Home Blog Page 6053

Ibra: Nuk kam ardhur këtu për të humbur kohë

0
Zlatan Ibrahimoviq u ka bërë me dije bashkëlojtarëve që nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre.

Manchester United ka dështuar në dy ndeshjet e fundit në Old Trafford, për të marrë fitoren dhe madje në sfidën e mbrëmshme ndaj Evertonit barazoi vetëm në sekondat e fundit falë një penalltie të konvertuar në gol nga Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezi nuk është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tjerë dhe pas ndeshjes ka shprehur haptas pakënaqësinë me mënyrën sesi ekipi po i qaset lojërave.

“Shumë gjëra duhet përmirësuar në këtë skuadër”, ka thënë Ibra për MUTV.

“Unë nuk jam më 20 vjeç dhe nuk kam në dispozicion edhe pesë apo 10 vite për të luajtur”.

“Mund të them që më kanë mbetur, një, dy apo më së shumti tre vite dhe e gjithë kjo varet nga dëshira që ka klubi, vizioni i tij. Unë që nga dita e parë që kam ardhur e kam bërë të qartë se jam këtu për të fituar, e jo për të humbur kohë”.

“Nëse kërkon të fitosh shumë, duhet të krijosh shumë”, ka përfunduar Ibra.

Me këtë barazim, Manchester United i ka zvogëluar vetes gjasat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

Guardiola paralajmëron futbollistët e tij: Të gjithë jeni në test

0
Pep Guardiola pritet të bëjë një spastrim te skuadra e Manchester Cityt në përfundim të stinorit.

Trajneri spanjoll nuk është i kënaqur me një numër të konsiderueshëm të futbollistëve në skuadër dhe i ka paralajmëruar ata se ndeshjet e fundit të stinorit do të jenë një test për të parë nëse këta futbollistë do të kenë të ardhme te Manchester City.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe forma e dobët në Premier Ligë ka bërë që Guardiola të shprehë pakënaqësinë ndaj lojtarëve të tij, transmeton KosovaPress.

“Do të bisedojmë me Txiki Begiristain dhe bordin e klubit në përfundim të stinorit. E ardhmja e futbollistëve varet nga vetja e tyre dhe performancat që ata do të shfaqin deri në fund të stinorit”, ka thënë Pep.

“Ka shumë gjëra në të cilat ne mund të përmirësohemi, na duhet që të kontrollojmë ndeshjen më mirë. Unë kërkoj që gjithmonë të përmirësojmë diçka. Çdo skuadër kërkon të përmirësohet dhe ndryshimet janë të nevojshme. Lojtarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre me shfaqjet që do të japin në fushë”, ka bërë me dije Guardiola.

UEFA pyet: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

0

Edhe pse nuk është debati i momentit (do të jetë kur të vijë koha e Topit të Artë), faqja zyrtare e UEFA-s, në versionin francez, ka nisur një sondazh: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

Faqja e organit drejtues të futbollit evropian ka shfrytëzuar deklaratat e Hatem Ben Arfa në “France Football” për të rihapur një debat që sikur ishte harruar kohët e fundit.

Rezultati është 54% me 46% në favor të argjentinasit të Barcelonës.

BB9/ Strategjia e Keit, Fotini: Të përçajë çiftet

0

Fotinia thotë se e ka kuptuar lojën e Keit. Sipas saj, strategjia e Keit është që të përçajë çiftet në shtëpi.

Si shembull, Fotini i tregon Katerinës dhe Lupçes një rast ku Kei, sipas saj, është mundur që ta vendosë atë kundër Danjelit.

“Ajo kapej gjatë gjithë kohës me Danjelin dhe më vinte mua e më thoshte se jam më e sinqerta në shtëpi”, u rrëfen ajo.

Fotini u thotë se sigurisht që në këtë përplasje mban anën e Danjelit.

“Por ajo prap vinte e zihej me Danjelin e pastaj më puthte mua”, shprehet Fotini.

Me armë në shkollë, arrestohet 15-vjeçari

0

Një 15-vjeçar është arrestuar në oborrin e shkollës ku mëson pasi kishte me vete një pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesmë të Shkodrës, ku R. N, 15 vjeç, nxënës i klasës së 10-të, kishte me vete një armë “Zastava”.

Sipas burimeve zyrtare, arma ishte pa fishekë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale duke iu nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

Plas sherri mes lesbikeve në “Big Brother”

0

Kei dhe Vivi janë dy vajzat lesbike pjesë e “Big Brother”, të cilat në ndryshim nga gjithë çiftet e tjera, kanë një diferencë të madhe sa i takon sjelljes dhe të qenurit aktive apo jo brenda shtëpisë.

