrej në votim.

“Unë sot jam me banorët e Rugovës”, kishte thënë Hasani para se të hyjë në sallën e Kuvendit atë ditë.

Kur kjo çështje po kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, tashmë qëndrimet nuk janë më të njëjta.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ende nuk ka një përgjigje sa i përket votës pro ose kundër Demarkacionit.

“Nuk kam vendosur nëse do jap votën për ose kundër votimit. Ende nuk e kam mbledhur materialin për të krijuar qëndrim pro ose kundër demarkacionit”, tha Hasani për Gazeta Metro.

Përderisa Hasani mendohet, deputetë të opozitës në anën tjetër janë fuqishëm të vendosur kundër kësaj marrëveshje. Ata, madje kanë paralajmëruar se do ta ndalojnë me çdo formë miratimin e saj. /gazetametro.net

Avdyli, informon përfaqësuesen e Amerikës për degradimin e Prizrenit

0

Kryetari LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, është takuar sot me Jean Phillipson, përfaqësuese ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Avdyli, tha se në këtë takim me Phillipson, u bisedua për degradimin e Prizrenit.
“E informova për degradimin e qytetit të Prizrenit, për skandalet dhe korrupsionin eklantant , mungesën e zhvillimit ekonomik, anashkalimin politik e zhvillimor të Prizrenit”, tha Avdyli.

“Po ashtu ndër tjera e informova edhe për planin e LDK-së për Prizrenin, luftën kundër korrupsionit , thithjen e investimeve dhe zhvillimin lokal ekonomik, ku Prizreni do bëhej qendër rajonale e zhvillimit ekonomik” ./PrizrenPress.com/

“Dita e Verës”, festë zyrtare në Prizren

0

“Dita e Verës”, do të jetë festë zyrtare në Prizren. Vendimi është marrë nga Kuvendi i Prizrenit.

Propozimi për këtë festë është bërë nga Salajdin Fanaj .

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi tha se kjo ditë nuk do të jetë ditë pushimi. /PrizrenPress.com/

Në oborrin e ish-fabrikës së duhanit në Prizren gjenden 77 fishekë

0

Një punëtor i shërbimit komunal për pastrim në Prizren, ka raportuar se në rrugën “Turgut Ozal”, në oborrin e ish-fabrikës së duhanit ka gjetur një qese plastmasi dhe gjatë tentimit që të njëjtën ta largojë nga qesja kanë rënë disa fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosvoës, raportohet se njësiti i FSK-së kanë larguar nga vendi i ngjarjes 77 copë fishekë të kalibrit 12.7 mm,

Aktakuzë për pesë persona që sulmuan konsullatën turke në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.

Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e konsullit dhe personave të tjerë në atë konsullatë.