Home Blog Page 6034

Kodheli: Do isha e nderuar po të propozohesha për presidente

0

Në një kohë kur kreu i Kuvendit të Shqipërisë pritet të mbledhë sot Konferecën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë ardhur edhe kandidaturat e para për këtë post.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në “News 24” ka thënë se është e gatshme dhe e nderuar të pranonte postin për kreun e Shtetit.

Ndërkohë kryeministri Rama tha dje gjatë një interviste se nuk do të bëjë asnjë lëvizje në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri pa u këshilluar më parë me aleatin e tij në koalicion, Ilir Metën.

Gjatë ditës së djeshme Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandati i Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik.

Gjithashtu edhe Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017.

Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Amber Rose si “bishë” u kthehet provokimeve (Foto)

0

Modelja e famshme, Amber Rose nuk di tjetër veçse të provokojë.

Kjo femër gjigantë jo rrallë herë “çmend”, ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Rose edhe kësaj radhe është munduar të nxitë me format e saj seksi.

Trump thotë se NATO ‘nuk është më e dalë nga përdorimi’

0

Presidenti i ShBA, Donald Trump ka thënë se NATO ‘nuk është më e dalë nga përdorimi’ duke përmbysur kështu një qëndrim të tij që alarmoi aleatët.

Duke pritur Sekretarin Gjeneral të NATO, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se kërcënimi nga terrorizmi ka theksuar rëndësinë e kësaj aleance, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

trump

Ai ka ftuar NATO-n për të bërë më shumë për të ndihmuar Irakun dhe Afganistanin si partnerë.

Trump ka ripërsëritur pyetjen rreth synimeve të NATO, duke u ankuar se ShBA paguan pjesë të padrejtë të anëtarësimit.

“Sekretari Gjeneral dhe unë kishim një diskutim produktiv se çfarë NATO mund të bëjë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Trump.

“Ankesa ime ishte se nuk ka pasur ndryshime të mëdha për shumë kohë dhe tash ata duhet të punojnë ta luftojnë terrorizmin”.

“Kam thënë se NATO ka dalë nga përdorimi. Por nuk është më e dalë nga përdorimi”, ka thënë Trump.

 

Franca të mos gabojë, Haradinaj duhet të lirohet

0

Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, Astrit Leka, ka bërë me dije se këto ditë, para datës 27 prill, do t’i nisë një letër presidentit të Francës, François Hollande, në lidhje me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Ai ka treguar se ka lidhje të mira me shtetin e Francës. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Leka ka theksuar se Haradinaj duhet të lirohet dhe pret që Franca të mos bëjë gabim në këtë drejtim. Ai ka thënë se të drejtat e njeriut janë cenuar me ndalimin e Haradinajt, i cili u shpall i pafajshëm dy herë nga Gjykata e Hagës.

Leka në këtë intervistë ka folur edhe për ndihmën që ka dhënë për pranimin e OVLUÇK-së si vëzhguese në Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës.

Rita Ora ju tregon si ta bëni trupin seksi si ajo (Foto)

0

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka pozuar për revistën prestigjioze “Shape”.

Ajo ka shkëlqyer në fotografitë e realizuara për numrin e muajit maj të kësaj reviste.

Rita Ora ju tregon si ta bëni trupin seksi si ajo (Foto)

Në intervistën për “Shape”, Rita ka treguar për jetesën e saj, ushqimin dhe ushtrimet.

 

“Kam qenë gjithmonë vajza që hante kurdo që mundej. Por këtë herë është dashur të ndryshoja. Nisa të mendoja se po më mungon dukja e mirë. Vitin e shkuar, kam qenë në të vërtetë e rregullt në ushqim të duhur dhe shkoja në ushtrime”, ka shpjeguar ajo.

Ajo ka treguar gjashtë rregullat që kanë ndihmuar të ketë linjat që ka tani.