Ndërsa Kei është mjaft energjike dhe ka krijuar edhe debate të shumta me banorë të ndryshëm, duke u vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes, Vivi është përherë e fjetur, nuk i dëgjohet zëri e madje duket sikur nuk komunikon as me të dashurën e saj. Kjo gjë duket se e ka acaruar tej mase Kein, e cila e ka thirrur dhe bashkë kanë bërë një debat të gjatë.

“Kam menduar ta çosh mikrofonin. Se nuk flet fare. Çfarë ke do të ikim fare? Ke humb fare. Mire me tjerët, po me mua? E ke kap lojën që bëhet këtu? Edhe unë do të bëj të njëjtën gjë, kur të më flasësh nuk do të flas. Hajde bëjmë sikur jemi të huaj. Unë si harroj kurrë gjerat. Mos harro se jemi edhe jashtë, ti e di. Më duket jashtë konceptit njerëzor që po e bëjë këtë muhabet. S’kam ardhur vetëm. Sikur të kam marrë për fëmijë, sikur je fëmija im. Se kuptoj dot. Nëse ti do të funksionosh kështu funksiono. Unë s’të imponoj gjera. Po mos u habit për asgjë më vonë, do të bëj të njëjtën gjë. Se kuptoj si ke ndryshuar kështu. Po behet muaji. S’mjafton dashuria Viv. Më ke ulur mua” thotë Kei.

Ndërhyrjet e Vivit në biseda kanë qenë shumë të rralla. “Kam thënë nuk flas”, ka qenë një prej ndërhyrjeve të Vivit, që nuk e kthyer tërësisht në një monolog këtë debat.

Françesk Radi e humbi pranverën

0

Vdekja e kantautorit të mirënjohur shqiptar, Françesk Radi, në këtë fillim pranvere ka pikëlluar gjithë komunitetin artistik të shqiptarëve. Radi, siç thotë edhe kënga e tij “Humba pranverën”, vdiq në fillim të kësaj stine.

Shkak për vdekjen u bë një hemorragji cerebrale pas të cilës u shtri për disa ditë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Kantautori u largua nga kjo jetë në moshën 67-vjeçare.

Radio Televizioni Shqiptar, ku Radi kishte punuar për disa vite, gjatë ditës së marte hapi dyert për homazhe para varrimit. Ai u përcoll me duartrokitje.

Françesk Radin para se ta përcillnin për në banesën e fundit e nderuan familjarët, kolegët, miqtë e dashamirët.

Publiku e ka në kujtesë interpretimin e këngës “Telefonatë zemrash” të muzikantit Radi me një vajzë të vogël, e që në fakt ishte këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila në këtë ikje e kujton me dhembshuri profesorin e saj.

“Eh profesor i dashur… Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në Pallat të Pionierit dhe kërkoje një vajzë të vockël për të kënduar këngën ‘Telefonatë zemrash’. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua.

Vërtet më zgjodhe mua por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një artist të madh më një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo e një fëmije, ashtu siç isha edhe unë.

Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ia shuajmë diellit atë zjarr, a mund ta shterim një oqean? Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia par ty, le të jemi sado larg profesor, mik i dashur”, ka shkruar Ikonomi.

Për këngëtaren Rozana Radi vdekja e kantautorit paraqet një dhimbje të veçantë. Përveç se ishte xhaxhai i saj, ajo e përshkruan edhe si një baba të dytë.

“Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duhej të ishte kështu për ty”, -ka shkruar Rozana në profilin e saj në Facebook.

Me admirim Radin e kujton edhe kantautori Elton Deda, i cili shkruan se Radi ka lënë gjurmë të madhe mbrapa vetës.

“Një artist më pak, një mik më pak. Vërtet që e humbe pranverën Franko, por ke lënë gjurmë të madhe mbrapa. Je i dënuar të kujtohesh përjetësisht. Lamtumirë mik i dashur, lamtumirë artist!”, ka shkruar Elton Deda, i cili ditë më parë kishte bërë thirrje që të ndihmohet ky artist.

Për aktorin Julian Deda, Françesk Radi është shembull i artistit të pa përulur.

“Lamtumirë Franko. Françesk Radi, artisti që vuajti pafund, por kurrë nuk u përul, duke i dhuruar publikut të vendit të tij kënaqësinë e të pasurit në fondin e artë një qenie të lirë artistike. Franko, faleminderit për çdo notë dhe emocion që na dhurove. U prehsh në paqe mjeshtër”, ka shkruar Julian Deda.

I diplomuar në akademinë e arteve, Françesk Radi është i mirënjohur për publikun shqiptar jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist. Ai i përket brezit të artistëve të viteve ’70, të cilët në kundërshtim me dogmat e regjimit komunist u përpoqën të sillnin një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht pop-rrokut.

