2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6031

Rrahen dy persona në Prizren, njëri dërgohet në mbajte

0

Në Prizren, përkatësisht në rrugën “Hysni Morina”, dy persona pas një mosmarrëveshja janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress. Siç bën të ditur Policia, njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajte. /PrizrenPress.com/

 

9 vitet e shtetit – sukseset dhe ngecjet

0

Kosova shënon sot nëntë vjetorin e pavarësisë së saj. Shteti më i ri evropian vazhdon të mbetet i izoluar, pa liberalizimin e vizave, por “krenohet” me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si hapin e parë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kosova, është bërë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e Fedeartës Evropiane të Futbollit – UEFA dhe e Federatës Botërore – FIFA.

Me gjithë ngecjet në funksionimin e saj si shtet, për këto nëntë vjet, Kosova identifikohet në botë me shumë figura të sportit e kulturës, si “ambasadorët” më të mirë të saj.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, është kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike. Shumë futbollistë nga Kosova, sot janë idhuj të adhuruesve të sportit më të popullarizuar, qoftë në Zvicër, Shqipëri deri në skandinavi.

Kurse, në botën e muzikës, Kosova sot admirohet në mbarë botën kur përmenden emrat si Rita Ora, Dua Lipa apo Era Istrefi.

Por, tregimi i bukur për Kosovën, zbehet kur shihet ana tjetër e zhvillimit të brendshëm, funksionimit të institucioneve dhe pafuqia në vendimmarrje.

Edhe nëntë vite nga shpallja e pavarësisë, Kosova po përballet me sfidat e shtrirjes së sovranitetit në pjesën veriore, të populluar nga shumica serbe, ku ndikimi i Serbisë mbetet ende i fuqishëm.

Kurse në planin e jashtëm, Kosova ende nuk e ka rrumbullakuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke mos e vën në plan afat shkurtë mundësinë e anëtarësimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kosova, ka proklamuar si orientim integrimet euro-atlantike. Por, evropianët e rinj, mbeten më të izoluarit e Evropës, jashtë procesit të liberalizimit të vizave. Kurse proklamimi për integrime evropiane, sfidohet bindshëm nga pesë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ndërhyrjet e Serbisë në pjesën veriore, mbajtja e strukturave paralele të pushtetit dhe diplomacia agresive kundër shtetit të Kosovës, kishte shtyrë BE-në që në vitin 2011 të niste një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili si synim ka normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Dialogu, po vazhdon ende, por përmbyllja e procesit me normalizim të marrëdhënieve nuk duket të jetë afër.

Paraprakisht, Kosova kishte fituar betejën e parë ndërkombëtare ndaj Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 korrik të vitit 2010 kumtoi verdiktin, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte legjitime dhe në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare.

Në aspektin e brendshëm, dy vitet e fundit Kosova ndodhet buzë kolapsit në vendimmarrje. Raportet pushtet – opozitë, kanë rrezikuar seriozisht vendimmarrjen, madje edhe për çështjet e cilësuara si interes nacional, siç është liberalizimi i vizave, për çka pushteti dhe opozita nuk arritën të vendosin as një komunikim normal për tejkalimin e krizës.

Krahas funksionimit jo efikas të institucioneve, mungesa e sundimit të ligjit, sidomos në planin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten kritere ende të papërmbushura në nivelin e kënaqshëm, çka potencohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e fundit të Transparency International, Kosova rënditet vendin e 95-të, në mesin e 178 vendeve të vlerësuara. Luftimi i kësaj dukurie është po ashtu kusht që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Me një rritje ekonomike prej rreth 4 për qind, Kosova nuk po arrinë të zbus papunësinë dhe varfërinë.

Sipas shifrave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë arrin në 26.2 për qind. Kurse, për çdo vit, në tregun e punës hyjnë 25 deri 30 mijë të rinj. Ndërkohë që shifrat jo zyrtare, flasin për një shkallë shumë më të lartë të papunësisë.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

Deklarata e pavarësisë, u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e Kosovës.

Shpalljes së pavarësisë, i kishte paraprirë faza e vendosjes së Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, në qershor të vitit 1999, mbi bazën e rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, e arritur si kompromis ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe perëndimit në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër.

Vendosja e Kosovës nën administrimin e OKB-së (misionit të UNMIK-ut), pati pasuar konfliktin e armatosur dhe fushatën e regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit për spastrimin etnik të Kosovës, nga shqiptarët, çka kishte nxitur fushatën ajërore të NATO-s, mbi caqet serbe.

Andaj, krahas misionit administrues të OKB-së, në Kosovë ishte vendosur edhe forca paqeruajtëse e KFOR-it, e cila vazhdon të mbetet në Kosovë si forcë mbrojtëse, ndonëse aktualisht me një numër shumë më të vogël ushtarësh.

Me gjithë se në Kosovë kishte ndërhyrë NATO, kapitulli i luftës nuk është mbyllur ende.

Në mungesë të funksionimit efikas të sistemit të drejtësisë, Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme këtë vit, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale. Kjo Gjykatë pritet të trajtojë disa krime që dyshohet se janë kryer nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj popullatës civile serbe. /REL

Urimi i Vehapit për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët për këtë festë.

“Me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe qeverisë Komunale të Rahovecit me të cilën udhëheqë unë.