– Gjeni ritmin e ushtrimeve – Ushtroj zakonisht për një apo dy orë, por nuk mundohem të teproj.
– Gjeni motiv për ushtrime – Nganjëherë më duhet të motivoj veten dhe vetëm shikoj fotografitë e grave si Jennifer Lopez e Kate Beckinsale.
– Duhet të jesh e fortë, jo e dobët – Nuk isha shumë e lumtur me trupin tim më përpara. E dija se më duhej më shumë fuqi dhe nisa të punoja për të mos mbetur e dobët. Mos u bëni e obsesionuar që të jeni e dobët.
– Hani ushqimin e duhur për trupin tuaj.
– Nganjëherë, kënaqeni veten me “thyerjen e rregullave të ushqimit”.
– Mos u frikësoni të ndërmerrni veprime të rrezikshme.

Sërish vjen Dua

0

Brenda këtij viti ajo ka publikuar dy bashkëpunime, “No Lie” me Sean Paul dhe “Scared To Be Lonely” me Martin Garrix, por Dua Lipa është gati të publikojë bashkëpunimin e radhës.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se më 24 prill, ajo do të nxjerrë në treg projektin e ri muzikor.

“Lost In Your Light” do të titullohet kënga me e re e artistes, e cila kësaj radhe ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me Miguel.

Momentalisht Dua Lipa ndodhet në turneun e saj në Amerike dhe Europë.

LOST IN YOUR LIGHT FT. Miguel

LOST IN YOUR LIGHT FT. Miguel 21.04.2017 thank you @joewebbart for the beautiful piece of art [http://instagram.com/joewebbart/]

Gepostet von Dua Lipa am Dienstag, 11. April 2017

Ronaldo 100

0

Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të futbollit evropian.

Me dy golat që Cristiano Ronaldo shënoi ndaj Bayern Munichut, ka hyrë në histori të futbollit evropian, si lojtar i parë që shënon 100 gola.

Ronaldo kështu prapa tij ka lënë Leo Messin, i cili ka 97 gola.

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë ‘jo’

0

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë "jo"

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë "jo"

Gepostet von SYRI.net am Mittwoch, 12. April 2017

Has: Kroi i dhembjes dhe gjakut

0

Krojet në Has janë burimet më të shpeshta nëpër vendbanimet e Malësisë së Hasit, përmes së cilave nga burimi banorët e fshatrave janë furnizuar me ujë të pijshëm. Për shkak të sasisë së vogël të ujit, krojet nuk janë quajtur gurra, apo edhe me ndonjë emër tjetër. “Por, në anën tjetër, janë emëruar ose në bazë të pozicionit, vendit ku kanë buruar, e herë pas here këto kroje janë quajtur edhe në bazë të emrave të atyre personave që i kanë zbuluar, apo sadopak e kanë përgatitur këtë vendburim, në mënyrë që më lehtë të furnizohen me ujë banorët e fshatrave”, tregon Nexhat Çoçaj për gazetën “Kosova Sot”. Njëri prej tyre ka qenë vendi ku gratë, përkatësisht femrat, e kanë shfrytëzuar për t’i shprehur ndjenjat e tyre.”Krojet në Has, sikurse edhe në vendbanimet e tjera shqiptare, në të kaluarën kanë shërbyer si vend i përhapjes së njoftimeve për gjithë jetën familjare. Së këndejmi, kroi apo mbushja ujë në krua ka qenë një moment i veçantë për gratë e fshatit e në veçanti për nuset e reja”, shprehet ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Gratë takoheshin fshehurazi për të mësuar për familjarët