Dy këngët që e bënë atë të njohur për dashamirësit e muzikës ishin “Adresa” dhe “Biçikleta”. Me zërin e tij të veçantë Radi u bë pjesëmarrës i shumë festivaleve të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, përfshi këtu edhe Festivalin e 11-të në vitin 1972, ku interpretoi këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”.

I goditur nga regjimi, Radi punoi për një periudhë kohe si mësues në Pukë, instrumentist dhe këngëtar në estradën e shtetit.

Në fillim të viteve 90-të, ai u angazhua si redaktor muzike pranë redaksisë së krijimtarisë muzikore në Radio Tirana. Po në këtë kohë Radi iu rikthye festivalit të këngës, duke dominuar skenën e tij nga viti 93 deri në 2010-ën. Françesk Radi spikati për ritmet e veçanta që solli, sikundër për interpretimin karakteristik të tij. “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, janë disa nga hitet e e Françesk Radit të cilat kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare.

Françesk Radi ishte bashkëshorti i gazetares së njohur të Televizionit Shqiptar Tefta Radi.

UEFA shpërblen Kosovën dhe Shqipërinë me nga 1 milion euro

0

UEFA do të ndihmojë Federatat e Futbollit në Europa me ndihmë financiare. Kështu, Kosova dhe Shqipëria do të përfitojnë nga 1 milion euro.

Aleksander ?eferin, presidenti i UEFA-së, gjatë një fjalimi hapës të Kongresit të Zakonshëm të kësaj organizate që po mbahet në Helsinki, ka njoftuar se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare.

Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës do të rritet me një shumë të konsiderueshme.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh ?eferin.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të Zakonshëm që po mbahet në Helsinki të Finlandës, do të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është njëri prej kandidatëve që pretendon një vend në qeverinë e futbollit europian.

Shefi e rreh punëtoren në Prizren

0

Gjatë ditës së martë është sulmuar fizikisht një femër në Prizren.

Viktima pas një mosmarrëveshje në lokalin ku ajo punon është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi i saj.

Policia njofton se sulmuesi nuk është arrestuar.

Prizren: I akuzuari i parë për vjedhje kërkon marrëveshje, i dyti deklarohet i pafajshëm

0

Avokati Bestar Kolgeci, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarin për vjedhje të rëndë, M. K. në seancën e së martës tha se kanë paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prizren kërkesën për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Për këtë kërkoi që seanca të shtyhet, pasi i duhet afat i mjaftueshëm për një negocim të tillë.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë në këtë rast, A. G. u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet.

Lidhur me kërkesën e avokatit Kolgeci, prokurorja Mehreme Hoxha deklaroi se njëjtën, do ta shqyrtojë në afat sa më të shkurtër.

Tutje, avokati Kolgeci dhe mbrojtësi i të akuzuarit tjetër, avokati Dardan Morina, kërkuan nga gjykata që klientëve të tyre të ju ndërpritet masa e paraburgimit, pasi sipas tyre, kanë pushuar arsyet për një gjë të tillë.

“Pasi që kanë përfunduar hetimet nga ana e prokurorisë, dhe i mbrojturi im ka shprehur vullnetin të bashkëpunoj me organet e drejtësisë, propozoj që të mbrojturit tim masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak” deklaroi avokati Kolgeci.

Ndërkaq, avokati Morina tha se nëse gjykata ka ndonjë dyshim se i mbrojturi i tij mund të largohet nga vendi, të pranoj dokumentacionin personal të tij, me qëllim që i njëjti të mos ketë mundësi të kalimit në vendkalimet kufitare.

Një kërkesë të tillë, prokurorja Hoxha deklaroi se e len në vlerësim të gjykatës.

Gjykatësja e çështjes e caktoi seancën e radhës për 15 maj 2017, në ora 13:00. Gjatë kësaj seance, në cilësi të dëshmitarëve, pritet të dëgjohen të dëmtuarit Z. N. dhe M. N.

M.K. dhe A. G. akuzohen se me 14 tetor 2017, rreth orës 19:00 në Prizren, në shtëpinë  banuese të të dëmtuarve Z. dhe M.N. në bashkëveprim i’a marrin pasurinë e luajtshme me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Të njëjtit e shfrytëzojnë momentin kur tani të dëmtuarit nuk gjendeshin në shtëpi, dhe duke e përdorur forcën e hapin një dritare mbrapa shtëpisë, dhe hyjnë brenda. Nga aty marrin stoli ari dhe atë, 7 unaza, 5 putlia, 6 lira, 5 hallka dore, 4 zingjir të trashë, 1 zingjir të arit 2 metra të gjatë, 3 qafore, 2 zingjir të dorës, 2 unaza, 1 qafore, të gjitha këto me vlerë 17.000 euro, dhe 600 euro para të gatshme.

Për këto veprime, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë”, nga neni 327 paragrafi 1 i Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në shtatë vjet./betimiperdrejtesi/