17 shkurti i vitit 2008, do të mbetet si njëra ndër ditët me të shënuara për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kudo që jetojnë, punojnë dhe veprojnë si ditë të cilën në vazhdimësi duhet të festohet dhe kujtohen, të gjithë ata të cilët kanë bërë shumë për të arritur deri tek kjo ditë -liria.

“Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të ngrohta, të përzemërta, si dhe dëshirën për lumturi për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Vehapit. /PrizrenPress.com/

 

Urimi i PD-së në Prizren për Ditën e Pavarësisë

0

Edhe Partia e Drejtësisë(PD) në Prizren, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

“17 Shkurti është datë e shënuar e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me ç’rast aspiratat shekullore për të qenë të pavarur dhe të lirë të shumë gjeneratave, kurorëzohen me Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e PD-së në Prizren.

“Edhe në këtë përvjetor, në këtë ditë të shënuar, urojmë që vlerat morale , ekonomike, demokratike ,politike dhe kulturore të shoqërisë sonë të avancojnë përditë e më tepër dhe krenar të rreshtohemi në radhët e shoqërive të përparuara”.

“Për këtë na obligon e kaluara plotë sakrifica e popullit tonë dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve në themelet e lirisë dhe pavarësisë së shtetit si dhe e ardhmja që u kemi premtuar gjeneratave pas nesh”.

“Të bashkohemi si kurrë më parë që të arriturat t’i ruajmë dhe vlerësojmë ndërsa çfarë nuk ditëm ose nuk bëmë , ta bëjmë”.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës , këtu dhe në diasporë , të gjithë shqiptuarve kudo që janë. Urime 9 vjetori i pavarësisë !”, përfundon urimi i PD-së, nënshkruar nga kryetari Qemal Mehmeti/PrizrenPress.com/

Urimi i Nismës në Prizren: Ta ndërtojmë të ardhmen e Kosovës

0

NISMA në Prizren, uron gjithë qytetarëve të Kosovës 17 Shkurtin, pavarësinë e Kosovës, këtë ditë të shumëpritur nga të gjithë ne.

“Një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu ku jemi tani dhe kjo u arrit falë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve, që sollën lirinë dhe jetësuan pavarësinë që po e gëzojmë sot”, thuhet në urimin e Nismës.

“Edhe pse situata politike, ekonomike dhe sociale nuk është inkurajuese, megjithatë shpallja e Pavarësisë së Kosovës mbetet e arritura më e madhe e jona dhe si e tillë duhët të jetë motiv për angazhim më të madh në fuqizimin e shtetit të Kosoves”.

“Mirëpo, si asnjëherë më parë, ne duhet t’i ushqejmë shpresat dhe ëndrrat tona, për një ardhme më të ndritur. Prandaj në këtë datë historike ndër ne, përçojmë mesazhin, se duhet ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe kjo mund të arrihet vetëm duke e ndryshuar atë, gjithmonë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve”/PrizrenPress.com/

PDK në Prizren: Urime Dita e Pavarësisë!

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, uron gjithë qytetarët për 9 -vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“17 Shkurti 2008, do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren.

“Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantit legjendar Adem Jashari”./PrizrenPress.com/

Në Vraniq të Suharekës arrestohen dy veta për armëmbajtje pa leje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas pranimit të një informate inteligjente në Vraniq të Suharekës për posedim ilegal të armëve.

Hetuesit policorë bëhet e ditur se kanë kryer veprime të nevojshme operative-hetimore dhe me urdhër të gjykatës kompetente, këtë të enjte, rreth orës 07:30 minuta i kanë bastisur dy shtëpi, njofton Policia e Kosovës.

Në shtëpitë e kontrolluara janë gjetur nga një pistoletë: njëra Ekol Tuna e kalibrit 8mm dhe tjetra model dhe prodhim i panjohur i kalibrit 7.62mm. dhe disa fishekë.

Të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore.

Dy prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit, ndërsa i arrestuari i tretë është ndalur në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Hajni nga Kukësi, paraburgoset në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vjedhje nga Kukësi i Shqipërisë.

Ai dyshohet se në vitin 2014 rrethe orës 03.57 minuta në rrugën “Agron Bytyqi” në Prizren , me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit me iniciale J.B. e përvetëson pasurin e luajtshme nga i dëmtuari me qëllim që t’i sjell vetës dobi pasurore të kundërligjshme.

“ I dyshuari hyn i maskuar me armë në kazino “Kajot” së bashku me një person të panjohur i cili me vete kishte mjetin e rrezikshëm – thikën dhe duke e kërcënuar grabisin një shumë të konsiderueshëm parash dhe një telefon mobil,,samsung,, dhe ikin nga vendi i ngjarjes”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Andaj duke e pasur parasysh peshën dhe pasojat që i ka kjo vepër penale, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor dhe i njëjti për një kohë ka qenë në arrati Gjykata i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje për një muaj”./PrizrenPress.com/

Kadri Veseli zbulon kohën kur mbahen zgjedhjet

0

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka folur për zgjedhjet e reja. Ai ne emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun tha se nuk i frikësohet zgjedhjeve.

“Zgjedhjet lokale mbahen në nëntor, ndërkaq ato parlamentare më 2018. Mirëpo, nëse ka marrëveshje politike për të shkuar më herët në zgjdhje, ne jemi gati”, tha ai, raporton Gazeta Blic.