Kroi i Guruzhupit është kroi që ka një histori të veçantë. Ai është njëri ndër burimet më specifike në gjithë Malësinë e Hasit. Buron në lartësinë 376 m mbi nivelin e detit, përkatësisht disa qindra metra mbi shtratin e lumit Drini i Bardhë. Kroi i Guruzhupit deri në vitin 1958 ishte i lirë, ndërkaq nga ky vit u rregullua nga mjeshtrit vendor. Si burim është i përhershëm dhe nuk shteron në asnjë stinë të vitit, pavarësisht thatësirës që mbretëron. Reshjet dhe shkrirja e borës në pranverë ndikojnë në shtimin e sasisë së ujit, por nuk hetohet shumë, sepse burimi i këtij kroi është konstant gjatë gjithë viteve. Deri në vitet e tetëdhjeta ka shërbyer si i vetmi vendburim për furnizim me ujë të pijes për banorët e fshatrave Guruzhup dhe Pogaj, meqë ishte pikërisht në vijë të kufirit. Para ndarjes ky vendburim ka shërbyer për të gjithë banorët e Guruzhupit, meqë lagje të Guruzhupit ishin deri në vitin 1913 edhe fshati Pogaj me lagjet e tij. Nga viti 1948 e deri në vitin 1989, banorët kanë marrë ujë në këtë krua në prani të ushtrisë. Dhe, asnjëherë nuk është lejuar që banorët e të dy anëve të kufirit të marrin ujë në të njëjtën kohë. Gjatë gjithë kohës sa kanë marrë ujë, herë njëra palë e herë pala tjetër ushtria ka qëndruar në mes. Në këtë mënyrë është kontrolluar komunikimi në mes të banorëve të të njëjtit fshat të ndarë në mes me dhunë. Në këtë krua kanë ardhur edhe gra të tjera të martuara në fshatrat e tjera, me qëllim të komunikimit, përkatësisht të marrjes së ndonjë lajmi për familjet e tyre.

Historitë e dhimbshme

Çoçaj thotë se uji që ka tepruar nga ky krua ka rrjedhur lirshëm dhe është derdhur në lumin Drini i Bardhë. Sipas gojëdhënave të të moshuarve të banorëve të këtij fshati, mendohet se ky krua ka nisur të burojë pasi është shuar Gurra e Milencit, që ishte shkatërruar së bashku me një pjesë të fshatit për shkak të rrëshqitjes së ortekëve të borës. Humbja e ujit të gurrës më vonë është lajmëruar në këtë krua, por jo me sasinë e ujit që e kishte Gurra e Milencit, me ujin e së cilës furnizohej jo vetëm fshati, por edhe punoi një mulli gjatë të gjitha stinëve. Kroi i Guruzhupit vazhdon të mbetet aktiv edhe në kujtesën e banorëve, buzë kufirit, për arsye se gjatë gjithë atyre viteve, sa fshati ishte i ndarë dhunshëm në dy shtete, ky krua ishte i vetmi vend ku takoheshin dhe komunikonin banorët në mënyrë shumë specifike të komunikimit të banorëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjera përreth.

Kroi i Gorozhupit është kroi që dikur kishte erë gjaku e erë dhembje e ndarje. Mirëpo, në vitin 1990 banorët e Gorozhupit, duke ditur faktin se mund të rrezikohen të vriten nga ushtria jugosllave, u mblodhën dhe me vetëkontribut sollën ujësjellësin që ishte shpëtim për banorët. Liman Shiqgjeqi, nga Hasi, thekson se ky krua mbetet një nga krojet më dhembje të madhe. Abdullah Tejeci kujton se ai burim ka pasur një nga historitë e dhembshme të kësaj ane. “Përmes bisedave e këngëve janë bartur të falat lajmet për lindje e vdekje që kanë ndodhur këndej e tutje kufirit”. Kurse kuvendari i kësaj ane, Haziz Hodaj, shprehet se ky krua duhet të vihet nën mbrojtje të shtetit dhe të rregullohet një park pushimi.

(Kosova Sot)

Prizren: Mbahet gjykimi ndaj biznesmenit që akuzohet për vrasjen e gruas

0

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka filluar për të katërtën herë gjykimi i biznesmenit nga Ferizaji, Qamil Hetemi, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. I akuzuari Hetemi tre herë është gjetur fajtor ,dhe është dënuar me nga 14 vite burgim. Mirëpo, të tre aktgjykimet janë prishur nga Gjykata e Apelit, dhe lënda ka vazhduar të kthehet në rigjykim.

Në këtë rast, në bazë të rekomandimit të Gjykatës së Apelit është bërë një ekspertizë e re, e cila është përpiluar nga ekspertë mjekoligjor dhe balistik të Republikës së Shqipërisë. E njëjta ekspertizë është administruar në këtë seancë dhe poashtu ekspertët e kanë elaboruar atë para palëve.

Eksperti mjekoligjor nga Shqipëria, Arben Lloja, ka thënë se nga shkresat e lëndës që kanë ër në shqyrtim, e sidomos ato mjekësore dhe shkencore, të bëra nga ekspertët kosovarë, kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për vetëdëmtim. Eksperti Lloja ka thënë se nga pozicioni i shtrirë i viktimës, nga plaga me puthitje të armës dhe stampimi i tytës së armës në trupin e viktimës janë karakteristikat në të cilat grupi i ekspertëve ka ardhur në përfundim se probabiliteti i vetëdëmtimit është mbi 50%.

Mirëpo, i pyetur nga prokurori i rastit, Mehdi Sefa, nëse mund të përjashtojë mundësinë që viktima është vrarë, eksperti ka thënë se vet fakti se raporti flet për probabilitet, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë.

Poashtu është dëgjuar edhe eksperti balistik nga Shqipëria, Nikolin Duraj, i cili ka thënë se në këtë rast është qëlluar me plumb të kalibrit jo normal për armën që është përdorur. Sipas tij, kalibri normal për armën Pietro Bereta është 9mm x 17 mm ndërsa në rastin konkret është përdorur fisheku me kalibër 7.65 mm x 17 mm.

Eksperti Duraj ka thënë se ky lloj fisheku, për shkak se nuk është përkatës me folenë e armës, bymehet dhe nuk del nga foleja me rastin e shkrepjes së armës, dhe një pjesë e predhës deformohet. Sipas tij një gjë e tillë e pamundëson daljen e gazrave nga dritarja e folesë së fishekut, por nuk e pengon zbrazjen e blozës së barutit nga tyta e armës.

Duraj tutje ka shtuar se në momentin e shkrepjes së armës, përhapen mbetjet e qitjes në ajër dhe kushdo që ka kontakt më atë ambient brenda disa sekondave mund te ketë përmbajtje të mbetjeve në trupin e tij. Andaj, sipas tij, jo patjetër depozitohen mbetjet e qitjes në dorën e qitësit, e sidomos nëse shkrep vetëm njëherë.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca është ndërprerë, ndërsa trupit gjykues i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, seancën e radhës e ka caktuar për 24 prill 2017, në ora 9:00.

Qamil Hetemi akuzohet se në shtator 2011, pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij, ka qëlluar të njëjtën me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa i akuzuari dhe mbrojtësit e tij, avokati Mexhit Syla dhe Rexhep Hasani, pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

Dëshmitarja kryesore në këtë rast është vajza e të ndjerës dhe të akuzuarit, e cila mbron versionin se nëna e saj ka bërë vetëvrasje.

Ky rast është gjykuar dy herë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku i akuzuari është dënuar me 14 vite burgim, por Gjykata e Apelit i ka prishur, në anulimin e aktgjykimit të dytë, Apeli ka rekomanduar ndryshimin e trupit gjykues.

Në mungesë të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rasti është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, në shkurt të vitit të kaluar, njëjtë si ajo në Ferizaj, ka gjetur fajtor të pandehurin, duke e dënuar me 14 vite burgim.

Mirëpo, Apeli ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me arsyetim se përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe shkresave të lëndës dhe nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike.

Gjykata e Apelit, poashtu ka gjetur se ka kundërthënie në mes ekspertëve sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në dorën e të pandehurit.

I akuzuari gjendet në paraburgim prej prillit 2012./betimiperdrejtesi/